Você está na página 1de 13

Pergaditje per Provimin nga Lenda Marketing-Prof Nail Rashiti

MARKETING
(Nail Reshidi) 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. Koncepti i marketingut pikenisje ka ndermarrjen? Koncepti i shitjes si mjet perdor marketingun integral? Koncepti i shitjes ne shenjeter ka - shitjen dhe promocionin? Koncepti i marketingut si mjet perdore - shitjen dhe promocionin? Koncepti i shitjes si mjet perdore produktin dhe cmimin? Koncepti i shitjes ne shenjester ka produktet ekzistuese Koncepti i shitjes si mjet perore nevojat dhe kerkesat e konsumatoreve PO PO PO PO PO (PO) PO (JO) (JO) (JO) (JO) (JO) JO (JO)

8. Koncepti i marketingut pikenisje ka? - Tregun. 9. Koncepti i shitjes pikenisje e ka? - Ndermarrjen. 10. Ndermarrja sipas konceptit te marketingut ne shenjester ka: - Nevojat dhe kerkesat e konsumatoreve. 11. Koncepti i shitjes ne shenjester ka? - Produktet ekzistuese. 12. Koncepti i marketingut si mjet perdore? - Marketingun integral (4P). 13. Koncepti i shitjes si mjet perdore? - Shitjen dhe promocionin. 14. Qellimi i ndermarrjes sipas konceptit te marketingut eshte: - Fitimi ne baze te plotesimit te kerkesave te konsumatoreve. 15. Qellimi i ndermarrjes sipas konceptit te shitjes eshte: - Fitimi ne baze te vellimit te shitjes. 16. Cilat jane metodat per mbledhjen e te dhenave primare? Vrojtimi, anketa dhe eksperimenti. 17. Cilat jane instrumentet per mbledhjen e te dhenave kerkimore? Pyetesori, anketuesi, pajisjet mekanike, tahitoskopi dhe audiometri. 18. Komentoni Ligjin e Paretos 80/20? 80% e te ardhurave vine nga 20% e produkteve.

19. Numeroni faktoret e rrethit konkret afarist? Tregu, furnitoret dhe ndermarrja. 20. Ne kerkimet efektive bejne pjese jokonsumatoret absolut dhe relativ? PO (JO) 21. Faktoret social qe ndikojne ne sjelljet e konsumatoreve jane (kultura, subkultura dhe shtresa shoqerore): PO (JO) 22. Variablat demografike per segmentimin e tregut jane: Mosha Gjinia Familja Religjioni dhe cikli jetesore i familjes. 23. Variablat socio - ekonomike per segmentimin e tregut jane: E ardhura Profesioni Arsimimi dhe Shtresa shoqerore 24. Variablat psikografike per segmentimin e tregut jane: Karakteristikat e personelit Motivet, dhe Stili i jetes. 25. Variablat gjeografike per segmentimin e tregut jane: Madhesia e vendebanimit Dendesia e vendebanimi, Klima 26. Variablat bihevioristike per segmentimin e tregut jane: Variablat ne bazete kushteve te blerjes, Variablat ne baze te kerkimit te perparesive, Variablat ne baze te statusit te konsumatoreve, Variablat ne baze te shkalles se konsumit, Variablat ne baze te statusit te lidhmerise ndaj produktit, Variablat ne baze te qendrimit ndaj produktit, etj. 27. Cjane kerkimet e tregut? Kerkimet e tregut jane nje proces i mbledhjes, regjistrimit, perpunimit, procesimit dhe te projektimit te te dhenave dhe informacioneve permes metodave shkencore me qellim te marrjes se vendimeve te marketingut. Kerkimet e tregut paraqesin nje proces sistematik dhe objektiv te prodhimit te informacionit ne baze te te cilave merren vendime afariste. 28. Cilat kushte duhet te plotesoj qe nje bashkesi e njerezve te llogaritet si treg? Njerezit duhet te kene nevoje per ndonje produkt te caktuar, Njerezit duhet te kene aftesi blerese, Njerezit duhet te kene gadishmeri qe te perdorin aftesine e tyre blerese, Njerezit duhet te kene autorizim per blerjen e produktit.

