Você está na página 1de 15

1

MA. ARMANDA HYSA

TREGU, ETNIA DHE IDENTITETI: ÇARSHIA E VJETËR E SHKUPIT.

HYRJE

Studimi i tregjeve gjithnjë ka qenë një nga problemet kryesore të antropologjisë ekonomike. Ato
janë studiuar jo vetëm për funksionin e tyre ekonomik, por edhe për atë social.
Tregjet tradicionale, e veçanërisht pazaret e vjetra, e tërheqin vëmendjen e kërkuesit pasi kanë
përfaqësuar jo vetëm hapësirat urbane të shkëmbimit ekonomik, por edhe hapësirat urbane me
intensitetin më të lartë të komunikimit shoqëror dhe kulturor. Porse në Shqipëri pjesa më e
madhe e pazareve apo çarshive të vjetra janë shembur e rrënuar, me shumë pak përjashtime.
Ndërkohë në disa kryeqytete ballkanike, si Shkupi dhe Sarajeva për shembull ato vazhdojnë të
ekzistojnë. Të bësh kërkim për pazaret e humbura të Shqipërisë do të thotë të ndërthurësh
metodat e antropologut me ato të historianit. Por kërshëria e antropologut për të vëzhguar dhe
përjetuar, në këtë rast mbeten të papërmbushura. Jo vetëm kjo kërshëri, por edhe nevoja për të
krahasuar çarshitë e së djeshmes me ato të të sotmes, më shtynë të ndërmarr një punë terreni
dyjavore në çarshinë e vjetër të Shkupit.
Dy javët e qëndrimit në Shkup ishin shumë intensive, por nga ana tjetër ishin edhe të
pamjaftueshme për ta eksploruar atë në thellësi. Aty unë dëshmova sesi një hapësirë relativisht e
vogël fizike, mund të jetë një mikrokozmos i marrdhënieve ekonomike, sociale, politike e etnike,
por edhe mund të jetë një objekt kryesor në ndërtimin e identiteteve. E kjo hapësirë ishte
pikërisht çarshia e vjetër.
Në këtë artikull do të përpiqem të analizoj pikërisht këtë, përmes etnografive të mbledhura vetë,
por edhe përmes etnografishë të tjera të mbledhura nga kolegë të mij antropologë që janë marrë
gjatë me marrdhëniet ndëretnike në Maqedoni.
Nga ana tjetër dua të theksoj se disa pohime historike të informantëve të mi do të paraqiten ashtu
siç i kanë thënë ata, pasi nga ana antropologjike është interesante të mësohet sesi njerëzit i kanë
përjetuar ngjarjet historike dhe si i interpretojnë ato, sepse shpesh shumë zgjedhje në jetë,
vendime, veprime e gjykime, ata i kanë ndërmarrë pikërisht bazuar mbi mënyrën sesi e kanë
përjetuar historinë. Këto përjetime kanë shenjuar më pas vetë kujtesën sociale të grupit ku ata
bëjnë pjesë e që është shumë e rëndësishme në rastin e studimit të pazareve.

VENDI I TREGUT DHE PARIMET E TREGUT.

Preokupimi themelor për antropologët ekonomikë që janë marrë me tregjet, duket se ka qenë
bërja e dallimit mes vendit fizik të tregut (fisical marketplace) dhe parimeve të tregut (market
principles).
Kështu substantivistët, të përfaqësuar nga George Dalton dhe Paul Bohannan, duke u mbështetur
në teorinë e Karl Polanyit, që thotë se në shoqërinë njerëzore ekzistojnë tre modele madhore
shkëmbimi, reciprociteti, rishpërndarja dhe shkëmbimi tregtar (Keesing & Strathern 2007:167),
2

në qasjen që kanë përdorur për studimin e tregjeve afrikane, kanë propozuar një ndarje të
trefishtë që mund të përdoret edhe për shoqëritë e tjera: a) shoqëri pa treg që karakterizohen nga
një ekonomi me shumë qendra, në të cilat ekzistojnë apo zhvillohen sfera të ndryshme të
shkëmbimit – pra shoqëri pa vende tregu dhe pa parime tregu; b) shoqëri me tregje periferike në
të cilat është prezent tregu si vend dhe si institucion, por ku shitjet në treg nuk përbëjnë burim
bazë për ekzistencën materiale – pra shoqëri me vende fizike tregu por që ekonomia e tyre nuk
organizohet në bazë të parimeve të tregut, dhe c) shoqëri të qeverisura nga parimet e tregut, ku
ekonomia është e rregulluar nga parimi i çmimeve dhe nga përdorimi i monedhës. (Dizionario di
Antropologia 1997:464)
Por formalistët, të përfaqësuar nga H. K. Schneider, duke qenë promotorë të “njeriut ekonomik”
që vazhdimisht bën zgjedhje për të maksimizuar vlerat (fitimin), presupozojnë se teoritë formale
të ekonomisë neoklasike janë të aplikueshme për çdo tip ekonomie, qoftë ajo ekonomi tribale,
fshatare, tradicionale apo e tregut (Keesing & Strathern 2007:167, Geertz 1978:28).
Këto qasje kanë bërë që të parët, në studimin e tregut të përqëndrohen më shumë në marrdhëniet
sociale dhe në ndikimin kulturor të tregjeve, duke u marrë shumë pak me analizën ekonomike të
tyre (pasi e konsideronin atë periferike), ndërsa të dytët janë përqëndruar shumë më tepër në
mënyrën sesi njerëzit kanë bërë tregti e kanë negociuar çmimet për të maksimizuar fitimin, si dhe
në krahasimin mes tregjeve perëndimore dhe atë të pjesës tjetër të botës.
Ndërsa Clifford Geertz është marrë me studimin e tregjeve qytetare në disa qytete të Indonezisë
dhe të Marokut, që njiheshin me emrin pazar, sikurse në pjesën më të madhe të vendeve aziatike
dhe të atyre me influencë islame. Ai u mundua të dalë mbi këtë debat, duke u bazuar në disa teori
ekonomike që theksojnë rolin e informacionit, komunikimit dhe njohurive në proçeset e
shkëmbimit:

Këto jo vetëm që na pajisin me një kuadër teorik më të përshtatshëm për të kuptuar mënyrën e
funksionimit të pazareve se sa e bënin këtë modelet e konkurencës së pastër, por gjithashtu e
bëjnë të mundur përfshirjen e faktorëve sociokulturorë në thelb të diskutimit, duke mos u
mveshur atyre thjeshtë rol kufizues (Geertz 1978:28).

Geertz ka propozuar gjithashtu për të parën herë termin bazaar type economy –ekonomia e tipit
pazar. Tek Geertz filluan të mbështeteshin jo vetëm shkencëtarët socialë që studionin vendet me
influencë islame, apo ato të Lindjes së Largët, por edhe të gjithë ata studiues që studionin çdo lloj
tregu fshatar, apo tregu të hapur (open air market) lagjeje.
Brenda të njëjtit vend mund të ekzistojnë bursat dhe tregjet e mëdha të aksioneve, sikurse tregjet
e përditshme fshatare apo tregjet javore ku mund të blihet çdo lloj objekti i jetës së përditshme.
Për bursat dhe tregjet e mëdha të aksioneve ekzistojnë pothuajse e njëjta mënyrë organizimi dhe
të njëjtat ligje shkëmbimi, të studiuara në mënyrë të hollësishme nga shkenca ekonomike. Ata
kanë ndikim të gjerë në ekonomitë kombëtare dhe mbikombëtare dhe karakterizohen nga
marrdhënie impersonale mes aktorëve që kryejnë shkëmbimet tregtare. Ndërsa të dytat janë
tregje të organizuara në mënyrë më spontane dhe me një efekt më lokal. Ato karakterizohen nga
marrdhënie të ngushta personale, qofshin fisnore, miqësore, apo klientele.
Pikërisht duke qenë me një ndikim të fortë lokal dhe duke u varur nga marrdhënie personale,
studimi i tyre ka një problematikë të ndryshme në kohë dhe hapësirë. Kështu pazaret e botës
osmane të pjesës arabe janë organizuar në një mënyrë të ndryshme nga ato të pjesës ballkanike
osmane. Vetë brenda kësaj të fundit, pazaret e qendrave të mëdha urbane si ai i Stambollit, apo ai
3

