Você está na página 1de 18

1- Financa Publike

kane te beje : me menyren e krijimit dhe trajtimit te burimeve financiare,menyra e perdorimit te tyre ne funksion te nje
regjimi te caktuar politik dhe me kuadrin ligjor qe percakton parimet dhe rregullat e krijimit te te ardhurave apo te te
hyrave. - “Financa Publike nuk eshte gje tjeter vec nje debat sofistikuar mbi lidhjen e individid me shtetin. Nuk ka
shkolle me te mire se financa publike “ – Vaslav Klaus. “politikat e qeverise ne lidhje me menyren e te tatuarit dhe
kryerjen e shpenzimeve, perbejne fushen e finances publike, ose me thjesht Ekonomiksin publik” Harvey S. ROOSEN

2- I.Pasuria kombetare permbledh pasurine ;a) ne pronesi te shtetasve te saj, persona fizike dhe juridik , b) pasurine e
shtetit, te bashkive, komunave, te enteve te se drejtes administrative dhe c) pasuria e bashkesive fetare e shoqatave
bamiresise. II.Pasuria kombetare perbehet nga te mirat materiale te drejteperdrejta dhe mjetet e prodhimit
:Konsiderohen si te mira materiale te drejteperdrejte produkte te konsumit te perditshme si ushqime , veshje ,
ornamente.-Konsiderohen si, mjete prodhimi, toka , makinat dhe makinerite, pajisjet etj.

3- E Mira Publike, karakterizohet nga keto vecori :E mira publike ofrohet me kosto zero, madje nuk ka kosto
edhe sikur te shtohet numri i konsumatoreve te ketij sherbimi,-Konsumi i te mires publike « nuk kalon »,
nepermjet konkurences, pra nuk ka rivaliteti per ta perfituar ate.-Nuk mund te privosh askend nga perfitimi i
ketij sherbimi , ne rastin me « te keq », privimi i individit apo grup individesh ka nje kosto jashtezakonisht te
madhe.

Konsideratatat per te miren publike:

-Edhe pse cdo njeri konsumon te njejten sasi te mirash publike, ky konsum nuk mund te vleresohet ne men
yre te njejte nga te te gjithe,(pastrimi i nje apartamenti ).-Klasifikimi i nje sherbimi si e mire publike nuk eshte
absolute, i dhene nje here e pergjithmone, ai varet nga konkurenca e tre gut dhe shkalla e zhvillimit dhe
teknologjia.-Pamvaresisht sa thame me siper nje e mire publike, mund te mos i kete te tre cilesite e
lartepermendura ne te njejten kohe.-Ka dhe te mira publike qe nuk hyjne ne karakteristikat e sherbimit apo
mallrave por qe jane virtuale , psh ndershmeria.- Shperndarja e te drejte e te ardhurave, eshte nje e mire
publike.Nese te ardhurat shperndahen mire e dhe drejte cdo individ perfiton nga jetesa ne nje shoqeri me te
mire dhe askush nuk perjashtohet nga perfitimi i nje shoqeria me te mire.Konsumi i shperndarjes se te
ardhurave eshte jorival dhe joperjashtues, pra ajo eshte nje e mire publike .-Te mirat private nuk jane te
ofruara domsdoshmerisht nga sektori privat. Ka shume te mira private qe ofrohen publikisht, te mira rivale
dhe perjashtuese qe ofrohen nga qeverite , psh strehimi, sherbime specifike mjeksore.- Por te mirat
publike mund te ofrohen edhe nga privatet, si psh nje privat mund te financoje nje ekip sportiv, futbolli
ndeshjen dhe sherbimi qe ofron takimi i futbollit mund ta shohin te gjithe dhe nuk ka konkurence ( jo
perjashtuesh dhe jo rival), shembull me i mire, jane disa individe ne vendet e zhvilluara qe financojne psh
mirembajtjen e kopshteve, kopshteve zoologjik te cilet perdoren gjeresisht nga publiku.-Ofrimi publik i nje
te mire nuk do te thote medoemos qe prodhohet nga sektori publik,psh mbledhjen e mbeturinave ne Tirane, i
takon sektorit privat.
4-
Intervista eshte rruga me e drejte per te matur reagimin e njerezve perkundrejt aktivitetit te Qeverise.
Thjeshte pergjigjet e tyre ndaj pyetjeve te hartuara nga eksperte mund te krijone idene e reagimit te
pergjithshem ndaj nje politike te caktuar te qeverise apo politikave fiskale te qeverise per vitin buxhetor 2008.
Natyrisht ne interpretimin e pergjigjeve te pyetesorit duhet treguar kujdes, duhen marre parasysh se ekzistojne
kulturat e ndryshme, interesat e ndryshme, njohurite baze ndryshojne, impenjimi etj. Pikerisht, per kete
metode ky fakt perben nje kufizim.

