Você está na página 1de 17

qwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwe

rtyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyui
opasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopa
sdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfg
hjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklz
ETIKA E BIZNESIT
xcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcv
NGA LITERATURAT MËSIMORE
12/21/2009

bnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnm
veton.sopjani

qwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwe
rtyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyui
opasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopa
sdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfg
hjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklz
xcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcv
bnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnm
qwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwe
rtyuiopasdfghjklzxcvbnmrtyuiopa
ETIKA E BIZNESIT DHE KONCEPTIMI I SAJ ( kap. 4)
PËRKUFIZIMI MBI ETKËN E BIZNESIT DHE ROLI I INSTITUCIONEVE
EKONOMIKE

Etika e biznesit përbën një studim të specializuar, i cili merret me të drejtat dhe
gabimet morale. Ajo përqëndrohet në mënyrën se si zbatohen standardet morale
veçanërisht në politikat, në institucionet dhe në sjelljet e biznesit.

Etika e biznesit është një formë e etikës së aplikuar që ekzaminon rregullat dhe
parimet etike brenda kontekstit të biznesit, problemet e ndryshme etike e morale
që mund të lindin brenda tij, si edhe çdo detyrë apo obligim të veçantë që zbatohet
ndaj individëve të angazhuar në biznes.

Etika e biznesit është është përgjithësisht një disiplinë normative, kur standardet
morale fillimisht përkrahen dhe më pas zbatohen. Ajo bën vlerësime specifike për
atë çka është e drejtë apo e gabuar, duke pretenduar më tej edhe për atë çka duhet
bërë dhe atë çka nuk duhet bërë.

Shoqëria njerëzore përbëhet nga njerëz, të cilët synime e qëllime të përbashkëta.


Veprimet e tyre kryhen nëpërmjet një sistemi intitucionesh që janë ngritur pikërisht
për të arritur disa qëllime të përgjithëshme ose bazë, midis të cilave mund të
përmenden:

Krijimi, edukimi dhe mbrojtja e jetës familjare;


Prodhimi dhe shpërndarja e të mirave materiale ku bazohet jeta njerëzore;
Kufizimi dhe rregullimi ligjor i përdorimit të forcës;
Gjetja e mënyrave për marrjen e vendimeve kolektive; dhe
Krijimi e ruajtja e kulturës, artit, njohurive dhe teknologjisë.

Për ta arritur në plotësimin e këtyre qëllimeve njerëzit krijojnë modele relativisht të


qëndrueshme të veprimtarisë, të cilat quhen institucione.
Disa nga këto institucione janë “familjare”, “ekonomike”, “ligjore”, “politike”,
“institucione të edukimit”, etj.

Institucionet ekonomike, të cilat sot konsiderohen si më të rëndësishme, janë


ngritur për të arritur dy qëllime kryesore:

Prodhimin e mallrave dhe shërbimeve për të cilat kanë nevojë anëtarët e shoqërisë,
dhe
Shpërndarjen e të mirave materiale apo shërbimeve për anëtarët e shoqërisë.

Çështja e etikës së biznesit, edhe pse duket e thjeshtë në pamje të parë, shpesh
herë ngarkohet me një ndjenjë të fortë emocioni, duke u shoqëruar në të njëjtën
kohë me një seri mitesh e keqkuptimesh.

Liderët dhe menaxherët kërkojnë të kenë më tepër informacion praktik për


menaxhimin etik, pasi ky lloj menaxhimi sjell përfitime morale dhe përfitime
praktike në vendin e punës, të cilat bëhen gjithnjë e më shumë të kuptueshme sot,
kur merr një rëndësi të veçantë kuptimi dhe menaxhimi i shumëllojshmërisë së
vlerave.

Ç’është etika e biznesit?


Nga një arsyetim i thjeshtëzuar, mund të thuhet se etka përfshinë dy komponente,
fillimisht ajo trajton njohjen dhe kuptimin e koncepteve i drejtë apo i gabuar, i mirë
apo i keq dhe më pas ajo vlerëson veprimin, trajton kryerjen e tij në praktikën
personale, apo atë institucionale duke arritur në konkluzionin se është kryer në
mënyrën e drejtë apo ta gabuar.

Shumë eticientë besimet etike i konsiderojnë si pararendëse të proçeseve të


nxjerrjes së ligjeve të reja. Sipas tyre ajo që sot përbën një udhëzues etik, shpesh
herë, të nesërmen arrin të konvertohetnë një akt ligjor të shkruar, në një rregull ose
detyrim për t’u zbatuar.

Vlera të tilla, si respekti, ndershmëria, sinqeriteti, përgjegjësia, të cilat na udhëzojnë


si të sillemi, konsiderohen vlera morale. Te gjitha pikëpamjet apo deklarimet që
tregojnë për mënyrën se si zbatohen këto vlera shpesh quhen parime morale ose
etike.

OBJEKTI I ETIKËS SË BIZNESIT DHE FUSHAT KRYESORE TË SAJ


Dy nga fushat kryesore që trajtohen gjerësisht nga etika e sotme e biznesit janë:
Keqdrejtimi apo çorientimi menaxherial dhe
Konfuzionet morale.

Çorientimi (keq-udhëzimi) menaxherial


Kjo fushë e etikës trajton në thellësi praktikat ilegale, joetike apo të dyshimta të
menaxherëve individualë, apo të organizatës së biznesit, shkaqet që kanë çuar në
këto sjellje, si edhe mjetet që përdoren për t’i korigjuar.
Megjithatë, jo rrallë ndodh që etika e biznesit të trajtojë dilema, të cilat nuk kanë
asnjë indikacion të qartë që tregon se një veprim a sjellje është e drejtë apo e
gabuar.

Konfuzionet morale
Një nga fushat tjera që e trajton gjerësisht etika e biznesit është “menaxhimi në
kushtet e konfuzioneve morale”, i cili përfshinë një mori problemesh etike me të
cilat menaxherët merren pothuajse për ditë. Si të tilla mund të përmenden konflikti
potencial i interesave, përdorimi i gabuar resurseve, keqmenaxhimi i kontratave e
marrëveshjeve, etj.

