Você está na página 1de 4

RISKU, SIGURIMET DHE ECURIA E SIGURIMEVE NE TREGUN

SHQIPETAR
Risku ne shoqeri

Bota moderne eshte e mbushur me ngjarje te paparashikueshme, <<Risku >> term i


perdorur per te shprehur probalitetin e nje humbjeje,kercenon vazhdimisht, individet,
shoqatat si edhe shoqerine ne pergjithesi. Risgu eshte nje pasiguri apo nje mundesi
e paparashikueshmeper te ndodhur nje fatkeqsi, qe shkakton humbje dhe qe
shprehet me nje dem ekonomik.

Risku mund te klasifikohet ne dy kategori te medha:

 Risku i paster dhe spekulativ.


 Risku kryesor dhe i vecante.

Risku i paster percaktohet si nje situate ku ka vetem dy mundesi: humbje ose jo.
Keto risqe shkaktojne nje humbje apo ne ngjarje, zhdemtimi i se ciles na le ne te
njejten situate ne te cilen ishim para ndodhjes se saj. Te tilla jane: risku i nje
aksidenti motorrik, zjarri ne fabrike, vjedhje e mallit etj.

Risku spekulativ percaktohet si nje situate ne te cilen egziston mundesia per te


fituar. Keshtu p.sh investimi i parave ne aksione apo investime te tjera, i cili sjell fitim
ose humbje per investitorin.

Risku kryesor eshte risku qe prek ekonomine ne teresi ose nje numer te madh
personash apo grupesh ne ekonomi. P .sh inflacioni i larte, papunesia ciklike, lufta,
pasi nje numer i madh individesh preken ne kete rast. Menaxhimi i riskut eshte
procesi qe idntifikon humbje, me te cilen perballet nje shoqeri dhe perzgjedh teknikat
perkatese per te trajtuar keto ekspozime.

Procesi i menaxhimit te riskut perfshin 4 etapa:

1. Identifikimi i humbjeve te mundshme.


2. Vleresimi i humbjeve te mundshme.
3. Zgjedhja e teknikes se duhur te trajtimit te ekspozimeve qe sjellin humbje,
trjatimit te riskut.
4. Zbatimi dhe administrimi i programit.

Sigurimet si element i rendesishem i menaxhimit te riskut.

Koncepti qe ka te beje me trasferimin e pasojave ekonomike te riskut, dmth blerjen e


nje mbrojtjeje nga sigurimet perben nje element te rendesishem ne menaxhimin e
riskut. Menaxhimi i riskut nuk duhet te ngatarrohet me menaxhimin e sigurimeve.
Menaxhimi i riskut eshte nje koncept me i zgjeruar dhe perfshin te gjitha teknikat per
te trajtuar perballimin e nje ngjarjeje qe shkakton humbje ku sigurimet jane njera prej
ketyre metodave.
Me sigurimin individet ose organizata transferojne riskun e humbjeve te pasigurta
por te mundshme. Sigurimet realizohen ne baze te kontratave ligjore, sipas te cilave
siguruesi premton te rimbursoje te siguruarin ne rastin e ndodhjes se humbjeve
aksidentale te percaktuara ne kontrate. Sigurimi implikon nje marrveshje midis te
siguruarit i cili paguan nje prim dhe te siguruarit qe premton ti rimbursoje te siguruarit
humbje financiare te pesuara gjate risqeve te percaktuara. Per te qene e mundur te
sigurohet nje marrveshje e tille me nje individ apo nje organizate, siguruesi duhet te
kete nje numer te madh te ketyre marrveshjeve qe mbulojne risqe te ngjashme.
Duke kombinuar nje numer te madh ekspozimesh perballe risqeve eshte e mundur
qe te parashikohet ne menyre sa me te sakte mundesia e ndodhjes se ketyre
humbjeve.

Parimi qe mebeshte kete teori eshte ligji numrave te medhenj, i cili ne kete kontekst
formulohet keshtu: duke u rritur numri i ekspozimeve ndaj risqeve, humbjet reale
afrohen shume me vleren e tyre te parashikuar. Humbja kolektive e parashkuar
eshte ndare keshtu ne menyre proporcionale per te gjithe te siguruarit ne formen e
primit.

Siguruesit jane qofte shoqeri tregtare private qofte agjensi te drejtuara nga shteti.
Sigurimet private ndahen ne sigurimet e jetes dhe te shendetit dhe sigurimet e
pasurise dhe pergjegjsise. Siguruesit privat sigurijne vetem riskun e paster. Tipet
krysore te riskut te paster qe mund te krijojne nje pasiguri financiare perfshijne riskun
personal, icili prek drejtperdrejte individin riskun e pasurise dhe riskun e pergjegjsise,
i cili eshte nje tip tjeter i riskut te paster me te cilin shume persona perballen. Nen nje
sistem ligjor ju mund te jeni ligjerisht pergjegjes nese ju beni dicka rezultati i te ciles
demton pasurine apo fizikisht dike tjeter. Ligji ne kete rast ju denon qe te paguani
demit qe ju i keni shkaktuar personit tjeter.