-Eksperimenti, megjithese ne te shumten e rasteve ai eshte i pamundur ne fushen e ekonomiksit, per arsyen
se nuk mund te kontrollosh rrjedhen e rezultateve.

-Studimet ekonometrike,Ekonometria eshte analiza statistikore e te dhenave ekonomike, ajo nuk


mbeshtetet ne pyetjen dhe marrjen e opinioneve te njerezve apo nga pjesmarrja e tyre ne eksperiment.Me
sakte efektet e politikave te ndryshme jane rrjedhim i analizave te sjelljes se vezhguar. Me ane te kesaj
medote nuk eshte e mundur te kontrollohet efektet qe pasojne, por mund te vleresojne rendesine dhe efektet
pasoje e ngjarjes.Edhe kjo metode ka kufizimet e saj, te cilat mund te evidentohen lehtesisht pasi, studiues te
ndryshem rreth te njetave statistika arrijne ne konkluzione te ndryshme dhe shpesh here dhe
kontraditore.

5-Prodhimi shteteror dhe privat(dallimet)

-Shteti gjate veprimtarise se tij nuk udhehiqet nga parimi apo qellimi i fitimit, pasi qellimi veprimtarise se shtetit
eshte plotesimi i nevoja, ekzigjencave te komunitetit edhe kur nje veprimtari rezulton me kosto te larte(kesh
sh.a. eshte subvencionuar nga Buxhetit i Shtetit) Kjo nuk do te thote qe shteti nuk eshte sensitiv ndaj kostos
perkundrazi, shteti, qeveria i kushtojne nje vemendje te posacme efektivitetit te perdorimit te burimeve
financiare duke vendosur edhe standarte e normativa per kete qellim. -Shteti per veprimtarine e tij nuk kerkon,
shperblim apo pagese te menjehershem, per sherbimin qe kryen sic ndodh ne veprimtarine private, te cilet per
cdo sherbim apo produkt qe ofrojne kerkojne shperblimin e menjehershem. -Shteti dhe veprimtaria e tij nuk
eshte prodhuese ose te kete per qellim prodhimin e te mirave materiale. Synimi kryesor i shtetit eshte te ofroje
sherbim mbare kombetare shoqerise si ne arsim, shendetesi infrastrukture,ruajtjen e territorit apo rendetit
publik. Per keto lloj veprimtarise shteti harxhon burime financiare te medha qe shkojne ne favor te komunitetit
dhe per plotesimin e kerkesave te tij. -Ne veprimtarine e vete shteti nuk funksionon ne favor te disa
individeve apo grupeve shoqerore, perkundrazi ai punon per permbushjen detyrimeve e nevojave te karakterit
mbare kombe tar. Kjo eshte edhe arsye qe shteti shpesh here eshte i detyruar te futet ne sektore qe nuk jane
marre persiper nga privati (psh energjitika , sherbim urban deri vone etj -Ndryshe per sa ndodh ne sektorin
privat i cili percakton vete sa do te shpenzoje, ku do te shpenzoje si do ti perdore te ardhurat, ne shtet
objektivat apo kufijte e te ardhurave apo shpenzimeve, menyra se si do te shpenzohet ne njesine e kohes, vit
kalendarik, percaktohen me vendim te organeve te zgjedhura nga populli. psh Buxheti i shtetit miratohet nga
Kuvendi . Buxheti i shtetit eshte i vlefshem per nje vit buxhetor i cili eshte i njete me vitin kalendarik.
6-Buxheti si ligj i
mirfillte.

