Você está na página 1de 21

bookani2.

gif

Poezi për Muajin e Ramazanit

Jakup Hakramaj

MIRË SE ERDHE NMESIN TONË

Të lumt ne ja gëzimi jonë

Ramazani nmesin tonë

Ty Allahu të ka caktue

Mshirës sTij me na afrue

Mirë se erdhe fati jonë

O prenvera e shpirtit tonë

Ti na sjellë ne çdo të mirë

Lidhë shejtanin në zinxhirë

Nty Allahu çon mirësinë

Shumë rahmet për krejt njerëzinë

Fort të madh namin e mban

Se nTy Zoti çoi Kur-an

NTy një« natë« veç sa ka vlera

Ma se tridhjetë mijë netë tjera

Lejleletul Kadr-in me shumë vlerë

Sa si kanë një mijë muej tjerë

NTy ne kemi kënaqësi tparë

Në aksham kur hajmë iftar

Nahiret tjetra na mrrinë


Kur ttakohemi me Perendinë

Punën e mirë Zoti çdo herë

Na e rritë dhjetë deri nshtatëqind herë

Por agjërimi është i Tij

Dhe shpërblimi ska kufi

Çka Allahu nty dha vetë

Ndhjetë ditë tpara sjell rahmet

Ndhjetë ditë tjera Zoti thërret

Robt e vet në magfiret

Ndhjetë të fundit çka na bjen

Nuk na len me ra nxhehennem

Ti ne shpirtin na e pastron

Kurse trupin na e forcon

Vlera jote nuk shkon bosh

Prej Teje dalim më t' shëndosh

Pra çdokush ka borxh prej nesh

Të bajm dhikër sa më shpesh

Punë të mira pa ia nda

Besimtarin me e pas vëlla

Mos tharrojmë një gjë aspak

Tjapim fitrin dhe sadakë

Pasurisë me i dhanë zekat

Ti ndihmojmë kështu fukaratë

Që nBajram tjen ngjendje tlartë

Si nRamazan-tbarabartë

Atëhere Zoti, ska dyshim

Na shpërblen për agjërim


Ia hap derën në Xhennet

Çdo agjëruesit të vërtetë

Bota e pastajme e lavdishme

Nga Imam Gazali

Nga libri I tij I famshëm Përtëritja e shkencave fetare

Thuaj shokëve të mi kur të më shohin të vdekur

Duke qarë për mua dhe duke mbajtur zi

Të mos besojnë që ky trup që shohin jam unë

Në emër të Zotit, unë ju them nuk jam unë

Unë jam një shpirt, por nuk jam mish

Ishte veshja dhe korniza ime për njëfarë kohe

Unë jam thesar I një talismani I mbajtur fshehur

Në mode jam prej pluhuri , që më shërbeu mua si varr

Unë jam një perlë,që ka lënë guacën e vet të braktisur .

Ajo ishte burgu im, ku e kalova jetën në të keq

Unë jam një zog dhe ky trup ishte kafazi im

Tani kur unë kam fluturuar përpara dhe kam lënë atë mbrapa

Lavduar qoftë Zoti , I cili më dha lirinë

Dhe më përgatiti vendin mua në më të lartin qiell

DERI SOT UNË isha I vdekur edhe pse I gjallë në mesin tuaj

Tani unë jam në lindje , me rrobet e varrit të zhdukura

Sot unë mbaj bisedën me të shejtit sipër

Tani, me asnjë vello ndërmjet e shoh Zotin ballë për ballë


Unë shoh tabelën dhe lexoj

Çfarëdo që ishte dhe është dhe çfarë do të bëhet

Le të më rrëzohet shtëpia në gërmadha , le të më rrëzohet kafazi në tokë,

E lëshoj përdhe mantelin;Sishte asgjë përveç korja e sipërme

I lë ato të gjitha në varr, harruar qofshin .