i Shkodrës, janë thuajse të pakrahasueshëm për nga organizimi, ndikimi dhe rëndësia me çarshi
të vogla si ato të Krujës apo Delvinës.
Ndërsa në kohë, çarshitë e shekullit XIX ndryshojnë kryekëput nga ato të sotmet. Nëse në
shekullin XIX aktori kryesor i ekonomisë qytetare, por dhe i organizimit social e politik të
çarshisë ishte esnafi, në fund të shekullit të XX dhe në fillim të atij XXI, me ndryshimin e
organizimit shtetëror – nga pjesë e një Perandorie shumëkombëshe me sistem politik perandorak
në një shtet-komb, të organizuar mbi parimet e demokracisë liberale, dhe me ndryshimin e
organizimit ekonomik, çarshitë e kanë humbur pozitën e udhëheqëses së ekonomive të qyteteve
përkatëse dhe janë kthyer thuajse në tregje të zakonshme, të varura në mënyrë të konsiderueshme
nga tregtia dhe shkëmbimi global. Por kthimi në një treg të zakonshëm e jokonkurues me tregjet
e tjera, si psh. me një qendër tregtare që tërheq shumë më tepër klientë sesa një çarshi, është
pikërisht faktori që po çon drejt shndërrimit përfundimtar dhe humbjes një pjesë të mirë të
çarshive të Ballkanit.
Ndërkohë që është fama e dikurshme e çarshive dhe roli që ato kanë luajtur në themelimin dhe
zhvillimin e qyteteve përkatëse dhe në organizimin e jetës urbane, që i vesh atyre petk identitar.
Kështu transformimi i tyre është një dukuri që përjetohet dhimbshëm nga qytetarët – veçanërisht
nga shtresat më të vjetra të kësaj popullsie. Ndërsa pikërisht ky petk identitar që çarshitë mbartin
i ka dhënë atyre të drejtën për t’u shpallur monumente kulture – duke ruajtur zejtaritë e vjetra
dhe duke i kthyer ato në pika turistike.
Çarshia e Shkupit është një nga ato tregje ku lufta mes këtyre dy tendencave është më e
prekshme dhe më e ndjeshme. Në momentin që ndodhesh atje dhe flet me njerëzit, e kupton se
përpjekja e tyre nuk ka të bëjë thjeshtë me rritjen e fitimeve të bizneseve të tyre, por edhe me
rikthimin e famës dhe vendit të dikurshëm të çarshisë. Natyrisht që kjo do të rriste edhe fitimet e
tyre ndjeshëm, por edhe prestigji i tyre social do të ishte i njëjtë me atë të maqedonasve, sepse
një nga vendet më të frekuentuara të Shkupit do të ishte pikërisht çarshia e shqiptarëve.
Në këtë moment mësova edhe një mësim që nuk ta jep asgjë tjetër përveç punës në terren – që
problematika që studiuesi kërkon të gjejë dhe përgatitet teorikisht për ta analizuar në terren, nuk
është asnjëherë plotësisht ajo që përjetohet atje. Kështu unë kërkova një çarshi të gjallë si një rast
studimor për të eksploruar marrdhëniet mes vendit të tregut dhe parimeve të tregut dhe vend për
ta bërë këtë kishte, por faktorët që i ndikonin dukshëm këto të dyja ishin pikërisht etniciteti,
identiteti dhe politikat shtetërore. Për këtë arsye, marrdhëniet dhe problet ekonomike nuk do të
trajtohen si një syth i veçantë. Ato do të jenë prezente gjatë gjithë artikullit, përveç pjesëve ku do
të na duhet ta hedhim vështrimin mbrapa në histori.

“PETKU IDENTITAR” I ÇARSHIVE

Le të kthehemi tani tek konstatimi që bëra më sipër, se çarshitë në përgjithësi janë të veshura me
një petk identitar, me të cilin lidhet dhe vetë ekzistenca e tyre e mëtejshme, që në një farë mënyre
“kërcënohet” nga kthimi i çarshive në tregje të zakonshme. Për ta kuptuar më mirë këtë proçes
do të bëj një përshkrim të shkurtër se çfarë kanë qenë çarshitë në Ballkan. Çarshitë, apo pazaret
qytetare, kanë qenë qendra prodhimi dhe shkëmbimi dhe përbënin zonën ekonomike të qytetit.
Pjesa më e madhe e produkteve zejtare për nevojat e qytetit, krahinës, por edhe më gjerë (në
rastin e çarshive të mëdha) prodhohej nëpër dyqanet e zejtarëve të ndyshëm, që ishin të vendosur
rresht njëri përkrah tjetrit. E përbashkët për të gjitha çarshitë apo pazaret, jo vetëm ato të
Ballkanit, por edhe të Botës Arabe, të Kinës, Indisë e të vendeve të Azisë Juglindore është
grupimi i dyqaneve apo bizneseve sipas profesioneve. Në vende të ndryshme të Kinës për
4

shembull brenda pazarit, përveç shumë bizneseve të tjera, kishte rrugë të veçanta për shitjen e
derrave, për lypësit, për prostitutat, apo edhe për bangat (When economies change paths).
Në pjesën ballkanike, bizneset e grupuara sipas llojit, deri në shekullin e 19 ishin të organizuara
në esnafë. Esnafë, në të gjithë Perandorinë Osmane, quheshin organizatat e zejtarëve të së njëjtës
zeje, apo edhe të disa zejeve të përafërta. Funksioni i tyre parësor ishte ai ekonomik. Esnafët
përcaktonin çmimet, ndarjen e punës mes zejtarëve, aprovonin kualifikimin ose jo të çirakëve e
kallfëve si mjeshtra, si dhe parandalonin konkurencën nga zejtarët apo tretarët e fshatrave e të
qyteteve të tjera (Shkodra 1973:221). Në krye të esnafit qëndronte llonxha, e përbërë nga
mjeshtrat më të vjetër, por edhe më të pasur. Qehajai ishte personi përgjegjës për kontrollin e
zbatimit të të gjitha urdhrave të esnafit. Në esnafët e mëdhenj kishte nga një funksionar
përgjegjës për financat, beqarët, korrierët etj. Esnafët nuk kishin rregulla të rrepta vetëm për
shpërndarjen e punës, të mirave dhe të materialeve, por edhe për sa i përket marrdhënieve
shoqërore mes antarëve të tyre, si dhe mes tyre dhe shtresave të tjera sociale. Kodi moral i
esnafëve bazohej në respektimin strikt të rregullave fetare, madje i kishin dhënë atyre një
shenjtëri që e tejkalonin shenjtërinë e rregullave fetare. Kështu, nëse thyhej qoftë edhe një nga
rregullat në lidhje me respektin ndaj parisë, kjo quhej thyerje e etikës së esnafit dhe përveçse i
dalë nga esnafi, personi konsiderohej edhe i dalë nga feja (Shkodra 1973:253).
Esnafët përkujdeseshin për antarët e dobët ekonomikisht, duke u dhënë atyre ndonjëherë falas
materialin bazë për punë, duke u dhënë hua me interesa të ulta, apo duke i ndihmuar në rastet e
fatkeqësive. Kur një nga antarët e tij vdiste, esnafi përkujdesej për çështjen e trashëgimisë, për
borxhet, huatë apo për llogari të tjera. Në bashkëpunim me institucionet lokale hartohej inventari
i pasurisë së lënë, që më pas u shpërndahej trashëgimtarëve të të vdekurve. Esnafi bëhej edhe
tutor ligjor i fëmijëve të të vdekurit, nëse ata ishin minorë (Shkodra 1973:255, 256).
Detyra të tjera të esnafëve ndaj shtetit ishin dhe dërgimi i antarëve të tij në luftë, kurdo që
urdhërohej prej sulltanit, si dhe ruajtja e rendit në qytete. Në rast se shkeleshin rregullat e tij,
esnafi kishte të drejtë të gjykonte dhe të merrte masa ligjore përkundrejt antarëve të saj (Shkodra,
1973:259).
Në fund të shek. XVIII, esnafët në disa qytete ballkanike filluan të krijonin aleanca mes tyre, që
njiheshin me emrin Tarafe. Grupi i esnafëve që përbënin tarafin bazoheshin në prodhim. Kështu,
tarafi i tabakëve përbëhej nga esnafi i tabakëve (lëkurëpunuesve), ai i kasapëve, që siguronte
lëkurët, ai i saraçëve etj. Ndërsa nën tarafin e terzinjve (rrobaqepsëve) ishin reshtuar të gjithë
esnafët që merreshin me prodhimin e veshjeve dhe të aksesorëve të tyre. Këto ishin tarafet
kryesore në pjesën më të madhe të qyteteve dhe konkuronin vazhdimisht me njëri tjetrin për
dominim në sferën sociale dhe ekonomike (Shkodra 1973:263).
Në atë kohë dhe deri në fillim të shek. XX, qytetet shqiptare udhëhiqeshin nga familjet më të
fuqishme të rajoneve përkatëse. Në periudhën kur esnafet mbanin peshën kryesore në
organizimin ekonomik dhe shoqëror të qyteteve, këto familje e panë të domosdoshme lidhjen me
tarafet. Aleancat mes tarafeve dhe familjeve të rëndësishme merrnin domethënie të veçantë
sidomos në rastet e konflikteve dhe luftrave për pushtet mes dy ose më shumë familjeve. Këto
konflikte reflektoheshin edhe në konfliktin e armatosur mes tarafeve rivale. Tarafi fitues
përcaktonte gjithashtu edhe familjen udhëheqëse të qytetit përkatës. Kjo do të thotë se pushteti
politik i këtyre familjeve, përmes aleancave me tarafet, kërkonte legjitimitet popullor (Hysa
2008). Në anën tjetër, përmes përkrahjes politike, tarafi fitues përforconte pozitat drejtuese
ekonomike dhe shoqërore në qytet. Tarafet e tjera do të viheshin nën drejtimin e tij.
5

