Você está na página 1de 5

UNIVERSITETI I SHKENCAVE MJEKËSORE “REZONANCA”

FAKULTETI I MJEKËSISË
PRISHTINË
MR.Sc.Dr.Halil Z.AJVAZI-Oftalmolog
Assistenti i Landes per Gr.2-nga oft-p.

Kursi OFTALMLOGJI (Kodi:OFT) /Ushtrimi: lll-I & lll-II,

EKZAMINIMI OBJEKTIV NË OKULISTIK-(OFTALMOLOGJI):

Mprehtësia e pamjes, verëson kapacitetin e pamjes qendrore (pajes foveolare). Explorimi i


pamjes në praktikë bëhet duke ekzaminuar mprehëtesinë e pamjes.

Përkufizimi

Mprehtësia e pamjes përkufizohet si aftësia që ka syri për të parë të ndara dy pika, dhe
shprehet në minuta harku.

Eksplorimi

Mprehtësia e pamjes për larg vlerësohet me anë të tabelave (optotipeve) si:Monoyer-it,


Snellen-it., etj.
Këto tabela përmbajnë shkronja që duhen lexuar nga një distancë 5m.
Mprehtësia e pamjes normale për larg është 20/20, 10/10 ose 5/5 ndryshe 1.0.

V=6d/D

Ku V është visusi(mpretësia e pamjes); d-distanca ku vendoset i sëmuri; D-distanca nga


gërmat, shifrat apo figurat që shihen prej syrit normal.

V=5 / 50 = 0.1;
V=5 / 25 = 0.2;
V=5 / 16 = 0.3;
V=5 / 12 = 0.4;
V=5 / 10 = 0.5;
V=5 / 8.25 =0.6;
V=5 / 7.10 = 0.7;
V=5 / 6.25 = 0.8;
V=5 / 5.5 = 0.9;
V=5 / 5 = 1.0.

1
Kur i sëmuri i numëron gishtat nga 1 m, mprehtësia është 1/50.
Kur i sëmuri i numëron gishtat nga 50 cm, mprehtësia është 1/100.
Kur kemi ramje të pames edhe ma të madhe, i kërkojmë pacientit në se sheh lëvizjet e dorës
para fytyrës.N.q.s. ai arrin t’i shohë, mprehtësia është 1/200 ose “sheh lëvizjet e dorës para
fytyrës”-LDPF.
Kur edhe kjo është e pa mundur, vlersojmë perceptimin e dritës (PL = perceptimi luminoz)
dhe lokalizimin apo projeksionin luminoz).Dhe mund të shenojm L+P+ ose L+P-.VOD,VOS
apo VOU.
Flitet për vizusin zero kur i sëmuri nuk e shef dritën (V=0).
VOD = Visus oculus dexter;
VOS = Visus oculus sinister;
VOU = Visus utergue.

Rezultati i mrehtësisë së pamjes së matur varet nga disa faktorë:


-nga ndriçimi i tabelës,
-nga ndriçimi i sallës,
-nga kontrasti i shkronjave,
-nga distanca e të ekzaminuarit në raport me tabelën,
-nga kohëzgjatja e vlerësimit të mprehtësisë së pamjes,
-nga diametri i pupillës.

Ekzistojnë disa optotipe:


-Tabela me “E” e Snelen-it. I sëmuari duhet të përcaktojë pozicionin e bishtave të “E”-së:
P.sh.: lartë, poshtë, dëjathëtasë, majtasë.
-Tabela me rrathët e prerë të Landoll-it.-(C) I sëmuari duhet të përcaktojë pozicionin e
pjesës së prerë.
Mprehtësia e pamjes për afër matet me tabelën e Parinaud. Është një tekst që lexohet nga
30cm, dimensioni i shkronjave të të cilit vjen duke u zvogluar. Normal është kur lexohet
paragrafi dy dhe shënohet me P2.
Për ata që nuk dinë të lexojnë ekzistojnë tabela me figura apo numra si ajo e Rossano-Weiss.

Matja objektive e mprehtësisë së pamjes - Skiaskopia


Refraksioni objektiv i syrit matet me anë të Skiaskopisë.Ky ekzaminim është i
domosdoshëm në qoftë se duam tv njofim ametropinë e një fëmiu sidomos në rastet kur ai ka
anomali të refrakcionit, ambliopi apo strabizëm..,etj.
Teknika e ekzaminimit: Skiaskopi do të thotë observimi i hijes pupillare. Materiali i
domosdoshëm është:
-një llampë me diafragmë,
-një pasqyrë planë me vrimë që shërben për të dërguar dritën e llampës drejt syrit që
ekzaminohet. Ekziston edhe skiaskop elektrik.
-riga skiaskopike.
Pupilla duhet të jetë e zgjeruar me atropinë apo ciklopentolat në formë të pikave.
Ekzaminimi kryhet në në sallë të errësuar, mjeku ulet 1m. para të sëmuarit dhe mban në
njerën dorë skiaskopin apo pasqyrën dhe në dorën tjetër rigën skiaskopike të vendosur midis
syrit dhe skiaskopit apo pasqyrës, mjeku kryen lëvizje të lehta të pasqyrës në të akset
kyersore.

