Você está na página 1de 2

Kush është Sovrani-Përgjegjësi këtu

Kush është sovrani këtu? Ne duhet ditur. Që të e falënderojmë, apo qortojmë.

Shkruan: Ubejd R.GASHI

UNMIK-u,
EULEX-i
Ahtisari,
Piter Fejt,
Grupi i Kontaktit,
Zyra Civile Ndërkombëtare,
Kuvendi i Kosovës,
Qeveria,
B. Europiane,
Kombet e Bashkuara,
Amerika,
Muratorët,
Populli,...,
Kush është sovrani këtu? Ne duhet ditur. Që të e falënderojmë, apo qortojmë.
Që të kërkojmë nga ai, apo t'i japim atij.
Që të dijmë ku të ankohemi, apo ta urojmë.
Kush është Sovrani në Kosovë?!
Në realitet kush është përgjegjësi këtu?!
Për jetën e rëndë, për vetëvrasjet e shumta, për vrasjet e bëra, për përhapjen e kriminalitetit,
për varfërinë e skajshme, për mbylljen e fabrikave, për shitjen falë të pasurisë shoqërore, për
pjesën veriore, për papunësinë, për gjendjen e rrymës, të ujit, për skamjen, për
pakënaqësinë, për gjendjen e keqësuar shpirtërore, për shkatërrimin e familjeve, për mos
martesën, për përhapjen e alkoholit, për përhapjen e drogës, për amoralitetin, për prishjen e
rinisë, për paperspektivën, per arsimimin e dobët, për shëndetësinë e dobët, për terrin e
shoqërisë, për pasigurinë, për ...një mijë gjëra të këqia që jemi duke i përjetuar.
Pushteti duhet t'iu siguron banorëve të tij jetë normale. Punë, të ardhura, strehim, ujë, rrymë,
arsim, shëndetësi etj. Jetë normale.
Sepse pushteti është përgjëgjësi.
E kush është këtu përgjëgjësi?!
UNMIK-u është i vetëdijshëm se na i morri të gjitha (i shiti të gjitha dhe i mbylli të gjitha).
Meqë nuk duket në popull, ai nuk pranon përgjegjësinë.
Qeveria ndëshkon popullatën, dhe sipas kësaj duhet të jetë edhe përgjëgjësi. Nëse nuk është
përgjegjës, atëherë pse prej fillimit ka pranuar detyrën që vetëm të ndëshkon popullatën me
lloj-lloj taksash, tatimesh dhe gjobash, ndërsa popullatës të mos i ofron asgjë!
Ai që ndëshkon ai duhet të jetë edhe përgjëgjësi.
Qeveria, UNMIK-u, EULEX-i , K.Bashkuara, B.Europiane, apo kush dreqin është fajtor për
gjendjen tonë???!!!
A e ndien dikush veten këtu përgjegjës?!
Apo, bile a e dinë se në ç'gjendje është populli?!
A e ndien dikush popullin ?!!!
Apo jeni larguar aq shumë nga populli, sa që askush nuk e ndien !!
Ju a hiq nuk mërziteni se ky popull është në buzë të greminës?!
Kush në të vërtetë është përgjëgjësi këtu?!
POPULLI !!!
Me shumë njerka. Nuk po e ndiejnë fëmijën duke qajtur.
Mund të ketë nënë që për ta zgjuar duhet qajtur më shumë.
Por, kur ke shumë njerka sa shumë duhet qajtur?
Po thonë që Populli është sovrani!!!
Pra, sipas disave Populli qenka përgjëgjësi!!!
E dinë këtë mirë qeveria dhe e dinë këtë mirë të huajët.
Prandaj ata nuk mërziten.
Dhe as që do të mërziten.
Deri sa të kupton këtë POPULLI !!!
I shkreti. Nuk e ka kuptuar se kemi hyrë në një sistem që qeveritë nuk mërziten më për
popuj. Edhe nëse të gjithë vdesin në heshtje, sundimtarët në heshtje do të na përcjellin!!!
Dhe në fund fajin Popullit do t'ia lënë. Sepse sistemi është i tillë!
Sepse do të thonë: POPULLI është sovrani, populli është përgjegjësi, populli është fajtori.
Dhe do të na thonë se nuk kemi ditur të qajmë!!!
Kështu është kur udhëheqësit janë të prishur. Dhe do të na thonë a nuk i keni lexuar
" letrat kryesore" ku shkruan NE POPULLI, dhe Në emër të POPULLIT!!!
Pra, ata pa kurfarë turpi, nje ditë do të na akuzojnë se Populli është përgjegjësi, Populli është
fajtori, me që POPULLI me të vërtetë qenka SOVRANI!!!
E ku është Populli Sovran që të jetë te ne?!
Në letër! Me që letra duron çdo gjë.
Ndërsa në realitet populli ndëshkohet nga sundimtarët e vërtetë, kurse pushtetet janë vegla të
tyre.
Pushtetet nuk iu shërbejnë popullit, por urdhërdhënësve.
A keni haruar se çfar dënimesh kanë pësuar popujt pas revolucioneve dhe luftërave të
kurdisura!

Você também pode gostar