Nëpër pazare ndodheshin edhe sheshet ku fshatarët shisnin prodhimet e tyre javore, gjatë ditës së
pazarit. Në të gjitha vendet me çarshi, dita e pazarit ishte dita më e rëndësishme e javës, jo vetëm
për transaksionet ekonomike, por edhe për faktin se kjo ishte dita ku gjithkush mund të njihte
gjithkënd, kur mund të lidheshin gjithëfarë marrveshjesh e kontratash, që nga ato tregtare, e deri
tek ato martesore. Qyteti me çarshi kthehej kështu vetiu në qendër rajoni apo krahine për
banorët, ndërkohë që zhvillimi dhe rritja e peshës së çarshive, ka çuar shpesh në lindjen e
qendrave të reja urbane apo në zmadhimin dhe zhvillimin e atyre ekzistuese.
Por me dyndjen e mallrave industrialë të importit, me sasi shumë më të mëdha dhe me çmime më
të ulta, shumë zejtari falimentuan, ndërsa sistemi i esnafëve filloi të shthurej. Kjo shthurje ka
përfunduar diku në fund të shek 19 e diku në gjysmën e parë të shek. 20. Kështu shumë pak
zejtari mbijetuan, në një kohë që çarshitë filluan të humbin funksionin e tyre si vend prodhimi.
Ato filluan të mbeteshin thjeshtë tregje shkëmbimi. E megjithëse edhe lagjet e banimit ishin
mbushur me dyqane tregtare, përsëri çarshia mbetej simboli i qendrës ekonomike si dhe vendi ku
aktorë të ndryshëm socialë e politikë përpiqeshin të ekspozonin fuqinë e tyre. Ndërsa
“çarshilinjtë” ishin ata që më së pari u përfshinë në zhvillimin e industrisë së vogël me baza
kapitaliste.
Por pas krijimit të shteteve të pavarura ballkanike, përpjekjet e këtyre shteteve u përqëndruan në
reformat deosmanizuese dhe modernizuese. Për pasojë edhe ligjërimet e kësaj kohe, edhe
reformat e ndërmarra kishin një karakter të theksuar orientalist (Todorova 2006:268, Kera2007,
Harmuth 2007). Në lidhje me çarshitë në Serbi, Desanka Nikoliq (1995:92) vë re se “megjithëse
çarshia është e lidhur mgushtë me fillimet e urbanizimit... dhe me krijimin e një kulture dhe
mendësie qytetare... në fund të shek. XIX dhe në fillim të atij të XX,çarshia u kthye në një
anakronizëm dhe mbijetoi vetëm në mendësinë e qyteteve të vogla”.

Edhe në Bullgari, që e fitoi të drejtën për të krijuar shtet të pavarur në vitin 1878 njëkohësisht me
Serbinë, ndodhi e njëjta gjë. Në emër të modernizimit të qyteteve, çarshitë u shembën në pjesën
më të madhe të qyteteve kryesore bullgare, por kujtimi i tyre mbeti. Kështu ende sot mund të
shohësh një lulishte, një ndërtesë institucioni administrativ apo një ambjent banimi që njerëzit e
thërrasin “tek çarshia”1.
Ndërsa në Shqipëri reformat modernizuese të mbretit Zog në urbanistikën e qytetit nuk i prekën
çarshitë, por në planin urbanistik të vitit 1942 parashikohej se pazari i vjetër i Tiranës nuk do të
ekzistonte më. Ndërsa 18 vjet më pas u mor vendimi dhe filloi shembja e tij nga regjimi i kohës,
po në emër të modernizimit, por këtë radhë të atij socialist. Pak a shumë në të njëjtën kohë u
shembën pjesa më e madhe e pazareve të vjetra të qyteteve shqiptare, me përjashtim të atij të
Krujës – që u la si një muze i gjallë për shkak të pamjes së jashtme qindravjeçare të pandryshuar,
dhe të ndonjë qyteti tjetër. Ndërsa zejtaritë që ende ekzistonin, u zhvendosën pranë ndërmarrjeve
artistike të qyteteve përkatëse. 2
Gillis (1994:3) thotë se identiteti dhe kujtesa janë të lidhur fort me njëri tjetrin.

Nocioni i identiteti është i varur nga ideja e kujtesës dhe anasjelltas. Thelbi i çdo identiteti
individual apo grupi, përkatësisht një ndjenjë njëjtësie në kohë dhe hapësirë, mbështetet nga të
kujtuarit; dhe ajo çka kujtohet përcaktohet nga identiteti i presupozuar.
1
Dëshmi gojore e një etnologeje bullgare, Margarita Karamihova, e cila merret gjithashtu me studimin e
çarshive në Bullgari dhe Maqedoni
2
Fati i pazareve të vjetra në qytetet shqiptare, e veçanërisht në kryeqytet, do të jetë në fokus në një tjetër
artikull.
6

Ai vazhdon më tej duke na kujtuar se kujtimet dhe identitetet nuk janë gjëra fikse, por
përfaqësime ose ndërtime të realitetit. Ato nuk janë dukuri objektive, por subjektive. Ne mund t’i
rishikojmë vazhdimisht kujtimet tona në mënyrë që t’ia përshtasim ato identitetit të momentit.
Kujtimet na ndihmojnë që t’i japim kuptim botës ku jetojmë. “Puna e kujtesës” është e trupëzuar
në marrdhëniet komplekse klasore, gjinore dhe ato të pushtetit, që përcaktojnë se çfarë duhet
kujtuar (apo harruar), prej kujt dhe me çfarë qëllimi (Gillis 1994:3).

Kjo lidhje e ndërsjelltë e kujtesës me identitetin ka qenë shtysa që në kuadër të modernizimit, ka


çuar në miratimin e planeve urbanistike të tilla që preknin pjesët më të vjetra të disa qyteteve, që
në këtë rast ishin çarshitë. Shembja e çarshive, do të prekte direkt kujtesën sociale dhe kolektive
duke çuar në harresë sociale, e për pasojë në humbjen e vetëdijes mbi përkatësinë në të shkuarën
– pra në humbjen e identitetit “oriental” ose “osman”. Ndërkohë që ndërtimi i komplekseve të
reja moderne në vend të tyre, ka ndihmuar në krijimin e një përfytyrimi të ri mbi veten, pra të një
identiteti të ri si qytete “moderne”. Kjo ka të bëjë gjithashtu edhe me faktin se çdo regjim i ri
politik që merr pushtetin, përpiqet të errësojë periudhat e mëparshme historike, për të marrë mbi
vete rolin e shpëtimtarit të popullit ose kombit. E një nga rrugët për ta bërë këtë, është krijimi i
idesë se “historia fillon me ne”(ose që të negativizohet një periudhë historike që nuk ia vlen të
kujtohet), në funksion të së cilës zbatohen politikat e ndryshme të harresës sociale. Rasti më i
prekshëm është debati më i fundit për ndryshimin e pamjes së Muzeut Historik Kombëtar. Në
këtë rast ligjërimi që do të përligjte këtë akt nëse ai do të kryhej, ishte shumë i ngjashëm me atë
që u përdor për shembjen e pazareve të vjetra, kishave apo xhamive themeluese të qyteteve.