I-Buxheti i shtetit krijohet nga te ardhurat e mbledhura prej taksave, tatimeve dhe detyrimeve te tjera
financiare, si dhe nga te ardhurat e tjera te ligjeshme.Ai perfshin te gjitha shpenzimet e shtetit“ sipas
KUSHTETUTA

II-Buxheti eshte teresia e te ardhurave,shpenzimeve dhe financimeve te qeverisjes,qendrore e vendore dhe te


fondeve speciale, te cilat miratohen me ligj, nga Kuvendi i Shqiperise......“ LoBuxhetit

III.Dokumenti zyrtar ne te cilen pasqyrohen te hyrat , te ardhurat dhe menyra e perdorimit te tyre per njesine e
kohes (vite kalendarik) do te konsiderohet buxhet i shtetit. Buxheti eshte plani i te hyrave dhe shpenzimeve
per nje periudhe te caktuar kohe “.

IV.«si program financiar vjetor », i cili perbehet nga fondet e miratuara me ligje nga Kuvendi Popullor, ne te
cilin perfshihen te gjitha te ardhurat, huate dhe hyrjet e tjera si dhe shpenzimet perkatese per ushtrimin e
veprimtarive dhe kompetencave ,1.te organeve te larta te pushtetit shteteror, 2.te Administrates shteterore,
3.te pushtetit lokal dhe 4.pushtetit gjyqesor .....».

-Shume autore mendojne se akti i buxhetit nuk eshte nje akt ligjor por nje (1) akt administrativ. Por ka edhe te
tjere qe mendojne se ai eshte nje (2) akt pjeserisht ligjor dhe pjeserisht administrativ.Te tjere e konsiderojne si
nje (3) ligj formal, por ka edhe te tjere qe aktin e buxhetit e konsiderojne si nje (4) akt ligjor si nga ana
materiale ashtu edhe nga ana formale .- Ne buxhetin e shtetit pervec faktit se, ne kete aktivitetet, perfishet
administrata Aty percaktohen ne menyre te detajuar kufijte minimal te te ardhurave dhe kufijte maksimal te
shpenzimeve te cilat perbejne ne thelb kufijte ligjore. Ne te percaktohen detyra,objektiva konkrete per cdo
njesi buxhetore e per me shume per institucionet buxhetore, permban gjithashtu edhe te drejtat e
institucioneve buxhetore. Ky akt ligjor, percakton me ligj, detyrimin per deficitin buxhetor apo per kufijte e
borxhit, programin e investimeve sipas objektivave kryesore dhe sipas aktivitetit , fondin rezerve etj. Buxheti
ka edhe pjesen e tabelave, nje pjese e te cilave miratohen dhe jane pjese e ligjit, tb e tjera jane pjese
perberese te tij . Kur flasim per tabelat e ligjit ne to vendosen kufijte maksimal per cdo institucion, kufijte keto
te detyrueshem per institucionet buxhetore qe lidhen drejte per drejte me me objektivat per cdo institucion.

7-Parimet e buxhetit te shtetit

-Parimi i buxhetit vjetor (i anualitetit): nenkupton ate qe veprimtaria apo jeta financiare e shtetit duhet te
zhvillohet brenda nje periudhe vjetore ).Qeveria duhet te paraqese dhe parlamenti duhet te adaptoje cdo vit
gjendjen dhe parashikimet e financave publike, ne te cilat duhet te pasqyrohen :-Te ardhurat dhe shpenzimet
e shtetit per vitin e ardhshem, parashikim vjetor qe perkon me veprimtarite financiare te shtetit, te cilat per tu
materializuar kane nevoje per programim shpenzimesh per funksionim.-Me ne fund qeveria duhet te zbatoje,
buxhetin brenda vitit per te cilin ishte parashikuar, per c’ka merr edhe autorizimin parlamentar (per te njejten
periudhe). « Viti buxhetor , per te gjitha njesite e qeverisjes se pergjitheshme , fillon me 1 janar dhe
perfundon me 31 dhjetor te cdo viti. »

-Parimi i universalitetit gjithmone ka nenvizuar,ne rrafshin e perpunimit te buxhetit, dy rregulla te ndara por
qe plotesojne njera tjetren:-Rregulli i quajtur, “produkti bruto” apo i “metodes per bruto”, qe nenkupton
perfshirjen ne buxhet te shpenzimeve e te ardhurave ne shumat e tyre integrale (per bruto). Ky rregull
ndalon, perjashton, perfshirjen ne buxhet te shpenzimeve dhe te ardhurave per teprice (si saldo
kompensimi).-Rregulli sipas te cilit te gjitha te ardhurat, duhet pa dallim te drejtohen per mbulimin e

shpenzimeve te perfshira ne buxhet.