Faktorët që kanë çuar në një zhvillim të shpejtë të disiplinës së etikës së biznesit


janë të ngjashëm me faktorët që kanë pararendur edhe zhvillimin e disiplinave tjera
të menaxhimit.
Për shembull, nevoja që kishin organizatat e biznesit për të menaxhuar me një
imazh më pozitiv ndaj publikut – bëri që të lindë disiplina që trajton marrëdhëniet
publike; nevoja për një menaxhim më të mirë të burimeve njerëzore – bëri që të
lindë disiplina e menaxhimit të burimeve njerëzore.

Të gjitha këto vendime, të cilat në fund të fundit përcaktojnë se ç’është e “drejtë”,


“e duhur” ose “e sinqertë”, janë vendime etike. Ato ndeshen gjerësisht kur
menaxherëve të organizatave të biznesit ju duhet të trajtojnë shqetësime të
karakterit etik, të cilat siç janë, për shembull:

trajtimi i të punësuarëve;
përcaktimi i çmimeve të produkteve dhe shërbimeve;
mbrojtja e mjedisit;
përgjegjësitë sociale, etj.

PIKËPAMJET KRYESORE PËR ETIKËN E BIZNESIT DHE DILEMAT ETIKE


Veprimtaritë e organizatave të biznesit shoqërohen nga shumë dilemma etike. Etika
mund të shikohet nga disa pikëpamje, ku secila prej tyre përmban një bazë të
ndryshme për dhënien e gjykimeve.

Etika është një mënyrë e jetës dhe jo një varg parimesh absolute të shkëputura nga
jeta jonë e përditshme.

Per rrjedhojë edhe reagimi ndaj ndonjë dileme të caktuar etike do të jetë në varësi
të pikëpamjes specifike që përdoret.
Hosmer-përshkruan tri mënyrat kryesore më të përgjithëshme që përdoren në
procesin e vendimmarrjes etike në biznes, ku përfshihen: analiza ekonomike,
analiza ligjore dhe analiza filozofike.

Analiza ekonomike
Sipas kësaj analize gjykimet etike bazohen në forcat e papërcaktuara të tregut. Kjo
doktrinë mban parasysh që menaxherët gjithmonë duhet të përpiqen të
maksimizojnë dhe të minimizojnë kostot. Kjo strategji kërkon që shoqëria në planin
afatgjatë, të marrë përfitimin më të madh.

Në fakt, kjo analizë përdor një metodë që i konsideron njerëzit si mjete për të arritur
qëllimet përfundimtare, dhe nuk merr parasysh natyrën e tyre.

Analiza ligjore
Kjo analizë e redukton gjykimin etik thjesht në një çështje që lidhet me ligjin. Sipas
këtij gjykimi, çdo gjë që është e paligjshme është jo-etike.

Analiza filozofike
Kjo analizë synon një përfshirje më të gjerë të të gjykimit filozofik të sjelljes e të
veprimit, duke bërë krahasimin apo vlerësimin e tyre kundrejt një kuadri etik të
paracaktuar.
Në dhënien e udhëzimeve të dobishme për marrjen e vendimeve etike, duket se
analiza filozofike është më e përshtatshme se dy analizat e tjera. Megjithatë, edhe
këtu duhet të vlerësohet fakti që pikëpamjet filozofike janë të shumëllojshme. Disa
prej atyre pikëpamjeve janë;

Pikëpamja religjioze ose e besimit.


Pikëpamja e dobishmërisë(utilitariane). Utilitar- që niset vetëm nga dobia praktike,
që sheh vetëm dobinë e çastit.
Pikëpamja universale

Pikëpamja humaniste
Pikëpamja politiko-kulturore
Pikëpamja dialoguese
Pikëpamja situacionale

Etika në përgjithësi identifikohet me “parimet që drejtojnë sjelljet e një individi ose


të grupi të caktuar individësh”.Ajo studion një grup të caktuar të gjykimeve
normative – dhe pikërisht ato gjykime që vlerësojnë nëse një veprim apo sjellje
është moralisht i/e mirë, apo i/e keqe, i/e drejtë apo i/e gabuar.

Etika e biznesit studion standardet morale me qëllim që të vlerësojë nëse një gjykim
moral i dhënë është apo jo korrekt.

Sipas Aristotelit zakonet e mira morale zhvillohen vetëm përmes trajnimit dhe
përsëritjes.

Sipas Kohlberg-ut aftësia për gjykime të arsyeshme morale zhvillohet duke kaluar
nëpër tri nivele e gjashtë faza të përcaktuara- nga një (A) nivel parakonvencional
që fokusohet në interesin vetiak, në (B) nivelin konvencional ku në mënyrë të
pakundërshtueshme standardet morale konvencioanale të atyre që na rrethojnë,
dhe për të përfunduar në (C) nnivelin post-konvencional apo të maturimit ku
shqyrtohen e vlerësohen me sy kritik standardet morale konvencioanale të
pranuara.

ETIKA E BIZNESIT (kap.5)


MORALI
Me moral nënkuptojmë tërësinë e parimeve, normave e rregullave që janë krijuar e
ndryshojnë historikisht në kushte të caktuara ekonomiko-shoqërore dhe që
përcaktojnë sjelljen e veprimtarinë e njerëzve në shoqëri.

Moralin ndryshe mund ta konceptojmë edhe kështu:


Tërësia e forcave të brendshme që e shtyjnë njeriun të veprojë, të qëndrojë a të
plotësojë një detyrë, gjendja e brendshme shpirtërore e dikujt.

MORALIZIMI – është këshillë morale që përsëritet e bëhet e mërzitshme, predikim i


zbrazët për çështje të moralit. I jap dikujt këshilla morale të mërzitshme, i shes
moral; merrem me predikime të zbrazëta për çështje morali. Moralizues i
mërzitshëm.