Por, ajo që në kohën e deosmanizimit u quajt anakronike në lidhje me çarshitë, sot shihet nga një
pjesë e mirë e intelektualëve si një dëm i madh që i është bërë historisë dhe identitetit të qyteteve
ballkanike.
Ende nuk mund të thuhet me saktësi sesa kanë reflektuar mbi këtë pikë intelektualët shqiptarë,
por në Jugosllavinë e Titos, kjo gjë u kuptua, dhe një pjesë e çarshive u shpallën monumente
kulture të mbrojtura me ligj. Kjo është arsyeja pse në disa qytete të Kosovës, Maqedonisë e
Bosnjes ato vazhdojnë të ekzistojnë.
Por le të kthehemi veçanërisht në çarshinë e vjetër të Shkupit. Që në fillim të këtij artikulli, jo më
kot i lashë të ndara etnicitetin dhe identitetin. Në fund të fundit edhe etniciteti është një lloj
identiteti. Por duke i lënë kështu të ndara dua të bëj dallimin midis çarshisë si një nga komplekset
urbanistike më të vjetra që i jep Shkupit identitet historik dhe etiketimit që sot i bëhet çarshisë si
një hapësirë e shqiptarëve – duke i mveshur vetë çarshisë identitet etnik. Rëndësia historike e
çarshisë së Shkupit në këtë rast, bëri që autoritetet maqedonase të përpiqeshin ta shtetëzonin atë,
duke u premtuar çarshilive se do t’ua rikthenin sërish pronat e tyre e kjo deri në njëfarë mase u
arrit. Porse shtetëzimi hasi në kundërshtimin e fortë si të pronarëve shqiptarë, ashtu edhe të atyre
maqedonas, vllehë e torbeshë, që trembeshin për humbjen përfundimtare të pronave të tyre.
Sidomos shqiptarët trembeshin se nuk do të lejoheshin të rrinin aty as me qira, duke pasur
parasysh se politika ekonomike që Republika Jugosllave e Maqedonisë ndërmerrte mbi ta ishte
diskriminuese3. Përveç kësaj ne shohim se në çarshi u vendos muzeu etnografiko- arkeologjiko-
historik i Maqedonisë, Galeria Kombëtare e Artit në Çifte Hamam dhe Daut Pasha Hamam, një
tjetër galeri artesh u vendos në Bezisten. Ndërsa në kishën e Sveti Spasit është vendosur guri i

Harresa sociale social amnesia, është një term i futur në fjalorin akademik nga Peter Burke, në “History
as social memory”, në: Memory, History, Culture and Mind, Oxford 1989, 97 – 113, f. 106.
7

varrit të Gotse Delchevit, liderit kryesor të ideologjisë kombëtare maqedonase.Këto simbole të


historisë, kulturës dhe ideologjisë kombëtare maqedonase gjenden në çdo guidë apo fletushkë
turistike, revistë, faqe interneti, etj. (Karamihova 2008).
Në këtë mënyrë çarshia, që ishte simbol i bashkëjetesës multietnike po e humbte këtë karakter.
Identiteti historik i saj dhe monoetniciteti maqedon do ta kthenin atë në një nga simbolet e
identitetit kombëtar Maqedonas. Por kjo nuk u arrit të realizohej, pasi edhe vetë regjimi i Titos
kërkonte të ruante ekuilibrat etnikë.
Por që në fillim të viteve ’80, ekuilibri etnik në çarshi filloi të kalonte në favor të shqiptarëve.
Sidomos pas konfliktit të vitit 2001, ndodhi ajo që maqedonasit e quajnë “shqiptarizimi i
çarshisë”. Kështu është pala shqiptare ajo që tashmë, e ndihmuar edhe nga identiteti historik i
çarshisë, kërkon ta kthejë atë në një simbol të identitetit kombëtar shqiptar. Si ka ndodhur i gjithë
ky proçes, si përjetohet ai sot nga çarshilinjtë dhe ç‘të ardhme mendohet të ketë çarshia nëse
vazhdohet në këtë mënyrë?

ÇARSHIA E SHQIPTARËVE

Kur një mik bullgar më tha se është interesante të bësh punë terreni në çarshinë e shqiptarëve, u
habita, sepse në një qëndrim prej dy orësh në këtë vend, gjatë një të djele ku në fakt pjesa më e
madhe e dyqaneve ishte e mbyllur, kisha parë se të gjitha tabelat e dyqaneve ishin shkruar në
maqedonisht, kuptohet me shkronja cirilike. Edhe këtë herë unë arrita në çarshi pikërisht në një
ditë të djelë në mëngjes, po si në mëngjes, si në mbrëmje, pamja ishte e njëjtë. Përveç ndonjë
lokali, çarshia ishte e mbyllur. Që në fillim më ranë në sy disa dyqane që mbanin në dritaret e
tyre një letër si tip pulle, ku me shkronja cirilike shkruhej ECHAФ – Esnaf. Në një nga dyqanet
në hyrje të çarshisë shkruhej në maqedonisht dhe anglisht se aty ishte selia e Shoqatës së Esnafit
të çarshisë së Vjetër të Shkupit, por për sa kohë që ndenja në çarshi, asnjëherë nuk e pashë të
hapur atë, dhe nuk takova ndonjë antar të kryesisë së saj.
Për të qëndruar u vendosa në një hotel të vogël në çarshi, direkt prapa xhamisë dhe shumë pranë
kishës ortodokse. Personi që më ndihmoi për të gjetur hotelin, u bë edhe një nga informantët e mi
kryesorë4. Ai ishte shqiptar, ndërsa pronari i hotelit ku bujta ishte maqedonas. Duket se ata
bashkëpunonin për t’i gjetur klientët njëri-tjetrit.
Çarshia kishte tre hyrje kryesore, njëra nga bit-pazari (tregu me tezga qoftë i perimeve, qoftë i
çikërrimave dhe mallrave kineze) dhe dy të tjera nga ana e Urës së Gurtë. Në të mund të dalloje
dy pjesë, pjesën e vjetër, me arkitekturën tipike të çarshive, dhe dyqanet nga ana e Urës së
Gurtë, që ishin ndërtuar në kohën e Titos, e që ishin parashikuar për t’u bërë qendra më e madhe
tregtare e Jugosllavisë. Por ky projekt kishte mbetur pa u realizuar. Dyqanet zejtare në çarshi
ishin shumë të pakta. Zejtarët e vetëm duket se kishin mbetur argjendarët, apo më mirë të themi
arëtarët (злaтар- zllatar) disa jorganpunues (јорганџиa - jorganxhia) dhe një ngjyronjës cohash.
Dyqane me prodhime dore për dhurata që në Tiranë mund të numërosh me dhjetra, aty ishin
vetëm tre ose katër. Pjesa më e madhe e dyqaneve ishin me veshje të çdo moshe, dyqane për
fustane nusesh, qebaptore, çajtore, restorante dhe pak bare, një pub, dy ose tre agjensi udhëtimi,
dy librari me libra fetare, tre ëmbëltore, disa zyra këmbimi monetar, katër bujtina dhe më
interesantja - dy qendra për rehabilitimin e të droguarve, por që nga jashtë shkruanin – xoтeл,
3
Këtë e pohojnë të gjithë informantët e mi shqiptarë të çarshisë. Kjo mund të konfirmohet edhe nga
etnografitë e shumta të Dimovës (2003)
4
Emrat e informantëve në këtë artikull do të jenë pseudonime, për të ruajtur anonimitetin
8

hotel. Ndërsa në mes të çarshisë, mbi një dyqan ngrihet një tabelë e madhe që lexon China
Center, qendra e mallrave kinezë. Në fakt pjesa më e madhe e tregtarëve ishin shqiptarë, por
pjesa rreth kishës ortodokse dhe thuajse e gjithë pjesa e re e ndërtuar në kohën e Titos, kishte
tregtarë maqedonas, torbesh dhe vllah.5 Këtij tregu, që ishte qendër historike e qytetit, pranë të
cilit ndodhej kalaja, muzeu historiko-arkeologjiko-etnografik i Maqedonisë, nga e kaluara nuk i
kishte mbetur tjetër përveç emrit dhe pak nga pamja e jashtme. Tirana është një qytet pa çarshi,
por me zejtari tradicionale, ndërsa Shkupi ka çarshi, por pa zejtari.
Përveç kësaj, në çarshi shihje pak turistë (as që mund të krahasohej nga frekuentimi me Krujën),
pak maqedonas dhe shumë më pak gra.
Frekuentimi i pakët i çarshisë ishte preokupimi kryesor i çdo bisede që përpiqesha të hapja mbi
të. E kjo nuk duket se ishte e lidhur vetëm me biznesin dhe të ardhurat që vinin duke u pakësuar,
por edhe me një keqardhje për vetë çarshinë. Këto qendra kanë qenë të lidhura kaq fort me jetët e
njerëzve, saqë pavarësisht nga biznesi lidhja është edhe shpirtërore.
Që në fillim të kërkimit në terren më rekomanduan të intervistoja njërin prej argjendarëve më të
vjetër të çarshisë, jo vetëm sepse ai ishte nga më të mëdhenjtë në moshë e kishte më shumë kohë
që punonte aty, por edhe sepse kishte qenë gjithmonë aktiv në shoqatën e zejtarëve të Shkupit e
deri në medjat maqedonase. Pra ai jo vetëm që dinte shumë, por edhe mund të tregonte. Duke
pasur parasysh se në Tiranë kam intervistuar njerëz që janë në mesin e të shtatëdhjetave, u habita
kur pashë këtë zotëri, që unë këtu do ta quaj me emrin Xhavit, e që nuk i kishte as të
gjashtëdhjetat. E në fakt në Çarshinë e vjetër, mosha mesatare e punonjësve ishte 35 – 40 vjeç.

