Você está na página 1de 6

ANITA E PAHARUAR

Me ikjen e Anitës arti dhe publiku shqiptar humbi një zë të mrekullueshëm, Shqipëria
një patriote të flaktë, diaspora një aktiviste dhe personalitet muzikor, familja dhe miqtë,
e aj një artiste dhe shoqe të mrekullueshme.shqiptares e Amerikes.

Shkruar nga vetë Anita!

Materialet janë origjinale të gjetura në kompjuterin e këngëtares

Në moshën 7-vjeçare kam dhënë koncertin e parë në skenë, para qindra njerëzve si
violiniste, në shtëpinë e Kulturës në Vlorë, në duet me pedagogun tim, Robert Papavrami.
Gjatë kësaj kohe mund të përmend edhe aktivitetet e tjera si “Festivali i Fatosave dhe
Pionerëve”, ku kam qenë pjesëmarrëse e rregullt e asaj moshe.
Prezantimi im i parë, përsëri në një edicion të gjerë dhe në një sallë koncertale, ka ndodhur
në fillim të vitit 1986, ku unë isha nxënëse e vitit të 4-t në degën e violinës. Ishte krejt
rastësisht, pasi në këtë koncert unë isha me violinë shoqëruese e orkestrinës së shkollës, ku
ishim caktuar të shoqëronim disa nga këngët e tij. Të gjithë ndodhinë e kam përshkruar në
autobiografinë time në librin e ardhshëm që do të dalë së shpejti, “Rastësia dhe jeta ime”.
Mbas këtij koncerti kam marrë pjesë, duke prezantuar qytetin tim në “Festivalin e
Interpretuesve të Klasës Punëtore” në Elbasan, pavarësisht se ende isha maturante. Në këtë
festival me luftë të madhe, (pasi duhet të largohesha nga mosha) me ndihmën e publikut të
mrekullueshëm elbasanas, u vlerësova me çmim të tretë dhe kam kënduar këngën “Eja” nga
Osman Mula.
7 qershor 1987, pranimi im si këngëtare profesioniste në trupën e Teatrit të Estradës, Vlorë.
Menjëherë më bëhet ftesë në qershor të vitit 1987, që të marr pjesë tashmë në një garë
kombëtare në “Festivalin e Interpretuesve” në RTSH. Me shumë përpjekje dhe kësaj here jam
prezantuar në festival me këngën e shoqes sime të klasës, Laureta Çuku, “Hartimi dhe
Dëbora” dhe jam vlerësuar me çmimin e dytë. Pas suksesit tim për herë të parë në Tiranë, në
po të njëjtin vit, pra 1987, përsëri më bëhet ftesa
për të marrë pjesë në “Festivalin e Këngës”në
RTSH, ku kësaj here kënga “E vogla mes
shoqesh” e kompozitorit, David Tukiqi më sjell
çmimin e tretë.
1987-1988, fituese dy herë në Anketat
Muzikore, me këngët e kompozuara nga A.
Xhunga dhe Th. Çaçi.
6 marsi 1988 do të sillte prezantimin tim në
Koncertin e Pranverës. Në bashkëpunim me
Aleksandër Vezulin dhe Alqi Boshnjakun do të
vijë në skenë kënga “Mos u nxito, mos u gabo”,
një nga perlat e repertorit tim, (që akoma edhe
mbas 16 vitesh është kënga më e kërkuar nga
njerëzit në prezantimet e mia artistike), ku
vlerësohem me çmimin e parë. Bashkëpunimi
im me kompozitorin Vladimir Kotani do të ndërpritet (nga anëtarët drejtues që caktonin
programin e festivalit, pasi, sipas tyre, dilte një këngë më tepër dashurie) në momentin e
fundit të prezantimit tonë në “Festivalin e Këngës” në dhjetor 1988, me këngën shumë të
preferuar edhe sot e kësaj ditë “Lulet e majit i çel në janar”. Po në ditët e fundit në atë festival,
duke u vlerësuar si një talent që duhet të paraqitesha patjetër jam prezantuar me këngën
“Fotografia”, e kompozuar nga David Tukiqi, ku kam qenë e shoqëruar në sfond nga
këngëtarët Gëzim Çela dhe sopranoja Lindita Lole Mezini. Me këngën e dëshiruar “Lulet e
majit i çel në janar”, shoqëruar dhe nga (kompleksi i çunave) të Pallatit të Kulturës pas një
pritjeje të gjatë, prezantohem në vitin 1989 në “Koncertin e Pranverës”. Këtë këngë akoma
edhe sot, pas 15 vjetëve, vazhdoj ta këndoj dhe
është gjithashtu një nga perlat e repertorit tim.
zhdimi i viti 1989, koncerti im i parë recital, që
mbante emrin “Anita”. Të ftuar, parodistët e
Vlorës dhe shoqëruese kompleksi këngëtarja
Aurela Gaçe. Ky koncert është xhiruar dhe
transmetuar nga TVSH. Koncertet e mia recitale
me parodistët e Vlorës, kanë qenë një nga
evenimentet e mia të jetës kulturore në të gjithë
territorin e Shqipërisë. Nuk lë pa përmendur dhe
Koncertet e Verës, që zhvilloheshin nga
Ministria e Kulturës. Këto koncerte janë shfaqur gati në të gjithë Shqipërinë. Të ftuar specialë
kanë qenë edhe dy çiftet e Ansamblit të Shtetit,
të shoqëruar nga orkestra e Estradës së Vlorës.