Arsyetimi moral është procesi që vlerëson sjelljet, institucionet dhe politikat duke u
bazuar në standardet morale. Ai duhet të jetë logjik, evidenca faktike të lidhet me
gjykimin përkatës dhe standardet morale të kenë koherencë.

Koherent- që i ka të bashkuara fort a të lidhura ngushtë elementet përbërse; që ka


koherencë. Trup koherent.Valë koherente - valë që kanë dritë të njejtë e të
vijueshme në të gjitha fazat.
Që është parimor, nuk bie kurrë në kundërshtim me veten dhe i përmbahet të njëjtit
mendim, të njëjtës teori a doktrinë.

Përgjegjësia morale e individit lidhur me një gabim apo dëmtim të kryer prej tij, në
formë të përmbledhur konsiston:
Së pari – një individ është moralisht përgjegjës për veprimet e padrejta që ai kryen
dhe për efektet dëmtuese të shkaktuara nga ky veprim, kur një gjë e tillë bëhet me
dashje dhe lirshëm.

Së dyti – përgjegjësia morale eliminohet apo shfajësohet totalisht kur gabimi


kryhet në kushtet e ijnorancës (padijes) ose paaftësisë.

Së treti – përgjegjësia morale lidhur me një gabim apo një dëmtim mud të
lehtësohet nga I) rrethanat e paqartësisë, II) vështirësitë dhe përfshirjes minimale
dhe IV) varësisht nga serioziteti i gabimit ose dëmtimit.

PARIMET KRYESORE ETIKE NË BIZNES


Parimet kryesore etike në biznes janë:
Parimi i dobishmërisë
Të drejtat – koncepte bazë dhe,
Parimi i drejtësisë dhe paanshmërisë

PARIMI I DOBISHMËRISË
Analiza krahasuese midis kostove dhe përfitimeve sociale
Dobishmëria tradicionale dhe keqkuptimet
Fushat kryesore ku përdoret parimi i dobishmërisë
Avantazhet dhe disavantazhet e dobishmërisë

TË DREJTAT KONCEPTE – BAZË


Përkufizimi, kategorizimi dhe veçoritë e të drejtave
Të drejtat negative dhe të drejtat pozitive
Të drejtat dhe detyrimet kontraktuale

PARIMI I DREJTËSISË DHE PAANSHMËRISË


Drejtësia në shpërndarje
Drejtësia si barazi: Egalitarizmi
Drejtësia e bazuar në kontribut: drejtësia kapitaliste
Drejtësia e bazuar në nevojat dhe aftësitë: socializmi
Drejtësia ndëshkuese
Drejtësia kompensuese.

Parimi i dobishmërisë
“Dobishmëria” – përfaqëson një parim të përgjithshëm i cili përdoret në çdo rast kur
veprimet, politikat dhe institucionet vlerësohen në bazë të analizës së kostove dhe
të përfitimeve, që ato i shkaktojnë shoqërisë

Sipas këtij parimi, një politikë, institucion apo sjellje a veprim është i drejtë kur ai
siguron përfitimet neto më të mëdha, ose kostot neto më të ulëta.

Përfitimet e një veprimi nuk përfshijnë vetëm shumat monetare që mund të maten,
por edhe çdo të mirë tjetër të dëshirueshme (kënaqësi, shëndet, jetë, njohuri,
lumturi, etj.) që rrjedh nga kryerja e tij; ndërsa në “kosto” mund të përfshihet çdo
lloj e keq e padëshirueshme (dhimbje, sëmundje, vdekje, injorancë, palumturi, etj.).
Dhimbje - i dhimbsen prindërit, i dhimbset atdheu, i dhimbsen gurit e drurit, u vjek
keq të gjithëve për dikë, i dhimbet kujtdo.

Dhembje – mundimi, shqetësimi a vuajtja që provon a heq dikush kur i dhemb


diçka në trup, ndjenja që shkaktohet nga një vuajtje fizike; dhembje e plagës,
dhembje koke, dhembjet e lindjes, dhembja e dhëmballës e veshit etj.

Të drejtat - koncepte bazë


Vështirësia kryesore e parimit të dobishmërisë, sipas kritikës, qëndron në faktin se
nuk merr parasysh sa duhet dy kategoritë e tjera të çështjeve morale – ato që kanë
të bëjnë me të drejtat dhe ato që i përkasin drejtësisë.

Kjo do të thotë se sipas parimit të dobishmërisë disa veprime janë moralisht të


drejta, në kohën kur në fakt ato karakterizohen nga padrejtësia, pasi mund të
shkelin të drejtat e individëve.

Koncepti i “të drejtës”, qëndron në themel të shumë argumenteve e pretendimeve


morale që lidhen me veprimtarinë e biznesit.

Punonjësit, për shembull, theksojnë se kanë të drejtë që për punë të barabartë të


marrin pagë të barabartë; menaxherët pohojnë se sindikatat dhunojnë të drejtën e
tyre për të menaxhuar; investitorët ankohen se taksat dhunojnë të drejtat e tyre
mbi pronësinë; konsumatorët pretendojnë se kanë të drejtë të kenë më shumë
njohuri për mallrat që kunsumojnë,etj.

Në vitin 1948, Kombet e Bashkuara adoptuan një “Deklaratë Universale për të


drejtat e njeriut”, sipas të cilës deklarohet se të gjitha qeniet njerëzore kanë midis
të tjerash këto të drejta bazë:

e drejta e pronës private


e drejta për punë
e drejta e shpërblimit
e drejta e organizimit (sindikatat etj.)
e drejta e pushimit dhe e kohës së lirë.

Parimi i Drejtësisë dhe Paanshmërisë


Debatet e ndryshme midis individëve pjesëmarrës në biznes, shpesh i referohen në
mënyrë të alternuar termave të “drejtësisë” dhe “paanshmërisë”.