Parimi i unitetit
ka te beje:se pari, me perfshirjen e te gjitha shpenzimeve dhe te ardhurave te shtetit ne nje dokument ne ate
te buxhetit, qe i nenshtrohet diskutimit dhe votimit ne Parlament dhe se dyti, ne aspektin formal, perfshirjen ne
nje dokument te vetem, te te gjitha te ardhurave dhe shpenzimeve te detajuara .

-Parimi i tranparences , berjes publike te buxhetit

-Parimi i ekuilibrit buxhetor dhe evolucioni i tij:-Ky parim nenkupton barazimin (ekuilibrin) midis
shpenzimeve dhe te ardhurave gjithesej te buxhetit, per nje periudhe kohe, zakonisht 12 mujore. Dhe
veprimtaria financiare e shtetit liberal duhet te reduktohet, ne kryerjen e shpenzimeve te nevojshme per
funksionimin e sherbimeve publike, e te makines administrative dhe te siguroje burimet e nevojshme per te
ekuilibruar shpenzimet me te ardhurat.

-Parimi i saktesise se buxhetit:-Ky parim do te thote qe re gjitha te hyrat dhe shpenzimet duhen te paraqiten
sa me qarte te jete e mundur ose detyrimi per te shmangur deviacionet midis planit te miratuar, buxhetit dhe
zbatimit te tij. Pra parashikimet tashme te propozuara por qofte dhe te miratuara nga parlamenti duhet te
mbeshteten ne analiza objektive dhe targete te realizueshme

-Parimi i specifikimit buxhetor:-Mbeshtetur ne kete parim eshte e domomsdoshme qe njesite buxhetore te


shpenzojne apo te arketojne burimet vetem :-per shumen e caktuar dhe miratuar ne parlament;- per qellimin e
percaktuar;- brenda hapsires kohore te caktuar.-Shkelja e ketij parimi do te ishte me pasoja per stabilitetin dhe
ekuilibrin buxhetor dhe krijonte premisa per keq perdorim te burimeve apo me keq per korrupsion

8-Baza ligjore

1-Kushtetuta e Republikes se Shqiperise –2-Marreveshje nderkombetare, ku vendi yne aderon e per pasoje,
detyrimet financiare mund te jene rrjedhoje.-3-Ligji Organik te Buxheti, Ligji nr 9936, date 26.06.09 « Per
menaxhimin e sistemit buxhetor ne R.SH.”—4-Teresia e ligjeve tatimore(tatime+taksa+taksa doganore)-5-Ne
te gjithe legjislacionin tjeter qe rregullon aktivitetin e institucioneve publike dhe kane efekte financiare te cilat
detyrimisht duhen te perfshihen ne programin financiar vjetor.

Ligji Organik rregullon sistemin buxhetor ne RSH, strukturenparimet dhe bazat e procesit buxhetor,
marredheniet nderqeveritare dhe pergjegjesite per zbatimin ne teresi.Ky ligj shtrin efektet e tij ne te gjitha fazat
e procesit buxhetor :a)Pergatitjen shqyrtimin dhe miratimin e buxhetit b)zbatimin ndjekjen dhe rishikimin e
buxhetitc)te drejtat dhe kufizimet per huamarjen , garancitet d)kontrollin kontabilitetin, raportimin , inspektimin
dhe auditimin.”Ligji vjetor i buxhetit ”eshte ligji qe miraton te ardhurat , shpenzimet dhe financimet e
Buxhetit te Shtetit , fondet speciale qendrore dhe transfertat nga Buxheti i Shtetit per njesite e qeverisjes
vendore, per vitin buxhetor.”