Gjendja deri në vitin 1990

Tregimi i Xhavitit, por edhe i [do informanti tjetër, niste me përshkrimin e një çarshie “të
mrekullueshme”. Sipas tij, problemet kishin nisur atëherë kur shteti kishte ndërhyrë në punët e
saj. Çarshia kishte qenë e mirëorganizuar, zejtarët e dinin mirë punën e tyre dhe esnafet
funksiononin, jo më në drejtim të kontrollit mbi shpërndarjen e prodhimit dhe të çmimeve, por
në atë të bashkëpunimit mes zejtarëve, dhe të “ruajtjes së moralit të esnafit”.
Ai që nuk e ruante moralin e esnafit, përjashtohej nga çarshia. Ky përjashtim nuk ishte real,
dyqani nuk i mbyllej askujt, pasi prona private nuk prekej, por zejtari që shkelte kodin moral të
çarshisë nuk meritonte më respektin e kolegëve të tij, që nuk shoqëroheshin më me të, e për
pasojë klientela pakësohej, ose e braktiste krejtësisht atë, duke e çuar drejt falimentimit. Ndër
sjelljet që prishnin moralin e esnafit, as nuk diskutoheshin rastet e lojrave me cilësinë e
materialeve në favor të shtimit të fitimit si dhe vjedhjet, por nuk toleroheshin as fjalët e tepërta, e
mbi të gjitha “dembelllëku”, përtacia.
E në fakt të gjithë njerëzit me të cilët fola, qofshin brenda çarshisë apo jashtë saj, qofshin
maqedonas apo shqiptarë, e vinin në dukje çështjen e sigurisë. Një tjetër argjendar e përshkruante
kështu një ditë pune në çarshinë e viteve ’70.

Çarshia zgjohej herët nga gjumi. Në katër të mëngjesit të gjitha dyqanet i gjeje të hapura. Ne
argjendarët e kishim çdo gjë gati deri në orën gjashtë, e shumë mirë mund të rrinim ulur, me
5
Për fat të keq nuk arrita të siguroja statistika më të sakta, pasi më konfirmuan se në Komunën e Çairit,
statistika të tilla nuk ekzistonin, edhe pse të tjerë nën zë më njoftuan se statistikat nuk mungojnë, por me
sa duket duhet të kalosh shumë kohë në Shkup për t’i shtënë ato në dorë.
9

duart mbledhur, në pritje të klientëve. Por ne nuk e bënim këtë, përkundrazi, vendosnim nga një
unazë në dhënësen e formave dhe godisnim me çekiç mbi makineri, kinse po punonim. Kështu që
në gjashtë të mëngjesit çarshia niste këngën e saj me të gjithë zejtarët, e kjo këngë tregonte
gjallërinë e saj, e njerzit rendnin që herët drejt saj për të blerë e për të pirë kafenë. E gjatë ditës,
rinia dhe turistët nuk pushonin së dali nëpër çarshi, duke gumëzhirë e duke dëgjuar këngën e
çarshisë. E tash? Çarshia zgjohet në orën nantë, e ma ajo nuk këndon.....

Asgjë më mirë se fjalët e këtij zejtari nuk e shpreh lidhjen mes ndjenjave, përjetimeve, historisë
dhe vendit të biznesit. Çarshia konsiderohet si një organizëm i gjallë, që jeton, këndon, pranon
ose përjashton nga gjiri i saj, e si e tillë, ajo filloi të konceptohej si një trofe që duhej pasur, për të
ngritur një grup në kurriz të një tjetri.
Më lart thashë se çarshia kishte një përbërje multietnike. Vetë emri çarshi vjen nga turqishtja, që
do të thotë, vend ku shitet dhe blihet. Si arkitektura, ashtu edhe organizimi i saj, vinin
drejtpërdrejt nga periudha osmane. Nga ana fetare, çarshilinjtë e Shkupit kishin qenë me shumicë
muslimanë. Por, për shkak se përkatësia fetare në Maqedoni, sikurse në gjitha vendet e tjera të
Ballkanit përveç Shqipërisë është parë si element etnik, atëherë del se, në fillim të shekullit 20të,
maqedonasit sllavë e ortodoksë përbënin pakicën në çarshi dhe kjo pakicë duket se ka qenë edhe
më e vogël, po të kemi parasyshë se një pjesë e ortodoksve të çarshisë ishin vllahë. Ura e gurit e
ndante qytetin në pjesën muslimane dhe në atë ortodokse. Në njëfarë mënyre, ajo ndante pjesën
orientale osmane nga pjesa e re që Mbretëria e Sllavëve të Jugut synonte të ndërtonte, me shehin
qëndror, rreth të cilit ngriheshin Banka Kombëtare, Teatri dhe Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë, si
simbole, roli i të cilave ishte demostrimi i pushtetit dhe i mbizotërimit politik (Lafazanovski
2007:67).
Ndërsa mes muslimanëve, mund të dalloheshin tre përbërës etnikë, shqiptarët, turqit dhe
torbeshët6. Në çarshi njiheshin të gjitha llojet e gjuhëve ballkanike. Nuk kishte mjeshtër që të
mos komunikonte në tre apo katër gjuhë, pavarësisht nga përkatësia etnike. Maqedonishtja,
bullgarishtja, shqipja, turqishtja, e shumë shpesh greqishtja, ishin gjuhët e përditshme të çarshisë.
Xhaviti, në fillim të bisedës nuk harroi të shprehte urrejtjen e tij për politikat sllavomadhe. Por
ndërkohë, ndërsa rrëfimi po e merrte me vete, ai filloi të tregonte për ato kohë kur realiteti i
vetëm i përditshmërisë ishte respekti për kolegun dhe klientin, pavarësisht nga përkatësia etnike
apo fetare:

“Për zejtarin të gjithë ishin të barabartë. Dhe janë të barabartë. Sjellja e esnafit nuk e njeh
etninë. Ja, e sheh këtë zonjën që po rregullon bizhuteritë e saj? Ajo dhe i shoqi janë maqedonë.
Nuk i kam vetëm klientë të rregullt, por edhe miq të ngushtë, prej vitesh. Janë familje fisnike.
Dhe ajo nuk shkon kërkund tjetër në të gjithë Shkupin, përveçse tek unë. Unë nuk kam asgjë me
maqedonët, janë njerëz shumë të mirë. Por politikat e shtetit të tyre mundohen të na mbysin”

Loja ngatërrestare mes etnicitetit dhe përkatësisë fetare ka bërë që shpesh grupe shqiptarësh të
vuanin pasojat në shtetin jugosllav, si para, ashtu edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Para luftës,
në kuadër të shkëmbimit të popullsive mes Jugosllavisë dhe Turqisë, shumë shqiptarë jo vetëm