Për shembull, në rastin kur një person akuzon një tjetër për një trajtim të padrejtë
diskriminues, për të zgjidhur situatën duhet të krahasohen dhe të peshohen
pretendimet konfliktuale të palëve dhe të vendoset balanca midis tyre.

Drejtësia dhe paanshmëria janë të krahasueshme. Ato kanë të bëjnë me trajtimet e


krahasueshme që u bëhen anëtarëve të një grupi të caktuar në raste të tilla si:

shpërndarja e të ardhurave dhe përfitimeve;


administrimi i rregullave dhe ligjeve;
kooperimi apo konkurrenca midis anëtarëve të grupit me njëri – tjetrin;
ndëshkimi i anëtarëve të grupit për gabimet e bëra apo kompensimi i anëtarëve për
gabimet që të tjerët kryejnë ndaj tyre.

Edhe pse termat “drejtësi” dhe “paanshmëri” gjithmonë përdoren të alternuara me


njëri – tjetrin, përsëri, për çështje që janë të një serioziteti të veçantë, synohet që
më shumë të përdoret fjala “drejtësi”, pavarësisht se shumë autorë i përmbahen
faktit që koncepti i paanshmërisë duket se është më themelor.

Kap 6. - KONFLIKTET NË BIZNES

Në afarizmin e vet ndërmarrësit janë të detyruar të marrin vendime të ndryshme


nga fusha e aktivitetit me të cilin mirren. Vendimet e marra prekin interesat e
ndryshme të akterëve.

Prandaj, nuk është lehtë në këtë rrethinë të mirren vendime të cilat, në një mënyrë
apo në një mënyrë tjetër, nuk prekin interesat e të tjerëve.

Zakonisht kur preken interesat e akterëve, njerëzit janë më të ndieshëm, prandaj


është normale që në këto rrethana të paraqiten konfliktet të cilat kanë bazën në:

1.ndonjë problem
2.situatë ose
3.mundësi

Konflikti kërkon nga individi ose ndërmarrja që të bëjë përpjekje që atë ta zgjidhë
me aksione të ndryshme dhe të mundshme, me të cilat duhet të vlerësohet a është
veprim i drejtë apo i gabuar.
Çështjet etike zakonisht rrjedhin nga konfliktet ndërmjet vlerave dhe filozofisë
individuale dhe nga qëndrimet e ndërmarrjeve ndaj njerëzve në punë dhe shoqërisë
në të cilën ata jetojnë. Rrethina e biznesit shkakton një mori konfliktesh etike.

Përpjekjet e organizatave/ndërmarrjeve për të realizuar interesat-objektivat e veta


mund të jenë në konflikt me ato të individëve, përkatësisht me të punëtorëve që i
punëson dhe, shpeshherë, edhe me rrethinën e saj afariste.

Rrethina e saj (p.sh. konsumatorët) kërkojnë produkte cilësore. Për këtë tash mund
të vijë edhe deri te konflikti, për shkak se prodhuesit dëshirojnë të fitojnë sa më
shumë duke investuar më pak në produkte, duke mos i futur të gjitha komponentet
e nevojshme, të cilat e ngrisin cilësinë e produkteve e jo duke ulur shpenzimet e
prodhimit.

Tani këtu kemi një situatë në të cilën ndërmarrja dëmton cilësinë për fitim.
Shpeshherë themi se konkurrenca i rregullon gjërat në treg. Llojllojshmëria e
produkteve dhe substitutet e tyre bëjnë që të vijnë në pyetje vlerat etike të
ndërmarrjes.

Prandaj, karakteristikë e punës dhe e menaxherëve të ndërmarrjeve duhet të jetë


kultura e ndërmarrjes dhe ajo e shoqërisë që e rrethon, për shkak se në këtë
ambient lindin konfliktet dhe shumë çështje të tjera, të cilat mund të lëkundin vlerat
e etikës në biznes.

3.1. Lindja e konflikteve


Çështjet etike zakonisht lindin dhe mund të maten nga konfliktet nga të cilat
rrjedhin, për këtë edhe është mirë të shqyrtojmë problemin e lindjes së konflikteve.
Shumë punëtorë përdorin (ose kanë) vlera dhe standarde të ndryshme etike,
varësisht se ku janë: tjetërqysh veprojnë në punë dhe tjetërqysh sillen në shtëpi.

Ky konflikt krijohet për shkak të presionit që bëjnë ndërmarrjet/përkatësisht


menaxherët, duke i inkurajuar punëtorët e vet në veprime joetike për realizimin e
objektivave të biznesit.

Konflikti i Roleve
Ne keto raste kemi te bejme me konflikte midis roleve te ndryshme qe ne kryejme
ne jeten tone te perditshme. Atributi kryesor me kete lloj konflikti pergjegjesie eshte
koncepti i “rolit” psh: Prind dhe mesues, Gjykatesi dhe femija i tij ne banken e te
akuzuarve etj. Çfarë qëndrimi do te mbajme ne keto raste?.

Gjithmone ne keto lloj konflikti pergjegjesie, tëresi vlerash te ndryshme shfaqen per
te ndihmuar kerkesat e ketyre roleve.

Konflikti i Interesave
”Nje moment tjeter kur ne ndjejme konflikte ne pergjegjesite tona ka te beje me
situaten ku interesat tona personale ndeshen me detyrimet tona si zyrtarë publik.
Ne shumicen e rasteve keto jane raste qe na ofrojne ne nje mundesi per te perdorur
pozicionin tone per perftime personale.

Me termin “interes” nenkuptojme te gjitha ato influenca, angazhime, emocione qe


e bejne gjykimin tone me pak te besueshem dhe te njeanshem se c’do te ishte
ndryshe.
Konflikti i Interesave shfaqet ne forma te ndryshme, nder me kryesoret e te cilave
jane:

Ryshfeti – Ky eshte pranimi i paligjshem i parave ose sendeve te tjera me vlere,


perfitimi i favoreve te ndryshme nga nepunesit civil te cilet shfrytezojne pozitat e
tyre zyrtare.