29. Varesisht se kujt i destinohet produkti, tregu mund te ndahet ne dy kategori: Ne tregun e konsumit final (te gjere), dhe Ne tregun e konsumit afatist (prodhues, investues). 30. Cka eshte tregu i konsumit final? Tregu i konsumit final perbehet nga bleresit ose individet neper shtepite e tyre, te cilet i konsumojne produktet e blera vet ose se bashku me anetaret e tjere te familjes, d.m.th qe nuk i blejne produktet me qellim te fitimit (shtepi, mobilje, ushqim, etj.) 31. Cka eshte tregu i konsumit afarist? Tregu i konsumit afarist (investues) perbehet nga individet ose nga bashkesia e njerezve qe blejne produkte te caktuara per destinime te ndryshme, te cilat jane: Per shitje te metutjeshme Per shfrytezim te drejteperdrejte per prodhimin dhe finalizimin e gjerave tjera Per shfrytezim te pergjithshem gjate afarizmit te perditshem. 32. Ne tregun e konsumit afarist bejne pjese edhe keto nentregje: Tregu industrial, Tregu i rishitesve, Tregu i organeve dhe institucioneve shteterore. 33. Cilat jane shkallet e qendrimeve te menagjereve ndaj kerkimeve te tregut: Shkalla e injorimit, Shkalla e pjekurise, Shkalla e humbjes se iluzioneve, Shkalla e besimit te verber. 34. Komentoni shkallen e injorimit te menaxhereve ndaj kerkimeve te tregut: Ne kete shkalle menaxheret mendojn se kerkimet e tregut jane fusha me te cilen merren njerezit neper fakultete dhe institute. Sipas tyre nese dicka duhet te hulumtohet atehere ajo eshte fusha e kerkimeve teknike. Menaxheret ne kete shkalle problemet e tregut i zgjedhin ne baze te intuites dhe njohjes se situates. 35. Komentoni shkallen e humbjes se iluzioneve: Ne kete shkalle bejne pjese menaxheret te cilet kane pasur nje besim te madhe ne rezultatet e kerkimeve te tregut dhe mandej per nje moment jane deshperuar dhe kane filluar te ndjejne veten si te genjyer. 36. Komentoni skallen e pjekurise te menaxhereve ndaj kerkimeve te tregut: Ne kete shkalle menaxheret fillojne ti dallojne studimet e suksesshme te kerkimeve te tregut nga ato me pak te susksesshme. Menaxheret fillojne po ashtu ta kene te qarte se kerkimet e tregut i kane perparesite dhe te metat e veta. Njera nga perfundimet e kesaj shkalle eshte fakti se - eshte me mire te mos behen fare kerkime te tregut se sa te behen kerkime te keqija. 37. Komentoni shkallen e besitmit te verber: Ne kete shkalle menaxheret kane nje besim te madhe ne kerkimet e tregut dhe harrojne se rezultatet e kerkimeve te tregut jane vetem nje mbeshtetje e vendimeve afariste. Ata po ashtu harrojne se edhe kerkimet me te mira te tregut vetem mund te zvogelojne rrezikun dhe pasigurine, por jo edhe ti eliminojne ato. 38. Cilet faktore ndikojne ne bartesit e nevojave qe te jene jokonsumatore relativ? Mosnjohja e produktit Mungesa e mjeteve financiare Pakenaqesia nga perdorimi i deritanishem, etj.

39. Perparesite afariste te segmentimit te tregut paraqiten ne raportet ndaj: Analizes se konsumatoreve, Analizes se konkurences, Shperndarjes efikase te resurseve, dhe Planifikimit strategjik te marketingut. 40. Cka eshte segmentimi i tregut? Segmentimi i tregut eshte proces i ndarjes se tregut heterogjen ne pjese homogjene. 41. Numeroni fazat e procesit te kerkimeve te tregut? (sipas Ph. Kotlerit ) Perkufizimi i problemit dhe i qellimeve kerkimore, Perpilimi i planit kerkimore Mbledhja e te dhenave Perpunimi dhe analiza e te dhenave, Prezantimi dhe interpretimi i rezultateve kerkimore. 42. Numeroni faktoret qe ndikojne ne kerkimet e tregut? Koha qe ekziston ne dispozicion per vendosje, Pershtatshmeria e te dhenave, Natyra e vendimit qe do te merret, Vlera e informacioneve ne krahasim me shpenzimet. 43. Numeroni faktoret e pergjithshem te mjedisit te jashtem te ndermarrjes: Faktori demografik Kushtet ekonomike Norma shoqerore, kulturore dhe etike Ligjet dhe norma te tjera juridike Progresi shkencor teknik Konkurrenca 44. Shenoni formulen e kerkeses potenciale:

45. Sa eshte kerkesa potenciale e tregut, kur ne treg kemi 5000 bleres qe konsumojne nga 2 litra lengje me cmim prej 2 euro per liter. Formulen dhe zgjidhjen:

46. Numeroni elementet (instrumentet) e planit kerkimore: Burimet e te dhenave Teknika e kontaktimit Metodat kerkimore Afatet e realizimit Instrumentet kerkimore Personeli kerkimor. Plani i mostres 47. Cka quajme dobi ekonomike? Marketingu synon te prodhoi nje vlere qe siguron plotesimin e nevojave njerezore qe quhet dobi ekonomike.

48. Komentoni elasticitetin cmimor te kerkeses: Elasticiteti cmimor i kerkeses eshte ndryshimi relativ i kerkeses me ndryshimin relativ te cmimit. 49. Perparesite e segmentimit te tregut jane: Analiza e konsumatoreve Shperndarja efikase e resurseve Analiza e konkurences Planifikimi strategjik i marketingut 50. Paraqitni simbolikisht kerkesen potenciale te tregut?

51. Strategjite alternative te marketingut jane: Strategjia e marketingut te padiferencuar Strategjia e marketingut te diferencuar Strategjia e marketingut te koncentruar. 52. Llojet e kerkeses se tregut jane: Kerkesa efektive Kerkesa potenciale Kerkesa totale. 53. Kerkesa efektive e tregut ne vete perfshine keto grupe te konsumatoreve: Tregun e konsumatoreve te vertete te ndermarrjes Tregun e konsumatoreve te vertete te konkurrences. 54. Kerkesa potenciale e tregut ne vete perfshine keto grupe te konsumatoreve: Kerkesen efektive dhe jokonsumatoret relativ. 55. Kerkesa totale e tregut ne vete perfshine keto grupe te konsumatoreve: Kerkesen potenciale dhe jokonsumatoret absolut. 56. Konsumatoret e vertete ndahen ne dy grupe: Ne konsumatoret e vertete te ndermarrjes, dhe Ne konsumatoret e vertete te konkurences. 57. Ceshte tregu? Vendi ku takohen dhe bejne transaksione shitblerese bleresi dhe shitesi, ku ofrohen produkte per shitje dhe ku nderrohet pronari i tyre, quhet treg. 58. Tregjet ndahen ne dy grupe te medha: Tregje gjenerike Tregje produkti 59. Cka kuptojme me treg gjenerik? Me treg gjenerik kuptojme nevojat relativisht te ngjajshme per te cilat shitesit propozojne ne menyra te ndryshme per te plotesuar ato.

60. Cka kuptojme me treg produkti? Me treg produkti kuptojme nevojat krejtesisht te ngjajshme per te cilat shitesi propozon ose ofron zevendesues te perafert per ti kenaqur ato. 61. Cka kuptoni me konsumin final? Konsumi final perbehet nga bleresit ose individet ne shtepite e tyre, te cilet i konsumojne produktet e blera vet ose se bashku me anetaret tjere te familjes, d.m.th qe nuk i blejne produktet me qellim te fitimit (shtepi, mobilje, ushqim, mjete transportuese etj.) 62. Cjane jokonsumatoret relativ? - Jane konsumatore te cilet ne nje moment te caktuar nuk e konsumojne produktin tone, arsyet mund te jene: mosnjohja e produktit, mosperdorimi i produktit per shkak te botekuptimeve, mungesa e mjeteve financiare, mungesa e produktit ne treg. 63. Plasimi i produkteve ekzistuese ne tregun ekzistues paraqet - pushtimin tregut: (PO) JO 64. Faktoret qe ndikojne per marrjen e aktiviteteve kerkimeve te tregut jane: (burimet e te dhenave, metodat kerkimore, plani i mostres dhe mbledhja e te dhenave. PO (JO) 65. Variablat socio ekonomike jane: e ardhura, profesioni, arsimimi, shtresa shoqerore PO (JO) 66. Ndermarrja me vendimet e veta mund te ndikoje ne faktoret e pergjithshem te mjedisit afarist: PO (JO) 67. Plasimi i produkteve ekzistuese ne tregjet ekzistuese paraqet: pushtimin e tregut. 68. Plasimi i produkteve te reja ne tregjet ekzistuese paraqet: zhvillimin e produktit. 69. Plasimi i produkteve ekzistuese ne tregjet e reja paraqet: zhvillimin e tregut. 70. Plasimi i produkteve te reja ne tregjet e reja paraqet : diverzifikimin. 71. Komentoni piken kritike te rentabilitetit: Pika kritike perfaqeson sasine e shitur te nje produkti e cila do te realizonte nje vellim biznesi qe ekuilibrohet me koston e pergjithshme. Pra behet fjale per nje sasi shitjesh qe duhet te realizoje ndermarrja me nje cmim te caktuar, per te mos pasur as humbje as fitim.