9-Sistemi
tatimor.
Instrumenti kryesor,
me themelor financiar, kontribuesi me i madh ne realizimin e te hyrave apo te ardhurave buxhetore,eshte
sistemi tatimore, ose ndryshe teresia e taksave dhe tatimet. Me ane te sistemit tatimor, shteti realizon, pjesen
derrmuese te te ardhurave duke siguruar, keshtu burime te domosdoshme per financimin e aktivitetit te
pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe atij gjyqesor.Nga ana tjeter me ane te funksionimit te ketyre pushteteve,
plotesohen nevojat ne rritje te shoqerise.-Sistemi tatimor si nje instrument financiar,luan nje rol teper te
rendesishem dhe vendimtar, ne stimulimin e rritjes e ekonomike te nje vendi dhe ne shperndarjen e te
ardhures kombetare. Me sistem tatimor, kuptojme teresine e te ardhurave qe sigurohen nepermjet,
veprimtarise ligjore te administrates tatimore dhe administrates doganore. Nga pikpamja financiare, ne
sistemin tatimor perfshihen te ardhurat tatimore dhe ato doganore, qe realizohen nga aktivitetiti ligjor i
administrates fiskale .

Sistemi tatimor me zhvillimin e shoqerise dhe demokracise ka evoluar nga koha ne kohe,evolim i cili,
reflektohet ne :a)ne rritjen e ngarkeses tatimore ose rritjen e bazes se tatueshme ;b)ne rritjen e numrit te
personave juridik e fizike, qe paguajne tatime;c)ne shumellojeshmerine e taksave e tatimeve.

1 0 - K ar a k t e r i s t i k a t e T a t i m e v e

Qe tatimet si forme e te hyrave, te vecohet, nga format e tjera te te hyrave, duhet te plotesoje, keto
karakteristika :Tatimet jane te hyra qe derivojne nga shteti--Tatimet jane te hyra te detyrueshme te
shtetit--Tatimet arketohen ne favor te intereseve te publikut dhe sherbejne per nevojat mbare
shoqerore.--Tatimet nuk kane shperblim te drejteperdrejte---Tatimet paguhen ne para---Ne nje ambjent
normal tatimet jane pa destinacion---Tatimet paguhen sipas parimit territorial.

11-E f e k t e t E k o n o m i k e t e T a t i m e v e

Tatimet jane pagesa te detyrueshme qe percaktohen nga shteti ne ngarkim te kontribuesve, shtetasve
me ane te te cilave ai (shteti) financon aktivitetin e tij ne dobi shpenzimet publike, rritjes dhe zhvillimit
ekonomik e shoqeror te vendit. Tatimet perfaqesojne nje kategori financiaro-juridike, qe ka lindur si nje
domosdoshmeri shoqerore ne nje etape te caktuar te zhvillimit te shoqerise dhe qe eshte ne persosje te
vazhdueshme.Tatimet jane gjithashtu,instrumenti kryesor per sigurimin e burimeve financiare te shtetit. Me
ane te tatimeve, shteti perqendron ne duart e tij, mjete monetare te domosdoshme, per plotesimin e
funksioneve per te cilat ai eshte ngritur. Rendesia e tyre eshte jetike, pa kete burim shteti, nuk mund te
plotesoje nevojat. Tatimi duhet te synoje stimuloje shtimin e pasurise se individeve dhe zgjerimin e aktivitetit
te biznesit dhe jo te demtojne biznesin, me ane te tatimeve te pamenduara dhe te pambeshtetura. Raportet
midis vleres se percaktuar, per tu paguar dhe te ardhurave te realizuara, duhet te jene ne ekuiliber te tille, qe
te garantoje nga njera ane “mbushjen e arkes se Shtetit” dhe nga ana tjeter te ruaj, nivelin e rritjes
ekonomike te bizneseve private, individuale. Burimi normal i tatimeve eshte e ardhura neto e privatit. Me fjale
te tjera burimi i tatimeve eshte ajo pjese e pasurise, qe riperterihet vazhdimisht, konsumi i se ciles nuk prek
apo pakson kapitalin prej se ciles ka rrjedhur. Pra qellimi i tatimit eshte te “preke” te ardhuren e krijuar dhe jo
pasurine prej se ciles buron e ardhura.

12- Bartja ligjore e tatimit tregon se kujt ligjerisht, i duhet ti drejtohen organet tatimore, per te arketuar
tatimin. Ligjevenesi nga ana e vete, percakton subjektin e tatimit prej nga ku, do te realizohet e ardhura, pa
ditur nese realisht eshte subjekti, ai qe do ta marre persiper vete ngarkesen, apo do ta ndaje ngarkesen
tatimore me konsumatorin. Ndersa bartja ekonomike, tregon realisht, se kush e mban ngarkesen
tatimore,.