Ne pergjithesi ryshfeti ka te beje me parate, por mund te inkludoje dhe perftime te


tjera si favore seksuale, premtime per publicitet te favorshem, ose oferta per tu
bere pjesetar i qarqeve sociale ekskluzive.

Trafikimi i Influences – ndodh kur nje nepunes civil perpiqet te influencoje nje
vendim qeverie ne favor te nje pale te trete ne te cilin nepunesi ka nje interes te
veçante. P.sh kur nje nepunes i larte me te drejte vendimmarrje jep nje urdher per
te kryer nje punim ku nderrmarja e tij private jep nje kontribut te konsiderueshem.

Trafikimi i Informacionit - Kemi te bejme ne ato raste kur zyrtaret shfrytezojne


informacionin zyrtar qe nuk eshte i hapur per publikun e gjere, dhe e perdorin per
qellimet e tyre personale.

Transaksionet financiare – kemi te bejme ne ato raste kur nepunesi civil ka


interesa financiare te drejtperdrejta ose te terthorta qe konfliktojne ne menyre te
drejtperdrejte me performancen e punes se kryer. Shembull:

Drejtori i planifikimit nderton nje aeroport ne nje vend ku ai ka prona private dhe jo
diku tjeter ku mund te ishte me e volitshme. Zgjedhja e venditt behet me qellime
per te permbushur interesat e tij private.

Dhuratat dhe Defrimi – pranimi i dhuratave ose “ i mikpritjes” krijojne konflikt


nese ato influencojne kryerjen e paanshme te detyrave te nepunesit. Ketu
perfshihen blerje me cmime te ulura, bileta teatri, pushime, favore seksuale,
perdorimi i padrejtë i automjeteve, pajisje etj.

Punesim i Jashtem – Punesimi i pjesshem ose part-time, konsulenca, mund te


shkaktojne nje konflikt interesah me detyrat zyrtare. Kemi konflikt nese behet fjale
per pune qe jane te lidhura ose me interesa te ndersjellta. Per punerat qe nuk kane
lidhje atehere nuk kemi konflikt interesash.

Punesim ne te ardhmen – Nese nje punonjes i Administrates Publike kryen nje


veprim sot ne favor te nje pale te trete me qellim qe, mbas perfundimit te kohes ne
detyre, te filloje te punoje ne entin qe i ka bere favor, atehere kemi te bejme me nje
konflikt interesi.

Marredheniet me te afermit - Situatat kur nje nepunes civil mund te beje favore
per nje te aferm, perbejne ne vetvete nje konflikt. Ky lloj konflikti mund ti kete
rrenjet ne interesa joekonomike.”[1]

3.2.2. Konflikti i interesave


Konflikti i interesave lind kur individët duhet të zgjedhin në mes të asaj se a
dëshirojnë t’i përparojnë interesat e ndërmarrjes apo interesat e veta individuale,
ose t’i përkrahin interesat e grupeve të veçanta qofshin ato:

1.formale apo
2.joformale

Për t’i shmangur konfliktet e interesave, punëtorët duhet të jenë në gjendje të


ndajnë interesat e tyre private nga interesat e ndërmarrjes në të cilën janë të
punësuar.
Ndërkaq, ndërmarrja duhet të shmang konfliktet potenciale, duke ofruar prodhime
dhe shërbime sipas kërkesave.

Shembull:
Një auditor ka shkuar në auditim të ndërmarrjes për menaxhimin e plehrave të
qytetit.

Mirëpo, ka lindur dyshimi se raportet të cilat është duke i ofruar personi NN në fjalë
janë gjithnjë të mira.

Prandaj, komisioni për çështje të sigurisë vendosi ta përcjell, për të hulumtuar në


mos pagesa për dhënien e konsaltingut dhe raporteve përfundimtare, të cilat janë
të dedikuara për auditorin NN, janë një lloj kompromisi ndërmjet ndërmarrjes për
menaxhimin e plehrave dhe auditorit.

Të themi se në shumë shtete të zhvilluara, në përqindje të sigurt, mund të thuhet se


punëtorët nuk marrin mito (ryshfet), pagesa personale ose ndonjë dhuratë, ose
beneficione të veçanta nga persona të cilët e dëshirojnë mbështetjen e tyre në
raste kur mirren vendime.

Mirëpo, megjithatë, ryshfeti është njëra ndër mënyrat më të shpeshta të rrënimit


të vlerave të etikës në biznes në shumë shtete. Ne do të shohim edhe më vonë se,
në shumë ekonomi të ndryshme, mitoja (ryshfeti) është një nga shkaqet e rënies së
menaxherëve, njerëzve nga legjislacioni ose zyrtarëve të qeverive komunale ose të
niveleve më të larta. Besohet se afër 80 miliardë $ në vit paguhen si mito.

Kur zyrtarët marrin ryshfet nga biznesi, ju e dini se ata duhet të bëjnë lëshime të
cilat i sjellin në pozitë të palakmueshme dhe jo të barabartë, konkurrentë e tjerë.
Lëshime të cilat i japin ndonjë favor biznesit të tyre, në fushën e legjislacionit, ose
favore të tjera, të cilat janë të lidhura me forma të ndryshme manipulative.

A thua, a është etike nëse u jipen ryshfete të ndryshme zyrtarëve të ndryshëm


publik të nivelit lokal apo të atij qendror për këto favore?

3.2. Fusha e konflikteve etike në ndërmarrje


Sipas Rupert Rej: „çdo veprim moral zhvillohet në bazë të vlerësimeve në mes të
asaj se çka është më e vlefshme: realizimi i interesit personal dhe zvogëlimit të
dënimit."[1] Rupert Rej,

Për ndërmarrjen denim është kur numri i kundërvajtjeve të punëtorëve të saj shkon
në drejtim të konfliktit me ligjin dhe kjo sigurisht e luhat pozicionin e saj
ekzistencial. Nëse morali është ligj atëherë shansat janë në anën e ndërmarrjes.
Mirëpo nëse kjo nuk është atëherë kjo do të jetë shumë keq dhe situatë e
palakmueshme për ndërmarrjen.

