Você está na página 1de 18

Analiza e politikave publike

Leksion 1: Hyrje ne analizen e politikave


publike

Objekti i analizes se politikave


1.
2.

Cila do ishte gjeja me e mire per tu bere?;


Cili eshte rezultati me i mire qe mund te arrihet
ne rrethana te caktuara?

Kjo lende synon te beje nje hyrje, per te dyja


keto pyetje. Ne do te perpiqemi te analizojme
menyren sesi analistet e politikave arrijne te
zgjedhin politiken me te mire, duke perdorur
konceptet e eficences dhe te barazise. Do te
mundohemi gjithashtu te kuptojme limitet e
alternativave te politikes qe mund te zgjidhen.
2

Perkufizime
Politik: (1) nje rrjedhe veprimesh apo nje metode veprimi
e perzgjedhur (nga nje qeveri, nga nje grup njerezish,
ose nga nje individ) mes disa alternativave dhe ne
rrethana te caktuara, per te udhehequr marrjen e
vendimeve te tashme dhe te ardhme;
(2) nje program qe permban objektiva te deshiruar
dhe mjetet per ti arritur ato.

Analiz: (1) procesi i ndarjes se te teres ne elementet


thelbesore apo ne pjeset perberese; (2) ekzaminimi i
detajuar i dickaje komplekse (nje roman, nje organizate,
etj), me qellim qe te kuptosh natyren e saj ose te
percaktosh tiparet thelbesore; (3) nje studim i thelluar

Perkufizime
Analiza e politikave eshte procesi i vleresimit dhe i
perzgjedhjes se nje alternative nga disa te tilla, bazuar ne
dobishmerine e tyre per:
te arritur nje ose disa qellime te vendosura ose
per te kenaqur disa vlera te paracaktuara.

Ne pergjithesi, ne procesin e politike-berjes, rekomandimi


per nje politike te caktuar behet nga nje person, vendimi
merret nga nje person apo nje entitet tjeter, dhe zbatimi
i politikes se zgjedhur behet nga nje person apo entitet i
trete.
4

Pjeset e procesit te analizes se


politikave

1.

Formulimi i problemit;

2.

Perzgjedhja e kritereve;

3.

Krahasimi i alternativave dhe zgjedhja e njeres prej


tyre (zgjedhja e politikes);

4.

Analizimi i rrethanave politike dhe organizative;

5.

Zbatimi dhe vleresimi i programit (politikes).

1. Formulimi i problemit
Shembull: mbi-popullimi i dhomave te burgjeve
Formulimi i problemit qe duhet te zgjidhe politika
Si do ta formulonit problemin:
A ka shume pak burgje? Nese po, me shume burgje
duhen ndertuar.
A ka shume te burgosur? Nese po, duhet te zbatohen
politika qe permiresojne kushtet ekonomike dhe sociale
te shtresave me pak te privilegjuara, te rritet niveli i
arsimimit te femijeve ne keto kategori, te zbatohen
programe rahabilitimi qe te liruarit te mos kthehen perseri
ne burg.
Sigurisht, ka dhe mundesi te tjera formulimi
6

2. Perzgjedhja e kritereve
Kriteret jane baza per te gjykuar dhe per te zgjedhur.
Fjala vjen nga greqishtja, krites, qe do te thote gjykates.
Nje zgjidhje mund te jete me e mire sipas nje kriteri dhe

nje zgjidhje tjeter mund te jete me e mire sipas nje kriteri


tjeter;
Kritereve duhet tu veme pesha: ceshtje e etikes
Kriteret duhet te kene disa veti:
Objektiva dhe jo mjete
Te matshem
Te qarte
Te perfshijne interesat e te gjithe qytetareve
7

Perzgjedhja e kritereve

Ne shembullin tone te mbipopullimit te burgjeve,


kriteret e zgjedhura si objektiva/gjykates do te
jene 4:

1.

Kostoja (zgjidhja me e lire eshte ajo me e mira)

2.

Drejtesia (ne kuptimin qe personi i burgosur te mos


jetoje ne kushte jo-njerezore)

3.

Hapesira (e shprehur si numri i krevateve qe lirohen


nga nje zgjidhje e caktuar)

4.

Perseritja e krimeve (sa me pak ri-burgosje te te


njejteve persona, aq me mire)

3. Krahasimi i alternativave dhe


zgjedhja e njeres
Bazuar ne problemin qe shtrohet, supozojme te
propozojme tre alternativa:
1. Ndertimi i me shume burgjeve;
2. Marrja me qera e hapesirave nga shtete te tjera
fqinje;
3. Lirimi i parakohshem i te denuarve jo te
dhunshem dhe futja e tyre ne programe rehabilitimi
ne menyre qe te mos perserisin te njejtat gabime
Si ta zgjedhim alternativen, duke patur ne konsiderate
kriteret qe kemi renditur?
Problem: nje alternative kenaq me shume nje kriter se
te tjeret; e njejta gje ndodh me alternativat e tjera
9

Krahasimi i alternativave dhe zgjedhja e


njeres
Matrica Alternativa-Kritere (MAK)

10

Matrica Alternativa Kritere: periudha e referimit, nje vit nga marrja e


vendimit

11

MAK
Vlera e alternatives 1=a1V1+a2V1+...anV1, dhe keshtu me radhe

per te gjitha alternativat, ku:


a1, a2, a3, e keshtu me radhe jane peshat qe i vendosim kritereve.