Shoqerite e sigurimeve grumbullojne fonde nga primet qe paguajne kliente te


ndryshem: shuma e mbetur pasi paguhen edhe shpenzimet operative, shkojne per te
paguar demet dhe per investime.

Aktuaret aplikojne analiza statistikore per te percaktuar nivelet e pritura te humbjeve


dhe devijimet e mundeshme nga keto nivele.

Menaxheri i riskut perdor nje sere teknikash per parashikimin e ndodhjes se


ngjarjeve te ndrzshme si: analiza probabilitare, parashikimi i bazuar ne shperndarje
probabilitare, analiza regresive.

Zhvillimi i tregut te sigurimeve ne Shqiperi

Sigurimet ne Shqiperi kane ekzistuar prje kohesh, megjithese kane filluar mjaft vone
krahasuar me vendet e tjera te zhvilluara, ato kane karakteristikat dhe historikun e
tyre. Gjate viteve te fundit eshte krijuar nje baze juridike qe rregulon te drejtat dhe
detyrimet ndermjet te siguruarit dhe shoqerise siguruese, jane zgjeruar llojet dhe
tipet e mbulimit te sigurimit, si dhe jane krijuar kushtet dhe mundesia e risigurimit me
shoqeri te huaja si mjet i domosdoshem i mbrojtjes se interesave te te siguruarve.

Tregu aktual i sigurimve perbehet nga disa kompani, te cilat kryejne aktivitetin e tyre
ne fushen e jetes dhe jo-jetes. Pesha specifike e tregut e ketyre kompanive gjate vitit
2005 jepet si me poshte:

Sicred -1.52%

Sigal-life – 1.72%

Insig (jete) – 2.71%

Sigal – 27.21%

Sigma – 18.98%

Insig – 15.09%

Intersig – 9.09%

Atlantik – 10.28%

Interalbanian – 6.27%

Albsig – 5%

Dukagjini AL – 2.14%.

Tregu shqiptar i sigurimeve dominohet nga kapitali vendas ne 80% te tij. Kapitali i
huaj i investuar ne kete sektor perfaqsohet nga IFC dhe BERZH. Per here te pare ne
tregun shqiptar te sigurimeve ka nje kompani me kapital kosovar, si dhe kompani te
mirefillta shqiptare qe ushtrojne vetem aktivitetin e jetes. Disa prej kompanive
shqiptare kane zgjeruar aktivitetin e tyre ne kosove dhe maqedoni duke u kthyer ne
kompani rajonale, si dhe duke rritur ne menyre te konsiderueshme primet e tyre.

Pozicioni monopolist i shtetit ka qene gjithnje ne ulje duke i lene vend iniciatives
private. Verehet nje ndryshim teresor i tregut te sigurimeve ne favor te shoqerive
private. Konkurenca ne rritje beri qe keto kompani tju pergjigjien me mire nevojave te
tregut te sigurimeve, te ofrojne nje game me te gjere ne produktet si dhe prime
sigurimi konkuruese. Niveli i primeve bruto te arketuara nga shoqerite e sigurimit
gjate aktivitetit te tyre jepet si me poshte:

TABELA 1: Volumi i primeve bruto per vitet: 1999-2005 (mln leke)

Viti 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005


Primi 1847 2017 2968 3803.74 3755.08 4151.43 4011.03
Burimi. AMS
Nga tabela vihet re qarte nje rritje e nivelit te primeve bruto e cila ka ardhur si
rezultat i shtimit te numrit te shoqerive siguruese ne treg, ndyshimit te kultures
sigurative te indivdeve ne shoqerine shqiptare, ndryshimit te nivelit te te ardhurave te
individeve etj, te cilet kane ende vend per permiresime. Tregu shqiptar i sigurimeve
deri ne 2006 ka qene i orientuar drjet sigurimit te detyrueshem, verehet nje rritje e
peshes se sigurimit vullnetar megjithese ato vazhdojne te kene nje perqindje
relativisht te ulet ne krahasim me sigurimin e detyrueshem.

Tregu shqiptar i sigurimeve po zhvillohet me tej duke zgjeruar veprimtarine e tij, por
si cdo treg ai perballet me perparesite dhe problemet e tij. Nder perparesite
permendim: eksistencen e nje kapaciteti tregu ende te pa shfrytezuar, vendosjen e
tarifave te reja ne nje nivel me te ulet se tarifat e meparshme, rritja e peshes
specifike se sigurimit vullnetarne kete treg etj. Nder problemet permendim: mungesa
e informacionit persa i perket sigurimeve, mungesa e edukates per tu siguruar, niveli
i larte i sigurimeve te detyrueshme krahasuar me ato vullnetare, konurenca e ashper,
niveli i ulet i te ardhurave etj. Pavaresisht problemeve qe ka ky treg eksistojne
mundesi potenciale per rritjen, zhvillimin dhe perfeksionimin e tijsi nje treg me
kakrakteristikat e tij.

BIBLIOGRAFIA:

AMS, “Raporte statistikore per tregun e sigurimeve ne Shqiperi”.

Você também pode gostar