Kalova rrugën time dhe ju lash mbrapa

Vendi juaj nuk ishte strehë për mua

Mos mendoni që vdekja është vdekje, as nuk është jetë

Një jetë që kalon të gjitha, çfarë mund të ëndërrojmë këtu

Ndërsa në këtë botë këtu ne jemi të përgjumur;

Vdekja sështë asgjë por gjumë, gjumë që do të zgjatet,

Mos u frikësoni kur vdekja të vjen

Është veç se largimi për në shtëpinë e bekuar

Mendoni për mëshirë dhe dashuri ndaj Perëndisë

Jepini falënderime për madhështinë e saj dhe hajdeni pa frikë.

ÇFARË JAM UNË TANI

edhe kështu ju do të bëheni

Sepse unë e di se ju jeni barabartë si unë

Shpirtat e gjithë burrave erdhën nga Zoti

Të gjithë trupat e të tërëve përbëhen njëlloj

E mira dhe e keqja ngjashmëritë janë tonat

Unë ju jap ju tani mesazhin dhe gëzohuni

Paqja e Zotit dhe gëzimi I tij qofshin tuajat.

Imam Gazali thotë. Të gjithë njerëzit janë në gjumë. Kur ata vdesin, ata zgjohen. Sap one mbyllim
sytë në këtë botë, ne hapim sytë menjëherë në botën tjetër për të filluar një jetë të re, me atë sasi
të vet zhvillimit dhe me forcën e dëshirës që përfituam fillimisht në këtë botë, forca e dëshirës për
të zhvilluar më tej e më tej dhe për tu ngritur lartë e më lartë në fushën shpirtërore, duke
marshuar përherë e më tepër.

Alistar Ramadani
Nyon 2001

SULMI I FUNDIT

Shikoj pishinën e vockël ,ku peshqit pasionojnë kalimtarët


Ushqehen nga ato,kënaqësi e përbashkët
Fëmijt marrin dhenë në shtrojën e bukur të kullosës,shikoj...
Me mall,me dhimbje
Dua ta largoj mallin,nuk mundem,edhe po të dua,zemra më qanë
Ka filluar sulmi-më thot dikush në vesh
Përdorin helikopterët,aeroplanët...
Fshatra të tërë janë rrafshuar për tokë,po edhe qyteti more gjuhet
Ka të vrarë-shqiptarë
Fëmij,pleq,gra
Nënë e bij,babë e bir të masakruar nga mortajat
Pishina që kam pranë e dekoruar me gurë për rreth dhe shtartin e gjelbër të kullosës mu bënë
kuq përära syve
Fëmijët më thërasin të luaj me topin...ah!Që më vinte ky zë prej së largu,kur pash fëmijun tim të
më shkundë krahërorin
Sa shumë të mira keni ore bijt e mi-ju them
Luani,luani, tash babi do vi t`ju bashkangjitem
Ju shkon zëri deri në qiell nga gëzimi
Shijojnë ajrin e pastër në Chavanne dhe kullosën e gjelbër
Shikojn lisin e bukur të mbrojtuar nga ligji,dhe pishinën me peshqi
Kënaquni bijt e mij,kënaquni-psherëtis me dhimbjen e madhe
E moshatarët e juaj?...
Ato të nënshtruar nën breshërin e predhave gjakatare sllave
E ju i ushqeni peshqit me grimcat e bukës në pishinën akuarium
Dhe gjuni topin të lirë në kullosën e gjelbër

Ore,po Sllupçani,Vaksinca...Likova e tërë...O!


Hatixhja,kjo nënë trime,kjo burneshë e madhe:
Nuk kam ku shkoj më larg se shtëpis sime,UÇK janë vëllezërit e mi
dhe nuk i lëmë vetun,le të na gjuaj shkau se nuk e kam ndër mend
të lë shtëpinë-e vendosur fliste ajo
Ore,po Shipkovica,Gajrja,Poroji...Tetova e tërë
Nënë e bij në obor të tyre masakrohen nga predha
E Jehona e vogël në rrugë duke shkuar të blen bukë
Buk o shka i shkinës,buk
E ti e gjuajte me plumb,ja more jetën e njomë që sapo kishte lëshuar lulzimin...O Zoti im më bën
të fortë...të përballoj dhimbjen
Vriten pse janë shqiptarë ej

