Você está na página 1de 3

Kush janë besimtarët?!

Besimtarët para se të dalin prej shtëpive të tyre, pyesin veten: "ku do shkojë, pse të
shkojë e çfarë do bëjë, e pse do e bëjë dhe çka pasi ta bëjë?"

Shkroi: Avni Tafili

[01]

Ata që adhurojnë Zotin me përkushtim.

Ata që respektojnë Allahun dhe dëgjojnë të dërguarin e Tij.

Kur hynë në shtëpitë e Allahut, janë të përulur, të heshtur, të butë.

Kur kërkohet prej tyre të japin në rrugën e Zotit, japin e nuk kursejnë.
Kur ecin rrugës, vërehen gjurmët e besimit; ulin shikimet, ecin shpejtë, flasin me zë të ulët,
shpërndajnë fjalën e paqes, dashurisë dhe respektit.

Janë të dashur për njëri-tjetrin. Nuk janë të ngutshëm. Janë të mëshirshëm mes

njëri-tjetrit, ndërsa shprehen me urtësi, me mençuri, me këshilla të buta kur takohen me të


tjerët.

Respektojnë prijësin e zgjedhur. Nuk shkaktojnë përçarje, urrejtje e dhunë.

Shpata e tyre është urtësia e butësia, në kohën e paqes.

Dinë të dallojnë nevojën dhe sfidën, dallojnë parësoren prej dytësores.

[02]

Kur flasin, skuqen. Flasin rrjedhshëm, por ngadalë dhe e zotërojnë gjuhën.

Kur dikush u flet, dëgjojnë me vëmendje.

Kur rëndohen me fjalë, nuk nxitojnë por durojnë e këshillojnë.

Janë të turpshëm. Turpërohen edhe prej mëkateve të të tjerëve.

Mendojnë vetëm për mirë. Janë optimistë. Nuk mallkojnë. Luten për të gjithë.

Çështjet e tyre ia dorëzojnë Zotit.

Janë të guximshëm. Nuk druhen prej askujt. Kudo që janë, predikojnë fjalën e Zotit, nëse
s'dëgjohen, në paqe largohen.
Janë vazhdimisht të buzëqeshur. Të qeshurën e tyre mezi veshët e tyre e dëgjojnë.

Kur hidhërohen a mërziten, vetëm Zotit i drejtohen, Atë e lusin dhe prej Tij mbrojtje kërkojnë.

Nuk veshin rroba të ngushta. Ngjyrat i përshtatin. Më së tepërmi u pëlqen ngjyra e bardh (për
të ruajtur pastërtinë). U pëlqen parfumosja dhe aromat e mira.

Paragjithash, përkujdesen së tepërmi për higjienën.

[03]

Besimtarët para se të dalin prej shtëpive të tyre, pyesin veten: "ku do shkojë, pse të shkojë e
çfarë do bëjë, e pse do e bëjë dhe çka pasi ta bëjë?"

Janë të shoqërueshëm. Janë të hareshëm, por edhe të përmbajtur. Janë mendje hapur. Nuk
janë të ngushtë, as në zemër po as në mendje.

Pranojnë gabimet e të tjerëve duke i arsyetuar, e para se të qortojnë, vështrojnë në vetvete e


thonë: "po unë kam gabuar ndonjëherë dhe pse kam gabuar?"

Nuk flasin të parët (vetëm kur ndiejnë urgjencë). Nëse sytë e njerëzve drejtohen kah ata, në
qetësi të plotë pyesin: "çfarë ju intereson t'ju flas për të, nëse kam dituri?"

Kur flasin të tjerët, nuk ndërhyjnë. Edhe nëse bëjnë ndonjë lëshim a gabim.

Korrigjojnë me maturi, vetëm pasi të përfundojnë së foluri. Kujtesa e tyre më së tepërmi është
e zënë duke kujtuar lidhjet e tyre me Zotin.

[04]

Besimtari kur hidhërohet vetëpërmbahet. Para se të gjykojë të tjerët gjykon vetveten.


Urdhëron për mirë dhe ndalon nga e keqja. Kur të tjerët dëshpërohen, besimtari veç çka bëhet
edhe më i pamposhtur. Është i qëndrueshëm. Sfidon kur sfidohet e kurrë s'di të dorëzohet.
Nuk i bën përshtypje çka sheh jashtë njeriut por, çka brenda tij. Është i thellë dhe gjithnjë
është optimist e pozitiv. Bindjet e tij janë më të forta se gjithçka tjetër. Është i sigurt në
ngadhënjim. Zemra dhe truri i tij gjithnjë janë aktivë e funksionalë.
Besimtari nuk pret njerëzit të gabojnë që të mësohet. Librin e Zotit e ka udhëzim e merr
mësim prej rrëfimeve për njerëz të mëhershëm. Nuk heziton të shpërndajë atë që e di dhe
përvojën në dobi të të tjerëve. Nuk është egoist. Besimtarët lexojnë, e kërkojnë diturinë e
dobishme edhe kur janë të mërzitur. Harmonizojnë për mrekulli trekëndëshin: shpirt – mendje
- trup.
(Vazhdon...)
www.zgjim.org

Você também pode gostar