6
Çështja e identitetit etnik të torbeshëve, është një çështje e debatueshme ende sot. Ajo është shumë e
ngjashme me problemin e pomakëve të Bullgarisë e Greqisë. Në kohën e formimit të identiteteve
kombëtare të vendeve të Ballkanit, ku feja u bë një nga përcaktuesit e këtyre identiteteve, një grup
popullsishë sllave u përjashtuan nga identiteti kombëtar i vendeve mëmë, për shkak se ishin muslimanë
(Todorova 1998:478).
10

nga Kosova, por edhe nga Maqedonia e pësuan këtë fat. Nërsa pas luftës, të paktën për
Republikën Jugosllave të Maqedonisë mund të thuhet se kjo dukuri vazhdoi, por në një formë
tjetër, atë të emigrimit. Disa prej informantëve të mi thonë se emigrimi ishte me vetëdashje
vetëm në pamje të parë, pasi shumë nga njerëzit që ata kishin njohur, kishin pësuar presione të
ndryshme nga shteti dhe kishin qenë të detyruar të iknin. Ata që shpërnguleshin në Turqi, më pas
i humbnin lidhjet me familjarët e tyre në Maqedoni. Ndërsa kjo nuk ndodhi me të mërguarit në
Perëndim.
Kështu informantët tregojnë se pavarësisht se më parë çarshia njihej si “çarshia turke”, pjesa më
e madhe e atyre që njiheshin si turq ishin shqiptarë. Ndërsa mendohej që, me shpërnguljen drejt
Turqisë, me shtetëzimin e dyqaneve vakëf dhe me ndërtimin e pjesës së re të çarshisë, të arrihej
një farë balance etnike. Por përpjekja për ta shtetëzuar të gjithë çarshinë, sikurse e thashë, hasi në
kundërshtimin e fortë të pjesës më të madhe. Ndërsa kontratat e qirave për pjesën shtetërore
lidheshin kryesisht me maqedonas.
Lëvizja e studentëve kosovarë e vitit 1981 ishte një ngjarje tronditëse për të gjithë Jugosllavinë e
kohës. Ishte hera e parë që kërkohej aq hapur disintegrimi i Jugosllavisë, si dhe sinjali i parë
paralajmërues se kjo ishte një dukuri e pashmangshme e që do të ndodhte shpejt. Deri në atë
kohë, shqiptarët kishin qenë grupi etnik më i margjinalizuar në Jugosllavi. Shqiptarët e
Maqedonisë ishin akoma më pak të përfaqësuar sesa ata të Kosovës, të cilët kishin fituar statusin
e krahinës autonome.
Në disertacionin e saj Dimova ka analizuar me hollësi pozitën inferiore sociale, ekonomike dhe
politike të shqiptarëve para viteve ’90, pra para se Maqedonia të krijohej si shtet i pavarur. Për ta
përmbledhur, në një kohë që qytetet në Maqedoni rriteshin e zhvilloheshin, duket se shqiptarëve
u ishin rezervuar vetëm hapësirat rurale dhe pak periferi të hapësirës urbane. Arsimi në gjuhën
shqipe për nivelin e mesëm e të lartë mungonte thuajse tërësisht, me shumë pak përjashtime në
fund të viteve ’80, ndërsa pozitat drejtuese apo edhe thjeshtë ngritjet në detyrë, në çdo sektor
ekonomik apo politik, duket se ishin rezervuar tërësisht për maqedonasit (Dimova 2003). Kështu
ndarja shqiptar / maqedonas filloi të merrte kuptimin e kundërshtisë dyshe, ku shqiptari
përfaqësonte prapambetjen, patriarkalin, orientalin, fanatikun dhe injorantin, nëdrsa maqedonasi
përfaqësonte përparimin, qytetarin, evropianin e të arsimuarin (Dimova 2003).
Për të ndihmuar shqiptarët të dilnin nga margjinalizimi, shteti Jugosllav lidhi marrveshje me disa
shtete perëndimore për të pranuar emigrantë nga Jugosllavia, e mes tyre edhe shq në kuadër të
programeve të emigracionit të ligjshëm, të njohur me emrin Gastarbeit Politik. Emigracioni u
kthye kështu në mjet jetik për shqiptarët, e sidomos për ata që banonin në Republikën Jugosllave
të Maqedonisë. Ndërkohë që gjendja e tyre ekonomike përmirësohej, kjo përjetohej me ankth
nga pjesa tjetër e popullsisë. Në këtë moment filloi të bëhej e qartë për maqedonasit se me rritjen
e mirëqenies, shqiptarët do të kërkonin më shumë hapësira përfaqësimi si në fushën e
marrdhënieve sociale (do të rriteshin kërkesat për arsimim, për të drejta të barabarta në
marrdhëniet e punës, për përfaqësim në organet drejtuese të ndërmarrjeve, etj), ashtu dhe në atë
të politikës. Por këto të drejta që shqiptarëve duhet t’u takonin normalisht shiheshin nga ana e
maqedonasve si kërcënim për pushtimin e hapësirave të tyre të përfaqësimit. E nëse ligjërimet
nacionaliste janë të kuptueshme në gojën e të margjinalizuarve (shqiptarëve), ato filluan të
bëheshin pjesë e fjalorit të përditshëm të maqedonasve dhe të gjenin pasqyrim edhe në politikat
shtetërore.
Kjo ishte gjendja kur në Kosovë filluan në vitin 1981 demostratat studentore. Jo vetëm
politikanët e Republikës Jugosllave të Maqedonisë, por edhe njerëzit e thjeshtë të kombësisë
11

maqedonase filluan të besonin se frika e shpjeguar më sipër nuk kishte qenë e kotë, dhe se duhej
bërë diçka për t’i frenuar shqiptarët.7
Informantët e mi thonë se pikërisht në këtë kohë dhe për këtë arsye, filloi politika e braktisjes së
çarshisë prej qeverisë.
Xhaviti tregon sesa e çuditshme kishte qenë për të kur një ditë të zakonshme si gjithë ditët e
tjera, kishte lexuar në gazeta e më pas kishte parë në lajme se në çarshi ishin kryer disa vjedhje e
vrasje. E pas kësaj dite për vite me radhë, nëpër faqet e gazetave jepeshin lajme se çarshia ishte
kthyer në qendër të tregtimit të drogës. Pas disa kohësh, në çarshi nisi puna për ndërtimin e dy
qendrave për kurimin e drogës. Të njëjtat lajme m’i konfirmuan edhe disa informantë maqedonas
që punonin afër çarshisë, dhe kur unë i pyeta nëse këto ngjarje ishin të vërteta, përgjigjja ishte se
të vërteta apo jo, ato kishin mjaftuar për të ngjallur tek njerëzit ndjenjën e pasigurisë për këtë
pjesë.
Xhaviti vazhdon më tej rrëfimin për atë që ai e quante si strategji të qeverisë për braktisjen e
çarshisë. Sipas tij, zejtaro-tregtarëve maqedonas u ishin krijuar kushte të favorshme për ta
vazhduar aktivitetin e tyre pranë lagjeve të tyre. Meqenëse edhe puna në çarshi binte çdo ditë e
më shumë, ata filluan të shisnin dyqanet e të largoheshin. Xhaviti kujtonte se me sa dhimbje ishte
ndarë me dy kolegë të tij, kur ata e kishin shitur dyqanin. Edhe për ta kjo nuk ishte e lehtë. Me
rënien e frekuentimit, shumë zejtarë të tjerë i lanë profesionet e tyre dhe filluan t’i shndërrojnë
dyqanet në dyqane me mallra të zakonshëm tregu.
Duke hedhur dyshime për sigurinë në çarshi, ishte prekur kështu tipari kryesor që çarshia kishte
trashëguar nga e shkuara e që vazhdonte ta mbante gjallë atë.
Pas vitit 1991...
Në vitin 1991, pas krijimit të shtetit të ri maqedonas, gjërat thuajse nuk ndryshuan. Pas këtij viti,
sikurse edhe Shqipëria, Maqedonia përjetoi një valë migrimesh të brendëshme, kryesisht nga
zonat rurale drejt atyre urbane. Si qyteti më i madh, Shkupi e përjetoi më me intensitet këtë
dukuri se sa qytetet e tjera. Shumë shqiptarë që kishin jetuar në bregun e djathtë të Vardarit,
lëvizën drejt pjesës së vjetër orientale dhe anasjelltas. Ndërkohë edhe të ardhurit rishtaz, nëse
ishin maqedonas vendoseshin në të djathtë të Vardarit, e nëse ishin shqiptarë në të majtë. Tashmë
Ura e Gurtë nuk ishte më simboli i ndarjes fetare, por i asaj etnike.
Në këtë kohë u dëmtua rëndë ura automobilistike që lidhte çarshinë me pjesën maqedonase.
Shpërbërja e Jugosllavisë u shoqërua me një rënie të dukshme ekonomike të pjesës më të madhe
të popullsisë maqedonase. Maqedonasit kishin qenë ata që kishin dominuar sektorin shtetëror si
në industri, bujqësi, shërbime, administratë e arsim. Por në fillim të periudhës së transformimit,
si kudo në vendet e ish-bllokut socialist, rrogat shtetërore u ulën shumë në krahasim me
periudhën para viteve ’90. Familjet që vazhduan të mbaheshin vetëm me të ardhurat shtetërore,
pësuan një rënie të dukshme ekonomike.