Luani bijt e mi luani,do vi babi tju bashkangjitem në lojën me top


Shijoeni ajrin,kullosën,pishinën akuarium
Mos paçi dhimbje asnjëherë bijt e mi,jeni të lirë...shijoeni lirinë
Zoti ju bekoftë...kënaquni ju bile
Moshatarët e juaj presin breshërin e predhave...bijt e mi

Radusha?O!...Radusha,Bojana...Dervendi i tërë
Jehoji krisma në Radushën e madhe mu sikur në Sllupçanin legjendarHaraçinë
I mësuan si luftohet,kush lufton dhe kush duhet të vritet
Nuk vrasim ne civilë JO o shka i shkinës-thonë trimat
E ti po,ti vret...femij,gra,pleq
Nuk u kënaqe as në gazibabë kur vrave njerëz duke fjetur
Po Lubeteni?
Çka gjete në Luboten që bëre krimin
Të vrarë pas shpine,nga afër-thonë të gjallit e mjerë
Thonë edhe dëshmitarët e huaj-o kriminel
Janë me dhjetara të vrarë me qindra të torturuar
Kështu thonë dëshmitarët...janë egzekutuar thonë ato

Oh!Nënë,sa më mungon fjala jote e butë


Në këtë dhembje të madhe
As Bukoviqi nuk mbeti pa prekur,edhe atje vranë-shqiptarë
Katilat,katilat...

Gjuma topin babit,gjuma


Ti bi me këmbë sa kam fuqinë...

Shkup, 13 Gusht 2001 (liria)

Udha e mbare, Trim!

TE PESËVE*

Nisu Trim,
capit drejt agut te pergjakur
atje plumbat
shkruajne germa lirie
atje, plumbat grisin heshtjen
vrapo si i ri-si veriu
lufto si plaku.
Trimi im,
perpara ke jeten...ke vdekjen.

Nisu Trim,
drejt lavdise se heshtur
drejt te embelit-hidherakut
a-t-dh-e-u-t.
Ku armet renkojne shqip
ku buzet vjellin hekur
nisu Trim
se nata kemben e theu.

Nisu Trim!
shtij nje pushke edhe per mua,
melcine e nates
copetoje me maje te bajonetes,
flake vdekjen nga supet tane
femijet
jetimet
ne syte e tu te lexojne
himnet e jetes.

Nisu Trim!
buzethare...se shteren burimet
se u dogj u be shkrumb
gruri ne are
se nenat, nenat
nuk flene gjithe naten nga renkimet
per djemte e tyre te vrare...
Nisu Trim
ti je i fundit...
se une,
nuk kam per te te qare

Shko Trimi im!


Te qofte udha e mbare...

Alban Tartari
Ankara,10.08.2001

*Kushtuar 5 deshmoreve shqiptare, te cilet para disa ditesh u torturuan dhe u ekzekutuan
barbarisht nga forcat maqedonase.

Publikimi i parë Bota Letrare

Naim Frashëri

PERËNDIJA

Ç'sheh, është zot'i vërtetë,


Ç'dëgjon, është zër'i tija,
Gjithë ç'ka e s'ka në jetë,
Eshtë vetë perëndia.

Mos shiko valëtë p'anë,


Mos të gënjenjë rremeti,
Të tëra një burim kanë,
Gjithë ngrihen pej një deti.

Në det të math e të gjërë


Çdo valë që të sheh syri,
Atje është deti tërë,
Po valëtë mirë qyri.

Kur ta zësh gjënë të bërë,


Esht' ashtu me të vërtetë,
Po ta vësh re gjat' e gjërë,
Esht' ajy bërësi vetë.
Dhe kush flet edhe ç'gjë flitet,
Ç'duket e s'duket në jetë,
Dhe kush sheh dh'ajo që shihet,
Zot' i vërtet' është vetë.

Se e tërë gjithësia,
Që nuk' i gjëndetë fundi,
Eshtë vetë perëndia,
Për atë s'ka vënt gjëkundi.

Eshtë në shesht perëndia,


I verbëri s'munt ta shohë,
Ajo është gjithësia,
I dituri munt ta njohë.

Pe një lulezë kur shohim


Dhe të vëmë re një fletë,
Me dituri munt ta njohim
Q'atje 'shtë zot' i vërtetë.