72. Prezentoni ne menyre grafike strategjine e padiferencuar te marketingut:

73. Prezentoni ne menyre grafike strategjine e diferencuar te marketingut:

74. Prezentoni ne menyre grafike strategjine e koncentruar te marketingut:

75. Prezentoni grafikisht - sistemin e thjeshte te marketingut (tregu dhe ndermarrja):

76. Prezentoni konceptin e shitjes

77. Prezentoni konceptin e marketingut:

78. Numeroni kater shtyllat kryesore te konceptit te shitjes: Ndermarrja Produktet ekzistuese Shitja dhe promocioni Fitimi ne baze te vellimit te shitjes. 79. Cilat jane rolet e njerezve gjate vendosjes per blerje? Iniciuesi Bleresi Indikuesi Shfrytezuesi Marresi i vendimit Autorizuesi per blerje. 80. Cilat jane funksionet e marketingut? Funksioni i shkembimit > (blerja shitja) Funksioni i shperndarjes > (transportimi, ruajtja) Funksioni i lehtesive > (klasifikimi, standartizimi, financimi, informimi dhe rreziku) 81. Elementet e marketing miksit jane: Produkti Cmimi Promocioni Distribucioni 82. Ceshte produkti? Cdo gje qe ploteson nje nevoje apo nje kerkese te konsumatorit quhet PRODUKT. 83. Cilat jane dimenzionet e marketingut (produktit)? Esenca e produktit Materializimi i produktit Begatimi i produktit. 84. Fazat jetesore te produktit jane: Lansimi Pjekuria Rritja Renja

85. Burimet kryesore per mbledhjen e ideve per produktin e ri jane: Burimet e brendshme Konkurenca Perfaqesuesit dhe shperndaresit Kerkuesit Drejtimi i pergjithshem, dhe Bleresit dytesore. 86. Komentoni nocionin e produktit sipas DRUCKER: Sipas Drucker-it ajo qfare mendojne te prodhojne drejtuesit e ndermarrjes nuk kane me rendesine kryesore, ajo qe ka rendesi eshte se cfare deshiron te bleje konsumatori dhe cili eshte koncepti i tije per vleren qe i jep produkti. 87. Nivelet e produktit jane: Berthama Produkti gjenerik Produkti i prirur Produkti global Produkti potencial 88. Ceshte marketingu? MARKETINGU eshte proces shoqerore dhe menaxhues permes te cilit individet dhe grupet perfitojne ate per cka kane nevoje dhe cka deshirojne permes krijimit, ofrimit dhe kembimit te produkteve te vlefshme me te tjeret. 89. Cilat jane dimenzionet e asortimentit? Gjeresia Gjatesia Thellesia Shkalla e konzistences. 90. Ceshte cmimi? Cmimi paraqet sasine e parase qe jepet per blerjen e nje produkti. Cmimi eshte element i marketingut miks qe< prodhon te ardhura>, elementet tjere <prodhojne kosto>. 91. Ne fazen e lansimit te CJP cmimet mund te jene te larta sepse: Shpenzimet jane te larta po te kemi parasyshe nivelin e ulet te prodhimit. Problemet teknike te shtyra per prodhimin nuk zoterohen plotesisht. Kerkohen marzha te larta te nevojshme per te mbuluar shpenzimet e promocionit. 92. Cilat jane qellimet e cmimit? Fitimi Shitja Konkurrenca Imazhi Ruajtja e gjendjes ekzistuese ne treg. 93. Fazat e procesit te zhvillimit te produkteve te reja jane: Kerkimi i ideve Seleksionimi Analiza ekonomike Testimi i tregut Zhvillimi i produktit