13-Parimet sipas
Adam Smith
1.
Shtetasit duhet te kontribuojne, te gjithe, per te mbuluar shpenzimet e funksionimit te shtetit, te
administrates shteterore, ne perpjestim me te ardhurat qe ato realizojne, gjithmone nen tutelen dhe
kujdesin e shtetit.

2. Tatimi qe i vendoset cdo shtetasi, duhet te jete i sakte dhe i mbeshtetur, ai s’duhet te jete arbitrar.
Menyra, kuota e percaktuar per pagese duhet te jete e qarte dhe kuptueshme nga obliguesi tatimor.

3. Tatimi duhet te paguhet ne kohen dhe menyren qe eshte me e pershtateshme per tatimpaguesin, pra
parimi i komoditetit.

4. Arketimi i tatimeve, si proces, duhet te rendoje sa me pak ne xhepat e tatimpaguesve , pra


administrimi i tatimeve te jete me kosto sa me te ulet.

14-Parimet sipas Adolf Wagner

1. Parimi financiaro–politik -mjaftushmeria e tatimit --elasticiteti

2-Parimi ekonomiko-politik • zgjedhja e burimit te tatimit


• zgjedhja e llojit te tatimeve

3-Parimi social-politik---pergjithesia e tatimit--- barazia ne mbartjen e tatimit

4-Parimi administrative---caktimi i tatimit---pagimi i volitshem i tatimit --• mbledhja e tatimit(arketimi).

15-Klasifikimi I tatimeve
Tatimet jane pagesa te detyrueshme qe percaktohen nga shteti ne ngarkim te kontribuesve, shtetasve
me ane te te cilave, shteti, financon aktivitetin e tij ne dobi shpenzimet publike, rritjes dhe zhvillimit
ekonomik e shoqeror te vendit.

1. Tatime drejteperdrejta(direkte) dhe te terthorta(indirekte)--Tatime subjektive dhe objektive


2. Tatime sintetike dhe analitike---Tatime te pergjitheshme dhe te destinuara--Tatime kadastrale dhe
tarifore
3. Tatime te supozuara dhe faktike---Tatime sipas vleres dhe specifike--Tatime proporcionale dhe
progresive
4. Tatime te rregullta dhe dhe jo te rregullta--Tatime themelore dhe plotesuese
5. Tatime qendrore dhe vendore

16-Rezistenca ndaj detyrimeve tatimore

Duke qene se pagesa e detyrimeve tatimore, pageson fuqine ekonomike te nje biznesi atehere natyrishem
lind nje lloj pakenaqesie dhe rezistence ndaj detyrimeve tatimore ne pergjithesi.Nevoja e vendosjes, se nje
ekuilibri midis mases se detyrimit tatimor edhe fitimit, qe rrjedh nga pasuria apo aktiviteti ekonomik i nje
subjekti te caktuar ekuliber i domosdoshme per te ulur “rezistencen” e subjekteve tatimore kundrejt tyre.

17- Barra fiskale apo presioni fiskal, perfaqeson raportin ndermjet kontributeve, tatimeve te drejtperdrejta e
te terthorta, taksa
kombetare e
vendore, te
arketuara ne buxhet per nje periudhe te caktuar, zakonisht per nje vit, ne krahasim me PBB-ne, sipas
formules: P= T/R
ku, P = presioni fiskal ;-ku, T = Tatime e taksa dhe kontribute; -ku, R = PBB-ja

18-Taksat.

 Sistemi i taksave ka te beje me pagesa te shumellojshme me karakter lokal dhe kombetar


te cilat fitojne qytetarine vetem me ane te ligjit, per sistemin e taksave. Taksat sikurse edhe
tatimet, jane burim i rendesishem i te hyrave publike apo te ardhurave buxhetore.
 Taksa eshte detyrim, per tu paguar nga cdo person, i cili drejte per drejte, perfiton nje
sherbim publik nga shtetit.-- Taksat jane pagesa te detyrueshme per sherbime specifike qe i
ofrohet komunitetit.