Eshtë në shesht perëndia,


Sicilido munt ta njohë
Po s'e mbuloi e padija,
Njeriu tekdo munt ta shohë.

Kush do ta shohë të tërë,


Të shohë mirë njerinë,
Vethen' e tij re të vërë,
Atje e gjen perëndinë.

Dhe parajsi dhe skëterra,


Dhe engjëlli edhe djalli,
Edhe gjithë ç'ka të tjera,
Janë brënda tek i gjalli.

Ajy që ka mirësinë,
Ka perëndin' e të mirat,
Edhe kush ka djallëzinë,
Ka djallë e ligësirat.

Më çdo anë e kërkova,


Thashë: ku 'shtë perëndia,
Po më pasdaj e mësova,
Qënke ndaj mej' e s'e dija.

Kërkonja gjetkë ta gjeje


Zotn' e math e të vërtetë,
Ajy qënëkej ndaj meje,
E paskësha unë vetë!

Me fjal' e me agjërime
Nuk e gjen dot perëndinë,
As me kreshm' e me kungime,
Si punojn' ata që s'dinë

Trajstën' e ke plot me bukë,


Edhe hiqesh si i mjerë,
Dhe ke zën' e thua nukë,
E lipën derë më derë.

Eshtë ndaj teje i gjallë,


Ti e kërkon nëpër gurë,
Në të rrem' e në përrallë,
Andaj nuk' e gjen dot kurrë.

Pa s'vdes kurrë perëndia,


Po kush vdes në jetë vallë?
Gjë s'vdes, sepse gjithësia
Eshtë gjithënjë e gjallë.

Qeshë diell, ishnja hënë,


U bësh' uj' e balt' e erë,
Yll e zok e dash kam qënë,
Pa dhe njeri shumë herë.

Sa det i math e i gjerë


Edhe sa mijëra valë!
Sicil atje do të bjerë,
Prapë soje do të dalë.

Mijëra shpirtëra ngrihen,


Bijen mijëra të tjera,
Vjen dimëri, lulet pshihen,
I nxjer prapë në shesht vera.

Nj'është, po ka shumë ngjyrë,


Duket sikur s'ka të ngjarë,
E sheh fytyrë-fytyrë,
Po 'shtë i njëjt' e i pandarë.

Ajy është trëndafili


Edhe gjëmb' i trëndafilit,
Ajy është dhe bilbili,
Ajy dhe zër' i bilbilit.

Mos shiko ç'rrobë ka veshur,


Eshtë brenda vet' i qetë,
Syr' i t'urtit e sheh xhveshur,
Veç ati s'ka gjë ndë jetë.

Zoti është gjithësia,


Ajy është gjithë ç'janë,
Po kush njeh vethen e tija,
S'e kërkon më tjatër anë.

Dhe qelqeja u hollua


Dhe vena, pa u përzjenë
S'ka ven', është qelqe thua,
A s'ka qelqe, është venë.

Unë ndaj teje një pikë,


O det i gjer' e pa anë!
Të hynj brënda më vjen frikë,
Po s'hiqem dot dhe mënjanë.

Të kisha zën' e bilbilit,


Gjithënjë do të këndonja
Bukurin' e trëndafilit,
Dhe kurrë të mos pushonja.

Po ti vetë je, o bilbil,


Ti je edhe dashuria,
Ti je edhe trëndafili
Edhe bukuri e tija.

Ti je ç'është jet' e tërë,


Ti je vetë gjithësia,
Ti vetë njeri je bërë,
More fytyrën e tija.

Oh! det i math e i paanë,


Në një stamnë qysh ka hyrë?
Ajy q'është gjithë ç'janë,
U mbloth tok më një fytyrë.

Më çdo anë që shikova,


Pashë mirë që je vetë,
Të gjeta tek të kërkova,
Zot'i math e i vërtetë.

Pe trupi shpirt është bërë,


Edhe shpirti trup në jetë
Eshtë bërë, një i tërë
Gjithë ç'është, është vetë.

Paskëtaj, o shokë, kurrë


Mos kërkoni perëndinë
Nëpër mur' e nëpër gurë,
Po shihni mirë njerinë.