94. Cilat jane fazat e procesit te shitjes personale: Faza pergatitore Faza e kontaktit te pare Faza e hulumtimit te nevojave te konsumatoreve Faza e prezantimit te produktit Fazat e zgjdhjes se kundershtimeve Faza e vendosjes dhe vizita plotesuese. 95. Strategjia e ajkes se shpejte paraqet kombinimin ndermjet: Cmimit te larte dhe promocionit te larte. 96. Strategjia e depertimit masiv paraqet kombinimin ndermjet: Cmimit te ulet dhe promocionit te larte. 97. Strategjia e ajkes progresive paraqet kombinimin ndermjet: Cmimit te larte dhe promocionit te ulet. 98. Strategjia e depertimit progresiv paraqet kombinimin ndermjet: Cmimit te ulet dhe promocionit te ulet. 99. Vellimi i shitjes arrine maksimumin e shitjes ne fazen e rritjes? PO (JO) 100. Vellimi i shitjes arrine maksimumin e shitjes ne fazen e pjekurise? (PO) JO 101. Vellimi i shitjes arrine maksimumin e shitjes ne fazen renies? PO (JO) 102. Ne piken kritike te rentabilitetit te hyrat jane me te vogla se shpenzimet? PO (JO) 103. Strategjite alternative te distribucionit jane: (ekonomik, kontrollit dhe adaptimit)? PO (JO) 104. Kriteret e distribucionit jane: (shtyrjes, terheqjes dhe kombinuar)? PO (JO) 105. Integrimet e kanaleve te distribucionit mund te jene: Vertikale Horizontale Shumekanaleshe (te kombinuara 106. Ceshte integrimi vertikal i kanaleve te distribucionit? - Integrimi i fazave te ndryshme brenda nje kanali. 107. Ceshte integrimi horizontal i kanaleve te distribucionit? - Integrimi i fazave te njejta brenda nje kanali. 108. Ceshte integrimi shumekanalesh (i kombinuar)? - Sherbimi i dy nivele te ndryshme te konsumatoreve, ndryshe njihen si konglomerata. 109. Strategjite alternative te distribucionit jane: Strategjia intenzive e distribucionit Strategjia selektive e distribucionit Strategjia ekskluzive e distribucionit

110. Komentoni strategjine intenzive te distribucionit? Tek kjo strategji prodhuesi duke u perpjekur ti shese produktet e veta neper nje numer me te madhe te vendshitjeve, deshiron qe te realizoje nje vellim maksimal te shitjes. Kjo strategji kushtezon domosdone e shitjes nepermjet ndermjetesve, sepse vete prodhuesi pa marre parasyshe mundesite e tije financiare eshte veshtire te jete ne gjendje te beje distribuimin e produkteve te perditshme nepermjet rrjetit te vet tregtare me pakice. 111. Komentoni strategjine selektive te distribucionit? Shumica e prodhuesve udheheqin nje politike te zgjedhjes se ndermjetesve , d.m.th nje politike te reduktimit te numrit te ndermjetesve ne disa prej tyre. Strategjia selektive i ndihmon prodhuesit te beje nje kontroll me efikas te tregut. 112. Komentoni strategjine ekskluzive te distribucionit? Kjo strategji eshte karakteristike per shitjen e produkteve speciale, te cilat kerkojne angazhim plotesues te shitesit para, gjate dhe pas shitjes. Keto sherbime zakonisht perfshijne: montimin, mirembajtjen, sigurimin e pjeseve rezerve, etj. 113. Cilat jane strategjite integrale te distribucionit? Strategjia vertikale Strategjia horizontale Shtratrgjia shumekanaleshe (e kombinuar). 114. Cilat jane arsyet per zgjedhjen e kanaleve te distribucionit? Karakteristikat e produkteve Karakteristikat e konsumatoreve Karakteristikat e ndermjetesve Karakteristikat e konkurrences Karakteristikat e ndermarrjes Pervoja e deritanishme e ndermarrjes. 115. Cilat jane kriteret per zgjedhjen e kanaleve te distribucionit: Kriteret ekonomik Kriteret e kontrollit Kriteret e adaptimit. 116. Komentoni kriterin ekonomik te distribucionit? Qdo ndermarrje perpiqet ti zvogeloje shpenzimet e veta dhe te rrise sa me shume shitjen (duke plotesuar sa me mire kerkesat e konsumatoreve). 117. Komentoni kriterin e kontrollit te distribucionit? Menaxheri perpiqet qe te mbaje nje kontrolle mbi shitjen e produkteve te veta me qellim qe te intervenoje gjate paraqitjes se problemeve te ndryshme dhe ti mbroje interesat e veta ne treg. 118. Komentoni kriterin e adaptimit te distribucionit. Kur ndermarrja ka presione nga ndryshimet e mjedisit afarist shpesh paraqitet nevoja per ti ndryshuar kanalet e distribucionit, duke ua pershtatur ato rrethanave te reja. 119. Funksionet (fazat) kryesore te distribucionit jane: Hulumtimi Negociata Promocioni Distribuimi fizik Kontaktimi Financimi Adaptimi Marrja e rrezikut.

