Você está na página 1de 5

TEMA 5 : AUDITIMI I KORPORATAVE

Korporatat jane shoqeri tregtare te krijuara sipas kerkesave te Ligjit Per shoqerite
tregtare
Organet drejtuese dhe vendimarrese te Korporatave jane : Bordi i Drejtoreve,
Keshilli Mbikqyres dhe Asambleja e Pergjithshme e Ortakeve.
Ne fushen e auditimit Korporata ka disa struktura qe e mbikqyrin dhe vleresojne
aktivitetin e saj. Keshtu kemi Komitetin e Auditimit, Njesine e Auditimit te
Brendshem si dhe Auditimin e Jashtem ( Eksperti Kontabel i Autorizuar ) qe mund
te jete individ ose shoqeri.
Komiteti i Auditimit (KO)
Ligji Per auditimin ligjor, organizimin e profesionit te ekspertit kontabel te
rregjistruar si dhe kontabilistit te miratuar ( LAL) percakton detyrimin e
korporatave te kene nje komitet auditimi te perbere nga anetare joekzekutiv te
organit administrativ ose te bordit mbikqyres te entitetit.
Nder te tjera Komiteti i Auditimit kryen keto veprimtari :
Monitoron proceset e raportimit financiar.
Monitoron efektshmerine e kontrollit te brendshem dhe auditimit te
brendshem.
Angazhon dhe mbikqyr auditimin ligjor.
Rishikon dhe monitoron pavarsine e ekspertit kontabel ose te shoqerise
audituese.

Praktikat me te mira :
Mes te tjerash detyrat e KO jane :
Te marre dhe rishikoje cdo vit raportin e audituesit te jashtem te pavarur.
Te diskutoje deklaratat financiare te Korporates me drejtoret dhe audituesin
e jashtem.
Te diskutoje politikat lidhur me vleresimin e riskut dhe menaxhimin e tij.Te
rishikoje se bashku me audituesin e jashtem cdo problem te auditimit dhe
veshtiresite dhe pergjigjet e drejtuesve te Korporates.
Te kryeje rregullisht vleresimin e performances se KO
Ti raportoje rregullisht Bordit te Drejtoreve.

LAL percakton se te pakten nje nga anetaret eKO duhet te jete i pavarur dhe me
njohuri ne kontabilitet.
Komitetin e auditimit duhet ta kryesoje nje person me eksperience. Pavarsia, talenti
dhe aftesite drejtuese te kryetarit jane vendimtare per suksesin e komitetit.
Legjislacioni shqiptar nuk vendos procedura te vecanta per mbledhjen dhe
menyren e vendimarrjes se komitetit te auditimit. Ne disa vende mblidhet nje here
ne muaj. Sipas praktikave te fundit te NAO (Zyra Kombetare e Auditimit ne Angli)
komiteti duhet te mblidhet jo me pak se tre here ne vit.
Komitetit i Auditimit ka mundesi per te marre prej ekzekutiveve te shoqerise te
gjitha informacionet qe jane te nevojshme ne punen e tij.
Praktikat me te mira :
Rekomandohet qe KO te autorizohet dhe te pajiset me burime per te punesuar
keshilltare profesioniste ne fushen e auditimit, financave, ligjore dhe fusha te tjera
pa kerkuar leje nga bordi i drejtoreve apo organet e tjera mbikqyrese. Organi
mbikqyres i brendshem dhe audituesi ijashtem rekomandohet ti dergojne raportet
e punes se tyre ne KO. Organi mbikqyres i Korporates cdo vit informon
Asamblene e Aksionereve mbi te gjitha aktivitetet e KO.

Eksperti Kontabel i Autorizuar
Auditimi i pavarur i kryer nga nje auditues i jashtem perben nje element te
rendesishem ne kuader te kontrollit te nje korporate. Audituesi i jashtem ka si
objektiv te jape nje opinion te kualifikuar nese deklaratat financiare te korporates
jane te pergatitura ne te gjitha drejtimet ne perputhje me kuadrin ligjor te raportimit
financiar dhe nese ato jane te besueshme.
Nje auditim i pavarur i kryer nga nje shoqeri e njohur publikisht e forcon
kredibilitetin e korporates dhe per pasoje edhe perspektiven e saj per terheqjen e
investimeve.
Tre pikat kyce te kryerjes se nje auditimi te pavarur jane :
Personeli drejtues eshte pergjegjes per pergatitjen dhe paraqitjen e
deklaratave financiare te korporates.
Audituesi i jashtem eshte pergjegjes per formulimin dhe shprehjen e
opinionit mbi deklaratat financiare te pergatitura nga personeli drejtues.
Auditimi i deklaratave financiare nuk e shmang personelin drejtues nga
pergjegjesia e tij.