Në Maqedoni, rënia ekonomike dhe marrdhëniet e reja klasore morën karakter etnik. Kështu
familjet shqiptare që kishin pasur akses të pakët në sektorin shtetëror, nuk u prekën menjëherë
dhe në mënyrë të dukshme nga kjo rënie. Varfërimi i një pjese të mirë të popullsisë maqedonase
u përjetua si një humbje e madhe në statusin e tyre. Në zonat e përziera etnikisht, zhvillimet

7
Në Lost Objects: Ethnicity, Consumption and Space in Macedonia (2003) Rozita Dimova citon një nga
informantet e veta duke kujtuar se sa bukur i kalonte pushimet në kohën e Jugosllavisë, sa mirë ishte kur
ishin të lirë të udhëtonin kudo dhe ta përballonin këtë nga ana financiare. Por për gjithçka ndodhi në
Jugosllavi, fajtorë janë shqiptarët. Demostratat e vitit 1981 në Kosovë ishin fundi i vërtetë i Jugosllavisë
12

divergjente u pasqyruan në hendekun e dukshëm të mirëqenies mes dy grupeve etnike (Derler &
Pichler 2007:58).
Ndërsa Dimova (2003) ka përdorur konsumin dhe kulturën materiale, veçanërisht të hapsirës së
brendëshme dhe dekorimeve, për të argumentuar se konsumi krijon dhe ndërmjetëson (apo bëhet
mjet) për përcjelljen e konflikteve etnike mes maqedonasve dhe shqiptarëve të Maqedonisë. Ato
kanë ndryshuar hapësirën shoqërore dhe fizike mes këtyre dy grupeve etnike. Në qëndër të
studimit të saj ajo vendos humbjen dhe përfaqësimin material të tij përmes të mirave dhe
hapësirës. Humbja dhe mungesa janë ato që ndërtojnë identitete të reja dhe proçese të reja
dialektike. Humbja e privilegjeve klasore për maqedonasit, që bëhet e dukshme me lindjen e
afrimitetit dhe ngjashmërisë mes dy grupeve etnike8 ka krijuar tensione etnike të forta.
Etnografitë e paraqitura prej saj në nënçështjet “Realiteti i humbjes” dhe “Semiotika e hapësirës:
sa më pranë aq më i rrezikshëm” janë shumë domethënëse për shpjegimin e këtij tensioni. Tek
Realiteti i humbjes, informantët maqedonas të Dimovës kujtojnë në radhë të parë kohët kur
kishin funksione drejtuese në ndërmarrje të ndryshme. Ata kujtojnë të ardhurat e mira financiare
për shkak të rrogave të bollshme si dhe privilegjet e tjera, si strehimi në apartamentet më të mira
të qendrave të qyteteve, pajisjen me makinë, pushimet verore nëpër vente të ndryshme të
Evropës, etj. Ndërsa informantët shqiptarë tregojnë sesa të pamundur e kishin të ecnin përpara në
profesion, si dhe të ndiqnin shkollat e larta. Për pajisje me apartament në qendër të qytetit as që
mund të flitej. Ndërsa pas 1990 të njëjtët informantë maqedonas tregojnë se sa e vështirë ishte
bërë mbijetesa për shkak të rrogave dhe pensioneve shumë të vogla, ndërsa informantët shqiptarë
tregojnë sesi me ndihmën e familjarëve emigrantë kishin arritur të hapnin biznese të vogla që jo
vetëm u siguronin jetesë të rehatshme, por edhe blerjen dhe pajisjen luksoze të apartamenteve të
reja nëpër qytete apo ndërtimin e vilave luksoze, si dhe pushime në vende të ndryshme të botës.
Tek Semiotika e hapësirës..., informantët maqedonas tregojnë sesi shqiptarët me familjet e tyre të
mëdha janë gati të jetojnë edhe në apartamente të vogla në qendër të qytetit, mjaft që ato më parë
të mos u ishin rezervuar atyre. Njëra prej tyre tregon:

“e kam shumë të vështirë kur shikoj se shiptarka (term fyes për gratë shqiptare në Maqedoni e
Serbi) në katin e fundit të pallatit ka një celular të sajin, udhëton gjithë ditën me taksi dhe mban
aq bizhuteri të arta që ndoshta vlejnë sa një tjetër apartament. Nuk e kuptoj pse ata jetojnë në një
vend kaq të ngushtë. Ndoshta për shkak se pallati është në qendër. Por nuk e kanë fajin ata për
atë që po na ndodh ne (korsivi është i imi – A. H.). Ne, populli jemi përgjegjës për shkak se kemi
zgjedhur këta të paaftë që na qeverisin, e që nuk dinë ta bëjnë këtë si duhet”

Ndërsa vetë shqiptarët mundohen që të kenë një mënyrë moderne jetese, siç nuk u është
mundësuar më parë. Kështu ndërmejt shumë gjërave të tjera, njëra prej informanteve shqiptare
tregon se i ati i saj që ishte një biznesmen i fuqishëm, kishte shumë miq maqedonas dhe se
familja e saj blinte gjëra të ngjashme me miqtë maqedonas.
Një maqedonase, pas një takimi që Dimova organizoi me dy miq dhe informantët e saj shqiptarë
u shpreh:

“Nuk e prisja që këta shqiptarë do të ishin kaq të këndshëm. Mersiha dhe Adnani janë një çift
shumë i këndshëm dhe modern. Por përshtypjet më të mëdha m’i la Luani. Ai ishte kaq i lexuar

8
Kujtojmë këtu edhe njëherë se para viteve ’90 diferencimi etnik ishte gjithashtu edhe klasor, gjë që bëhej e
prekshme edhe në jetën e përditshme, përfshi këtu arsimimin, mënyrën e jetesës, të veshjes të ngrënies etj.
13

dhe i veshur kaq mirë....As nuk e dallon që është shqiptar.... Por mos u gënje. Shqiptarët e tillë
janë më të rrezikshmit. Nuk mund t’i dallosh ata”.

Ndërsa informantia që u ankua për qeverinë e saj, në një tjetër moment shprehet:

“Të lutem mos më keqkupto, nuk i urrej shqiptarët, por ata janë kudo. Ata do të na përzënë nga
vendi ynë. Kam shumë frikë se do të humb apartamentin tim, vendin tim. Kjo është një frikë e
vërtetë dhe jam e bindur se nëse ne nuk i kundërpërgjigjemi atyre, ata do të na pushtojnë, do të
na përzënë nga Maqedonia.”

Këtë përmbledhje e bëra për të kuptuar më mirë dinamikën e marrdhënieve etnike në çarshi. Kur
shqiptarët ishin periferia e periferisë së shoqërisë në Maqedoni, ata ishin të padukshëm. Por në
momentin që ata fituan disa të drejta, kryesisht për shkak të ndihmës së të ardhurave nga
emigracioni dhe të rënies ekonomike, u bë e qartë se shpejt do të pasonin edhe kërkesat për
hapësirë përfaqësimi në arsim, ekonomi e në politikën shtetërore. Atëherë shqiptarët u “bënë të
dukshëm” dhe një realitet i prkshëm. Dhe kjo u përjetua nga pala maqedonase si pushtim i
hapësirës që duhet t’u përkiste vetëm atyre, ndërsa frika e pushtimit shqiptar i tensionoi
marrdhëniet etnike në atë pikë, deri sa erdhi natyrshëm konflikti i armatosur i vitit 2001.
A përbëjnë shqiptarët tjetrin negativ për maqedonasit? Është vështirë ta thuash këtë me siguri,
por nga ana tjetër fakti është se çarshia e Shkupit është etiketuar sidomos pas vitit 2001 si
çarshia e shqiptarëve, për shkak se në vitet ’80 – ’90, e sidomos pas atij 2001, pjesa më e madhe
e tregtarëve maqedonas ua shitën dyqanet ose kontratat e qirave me shtetin shqiptarëve. Nga ana
tjetër, shqiptarët, të gëzuar që tashmë kanë një hapësirë më shumë përfaqësimi, tek sheshi në
hyrje të çarshisë vendosën monumentin e Skënderbeut. Dhe janë të lumtur që Skënderbeu u erdhi
më në fund në Shkup. Kjo i bën ata të ndjehen pjesë e botës shqiptare, ku ata aspirojnë të jenë.
Kur e pyeta një informant timin se mos ndoshta vendosja e simbolit kombëtar shqiptar i jepte
çarshisë karakter përjashtues, duke lënë jashtë saj maqedonasit dhe të tjerët, ai shumë i habitur
nga pyetja m’u përgjigj se kjo nuk kishte mundësi të ndodhte, se maqedonasit e donin shumë
Skënderbeun. Në fund të fundit, ata jo më kot pretendonin se Skënderbeu është maqedonas, po të
mos e donin.