120. Arsyet per perdorimin e kanaleve te distribucionit jane: 1) Shume prodhues kane mungese te mjeteve financiare per realizimin e shitjes se drejteperdrejte. Ne nje situate te tille financiare prodhuesit e shikojne te arsyeshme qe ti angazhojne ndermjetesit per plasimin e produkteve ne tregun cak. 2) Shitja e drejteperdrejte e produkteve konsumatoreve finale do ti detyronte prodhuesit qe te behen ndermjetes edhe per produkte te tjera komplementare nga prodhues te ndryshem me qellim qe te komplementohet asortimenti i prodhimit ne rrjetin e vet tregtar. 3) Prodhuesit te cilet jane ne gjendje financiare ta krijojne rrjetin e vet te shperndarjes, ne shumicen e rasteve e shikojne si me te arsyeshme qe ato mjete ti investojne ne veprimtarine e vet kryesore (ne prodhim). 4) Shfrytezimi i ndermjetesve ne mase te madhe i zvogelon shpenzimet e shperndarjes. Ndermjetesit, duke qene te specializuar per sherbime dhe tregje te caktuara, i bejne produktet me te aferta per konsumatoret potenciale ne treg. 121. Ceshte promocioni? Promocioni eshte proces i komunikimit ndermjet ndermarrjes dhe bleresve me qellim te krijimit te qendrimit pozitiv per produkte dhe sherbime. Promocioni perfshine te gjitha mjetet e sistemit te marketingut, detyre e te cilave eshte komunikimi me bleresit potenciale. 122. Qellimet e promocionit jane: Informative Bindese Kujtuese 123. Qellimet e promocionit jane: ( ekonomike, kontrollit dhe adaptimit): PO (JO) 124. Format kryesore te promocionit jane: Reklama Publiciteti Perparimi i shitjes Shitja personale.

125. Prezentoni grafikisht strategjine e terheqjes se promocionit:

126. Prezentoni grafikisht strategjine e shtyrjes se promocionit:

127. Prezentoni grafikisht planifikimin e promocionit:

128. Prezentoni grafikisht piken kritike te rentabilitetit:

129. Prezentoni strategjine intenzive te distribuimit:

130. Prezentoni strategjine selektive te distribuimit:

131. Prezentoni strategjine ekskluzive te distribuimit:

132. Prezentoni grafikisht ciklin jetesore te produktit:

133. Mbani mend:

134. Sa eshte cmimi shites kur ndermarrja shet 20 produkte me norme te fitimit prej 10%: Nr. I produkteve SHF SHV SHT SHmf Shmv 20 Csh(20)=? Nf = 10% 100 20 Csh = _________?

Shmt

135. Pasqyra e raportit ndermjet: Te hyrave, shpenzimeve dhe rezultatit financiar: Cmimi/njesi Kerkesa - Q Te hyrat Shpen. Totale Rez. Financiar 50 20 60 10 Shpenzimet Fikse = 50 Shpenzimet Mesatare Variabile = 5 *Tregoni se me cilin cmim ndermarrja ka leverdi me te mire fnanciare qe te shese produktet e veta?___________________________________________________________________.

Você também pode gostar