Você está na página 1de 3

Selam alejkum

Desha ta di çfarë dënimi ka femra në ahiret nëse vdes e


zbulume?

Përgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!


Motër muslimane, femra e cila nuk mbulohet sipas veshjes së
paraparë islame, pra nuk mbulohet ka dënime edhe në dynja e
edhe në ahiret. Nga dënimet në dynja mund të jenë
thashethemet që mund të thuhen për femrën e zbuluar, sepse
asaj mund t’i përputhen etiketimet e ndryshme lidhur me
nderin e saj, pasi ajo ka refuzuar mbulesën. Mbulesa e trupit të
femrës është për ta mbrojtur dhe izoluar nderin dhe moralin e
saj. Kur ajo refuzon mbulesën sikur mund të kuptohet se ajo
refuzon mbrojtjen e nderit të saj, ose e rrezikon atë. Allahu ka
thënë: “O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave
të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës)
përreth trupit. Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të
njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët. Me të vërtetë, Allahu
është Falës dhe Mëshirëplotë.” (Ahzabë, 59)Pra të njihen se
janë të ndershme dhe nuk rrezikojnë ta ekspozojnë veten e
tyre për ta prishur nderin, andaj edhe të sëmurët në zemër nuk
kanë se si t’i ngacmojnë apo t’i ofendojnë.
Sa i përket dënimit në ahiret për femrën e zbuluar, mjafton
hadithi në vazhdim, të cilin e transmeton imam Muslimi nga
Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, ku i Dërguari,
lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“Dy kategori njerëzish janë banorë të Xhehenemit, ende nuk i
kam parë: njerëz që bartin kamxhikë sikur bishtat e lopëve, me
të cilët i rrahin njerëzit dhe gra të mbuluara të zbuluara, të
larguara nga respektimi i Allahut dhe propaganduese në
mosdëgjimin e Allahut, kokat e tyre janë sikur gungat e
shtrembëta të devesë. Këto as nuk do të hynë në xhenet e as
nuk do t’ia ndiejnë erën e tij edhe pse era e xhenetit vjen nga
largësia kaq e kaq.” Të mbuluara me disa rroba në disa
gjymtyrë të trupit, por të zbuluara në gjymtyrët e tjera. Të
mbuluara me rroba të tejdukshme, saqë mund të thuhet se
janë të zbuluara. Apo janë të mbuluara me rroba të ngushta, që
i përshkruajnë gjymtyrët e trupit, gjë që duket sikur të jenë të
zbuluara. Këto femra as erën e xhenetit nuk do ta nuhasin,
edhe pse era e xhenetit nuhatet nga larg, pra aq larg xhenetit
do të qëndrojnë.
Pastaj kemi hadithin tjetër ku i Dërguari, lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“Në fundin e metit tim do të jenë disa burra që hipin mbi shalat
më moderne, zbresin te dyert e xhamive, kurse gratë e tyre
janë të mbuluara të zbuluara, kokat (frizurat) e tyre janë sikur
gunga e tharë e devesë. Mallkoni, sepse ato janë të
mallkuara.” (Transmeton imam Ahmedi, sahih)
Pra i dërguari i Allahut i cilëson ato si të mallkuara, që do të
thotë se nuk janë nën mëshirën e Allahut. Allahu na ruajttë!
Hadithi tjetër sahih, që e transmeton imam Ahmedi dhe
Buhariu në “El-Edebul Mufred”:“Tre kategori, mos pyet fare për
ta (për shkak të gjendjes së rëndë të tyre në ahiret)! ... dhe një
grua që i mungon burri, por i ka lënë furnizim të mjaftueshëm,
ndërsa ajo zbulohet dhe del para të tjerëve. Mos pyet për ta!”
Sa gra ka sot që zbukurohen kur dalin jashtë shtëpisë, qoftë me
mungesën apo prezencën e burrit, kurse në shtëpi për burrat e
tyre veshin rrobat më të papastra, pa kurrfarë përkujdesje!
Veç tjerash heqja e mbulesës është mëkatim ndaj Allahut dhe
kërkesë permanente e shejtanit. Allahu thotë:
“O bijtë e Ademit, le të mos ju mashtrojë kurrsesi djalli, ashtu
si i nxori prindërit tuaj nga Xheneti, duke ua zhveshur rrobat
për t’u dukur vendet e turpshme! Ai dhe shpura e tij ju sheh,
prej nga ju nuk i shihni ata. Ne i kemi bërë djajtë roje të atyre
që nuk besojnë.” (A’rafë, 27)
Ka edhe argumente të tjera që flasin rëndë për ato që e shkelin
urdhrin e Allahut për mbulesë hixhab, por kësaj here po e
mbyllim këtë përgjigje me këto ajete:

“Ti do t’i shohësh se si do të përballen me zjarrin të përulur


nga poshtërimi dhe duke parë tinëzisht me bisht të syrit. Ata
që kanë besuar do të thonë: “Me të vërtetë që humbësit janë
ata që kanë humbur vetveten dhe familjen e tyre në Ditën e
Kiametit”. Me të vërtetë, keqbërësit do të vuajnë një dënim të
përhershëm! Ata nuk do të kenë asnjë mbrojtës që do t’i
ndihmojë, në vend Allahut. Për atë që Allahu e shpie në
humbje, s’ka kurrfarë rruge (shpëtimi). Përgjigjuni thirrjes së
Zotit tuaj, para se të vijë Dita, të cilën Allahu nuk e kthen më.
Atë Ditë ju nuk do të keni kurrfarë strehimi dhe nuk do të mund
të mohoni.” (Shura, 45-47)
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku

Você também pode gostar