19- Klasifikimi i taksave

1. Organit qe percakton detyrimin per te paguar taksat.Ne kete rast bejme kete ndarje brenda grupit:
taksa ne favor te buxhetit qendror dhe taksa ne favor te pushtetit vendor

2. Organeve qe kryejne sherbimet per te cilat paguhet taksa. Ne kete rast taksat i dallojme:taksa
administrative , si taksa konsullore,taksa per pajisjen me patent, taksa kadastrale ,taksa shfrytezimit t
automjetit;taksa gjyqesore qe konkretizohet me taksen e pulles dhe sherben per financimin e kostos
administrative te gjyqesorit.
3. Menyres se pageses ;kur pagesa behet drejteperdrejte ne te holla;taksa kryhet nepermjet pulles
4. Kohes se pagese; taksa qe kryehen para perfitimit te sherbimit;taksa qe realizohen pas sherbimit te
perfituar

20-Evazioni fiskal

Nje nga problemet me te rendesishme me te cilat ballafaqohet administratat tatimore eshte pikerisht mashtrimi
me tatimet. Evazioni i tatimeve eshte nje fenomen i perhapur ne te gjithe sistemet tatimore dhe ne te gjithe
shtetet ku me shume e ku me pak. Evazioni nga tatimet mund te jete me pasoja per jeten ekonomike te nje
vendi. Efekti minimum i saj, jane te ardhura me pak ne arken e shtetit. 1-Evazion tatimor te ligjshem kemi te
bejme ne rastet kur, tatimpaguesi shfrytezon mungesa ligjore, hapsirat ligjore, per te paguar me pak tatime
apo per tju shmangur pagesa te detyrimeve tatimore. Pra duke shfrytezuar hapsirat ligjore, pa shkelur ligjet
dispozitat ligjore, arrin te paguaje me pak.2-Evazioni tatimor i paligjshem kemi te bejme ne raste kur obliguesi
tatimor shmang, detyrimet tatimore duke shkelur ne menyre te drejte per drejte, ligjin apo dispozitat ligjore. Me
fjale te tjera kryen nje kundravajtje ligjore.Evazioni tatimor i paligjshem mund te realizohet, duke fshehur
plotesisht tatimin dhe duke realizuar fshehjen e pjeshme e realizimit te te ardhurave dhe rritur artificialisht
shpenzimet, pra fshehje e pjesshme e tatimeve. Realizimi i evazionit fiskale mund te shfaqet ne mbajtjen e 2
llogarive apo bilanceve, nje per shtetin dhe tjetri per llogari te vete biznesit apo me realizimin e nje aktiviteti
tjeter nen aktivitetin e licensuar, mos deklarimi i plote i mallrave ne dogane gjate importit etj.

21-
Doganat
Doganat
perbejne nje lloj i vecante i tatimit te terthorte, te cilat paguhen ne rasti dhe ne castin e kalimit te mallrave,
ketej dhe andej kufirit doganor. Vlera e pageses doganore, shton vleren e mallit, pra rrit cmimin e
mallit.Doganat jane pjese perberese shume e rendesishme e sistemit tatimor. Nepermjet doganave shteti,
realizon njeherazi disa objektiva, si :

-Siguron te ardhura te medha, ne favor te buxhetit te shtetit, nepermjet vendosjes se tarifave doganore mbi
mallrat, per subjektet fizike dhe juridike qe merren me aktivitet importi dhe ne raste specifike me aktivitet
eksporti.
- Realizon kontrollin e hyrjes dhe daljes se mallrave dhe produkteve, sipas standarteve te paracaktuara.

-Realizon mbrojtjen e konsumatorit nga hyrja e produkteve, jashte kushteve dhe cilesise, qe kerkon tregu,
vecanerisht per produktet e ushqimore dhe te agrikultures.

-Realizon mbrotjen e prodhimit vendas, nga konkurenca dhe tregtia me jashte, vecanerisht mbron prodhimin
vendas nga konkurenca jo e ndershme (politikat tregtare).

“Takse ne para, e cila vendoset mbi mallrat, qe hyjne e dalin nga nje vend ne drejtim te nje vendi tjeter
dhe te cilat mblidhen sipas percaktimit ligjor “.

22- Elementet dhe klasifikimi i doganave

a)Dogana duke u perkufizuar si lloj i vecante tatimi te terthorte kane edhe elementet e tyre perberes.