Zëmr' e njeriut në jetë


Eshtë vënd' i perëndisë,
Esht' atje zot' i vërtetë,
Det' i math i gjithësisë.

Ajy është gjithësia,


Edhe udh' e perëndisë,
Eshtë vetëm njerëzia,
Q'i duhetë njerëzisë.

Mer dorën e diturisë,


Pa ajo do të të nxjerë
Gjer te fron' i perëndisë,
Ndaj soje do të të shpjerë.

Esht' e vërtetë kjo punë,


Mos qëndroni n'errësirët,
Se këtë s'e gjeta unë,
E kanë thënë të mirët.

Naim Frashëri

FALJA

Zot i math e i vërtetë


Që kreve ç'shohëm në jetë,
Edhe të tjerë që janë
Pa funt pa krye pa anë,
Edhe kudo je ti vetë,
Syri yn tekdo shikon,
Që nga lint e gjer tek përndon,
Më çdo vënt të sheh fuqinë,
Urtësin' e madhërinë,
Falna gjithë mirësitë,
Epna dituri e dritë,
Tregona udhën' e mirë,
Mos na lerë n'errësirë,
Dhurona gjithë të mirat,
Mërgona nga të pështirat.

Zot! falna vëllazërinë,


Dashurin' e miqësinë,
Epna dëshirë të msojmë,
E të mirat të punojmë,
Bëna të but' e të qetë,
E të urt' e të vërtetë,
Jetënë ta trashëgojmë.

Mitrush Kuteli

POEM KOSOVAR

Qëndrimi
(Kënga e parë)

Jam shqiptar
e kosovar:
Zot e krenar,
-Zot e bujar-
mbi këtë Dhe,
që e kam fe
e përmbi fe:
e kam Vatan!
E kam Atdhe!
Qe gjysh stërgjysh,
qe bres pas bres,
qe gjithemonë!
Ti shkja thrret
ti shkja bërtet,
gjer lart në retë:
se jam barbar.
Jo, s'jam!
si bërtet ti,
si buçet ti,
ti, Mal i Zi.
Po Vendin tim e dua,
lirinë e dua,-
e s'dua
zot
mbi mua.
Se jam këtu kur s'kish njeri,
kur s'kish kufi
as fqinjëri,
as shkja të zi.
Se jam këtu kur Mal i Zi
ish Ilirì:
kur nga një det në tjatrin det
isha zot vetë!
Unë jam këtu nga moti
kur vetë Zoti
e bëri fushën fushë
e malin mal.
Unë jam këtu e do te jem
-denbabaden-
sa mali të bëhet hì
e hiri mal përsërì

Durimi
(Kënga e dytë)

Ma thonë emrin Asim Qerim


mbetur jetim
që në vogelì.
Jam si më sheh
e si më njeh:
kësulë-bardh e krye-lith,
kryelith me një shami,
me tri shami:
për trimëri!
Jam eshtër-math
i vrazhdët jam
e bojalli-
dhe sytë e mi:
janë plot shkëndì,
si baterdì.
Dhe kam urì
si s'ka njerì
për Drejtësì
e për Lirì
si gjithë Asimët
e gjithë Qerimët
e Vendit tim.
Ma thonë emrin Asim Qerim,
mbetur jetim
që në vogelì.
Se babën tim ma vranë
naçallnikët,
podporuçnikët.
Ma vranë,
se urdhër dha Vojvoda
e Krali- vetë:
Të vritet.
Se ish Kosovar!
Dhe se ish zot
mbi këtë Dhè!
Dhe tokën qe kisha nga Baba
nga gjyshi
rrënjë pas rrënje
prej qindra vjet,
prej mijëra vjet
ma muar.
Ah!
Ma muar Vatanin
që desha
si xhanin!
Ma muar
me armë në duar
me gjak nëpër duar
Agrarët!
Xhandarët
Tuxharët!
Të gjithë tok
u bënë shok:
si sorrat!
për kërme.
Oborrin ma muar
gjer në shtepi
dhe ngrehe për vete shtëpi
në sytë e mi.
Dhe unë,
ja, unë!
që isha zot
që qemot:
mbeta pa dhè,
bujk pa dhè
bari pa kope
këtu,
në dherin tim.
Dhe plori m'u ndryshk,
Hambari m'u myshk...
Po shpresa s'm'u vyshk!
Durova,
durova,
Sa nuk duron njeri,
as Perendi!
...............
(kënga e dytë vazhdon dhe më

por unë nuk e kam të plotë)