Ndërmarjet kanë filluar të marrin në konsideratë për etikën ta zëmë kur veprimet e
tyre mund të sjellin deri te katastrofa ekologjike, dhe kjo automatikisht i krijon dëme
të pariparueshëm imixhit të saj.

Ndërmarjet fillojnë të mirren me këto çështje dhe t’i trajtojnë me seriozitet nëse ka
një kontroll rigoroz nga ana e institucioneve profesionale, dhe kur për akte të tilla të
cilat e rrezikojnë rrethinën në të cilën ajo punon dhe vepron fillon t’i humb
konsumatorët. Kjo është përgjigjje e fuqishme që ndërmarrjet nuk e dëshirojnë.

Rrespektimi i etikës gjithnjë e më tepër është duke u bërë çështje e rëndësishme


dhe me prioritet për ndërmarrjet për shkak se ato konsiderohen përgjegjëse për
sjelljen e atyre të cilët punojnë në ato ndërmarje. Nëse punëtorët janë konfliktuoz,
të pandërgjegjshëm , nuk udhëheqin kurrfar llogarie lidhur me sjelljet etike
ndërmarrjet janë përgjegjëse dhe dënimet për to gjithnjë do të shtohen.

Fushat më të shpeshta në të cilat mund të paraqiten konfliktete e interesave e të


cilat kanë reperkusione etike janë:

1.masat e dyfishta në ndërmarrje ( për diken nënë e për dikend njerkë)


2.tregtimi i produkteve të patestuara,
3.tregtimi i produkteve të cilave u ka kaluar afati ,

1.korrupcioni,
2.pastrimi i parave,
3.shfrytëzimi i pozitës së zhvillimit ekonomik në krahasim me vendet e
pazhvilluara .

Një fushë shumë e ndjeshme në të cilën reflektohen konfliktetet etike është edhe
marketingu, bindja e njerëzve që të blejnë produkte të cilat janë të pavlera dhe të
panevojshme. Veprimet joetike të shumtën e rasteve lajmërohen kur të punësuarit
janë më tepër se sa duhet të dëgjueshëm, kanë frikë nga përjashtimet nga puna, i
neglizhojnë nevojat e të tjerëve, duke i vënë në planë të parë fuqinë e qeverisjes
me arrogancë.

Kap.7 -
PJESËMARRËSIT NË FUNKSIONIMIN E BIZNESIT DHE TË ÇËSHTJEVE ETIKE

Pjesëmarrës në funksionimin e biznesit janë:

1. Pronarët
2. Financat
3. Punëtorët
4. Menaxhmenti
5. Marketingu
6. Konsumatorët
7. Kontabiliteti

Ja disa nga funksionet për çdo biznes:


PRONARËT
Shumë biznese të vogla ose të mëdha fillojnë duke u mbështetur në vizionin e
individëve ose të grupeve të njerëzve të cilët i kanë angazhuar burimet e tyre me
qëllim të prodhimit të produkteve dhe të shërbimeve.

Pronarët e bizneseve (bashkëpronarët-ortakët) theksojnë se për fillimin e biznesit


rëndësi parësore ka disponimi me para ose qasja ndaj kredive.

Ndërmarrja nuk krijohet për vetveten por për konsumatorë, prandaj pronarët duhet
ta kenë parasysh që me prodhimet dhe shërbimet e veta të mos e lëndojnë etikën e
konsumatorëve, për shkak se, nëse këtë nuk e respektojnë, do t’u kthehet si
bumerang, duke e humbur tregun dhe konsumatorët seriozë.

Pronarët nuk duhet ta konsiderojnë veten ndaj të punësuarve si baballarë, ndërkaq


të punësuarit t’i konsiderojnë si fëmijë, për shkak se raportet të cilat krijohen në
mes punëdhënësit dhe punëmarrësit janë të bazuara në interes.

Nëse interesi i njërës palë rrezikohet dhunshëm, duke e favorizuar interesin


personal, atëherë vlerat etike të ndërmarrjes ose të individit vijnë në pikëpyetje për
shkak se gjërat vështrohen nga pozicioni personal, qoftë ai i ndërmarrjes apo i
individit.

FINANCAT
Për shkak se pronarët e bizneseve janë përgjegjës për burimet financiare, pronarët
dhe financat janë një segment i njëjtë, shpeshherë ndodh që pronarët të huazojnë
para nga miqtë dhe farefisi ose institucionet financiare për ta filluar biznesin e tyre
ose krijojnë bashkëpronësi për t’i siguruar paratë.
Çmimet (e prodhimeve dhe shërbimeve) janë çelësi i funksionimit të ndërmarrjes.
Nëse kemi çmime të arsyeshme, të cilat garantojnë akumulim, sipas një logjike të
shëndoshë, pronarët dhe menaxherët financiarë nuk do të duhej të shmangeshin
nga rregullat dhe ligjet për të ngritur edhe më shumë fitimin e tyre.

Kjo do të ishte joetike, për shkak se rrezikon interesat e konsumatorëve.


Çështje tjetër financiare është edhe çështja që ka të bëjë me pozitën financiare të
ndërmarjes, e cila u raportohet investitorëve të ndryshëm, agjencioneve qeveritare
dhe palëve të tjera.

Dokumentacioni financiar pasqyron informata të rëndësishme, në të cilat


mbështeten investitorët gjatë marrjes së vendimeve për investime, të cilat
shpeshherë kanë të bëjnë me miliona dollarë.