“Festivali i këngës” në dhjetor të vitit 1990, do të


sillte bashkëpunimin tim të parë me kokat e
muzikës së lehtë shqiptare, Flamur Shehu dhe
Jorgo Papingji. Në këtë festival edhe një herë
vlerësohem me çmimin e parë, kësaj herë fillon
bashkëpunimi tresh.
Viti 1991, në “Koncertin e Pranverës” përsëri
bashkëpunimi Bitri-Shehu-Papingji sjell në
skenë këngën “S’ka formulë në dashuri”.
Viti 1991 do të sjellë para publikut në “Festivalin
e Këngës” përsëri një bashkëpunim me Flamur
Shehun dhe Jorgo Papingjin. Prezantohem me
këngën “Fat dhe jetë”, ose siç e mbajnë mend
njerëzit, “Filxhani i kafesë”.
Koncerti i Pranverës 1992, përsëri do të sillte në
skenë trinomin Bitri-Shehu-Papingji. Kësaj
rradhe kënga ishte kushtuar për një pjesë së
jetës sime, për vetë autorët, por papritur, një
udhëtim larg atdheut ma bëri të pamundur
paraqitjen në këtë koncert.
Kthimi në “Festivalin e Këngës”, në dhjetor të
1993-shit, do të sillte prezantimin tim me këngën e kompozitorit vlonjat, Artur Dhamo.
Vlerësohem me çmim të tretë. Nuk dua të lë pa përmendur e pa falenderuar publikun e atij viti
në pritjen e interpretimit tim.
Viti 1994 sjell mosparaqitjen time para publikut për arsye largimi nga atdheu.
Viti 1995 do të sillte dhe Koncertin e dytë recital para spektatorit vlonjat, që u ndoq nga 4000
spektatorë për dy ditë me rradhë. Të ftuar në këtë koncert, ishte e mrekullueshmja Silvana
Braçe dhe i madhi Met Bega, si dhe çiftet e baletit të ardhur nga kryeqyteti. Ky koncert u
filmua nga TVSH-ja.
“Festivali i këngës” 1995 do ishtë prezantimi im i
fundit para spektatorit. Në këtë festival, unë
prezantohem si e ftuara e nderit, duke mos
konkurruar si këngëtare. (Paraqitja e një dite me vonesë e këngës së kompozitorit vlonjat
A.Dhamo para komisionit, bëri që kënga të dilte jashtë konkurrimit).
Vazhdimësia e koncertit recital do të kapte dhe kufijtë e Veriut. Gjatë koncertit 2-ditor mbajtur
në Tropojë, me të ftuar këngëtaren Fatmira
Breçani, pata dhe kërkesën për të udhëtuar në
SHBA. Në mars 1996 u bë i mundur largimi im
nga Shqipëria
Gjatë qëndrimit në SHBA, aktiviteti im
artistik ka qenë i pandalshëm. Pjesëmarja në
koncertet e ndryshme të komunitetit si dhe
ato të bamirësisë kanë qenë vazhdimësi e
rrugës time si artiste.
Viti 1999 solli daljen e albumit tim “Malli”,
realizuar në “Electric Planet Sound” studio, në
New York. Promovimi i këtij albumi u bë në
mjediset e Misionit Shqiptar në Kombet e
Bashkuara po në New York.
5 prilli i vitit 1999 përkoi me paraqitjen time në
skenat e Brodoway-it si e ftuar në një koncert të
organizuar nga një prej organizatave më të