SULMI
(kënga e tretë)

Ta shemba shkja kufinë


që ngrite ti
në vendin tim
e përmbi varr
të babës tim.
Ta shemba
ta dogja:
me zjarrin e shpirtit
të vojtjes
dhe të urrejtjes.
Me zemërim,
me vrull të math
e bubullimë
qe s'ka mbarim.
Sa vjet ti me çave
më ndave
më vrave!
Armik-lugat!
Armik-xhelat!
Ti bëre azape:- s'u tremba.
Ti ngrite kufire me gjemba,
fortesa ti ngrite:
t'i shemba!

Tani!
Tani!
Atje ku ti
o Mal i Zi
ngite kufi
që ndanin,
e çanin
vëllazëri:
Hej!
Sot,
shkon
e valon,
parmenda!

Ti bëra të gjitha rrëmujë


dhe ty
gjyrma t'u duk
si në ujë.
---------------
Ta shemba armik kufinë
--derë burgu--
dhè është tani
si ish!
--si do të jetë--
përjetë:
Lëndinë!
Ndërtimi

(Kënga e katërt)

I bie arës mespermes


e gjer në bres
e përmbi bres
humbas
me gas
në grurin tim,
të Dheut tim,
te babës tim,
të birit tim:
sot e përjetë,
jetë pas jete!
Dhe ndje qysh flet
me zë të qetë
im-Atë vetë
nga balta posht:
Ta mbroni Dhenë
ku eshtrat kam
ku hi e tokë
e pluhur jam...
Ta mbroni Dhenë
qe e ushqe
dhe sot si dje:
me kurmin tim...
Ta mbroni Dhenë,
me zjarr ta mbroni,
me gjak ta mbroni.
Të derdhni gjakun
me grushte plot
po kurrë lot,
as sot, as mot!...
Se loti është robërì,
Gjaku: Liri!
Jam ështër-math
e bojalli
e me japì,
si më sheh ti,
si më njeh ti.
Po kam një zemër
në gjoksin tim
që pa pushim
më rreh
si Drim.
Dhe Babën tim kur e kujtoj
lotoj...
Të pashë të vrarë, or Baba,
e pa qefin si për hata,
rreth e përqark me xhandërma,
desha të qaj e s'qava dot,
e të bërtas, s' bërtita dot,
pa asnjë lot, pa asnjë lot.
--------------------------
Dhe prita sot të derth një lot
QËNDRIMI

(Kënga e pestë)

Tani!
Tani!
Unë jam gati
te vdes që sot
se rroj përmot;
mbytyr me gjak
po jo me lot,
për këtë Dhè
që e kam si fè
e përmbi fè.
E kam Vatan!
E kam Atdhe!
Hej!
po buças me zë kabà
sa të dëgjohet në qiell là
sa të dëgjojë funt e krej
kush gjak shqiptari ka në dej.
Shaban- vëlla!
Destan- baba!
Hej!
Komb i lirë kosovar,
ti komb shqiptar,
ti Zot krenar
ti djalëri- ti pleqërì
bëju gati!
Bëju gati
për vrull të rì;
ta djegësh botën
ta bësh hì:
për Lirì'
Për Shqipëri!
Tani,
tani
o Mal i Zi
ja unë
ja ti!
Po unë- jo ti,
se jam këtu kur s'kish njeri
dhe as kufi
as fqinjërì...
Unë jam këtu kur Mali i Zi
me Shumadi
me Dallmati
sa mban e gjitha Shqeherì
ish ILIRI!
Kur nga një det në tjatrin det
isha Zot vetë.
Se jam këtu nga moti
kur vetë zoti
e bëri fushën- fushë
e malin mal!
Unë jam këtu
e do të jem
denbabaden
sa mali të bëhet hì
e hiri mal përsërì.

f u n d-

NË QOSHIN E SHTËPISË SIME

Lojë e dritës dhe e hijes...