NË VEND TË PËRMBYLLJES: MBIJETESA E ÇARSHISË

Çarshitë e vjetra janë hapësirat urbane që në një mënyrë apo në një tjetër, kanë ndikuar në lindjen
e zhvillimin e jetës urbane në qytetet ballknike të periudhës osmane. Disa prej tyre vazhdojnë të
ekzistojnë, ndërsa të tjera janë shkatërruar nga njerëzit ose nga mungesa e investimeve, diku si
pasojë e reformave urbanistike evropianizuese, e diku në zbatim të ideologjisë socialiste.
Në këtë artikull u përpoqa të tregoj se çarshia e Shkupit ishte një nga ato vende ku një kërkues
mund të studiojë problemet e marrdhënieve etnike, të gjendjes ekonomike, të identiteteve
kombëtare, të periudhës së transformimit ekonomiktë pas 1990ës, të marrdhënieve gjinore e të
edukimit, etj. Por, për shkak të përmasave të artikullit, këtu unë u ndala në probleme të identitetit
historik dhe të etnicitetit, e më pak në problemet ekonomike para dhe pas viteve 1990. Këtu u
përpoqa të tregoj se ç‘vlera historike mbartin çarshitë e vjetra dhe si, për shkak të këtyre vlerave
çarshia e Shkupit, u kthye në një objekt trofe, për të shenjuar identitetin etnik apo atë kombëtar.
Po ashtu pamë sesi kjo çarshi doli nga vëmendja dhe përkujdesi shtetëror, atëherë kur dështuan
14

politikat për ta kthyer atë në objekt të identitetit kombëtar maqedonas, gjë që jo vetëm çoi në
tërheqjen graduale të tregtarëve e zejtarëve maqedonas nga çarshia, por edhe në krijimin e një
imazhi të një vendi të pasigurtë e të rrezikshëm, në mosfrekuentimin nga pjesa maqedonase, në
falimentimin e zejtarive dhe në kthimin e punishteve në dyqane të zakonshme tregtare.
Dalëngadalë çarshia u kthye në një hapësirë me shumicë shqiptare, duke u etiketuar si “çarshia e
shqiptarëve”. Me vendosjen e simbolit kombëtar shqiptar, Skënderbeut, në hyrje të saj, duket
sikur ndarjes etnike që simbolizohej nga Ura e Gurtë iu vendos guri i fundit. Kurse çarshia duket
tashmë si një trofe historik në duar të shqiptarëve.
Por të gjithë çarshilinjtë, edhe ata që nuk ishin shqiptarë, dukej se ishin të shqetësuar për
mbijetesën e saj. Pjesa më e madhe e dyqaneve të çarshisë tashmë tregtonin mallra të zakonshëm
importi nga Turqia e Kina. Ndaj dyqani që më shumë më tërhoqi vëmendjen ishte ai, mbi të cilin
shkruhej China Center. Është e qartë se tashmë edhe çarshia historike nuk mund të mos preket
nga tregtia globale. Informantët më të vjetër ishin shumë të shqetësuar nga kjo. Madje njëri prej
tyre do të shprehej se “ne zanatalinjtë një gjë na vrau përfundimisht Kina dhe Turqia.”
Pavarësisht se ata që kanë blerë dyqane kohët e fundit në çarshi janë shqiptarë, informantët më të
vjetër po shqiptarë janë të zemëruar me ta, sepse, sipas tyre: “fajin nuk mund t’ia hedhim më
komshiut për atë që po na ndodh. Tani faji është i joni, se përderisa të rinjtë që blejnë dyqane nuk
e kanë idenë se çfarë ka qenë çarshia dhe si duhet të jetë ajo, dhe për sa kohë ata nuk i qëndrojnë
punës në kokë ashtu siç duhet, gjendja jonë do të përkeqësohet dhe ne nuk do të arrijmë dot t’i
thithim as të huajt, e as maqedonasit. Këtu është bërë kaq e mërzitshme saqë edhe ne vetë kur
kemi kohë të lirë, me familjet dalim në pjesën maqedonase, e nuk i sjellim ata në çarshi”.
Ndërsa Xhaviti përfundon se: “Nëse në çarshi nuk ringjallen zejet, ajo do të vijë pak nga pak
duke u shkatërruar”.
Në pamje të parë duket se tensioni do t’i mbajë të dyja grupet etnike përjetë të ndara, por në
fjalët e informanëtve të mi mund të gjendet edhe nevoja për një intensitet më të madh
komunikimi. E kjo për të mirën e të dyja palëve.
Karamihova (2008) e përfundon artikullin e saj me konkluzionin se çarshia është një kullë force
dhe identifikimi për banorët lokalë edhe pasi ata largohen nga vendet e tyre. Ajo përbën një
mitologji stabël që përbën burim strategjishë për të ardhmen. Ndaj dëshirat ekonomike, politike e
etike të kohëve të tranzicionit e ruajnë të gjallë imazhin e saj.
Por ajo që unë diskutoj këtu është se për sa kohë? Nëse kujtesa historike për atë se çfarë ka
simbolizuar çarshia është duke u dobësuar, dhe të tillë e gjeta unë atë në terren tek brezi më i ri,
sa të mëdha janë shanset e saj për ta ruajtur këtë simbolikë? E nëse simbolika e çarshisë ngadalë
zhduket, edhe për sa këto hapësira urbane të vazhdojmë t’i quajmë me emrin që vazhdojnë të
mbajnë – çarshi?

Bibliografia

Burke, Peter. History as Social Memory, në: Memory, History, Culture and Mind, Oxford 1989,
97 – 113.
Dimova, Rozita. Lost Objects: Ethnicity, Consumption and Space in Macedonia, Tezë PhD, Standford
University, Kaliforni.
Dizionario di Antropologia, Farbinetti Remoti eds., Zacchinelli, Bologna, 1997
Derler, Barbara dhe Robert Pichler, Migracioni trans-shtetëror dhe ndërtimi i shtëpive në një
fshat shqiptar më Maqedoninë Perëndimore, Në: Hylli i Dritës, 1 (252), 2007, Shkodër, f. 54 - 63
15

Geertz, Clifford. The Bazaar economy: Information and search in peasant


marketing. American Economic Review 68 (2) 1978, 28-32.
Gillis, R. John. Memory and Identity: The History of a Relationship, Në: Commemorations: the
politics of national identity, Gillis, R. John ed. Princeton University Press, New Jersey, 1994, f. 3
- 25
Harmuth, Maksimilian. Negotiating Tradition and Ambition: Comparative Perspective on the
“De-Ottomanization” of the Balkan Cityscapes, Në: Urban Life and Culture in Southeastern
Europe, Ethnologia Balkanica 10, 2006, Roth, Klaus dhe Ulf Brunnbauer eds., f 15 - 34
Hysa, Armanda. History, Form and Function of The Old Bazaar of Tirana, në Historical-
anthropological Studies on Albania. Aspects of Albanian society in the 20th Century, Papa –
Kera – Hemming eds. Dep. of Southeast Europian History, Karl Franzens University, Graz, në
proces botimi.
Karamihova, Margarita. Messages from the Charshija, Dorëshkrim, 2008.
Kera, Gentiana. “Europianizimi” i një kryeqyteti. Tirana në periudhën mes dy luftrave botërore.
Në: Hylli i Dritës, 1 (252), 2007, Shkodër, f. 66 - 77

Keesing M. Roger dhe Andrew Strathern, Antropologjia Kulturore. Një prespektivë e


përgjithshme, UFO University Press, Tiranë 2007
Lafazanovski, Ermis. Skopje: Nostalgic Places and Utopian Spaces, Në: Urban Life and
Culture in Southeastern Europe, Ethnologia Balkanica 10, 2006, Roth, Klaus dhe Ulf
Brunnbauer eds., f. 63 – 76.
Nikolić, Desanka. “Čarśija” – početni urbanizacije u Srbiji u XIX veku. Në: Glasnik
etnografskog instituta SANU, kn. XLIV, Beograd 1995, 85 – 92.
Shkodra, Zija. Esnafet shqiptare, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Tiranë 1973
Todorova, Maria. Identity (trans)formation among Bulgarian Muslims, në: The Myth of “Ethnic
Conflict”. Politics, Economics, and “Cultural” Violence, Beverly Crawford dhe Ronnie D.
Lipschutz eds. University of California Press, 1998, f. 471-510
Todorova, Maria. Ballkani Imagjinar, Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, Tiranë 2006

Você também pode gostar