njohura në SHBA, “Madre”. Në këtë koncert
paraqitja ime si artiste ishte e dyanshme, pasi
për herë të parë unë do të prezantohesha edhe
si violiniste. Aty pata rastin e nderin të njihem
me disa nga yjet e Hollivudit si Tom Robinns,
Susan Sarandow, Vanesa Redgrave, Danny
Schechter, Eve Essler, Nenad Bach etj., ku gjatë përshtypjeve që më dhanë më përshkruan
si një element shumë të denjë në artin muzikor dhe më uruan mirëseardhjen në botën
amerikane.
12 gushti 1999 është gjithashtu edhe prezantimi im në darkën e organizuar nga Misioni
Shqiptar në Kombet e Bashkuara për nder të Ambasadorit, zotit Peter Burleigh. Misioni im në
këtë mbrëmje ishte të shpalosja vlerat e muzikës shqiptare, popullore dhe moderne. Të gjithë
ambasadorët e Botës patën rastin të kënaqen me muzikën tonë të mrekullueshme.
Falënderimi i ambasadorit Burleigh në letrën drejtuar ambasadorit tonë, zotit Agim Nesho,
ishte një vlerësim i madh për mua.
Dhjetori i vitit 1999 përkoi me fitimin e konkursit
të zhvilluar nga kompania amerikane C.P.V. për
të kënduar 2 këngë në programet e tyre
televizive, që do të transmetoheshin të
përkthyera në shqip.
Më 10 prill 2000, do të kisha rastin të takohesha
personalisht me Presidentin e Shqipërisë, zoti
Meidani dhe zonjën e tij në një koncert
bamirësie për fëmijët e Shqipërisë, ku zonja
Meidani më shoqëroi gjatë interpretimit tim në
sallë, duke kënduar së bashku disa këngë të
vjetra korçare.
Vera e vitit 2000 do të ishte e shoqëruar me
koncertet e mia recitale bashkë me aktorin dhe
regjizorin e njohur, Koço Devole në disa shtete
të Amerikës. Në një nga këto koncerte, me
dëshirën e tij vjen prej së largu edhe një nga
figurat shqiptare më të njohura, zoti Antoni
Athanas, i cili e vlerësoi shumë muzikën tonë të
lehtë.
26 Nëntori 2000 shënoi edhe pjesëmarjen time në një nga koncertet më të shënuara të
komunitetit të përbashkët shqiptaro-amerikan, 9-vjetori i gazetës “Illyria”. Në këtë koncert
fuqia ime do të ishte e dyanshme, këngëtare dhe violiniste. Një moment prekës ishte
interpretimi me violinë i potpurisë arbëreshe (e përpunuar prej meje) dhe lotët e arbëreshit të
ftuar nga Italia, zotit Antonio Bellusci.
12 Nëntori 2000 sjell Koncertin e madh në New York me artisten me famë botërore, Inva Mula
dhe bashkëshortin e saj, Piro Çako, Silvana
Braçen, Pali dhe Zerina Kuken etj., organizuar po
nga i madhi me famë botërore, Fadil Berisha (kam
fatin që fotografitë e albumit të ardhshëm janë të
bëra prej tij. E veçanta ime në këtë koncert ishte prezantimi im live si këngëtare dhe violiniste,
ndryshe nga kolegët e mi. Përshtypjet dhe suksesi im në këtë koncert ishte i padiskutueshëm.