Në muarin e kryqëzuar në qoshin e shtëpisë sime,
me të verdhë psalme të shkruar,
Ishim si tre trekëndësha të ndarë,ishim fotografi me ngjyrë monotone buzë lumit të hutuar.
Rrugët me baltë mernin erën e shtëpisë pa njerëz,në fotografi qendroja i madhi unë duke shiquar
qoshin e shtëpisë sime,me dritare të thyera me gjurmët e shpezëve të humbura.
Më rrotullohet drita më duket si lojë me hije...
Qëndronim si tre libra të grisur,sikur muari si dritarja dhe dera e këputur.
Luaja me hijet në dritë,e të verdhat psalme qëndronin në:
,,QOSHIN E SHTËPISË SIME,,

Bujamin Rushiti

TË LUTEM

Mjegullat nëpër sy,sytë më janë verbuar,me duket se jame ne qiell,


e preki gjithësinë,sa shpraztirë,era e ftohtë,yjet pa dritë,
edhe ato të vetmuara,askund askush,shpraztirë e pafund,
i shqetësuar jamë nuk di katë shkojë.
Cila rrugë më shpie në drejtim të duhur,jam në udhëkryq
pa emër,
i humbur e i hutuar qëndrojë në gjithësi,
i mjeri i humburi unë në kozmosin e pafundë.

Dua të zgjohem në jetën që isha ,dua të bërtasë LIBERTAS,


dua të jemë ai që isha,
dua të dalë nga ky labirint,dua të gjejë rugën e humbur.
Endem anë e mbanë kozmosit të pafundë kërkojë atë...

Kërkojë kohën e humbur, kërkojë jetën kur isha fëmijë,


kërkojë ditën kur u dashurova për herë të parë,
kërkojë atë që e kam humbur e që nuk vjen dot!
e dashura kohë të lutem kthehu vetëm pakë ...

Bujamin Rushiti
KAPITENI I KUJTIMEVE TË MIA

Sytë e përlotur me zemër të këputur,


marshoja drejtë humnerës që hapeshte sa më shumë.
S´kuptoja çka kisha se di se a ka kuptim,
nje gjë ne tru më pëlcaste e nuk kisha kthim.

Sa ndjenjë e bukur në majen e malit te lartë,


më dukeshte se dua të ngjitem mbi shpatullat e atit të bardhë,
të fluturojë me krahët e tijë mbi mjegullat e larta,
të ngjitem lartë, të shohë tokën e rumbullakët
Dua te gjithë të më shohin, të ndëgjojnë një zë që vijnë nga lartë,
me tërë zërin të bërtasë:
»MË BESO SA TË DUA NUK KA MASË«.

Me sytë e mbyllur të lundrojë në detin e pafundë,


dua që ti të jeshë kapiteni i barkës të kujtimeve të mia,
të më endish anë e mbanë detitit të pafundë,
të ushqehem me buzëqeshjet e tua,të rezitem në rezet e syve të tu.
Të ngrohi shpirtin e ndjenjave te mia,
dua që kurë të mos ndalem e të eci rugëve të humbura,
të kerkojë atë,atë që e dinë se sa e dua

Bujamin Rushiti
RRUGA PA EMER

Rruga e cila nuk ka emër dhe kolona rrugës që kalon,


si kaloresit e mbretit pa mbretëri në rrugët e mbushura
me balte,me kuajt si skelet të holluar.
Në dimrin e hutuar kur mbi akull lulëzon lulja në dritare me akull të piktorit më të madhë,
në dhomë qëndrojë unë pranë vatrës që ska zjarr,
i ulur në mes të dhomës, në kujtime për kohën që vjen,
do të vijë një ditë edhe ajo që ngrohë
do ti thërasë me zë e sdi se a do ta njoh,
ajo nuk njihet ajo nuk tregon,vjen kur nuk e din e kur perpara nuk te lajmeron.

