Você está na página 1de 3

Pyetjet rreth caktimit

Dr. Jusuf El-Kardavi përgjigjet pyetjeve rreth caktimit të All-llahut.

Autor: Dr Jusuf El-Kardavi


Marrë nga libri: "Fetva bashkëkohore - pjesa e parë"

Çdo gjë që i ndodh njeriut në këtë botë i është caktuar atij që më parë (në ezel - diturinë e
Zotit), suksesi dhe dështimi, lumturia dhe fatkeqsia në këtë botë dhe nëse është prej
xhennetlinjve apo banorëve të zjarrit. Atëherë, çfarë rëndësie ka mundi i njeriut? Po ashtu, a
ka mundësi që mjekët ta shpëtojnë ndonjë njeri nga vdekja në ndonjë aksident? A ka lidhje
me shtimin e riskut (furnizimit) përpjekja dhe puna e vazhdueshme apo udhëheqja e
suksesshme e tregtisë apo bujqësisë, apo risku është i përcaktuar dhe fiksuar, pa marrë
parasysh se a punojmë apo jo?

Kjo pyetje, është pyetje e vjetër dhe e njohur. Më duket se kushedi sa të zgjatë koha, kjo do
të vazhdojë t'i preokupojë mendjet dhe të përmendet. Nuk ka nevojë të habitem për të, ngase
Islami ka dhënë përgjigje të mjaftueshme dhe të qartë".

Për sa i përket asaj se çdo gjë në këtë gjithësi është shënuar dhe regjistruar, kjo është prej
gjërave të njohura domosdo në fe dhe nuk ka dyshim në të, edhe pse ne nuk e dijmë mënyrën
e shkrimit, esencën e tij, por e gjithë ajo që e dijmë është se Allahu i Madhërishëm e ka
krijuar këtë kozmos, me qiejt dhe tokën, gjallesat dhe objektet në të, sipas përcaktimit të Tij
në ezel (eternitet), dhe se Allahu i Madhërishëm di çdo gjë në dijen e Tij, dhe çdo gjë që
ndodh në këtë kozmos të gjërë, ngjan sipas diturisë dhe vullnetit të Tij:"Zotit tënd nuk mund
t'i fshihet as në tokë dhe as në qiell as sa grimca e as më e vogël se ajo e as më e madhe, por
vetëm sa është evidentuar në librin e sigurt." (Junus: 61) "Ai e di për çdo gjeth që bie dhe
s'ka kokërr në thellësi të tokës, s'ka të njomë dhe s'ka të thatë që nuk është (shënuar) në
librin e qartë (Lehui Mahfudh)." (En'am: 59) "Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin
tuaj, e që të mos jetë në shënime (libër - Lehui Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo për
Allahun është e lehtë." (El - Hadid: 22)

Kjo dituri përfshirëse dhe njohuri preçise, si dhe ky regjistrim i cili përmbledh sendet dhe
ndodhitë para se të ngjajnë nuk e mohon mundin në punë dhe marrjen e masave (marrjen
parasysh të shkaqeve).

Allahu i Madhërishëm, ashtu siç i ka shkruar pasojat, i ka shkruar edhe shkaqet, dhe ashtu siç
i ka caktuar rezultatet, i ka caktuar edhe faktorët. Allahu i Madhërishëm nuk ia shkruan
nxënësit vetëm suksesin ashtu që ta arrijë këtë sukses me çdo mënyrë, por ja shkruan atij
suksesin me mjetet e nevojshme si: zelli, elani, kujdesi, pjekuria, durimi, qëndrueshmëria,
dhe shkaqet e tjera. Edhe e para është e caktuar dhe e shkruar, po ashtu edhe këto të dyja
janë të përcaktuara dhe të shkruara. Aplikimi i shkaqeve nuk është në kundërshtim me
caktimin (kaderin), por të kundërtën, po ashtu edhe ky vet është prej kaderit.

Për këtë kur u pyet Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] për barnat dhe faktorët të cilët e
pengojnë të padëshirueshmen se a kthejnë diçka prej caktimit të Zotit, përgjigja e tij decide
qe: "Vetë ata janë prej caktimit të Zotit" (Transmetojnë Ahmedi, Ibn Maxhe, Tirmidhiu e
klasifikon si hadith të gradës Hasen - të mirë).

Kur në vendet e Shamit u përhap epidemia, Omeri [radijall-llahu anhu] pas konsultimit me
sahabët vendosi që të mos hyjë atje, por të kthehet me muslimanët që ishin me të. Atëherë i
thanë: "O udhëheqës i besimtarëve, a ikni prej caktimit të Zotit? " Omeri tha: "Po, ikim prej
caktimit të Zotit, në caktimin e Zotit. Çka mendon, nëse ndalesh në dy lugina të tokës, njëra
pjellore, kurse tjetra jopjellore, nëse kullot në pjelloren, a nuk e ke kullotur me caktimin e
Zotit, dhe nëse e kullot të thatën, a nuk e ke kullotur me caktimin e Zotit?!"

Caktimi (kaderi) është çështje metafizike, e pakapshme për ne. Ne nuk e dijmë se një çështje
është e caktuar, por e kuptojmë vetëm pasi të ndodh, ndërkaq para se të ndodh, ne jemi të
urdhëruar t'i ndjekim ligjet (e Zotit), të jetës dhe porositë fetare që ta fitojmë lumturinë fetare
dhe të kësaj bote.