2
Ka tri mundësi:
1. Hija lëviz në drejtim të njejtë me lëvizjen e skiaskopit. Kjo tregon se pacienti në këtë aks
është miop më pak se -1dioptri emetrop apo hipermetrop (-1dp,). Në këtë moment mjeku
vendos përpara syrit rigën skiaskopike me lente konvekse derisa hija të pushtojë gjithë
pupillën ( hije masive ). Në këtë moment numrit të dioptrive të përdorura u shtohet -1dp. Kur
mjeku është vendosur 1m. larg pacientit.
2. Hija lëviz në drejtim të kundërt me lëvizjen e skiaskopit. Kjo tregon se miopia është më e
madhe se 1 dioptri. Mjeku lëviz përpara syrit të pacientit rigën me lente konkave derisa hija
të pushtojë pupillën.
3. Hija pushton pupillën, pacienti është miop -1dp.

Astigmatizmi i kornesë matet me anë të keratometrit ose oftalmolometrit Javal.


Aktualisht është e mundur matja e ametropisë dhe astigmatizmit korneal me anë të
aparaturave automatike të digjitalizuara Auto-refraktometrit dhe Auto-kerato-refraktometrit.

Dallojm këto gjendëje të akomodimit:

Syri emetrop - imazhi i një pike që ndodhet në infinit bie mbi retinë.

Astigmatizmi – është kryesisht defekt i sfericitetit të kornesë, dallojmë;


- astigmatizëmin miopik, kur të dy fokalet janë para retinës,
- astigmatizëmi hipermetropik, kur të dy fokalet janë prapa retinës,
- astigmatizmi mikst, kur njëra nga fokalet është para dhe tjetra prapa retinës.
Astigmatizmi miopik dhe hipermetropik mundet të jetë i thjeshtë apo i përbërë, i drejtë
(direkt) apo i zhdrejë (indirekt).
Korigjimi i astigmatizmit bëhet me lente cilindike fuqia e të cilave shprehet në dioptri
pozitive oes negative.

Miopia – imazhi i një pike që ndodhet në infinit formohet para retinës.


Korigjimi bëhet:
- me lente konkave divergjente të shprehura në dioptri negative,
- me lente kontakti,
- me kirurgji refraktare.
Miopi sheh më mirë në sfond të kuq.

Hipermetropia – imazhi i një pike që ndodhet në infinit formohet mbrapa retinës.


Korigjimi bëhet:
- me lente konvekse të shprehura në dioptri pozitive,
- me lente kontakti,
- me kirurgji refraktare.
Hipermetropi sheh mirë në sfond të gjelbërt.

3
Presbiopia – është zvoglimi i fuqisë akomoduese të kristalinit me kalimin e moshës. Dhe
fillon rrethë moshës 45 vjeçare, pamja për afër ulet dhe kjo është progresive deri në moshën
60 vjeç.
Korigjimi bëhet me lente kovekse, kovergjente, lentet (syzat) mund të jenë monofokale,
bifokale, ose progresive. Te hiprmetropët presbiopia fillon më herët, ndërsa te miopët më
vonë.
Njohja e ngjyrave
Njohja e ngjyrave në praktikë përcaktohet me metodën e emërtimit, krahasimit, diskriminimit
dhe egalizimit. Studiohet me ndihmën e figurave, shifrave apo shkronjave të njgyrosura me
motive të ndryshme (atllasi i Ischihara) ose me pllaka-gogla të ngjyrosura, të cilat duhet të
rreshtohen sipas ngjyrave dhe tonalitetit të tyre (testi Frans-Worth), dhe anomaloskopit.
Drita paraqet vibracionet elekrtomagnetike me gjatësi të ndryshme valore, fotonike-
korpuskulare. Syri është i aftë të dallojë vetëm valët elektromagnetike, gjatësia valore e të
cilave sillet nga 410-700 milimikrona. Normalisht drita është pa ngjyrë, por nëse kalon nëpër
prizmën e Njutonit atëherë rrezet e dritës përthyhen në drejtim të bazës së prizmës të
Newton-it. Drita i nënshtrohet modifikimit spektral elektromagnetik sipas gjatësisë valore
dhe prezentimit të ngjyrave adekuate. Normalisht rreth 8% e meshkujeve dhe 0,5% e femrave
kanë çrregullime të pamjes kolorike.
Gjatësia valore elektromagnetike e dritës dhe ngjyrat që
paraqiten:
- ngjyra e kuqe nga 610 - 700 milimikron,
- ngjyra portokalli nga 590 - 610 milimikron,
- ngjyra e verdhë nga 570 - 590 milimikron,
- ngjyra e gjelbër nga 500 - 570 milimikron,
- ngjyra e kaltër nga 440 - 500 milimikron,
- ngjyra vjollce nga 410 - 440 milimikron.

LITERATURA E REKOMANDUAR:

1. Lutaj P. -Oftalmologjia, Shtepia Botuese “ILAR” Tirane, 1998.

2. Zhugli S.-Okulistika Klinike.TIRANE, 1997.

3. Cupak K. Garbric N, Cerovski B,i suradnici. Oftalmologjia. Nakladni Zavod Globus, Zagreb/ 2004.

3. David A,Lee Eve J.Clinical Guide to comprehensive ophthalmology,Higginbothom 1999.

4. Flament J. Pathologie du system visuel ,Ophtalmologie. Masson.2002, PARIS.

UNIVERSITETI I SHKENCAVE MJEKËSORE “REZONANCA”


FAKULTETI I MJEKËSISË
PRISHTINË

Autori:
Ass. MR.Sc.Dr.Halil Z. AJVAZI – Oftalmolog & Mikrokirurg
Tel.mob: +377 (0) 44 77 77 14
Ipko: (0) 49 40 20 09
E-mail:dr.ajvazi@yahoo.com
Prishtinë,

4
30.06.2009

Você também pode gostar