Ne rrugen qe ska emer, ne dhomen me dyert e plasura,


në dhomen ku muzik është era që fishkëllon
,ku gëzim është zjarri e ëndër je ti.
Në dritaret me akull duket njeriu I fundit të kolonës
së kalorësve të raskapitur qe vazhdonin rrugën
ka udhëkryqi i rrugës e cila ska emër?!!!

Bujamin Rushiti

Kush jam unë?

Kur shoh kombin tim të mjerë


Dhe smund të bëj asgjë!
Kush jam unë?
Kur shoh kombin tim të mjerë
Të bredh metropoleve botërore
Dhe smund të ndryshoj asgjë!
Kush jam unë?
Kur u drejtohem statuave
Prej gipsi e betoniqë sdëgjojnë fare
Kush jam unë?
Kur dëshirojqë sytë e Mona Lizës
Të më përcjellin kudo
Dhe muzika e Mocartit të mi pushon veshët
Kush jam unë?
Kur civilizimi më fali sëmundjen kronike
Kush jam unë

Nyon,11.05.2001 Alistar Ramadani

Sdua të flas

Mos më bëni të flas


Nuk dua
Të shpalos
Dhimbjen,dashurinë
Në kengë shoh gjak
Gjak
Të një të pafajshmi
Kurse valët e detit vjedhin jetën
Fëmijut të posalindur
Mos më bëni të flas

Nyon,1999

RRUGA E MBARE JU QOFTE


nene lokja percjell femine
niset ne shkrepat e malesise
motra e dashur percjell vllaznine
te nisur ne rrugen e lirise

Rruga e mbare te qofte biri im


shko sherbej shqiptarise
shko krenar birri nenes TRIM
e na sjell ne voter zjarrin e LIRISE.

rruge e mbare vllau i motres


qofshe i bekuar me jete e mote
hallall te qofte pragu i votres
gjaku yt shqiptar mos te shkofte kot.

mos kurseni piken e gjakut


tregoni shkaut se jeni trimat e lirise
mos harroni amanetin e plakut:
"mos ja leni shkaut token e shqiptarise"
BIJTE E SHQIPES

dite MARSI
mbi trojet tona ndricoi drita
drita e LIRISE.
drite,populli qe moti e priste
ishte drita e lirise.
humnere qe me shekuj ishim
humnera qe drite nuk kishim
humnere qe e quanim roberi
dite MARSI,na ndriti rrezja
rrezja qe u quajte LIRI.
linden shqipet e malit
linden ne shkrepat e sharrit
linden bijte e lirise
linden trimat e shqiptarise.
UCK u gezoft ky emer
cdo shqiptare te mba ne zemer
me jete qofshi trimat e shqiptarise
u bekofte zoti me jete e mot
e gezofshi flamurin e lirise
plumbi i juaj per shkaun
u befte vaj e lot.
IRFAN AMETI-deni001

LIRI-CFARË ERE KE?

Tridhjetë e gjashtë vjet dëshiroj të të marr erë


Të kërkova,e di të kërkova-gjithkund
Nuk të gjej dot askund
Bile një shenjë tmë kishe lënë-ndokund
Zemra do tmë trokiste-normal
Evropa është plakur-gjithnjë plaket
Por shpresoj-do të gjej
Do të kërkoj-nuk ndalem
Do të gjej edhepse-Evropa plaket
Nga xhelozia smë lejon të të mar erë-edhe unë
Vallë!Je në Amerikë?-Është e re Amerika
Do të vij atjetë të marr-një çikë me vete
Pajtohesh?
Pyete Amerikën,të lëshon-një copkël nga ti?
Le ta dish-po të mora erë
Stë lëshoj-për jetë e mot
Sepse shumë të dua-LIRI
EVROPA LE TË PLAKET Botoji « Bota Sot » në Zvicër

SYTË E GJELBËR
Sytë e gjelber të dritares sime,shikojnë lojën e fëmijëve
Rrugën e këmbanave,pullazet e gjelbëta
Dhe kapelat e zeza të shtëpive

Në fytyrat e ngurta,sytë e gjelbërt të dritares sime


Shikojnë kullën e bardhë të varrit
E rruajnë kufomën e vetë

Sytë e lodhur të dritares sime,shikojnë larg mallin


E treten këtu vetëm...

Në Zvicër

Você também pode gostar