Gajbi është libër që Zoti i botëve e fshehu nga sytë e krijesave. Njerëzit prej tij e shohin
vetëm faqen e aktualitetit kohë pas kohe.

Ligjet e Allahut në jetë dhe në fe na imponojnë që t'i kemi parasysh shkaqet, siç veproi në
këtë mënyrë njeriu me besim më të fortë në Allahun e Madhërishëm, caktimin dhe vendimin e
Tij, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

Ai u përgatit, i përgatiti ushtritë, dërgoi vëzhgues të situatës, e veshi këmishën e hekurt, e


vuri helmetën në kokë, i vendosi shigjetarët në hyrje të bregut, i hapi hendeqet rreth Medines,
u lejoi muslimanëve të emigrojnë në Abisini dhe Medine, e edhe vet emigroi, i mori të gjitha
masat e parapara të sigurisë në shpërnguljen e tij, i përgatiti kafshët që t'i ngarkojë, e mori
treguesin e rrugës i cili do ta shoqërojë, e ndërroi rrugën, u fsheh në shpellë. Mori ushqim të
mjaftueshëm, e po ashtu edhe familjes së vet i la ushqim të mjaftueshëm, nuk priti t'i zbres
furnizimi prej qielli; atij i cili e pyeti: "A ta lidh devenë apo ta lë dhe të mbështetem në Zotin",
i tha: "Lidhe dhe mbështetu". (Transmeton Ibn Hibani me sened të vërtetë dhe Taberani me
sened të mirë).

Po ashtu ka thënë: "Ik prej atij i cili ka lebrozën, sikur prej luanit". (Transmeton Buhariu), dhe
"Le mos t'u japë ujë të sëmurave me të shëndoshat." (Transmeton Buhariu) Gjegjësisht, mos
t'i pëziejë pronari i deveve të sëmura devetë e veta me të shëndoshat, me qëllim që t'i mbrojë
ato nga sëmundja.

Atëherë, pra besimi në caktimin e Zotit nuk është në kundërshtim me punën, mundin dhe
orvatjet për arritjen e asaj që dëshirojmë dhe t'i ikim të padëshiruarës, asnjë person i cili ka
qëndruar apo është përtac nuk guxon t'ia hudh caktimt të Zotit mundimet dhe fajet e veta,
gabimet dhe mëkatet e veta, ngase ky është argument i paaftësisë dhe ikjes nga përgjegjësia.
Allahu e mëshiroftë Muhammed Ikbalin, i cili thotë: "Muslimani i dobët arsyetohet me
mendimin dhe caktimin e Zotit, ndërkaq muslimani i fortë beson se ky është vendimi i Allahut i
cili nuk kthehet dhe caktimi i Tij i cili nuk mposhtet."
Kështu besonin muslimanët e parë. Në betejat e çlirimeve islame, Mugire Ibën Shu'be hyri te
njëri nga komandantët romak i cili i tha: "Kush jeni ju?" Tha: "Ne jemi caktimi i Zotit, Allahu ju
ka sprovuar me ne, sikur të kishit qenë edhe në mjegulla, do t'u hipnim atje apo do të na
zbritnit këtu!!"

Njeriu nuk duhet të strehohet në arsyetimet me caktimin e Zotit, përveçse pasi ta jap mundin
e vet dhe të mundohet maksimalisht, e pas kësaj mund të thotë: Ky është gjykimi i Zotit.

Një njeri e rrëzoi një tjetër para Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. I rrëzuari tha:
"Më mjafton Allahu." Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] u hidhërua, dhe e pa se ana e
jashtme e kësaj fjale flet për besim ndërkaq ana e brendshme për paaftësi, por ti duhet të
jesh mendjeprehtë, nëse ndonjë çështje të preokupon, thuaj: "Më mjafton Allahu"
(Transmeton Ebu Dauti)

Prej fryteve të besimit në gjykimin dhe caktimin e Zotit - pasi ta jap njeriu tërë mundin e vet
dhe e pret atë që ia ka përgatitur Allahu - është që të ketë vullnet në rast pesimizmi,
vendosmëri me rastin e luftës, trimëri në momentet e rrezikshme, durim kur e godet diçka dhe
kënaqje me fitimin hallall kur ndryshojnë hiset e kësaj bote. Gjatë konfrontimeve do të thotë:
Neve do të na godas vetëm ajo që ka caktuar Allahu.

Në rastin e luftës do të thotë: "Sikur ne të kishim diçka në dorë në këtë çështje, ne nuk do të
mbyteshim këtu"(Ali Imran: 154) Në fatkeqësi do të thotë: Zoti ka caktuar dhe çka dashur ka
bërë.

Udhëhëqësit tiranë do t'i thotë: Ti nuk mund ta shpejtosh fundim tim dhe as që do të mund ta
ndalosh furnizimin që më takon mua.

Nëse kuptohet kredoja e kaderit (caktimit të Zotit) ashtu si duhet dhe drejt, ajo mund të
formojë prej ummetit tone luftëtarë dhe të qëndrueshëm, meritor t'i ketë në duar frenat e
historisë.

Você também pode gostar