Sipas LAL audituesi i jashtem duhet ta kryeje punen ne baze te Standarteve
Nderkombetare te Auditimit dhe te Dhenies se Sigurise te Federates
Nderkombetare te Kontabilisteve.
Korporata ka te drejte :
Te marre nga audituesi i jashtem informacion mbi kerkesat ligjore qe lidhen
me auditimin dhe per te gjitha aktet ligjore dhe nenligjore mbi te cilat jane
bazuar vleresimet e audituesit.
Te marre raportin e auditimit brenda afatit kohor te specifikuar ne kontraten
e lidhur mes paleve.

Korporata eshte e detyruar :
Te emeroje audituesin e jashtem permrs Asamblese se Aksionereve per
kryerjen e auditimit ligjor.
Te ndihmoje me te gjitha menyrat audituesin te kryeje me sukses punen,
perfshire furnizimin me te gjithe informacionin dhe dokumentacionin e
nevojshem duke dhene shpjegime dhe konfirmime te plota kur lind nevoja,
duke siguruar informacion nga palet e treat.
Te mos fsheh ne asnje menyre perfundimet e auditimit.
Te paguaje per sherbimin audituesin e jashtem sipas percaktimit ne kontrat
bile edhe ne rastet kur perfundimet e auditimit jane ne kundershtim me
opinionin e zyrtareve te korporates.

Emerimi i audituesit te jashtem behet me shumice te thjeshte votash te aksionereve
pjesmarres ne asamblene e pergjithshme.
Praktikat me te mira :
Komsiderohjet gjeresisht si nje paraktike e mire qe organi mbikqyres te organizoje
nje tender te hapur per kryerjen e sherbimit te auditimit. KO mbikqyr procesin e
seleksionimit, dhe vlereson kualifikimin, ekspertizen, efikasitetin dhe pavarsine e
audituesit te jashtem. KO ja jep mendimin e tij organit mbikqyres . Nese organi
mbikqyres nuk e pranon mendimin e KO duhet ta paraqese ne asmablene e
aksionereve kete opinion si dhe arsyet e refuzimit.

Ne perfundim te detyres se tij audituesi paraqet raportin e auditimit. Ne kete raport
jane kater tipe opinionesh qe audituesi mund te shprehe :
Opinion pozitiv pa asnje rezerve
Opinion pozitiv me rezerve
Opinion negativ
Mosdhenie opinioni

Praktikat me te mira :
Rekomandojne qe pervec opinionit per deklarat financiare dhe ecurine financiare te
shoqerise audituesi i jashtem duhet te paraqese edhe nje leter menaxhimi ku te
jape mendimin e tij per te gjitha dobesite material te kontrollit te brendshem te
shoqerise, ne kontabilitet dhe ne procedurat operacionale. Qellimi i kesaj letre
eshte qe te jape sugjerime konstruktive lidhur me permiresimin e procedurave te
tilla. Kjo leter menaxhimi nuk u vihet ne dispozicion paleve te treta megjithate ajo
kerkon veprime korrigjuese nga menaxhuesit. Korporatat qe duan te terheqin
investime jane te ndergjegjshme se financuesit kerkojne nje kopje te letres se
menaxhimit.
Rekomandohet qe audituesi i jashtem duhet te jete prezent ne mbledhjen e
asamblese se pergjithshme te aksionereve. Ne kete menyre ai do ju pergjigjet te
gjitha pyetjeve qe mund te kene aksioneret ne lidhje me opinionin mbi deklaratat
financiare.
Ndersa Njesia e Auditimit te Brendshem eshte pjese e struktures se Korporates dhe
ndjek ne menyre te rregullt ecurine e sistemeve te kontrollit te brendshem te saj.
Praktikat me te mira :
Rekomandohet qe nga pikpamja funksionale auditimi i brendshem te raportoje ne
KO, dhe nga pikpamja organizative te raportoje ne bordin e drejtoreve.


Shenim : Praktikat me te mira jane furnizuar nga OECD : organizata per koperim
dhe zhvillim ekonomik me pjesmarrjen 26 demokracive me ekonomi te zhvilluar
tregu. OECD ofron keshillim dhe asistence per nje sere ceshtjesh ekonomike per
reformimin e vendeve ne Europen Qendrore dhe Juglindore dhe vendet e ish BS.
Siguron financim dhe subvencione ne menyre qe vendet te marrin persiper
pergjegjesite dhe detyrimet e antaresise ne BE.

Você também pode gostar