Você está na página 1de 2

Anastasi!

Durrsaku që u bë Perandor i Bizantit


Qytetërimi Bizantin bashkëjetoi rreth 800 vjet me Shqiptarët, duke dominuar gjatë gjithë
mesjetës në trevat tona. Ai jo vetëm pati ndikime të jashtëzakonshme, si vazhdim i
qytetërimit romak por pati aftësinë që të “thithte” dhe të përfshinte në “kozmosin” e tij
edhe vlerat më të arrira që vinin nga provincat perëndimore Iliro-Arbërore. Historia e
Bizantit si pjesë e një prej qytetërimeve të mëdha botërore veçohet për arritjet e saj në
aspektet politike, diplomatike, ushtarake, ekonomike dhe kulturore. Pikërisht në këtë
realitet kozmopolit një rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe paraardhësit e
Shqiptarëve .I pari midis të shumtëve ishte edhe Anastasi, Perandori që
bashkëqytetarët e tij nuk e donin, sepse e lidhi qytetin e tyre, Durrësin me
Kostandinopolisin dhe lindjen. Pikërisht Durrësi, qendra e provincës Romako-Bizantine
të Epirit të ri, ishte porti kryesor i Bizantit në kufijtë perëndimore të tij. I quajtur si taverna
e Adriatikut, apo Metropoli i Ilirikut ai shërbente si bazë kryesore e flotës perandorake.
Nga ky qytet, Perandorisë Bizantine do t’i vinin të gjitha rreziqet nga Perëndimi, siç ishin
sulmet e huaja dhe pretendentët e shumtë të fronit. Nga gjiri i elitës politike, ushtarakë
dhe kishtarë të tij, dolën mjaft personalitete të fuqishme, midis të cilëve edhe Anastasi.
Anastasi i cili sundoi në vitet 491-518 ishte i 15-ti Perandor Bizantin. Ai lindi në Durrës
rreth vitit 450, në një familje senatoriale Ilire (E. Jacques, Shqiptarët). Pasi u bë
nëpunës oborri ai u prezantua si njeri me karakter të fortë, ambicioz, i ndershëm dhe i
drejtë. Pikërisht për këto cilësi ky ushtarak me përvojë i armatës bizantine u zgjodh si
Perandor në vitin 491, duke zëvendësuar paraardhësin e tij, Perandorin Zenon. Pasi u
martua me të venë e ti,j Ariadnën (Histori e Bizantit. Tiranë 1999, fq.39). Anastasi
qeverisi për 20 vjet dhe u tregua një administrator dhe shtetar i zoti. Ndër reformat e
para të tij ishte riorganizimi i sistemit financiar të Perandorisë, ku paraja bizantine fiksoi
një kurs stabël dhe emetoi monedhat e reja prej bronzi, në vend të atyre prej bakri që
qarkullonin më parë. Në vijim të kësaj politike, ai riorganizoi edhe sistemin e mbledhjes
së taksave që fuqizoi financat shtetërore. Tashmë ato do të mblidheshin nga nëpunës
që emëroheshin nga prefektët pretorianë. Në fund të qeverisjes së tij, Anastasi i la
arkës së shtetit një shumë prej 320.000 librash ari (G. Ostrogorski, fq. 40). Ndërkohë
sundimi i Perandorit me origjinë Ilire u shoqërua me revolta dhe luftëra civile, të cilat
nxiteshin nga Partia e të kaltërve. Të tilla ishin revoltat e grupeve kristiane të ndryshme
ose revolta e Vitalianit, kryekomandantit të Trakës, i cili e rrethoi 3 herë
Kostandinopolisin. Si durrsak, Anastasi tregoi kujdes të veçantë për qytetin e tij të
lindjes. Ai rindërtoi sistemin mbrojtës të Durrësit, gjatësia e mureve të të cilit arrinte
gjatësinë 4400 m. Ato kishin gjerësi prej 3.5 m dhe ishin të larta 12 m dhe u ndërtuan
me tulla të kuqe (A. Meksi, Arkitektura mesjetare në Shqipëri, fq.13) ashtu siç i shohin
dhe sot. Përveç tyre, Anastasi ndërtoi edhe kështjellën dhe hipodromin, si dhe një kishë
atë të Shën Anargjirëve (A. Meksi. Monumente II.1985.fq.15). Në kohën e tij u ndaluan
ndeshjet e gladiatorëve dhe u ndërtuan një pjesë e mureve rrethuese të
Kostandinopolisit (T. Zavalani - Histori e Shqipërisë, Tiranë, fq 63-64). Interesant është
fakti se Anastasi kishte edhe një portret të çuditshëm. Ai gjysmën e kokës e kishte me
flokë të verdhë dhe gjysmën gështenjë, ndërsa njërin sy e kishte bojëqielli dhe tjetrin të
zi. (Aristidh Kola, Arvanitasit. fq.209). Perandori Anastas vdiq më 1 korrik të vitit 518
dhe u zëvendësua nga Justini, një tjetër bashkëkombës i tij ilir, por nga Dardania, i cili u
pasua në vitin 527 nga i nipi, Perandori Justinian. Në vitin 532, kur kundër sundimit të
Justinianit shpërtheu kryengritja e famshme Nika, në Kostandinopojë, në të morën pjesë
edhe dy nipërit e Anastasit; Pompeu dhe Ipati. Ata u ftuan nga partitë e hipodromit për
të marrë pushtetin që u takonte si trashëgimtarë të perandorit me origjinë nga Durrësi.
Megjithëse ata arritën një hap larg suksesit, sepse Justiniani mendoi se gjendja e tij
ishte e pashpresë dhe u bë gati të largohej nga Kostandinopolisi. Fati i keq i kryengritjes
që u shtyp nga strategu i Justinianit, Belizari, pasoi edhe dy nipërit e Perandorit durrsak.
Kështu Pompeu dhe Ipati u vranë dhe trupat e masakruar të tyre u hodhën në detin
Marmara. Një luftë e denjë brenda llojit, ku anëtarët e dy familjeve Ilire luftojnë në
Kostandinopojë për fronin e Bizantit. Ndërkohë për këtë figurë të shquar që, historia e
vendeve fqinje do të bënte çmos që ta bënte pjesë të sajin, tekstet tona, të paktën ato
shkollore flasin fare pak. E ndërsa për Anastasin, teksti i Historisë së vitit të katërt, apo
siç quhet sot klasës së XII, përmban vetëm katër rreshta (Histori IV Profili shoqëror.
Tiranë 2006 fq.23), Justini dhe Justiniani, Perandorë që ishin lindur në Bederiana dhe
Tauresium të Provincës së Dardanisë dhe që ishin për nga Kombësia Ilire etnike, teksti i
historisë sonë hesht.

Você também pode gostar