Ato shprehin rendesine relative te kritereve ne procesin e


vendimarrjes. Per shembull, nese a2=0, atehere kriteri 2 nuk eshte
i rendesishem. Nese a7<0, atehere kriteri eshte negativ, sic eshte
rasti i kostos. Nese a3>0, kriteri eshte i mire, sic eshte rasti i
drejtesise.
V jane vlerat e alternativave, qe shprehin (ose matin) plotesimin e

12

secilit kriter nga alternativa. Ne menyre qe te jene te perdorshme


ne nje analize te tipit MAK, ato duhet te kene kuptim matematikor
(numerik).

MAK

13

Krahasimi i alternativave dhe zgjedhja


e njeres
Zgjedhja e alternatives me te mire mund te influencohet nga

caktimi i peshave per kriteret e ndryshme. Analisti i politikave


(konsulenti) duhet te argumentoje bindshem per peshat qe i ka
dhene kritereve, te cilat kane cuar ne zgjedhjen e nje politike te
caktuar;
Njesite e matjes ne perdorimin e MAK jane shume te
rendesishme. Problemi i standartizimit te njesive te matjes
eshte shume i veshtire sepse implikon ne vetevete vendosjen
e peshave ne menyre qe kriteret te jene te krahasueshme mbi
baza te njejta.
Perqasja me ane te MAK eshte shume me e pershtatshme per
te organizuar procesin e vendimarrjes, dhe jo aq per te marre nje
vendim specifik. Renditja e alternativave, e kritereve, vendosja
e peshave dhe krahasimi i vlerave, jane te gjithe komponente te
rendesishem per marrjen e vendimit.
14

4. Analizimi i rrethanave politike dhe


organizative

Pranimi dhe votimi i politikes nga te zgjedhurit e


popullit;

Mundesite e realizimit te politikes nga ana e aparatit


administrativ (zbatimi i ligjit).

Ka vetem nje menyre per te bere te mundur qe politikanet


dhe burokratet te mbeshtesin (ose se paku te mos
kundershtojne) nje politike qe ju keni propozuar:

Perfshijini ata qe nga fillimi i procesit.

15

1.

Faza e skematizimit (formulimit) te problemit dhe

2.

Faza e zgjedhjes se alternatives (politikes).

5. Zbatimi dhe vleresimi i programit (politikes)


Vleresimi i tregut

Vleresimi i politikes

Analiza e ekspertit

16

Zbatimi dhe vleresimi i programit


(politikes).
Nje analize lidhur me permbushjen e objektivave nga ana e
programit apo te politikes.
Vleresim formal
Vleresim lidhur me shkallen e kenaqesise se klientit
Lista e produkteve
Shpenzimet dhe efektiviteti
Pasojat e programit ne periudhen afatgjate

17

PYETJE DHE PROBLEME


1.

Zgjidhni nje problem qe shqeteson politike-beresit ne ditet tona. Perkufizoni me nje fjali te vetme situaten
problematike. Pastaj jepni te pakten tre formulime te problemit. Vini re se perkufizimi i situates tregon vetem
problemin, ashtu sic mund ta degjojme ne debate apo ne media. Ndersa formulimi i problemit permban ne
vetvete shkakun. Si do ta percaktonit nese nje formulim eshte me i mire se nje tjeter?

2.

Shikoni me kujdes matricen MAK me poshte, qe lidhet me zgjedhjen qe duhet te beje nje individ qe ka filluar
nje pune te re, lidhur me skemen e sigurimit shendetesor. Alternativat jane: skema 1, skema 2, dhe mossigurimi (pagesa private e sherbimeve shendetore). Supozoni qe pritshmeria juaj per tu semurur eshte dy/
tre here ne vit dhe qe asnjehere nuk do duhet te shtroheni ne spital. Cfare informacionesh te tjera do ju
duheshin per te zgjedhur skemen e sigurimit qe ju shkon me shume per shtat? Cfare peshash do i caktonit
kritereve te ndryshme qe jane ne matrice? Provoni te caktoni pershat, ne menyre te tille qe nje here te dali
e preferuar skema 1 dhe nje here te dali e preferuar alternativa e mos-sigurimit. Cilat pesha ju duken me te
drejta? Pse?

18

Você também pode gostar