Nëse ai dokumentacion përmban informata jokorrekte, të cilat në instancën e fundit


janë të sanksionuara me ligj dhe konsiderohen si krime, sigurisht se do të pajtohemi
të gjithë se nuk është morale, nuk është e drejtë, është joligjore dhe, në fund, themi
se është joetike, prandaj është e sanksionuar me ligj.

Në shtetet e zhvilluara këto veprime joetike vlerësohen si krime dhe ligjërisht janë
të dënueshme.

Çështje tjetër sa i përket financave ka të bëjë me përgjegjësinë e bankave për


rastet ku, me qëllim, një masë të madhe të mjeteve/parave i huazojnë për të
realizuar fitime të mëdha, duke rrezikuar mundësinë e përmbushjes së kërkesave të
depozituesve të këtyre mjeteve.

Çështje tjetër financiare është çështja e bankave. Ato shpeshherë, në mënyrë të


qëllimshme, lejojnë mjete të depozitorëve më shumë sesa që është e lejuar me
rregulla bankare.

Në këtë rast rrezikohet mundësia e përmbushjes se kërkesave të depozitorëve, për


shkak se kapitali i tyre është huazuar. Ky është afarizëm joetik, jomoral, ligjërisht i
dënueshëm dhe konsiderohet krim ekonomik.

Për këtë arsye, sot shumë shtete kanë ashpërsuar ligjet ndaj afarizmit të bankave
dhe ndaj fshehtësisë së tyre afariste, për të mos sjellë në pyetje interesin e
konsumatorëve.

PUNËTORËT
Punëtorët mund të marrin vendim rreth vlerësimit të cilin ata e kanë për çështjet
etike dhe joetike. P.sh. një menaxher i fabrikës së duhanit, i cili ishte i specializuar
nga fusha e endokrinologjisë dhe biokimisë, i sugjeron ndërmarrjes se mund të
prodhohen cigare të padëmshme.
Kompania nuk pajtohet me hulumtimin e tij, ia zvogëlon mjetet për vazhdimin e
hulumtimit. Ai kishte krijuar bindjen se ndërmarrja e kishte fshehur nga opinioni i
gjerë opinionin e tij lidhur me rrezikshmërinë e duhanit.

Për këtë ndërmarrja nuk kishte interes, sepse do të ishte një reklamë e keqe për
prodhimin e duhanit. Dhe për këtë qëndrim ndërmarrja e nxori nga puna.

Mirëpo, hulumtimi i tij bën që të lëvizë mekanizmi kontrollues dhe ndërmarjet e


prodhimit të duhanit të detyrohen që të ndërrojnë teknologjinë e prodhimit, në
mënyrë që ta zvogëlojnë rrezikun për shëndetin e dunahpirësve.

Pronarët, të shumtën e rasteve, nuk dëshirojnë që punëtorëve t’ua tregojnë të


vërtetën lidhur me rezultatet financiare të ndërmarrjes.

Një kontabilist, i cili punonte për një kolegj të vogël, dyshoi kur gjeti 294.000$ si
tarnsfer në llogarinë e kolegjit. Shefi i tij i tha se ajo është një pasuri trashëgimore.
Mirëpo, kjo shumë ishte e paguar nga persona anonimë, si ndihmë për një kolegj të
ngjashëm, i cili i përkiste kishës.

Ai të gjitha këto mjeto i shndërroi në investime, mirëpo kontabilisti nuk lejoi që këto
investime të bëhen dhe për këtë e njoftoi komisionin e kontrollit, i cili për këtë
tentim joetik shefin e dënoi me 4.2 milionë dollarë, të cilat ai u detyrua t’i paguaj në
kesh.

MENAXHMENTI
Menaxherët e biznesit i kanë dy përgjegjësi, atë etike dhe juridike, për menaxhimin
e biznesit për interes të pronarit. Disa çështje etike kanë të bëjnë me obligimet e
pronarëve, veçanërisht në fushën e ruajtjes së interesit të ndërmarrjes, për shkak
se qëllim kryesor i menaxhmentit është realizimi i qëllimeve, duke organizuar,
qeverisur, planifikuar dhe kontrolluar aktivitetet e punëtorëve të cilët i punëson.

Menaxhmenti dhe të punësuarit janë segment i përbashkët në ndërmarrje,


menaxherët janë ata që i motivojnë punëtorët për realizimin e objektivave të
ndërmarrjes, derisa udhëheqësi i punëtorëve, menaxherët, influencojnë çështjet
etike në organizatë ose ndërmarrje, me qëllim të arritjes së rezultateve të
parashtruara.

Po ashtu, menaxhmenti i ndërmarrjes duhet të jetë i fokusuar në çështjet e


disiplinës së punëtorëve, përjashtimit të tyre nga puna, diskriminimit, kujdesit
shëndetësor, privacizmit të tyre, teknologjisë, përfitimit të punëtorëve, abuzimit me
substana narkotike dhe alkool në vend të punës, raporti i ndërmarrjes me rrethinën,
qeverisja etike, bashkëpunimi me komunitetin lokal etj.

Menaxherët me kujdes duhet t’i balansojnë detyrat e veta dhe të pronarëve ose të
aksionarëve të tjerë, të cilët e kanë angazhuar atë për realizimin e objektivave të
ndërmarrjes dhe të punëtorëve. Menaxherët gjithashtu duhen të plotësojnë dëshirat
e shoqërisë, duke i plotësuar dhe rregulluar kushtet e punës për punë të sigurt,
produkte të sigurta dhe për ruajtjen e ambientit.

KONSUMATORËT
Asnjë ndërmarrje nuk mund të ekzistojë pa blerjen e produkteve të saj nga ana e
konsumatorëve. Detyra kryesore e ndërmarrjes është të plotësojë nevojat e
konsumatorëve. Biznesi duhet të dijë çka kërkojnë dhe çka ju nevojitet
konsumatorëve, për të prodhuar produktet të cilat i plotësojnë këto nevoja.