Për Fadil Berishën unë isha “elementi që, pa dashjen time, i vodha shfaqjen me suksesin
tim”.
Viti 2001 fillon me një tjetër sukses në jetën time artistike: Më bëhet një ftesë për të
prezantuar muzikën e repertorit tim shqiptar në një koncert të përbashkët amerikano-
shqiptaro-turk, ku do të shpaloseshin vlerat artistike të këtyre tre vendeve. Një nga ditët më të
gëzuara në fushën e artit ka qenë prezantimi im me një nga kompozitoret më të njohura në
Amerikë, Tina Shaffer, e cila e cilësoi zërin tim si “zë engjëllor që zbret nga qielli”. Shaffer
është kompozitore e Celin Dion-it, Dona Sammer, Betty Midler etj. Vlerësimi i saj më dha
shtytje të futem më thellë në artin amerikan.
Viti 2002 do të jetë një vit pune për gjetjen e muzikes sime në gërshetim me muzikën
amerikane.
24 Janari i vitit 2003 do të niste me një nga koncertet e mëdha të mbarë komunitetit, ku
përkrah këngëtarëve kosovarë dhe maqedonas do të më bëhej ftesa për të prezantuar
muzikën e lehtë shqiptare. Të ftuar nderi ishin ambasadori William Walker dhe Drejtori i
projektit të Evropës Lindore në CSIS, zoti Janusz Bugajski.
Shkurti i vitit 2003 do të vendosi dhe kontratën
time me një kompani amerikane “An’Km
records@Enterteiment” për realizimin e një
albumi amerikan.
Në vitet 2003-2004 aktiviteti im vijon në
veprimtaritë më të rëndësishme, ku shpreheshin
vlerat e artit dhe muzikës shqiptare në kufijtë e
Amerikës. Në këtë kohë shënohet gjithashtu
edhe fillimi i punës si kantautore e albumit tim
“Çdo gjë është e mundur”.
Viti 2004 do të vazhdojë në dy drejtime: me
muzikën shqiptare dhe atë amerikane. Kontrata
me producentin James Avatar në maj të këtij viti
mbaroi për prodhimin e albumit tim shqiptar.
Viti 2004 shënoi realizimin e 3 videoklipeve, të
cilët do të shihen nga teleshikuesit shumë
shpejt.
Viti 2005 po fillon në kalendarin tim me një ftesë
nga Kanadaja për të dhënë një koncert recital
në Toronto.

Malli

Nga syri, pikon një lot


Është i nxehtë, përvëlon
Nga buza, një plagë rënkon
Puthjen tënde e kërkon
Ho ho ho Sytë e mi vajtojnë në lot
Rri e mbyllur o në këtë botë
Ah, kjo jetë e shkret o pa gëzim
Pa dashuri , pa dashuri
E di se ti ku je, e di se ti ku pret,
E di se më thërret
E ndjej se ti më do, E ndjej se më kërkon
Emigrim unë të mallkoj
Një ditë do të kërkojë, unë ty të takojë
Dhe me thinja do t’shijoj
Je mall në shpirtin tim, je këngë në zërin tim
Kurbet unë të mallkoj
I them diellit, mos më ngrohë
I them hënës, mos ndriço
I them detit, mos valëzo
I them shpirtit, ti këndo
ANITABITRI
New York
Pergatiti: Arta Mezini Rome

Você também pode gostar