Për t’i plotësuar nevojat e konsumatorëve biznesi duhet t’i marrë parasysh nevojat
e atypëratyshme të konsumatorëve, por duhet të fokusohet edhe në dëshirat e tyre
afagjata.

P.sh. njerëzit dëshirojnë çmime të ulëta të energjisë për shtëpitë e tyre, ata nuk
dëshirojnë që të prodhohet energji nga e cila do të ndotet ajri, ambienti dhe uji, të
cilat shkaktojnë vdekje edhe të të rinjve edhe të moshuarve.

Gjithashtu, konsumatorët nuk presin kuantitet të ushqimit, të produkteve të cilat


kanë çmime të ulëta, për shkak se nuk dëshirojnë që prodhuesit në mënyrë joetike
t’i lëndojnë ose t’i vrasin, por dëshirojnë të kundërtën, produkte të cilat janë në
favor të tyre, që çmimet të jenë reale dhe të mos e rrezikojnë sigurinë ekzistenciale,
ndërsa produkti të jetë i pastër për shëndetin e konsumatorëve dhe të mos e ndotë
ambientin që e rrethon.

Ta zëmë, shpeshherë bojkotohet mishi i peshqve tuna, për shkak se gjatë peshkimit
janë mbytur delfinët.

Konsumatorët konsiderojnë se mbytja e delfineve gjatë peshkimit është një biznes


joetik, të cilin nëse shteti nuk e sanksionon me rregulla dhe ligje juridike, atëherë
atë do ta sanksionojë konsumatori duke e bojkotuar atë produkt, ose shpeshherë
konsumatorët kanë protestuar ndaj kompanive të mëdha kozmetike, për shkak se
këto kompani produktet e tyre kozmetike i kanë testuar në shtazë.

Organizata për mbrojtjen e konsumatorëve vazhdimisht përpiqet të ndërpresë


aktivitetet joetike, të cilat e rrënojnë shëndetin e konsumatorëve dhe rrethinën.

MARKETINGU
Marketingu dhe menaxhmenti janë në të njëjtin segment (fig. 3), për shkak se të
gjitha aktivitetet e marketingut janë të orientuara në plotësimin e kërkesave të
konsumatorëve. Hulumtimi i parë që e bëjnë njerëzit që mirren me çështje të
marketingut, është hulumtimi i kërkesave të konsumatorëve ose: çka dëshirojnë
konsumatorët.

Në bazë të kësaj ata u japin rekomandime njerëzve nga prodhimi, se cilat produkte
kërkohen dhe cilat janë kërkesat, qofshin ato specifike ose kërkesa të përgjithshme.
Relacioni etik sa i përket marketingut ka të bëjë me sigurinë (të qenurit i sigurt) e
produkteve, e tek pastaj vie promovimi dhe shitja e këtyre produkteve, përkatësisht
zgjedhja e kanaleve për shpërndarjen e tyre.

P.sh. Coca Cola filloi bisedimet me zyrtarët e antitrustit meksikan, me qëllim të


shmangies së mundësisë të konfliktit juridik lidhur dhe shitjen dhe marketingun në
tregun e saj më të madh jashtë SHBA. Autoritetet meksikane kanë hulumtuar
dyshimet lidhur me shpërdorimin e pozitës së vet (Coca Cola) në tregun e pijeve të
gazuara, me qëllim të reduktimit të prezencës së konkurrentëve në treg.

Ose, për shembull, disa kompani të cilat mirren me prodhimin e barnave


në SHBA kanë pasur një rritje të barnave. Studimet të cilat janë bërë në
familjet amerikane lidhur me këtë, nga Grupi për kujdes shëndetësor,
kanë rezultuar se mesatarja e ngritjes së çmimeve për 50 produkte të
barnave është ngritur pa arsye për 4%, ndërkaq inflacioni ka qenë vetëm
2,2%. Mirëpo, në mesin e këtyre medikamentave ka disa që janë ngritur
edhe për 10%. Për këtë shkak kompanitë farmaceutike filluan të
kritikohen për një veprim joetik brenda vendit dhe jashtë tij.

KONTABILITETI
Fusha e kontabilitetit ka pësuar ndryshime të mëdha në dekadën e fundit.
Profesionistët e kontabilitetit, të cilët janë të certifikuar në të kaluarën, nuk janë
shumë të shqetësuar lidhur me konkurrencën.

Mirëpo tani, me aplikimin e teknologjisë dhe programeve të ndryshme softverike,


shkathtësitë e tyre janë afatshkurtëra, për shkak se ka një konkurrencë dhe puna e
tyre nga një orar i gjatë është zvogëluar në disa orë.

Presion tjetër në kontabilistët janë edhe: koha, paga e e reduktuar, kërkesat e


klientëve për të bërë ndryshime në fushën e financave, për shkak të pagesave të
taksave më të ulëta dhe, gjithashtu, siç thamë edhe më lart, konkurrenca.

Problem tjetër i kontabilistëve është çështja e rregullave dhe ligjeve të cilat


aprovohen nga organet qeveritare dhe nga ato lokale, të cilat duhet të përcillen me
përpikëri, pastaj afatet dhe tejkalimi i tyre, pagesat etj.

Pra, jeta e kontabilistit është e ngarkuar me rregulla dhe ligje, të cilat duhet të
respektohen dhe të interpretohen në mënyrë korrekte. Sipas kësaj kontabilisti duhet
të qëndrojë dhe të punojë sipas rregullave dhe kodit të etikës, të cilat e definojnë
përgjegjësinë e tij ndaj klientëve të tij dhe ndaj interesit publik.

Kodi i etikës gjithashtu e parasheh integritetin e kontabilistit, objektivitetin e tij dhe


pavarësinë. Përfundimisht, kodi etik kërkon nga kontabilisti punë të ndërgjegjshme.

Nëse i zbaton rregullat e aprovuara me ligj dhe rregullat e kontabilitetit, atëherë


mund të themi se kontabilisti vepron sipas kodit të etikës.

Você também pode gostar