Elementet me te rendesishem permendim :

Tagrin Doganor : ky element ka te beje me te drejten qe ka shteti per te tatuar mallrat te cilat ne nje
moment te caktuar levizin ketej dhe pertej kufirit doganor.

Kufiri doganor : eshte vija ndarese midis dy pikave doganore e dy vendeve te ndryshme, e cila normalisht
perputhet me kufijte shteteror midis vendeve.

Malli doganor : jane produktet sendet qe eksportohen apo importohen nga nje subjekt i caktuar fizik apo
juridik. Si psh makineri, pajisje, pajisje elektronike mallra ushqimore, lende e pare etj.

Deklarate Doganore: eshte dokumenti zyrtar i miratuar nga administrata doganore, qe duhet te plotesohet
nga pronari i mallit. Ky dokument eshte subjekt i kontrollit nga administrata doganore dhe strukturat e saj.

Obliguesi doganor: jane pikerisht personat fizik dhe juridik, qe merren me aktivitet eksport importi dhe
detyrohen te paguajne detyrimet doganor, konform legjislacionit ne fuqi

Organet doganore: perbehet nga administrata doganore, qe merret me kontrollin perpunimin, zhdoganimin
e produkteve dhe mallrave, qe hyjne dhe dalin nga kufijte doganore. Administrata doganore eshte nje njesi e
pavaruar operacionale, por sipas legjislacionit ne fuqi eshte ne vartesi administrative te Ministrise se
Financave ose nen juridiksionin e MoF.

Sistemi
doganor: eshte
bashkesia e
ligjeve a akteve nenligjore qe rregullojne pikerisht procesin e hyrjes dhe daljes se mallrave, produkteve dhe
zhdoganimin e tyre nga administrata doganore.

Kundravajtjet doganore: dhe denimet doganore:cdo shkelje e dispozitave ligjore qe rregullojme sistemin
doganor konsiderohet si kundravajtje doganore dhe sipas shkalles dhe pasojave te shkeljes ajo edhe denohet
sipas legjislacioni doganor, psh Kodi Doganor.

23- Klasifikimi i doganave realizohet sipas disa kritereve dhe ato mund te permblidhen ne disa grupe.
Por ne do te flasim per dy grupime, te cilat paraqesin rendesi praktike :

Grupi pare, ka te beje me ndarjen e doganave, mbeshtetur ne kriterin drejtimi te levizjes se mallit:

Doganat e importit;Doganat e eksportit ;Doganat e tranzitit

Dogana e importit, eshte lloj me i perhapur dhe ka te beje me pagesa ne momentin e importit te nje malli,
produkti. Ne vendin tone gjithashtu edhe per vehte strukturen e ekonomise tone kjo eshte forma me perhapur.

Doganat e eksportit, kane te bejne me pagesat ne momentin kur eksportohen mallrat nga nje vend ne nje
vend tjeter.

Doganat tranzit, eshte nje forme shume perhapur kohet e fundit dhe ka te beje me kalimin e disa mallrave
apo produkteve nepermjet nje shteti i cili nuk eshte destinacioni perfundimtar. Keto mallra dhe produkte
shoqerohen me nje dokumentacion te percaktuar ligjerisht .

Grupi i dyte, percaktohet sipas qellimit per te cilen zbatohet dogana dhe pikerisht:Dogana financiare
;Dogana ekonomike ;Dogana antiduping;Dogana represive

Dogana financiare, ka per qellim kryesor pikerisht sigurimin e burimeve financiare, te ardhurave te
buxhetit te shtetit per perballimin e shpenzimeve ne rritje te buxhetit te shtetit. Doganat ne kete rast aplikohen
mbi disa produkte qe per shkak te kushteve klimaterike nuk mund te prodhohen ne nje vend te caktuar, apor
edhe per mallra te forta, te demshme. Dogana ekonomike, kane per qellim kryesor mbrojtjen e produkteve
vendase dhe degeve te caktuara te ekonomise, shteti nderhyn me ane te tarifave doganore duke penguar
pikerisht hyrjen e produkteve te huaja apo ndikon ne rritjen artificiale te cmimit te produkteve konkuruese.
Doganat antiduping, me ane te kesaj lloj dogane synohet ti nderpritet udhe futjes ne treg te mallrave, te
cilat lehteshit “cajne”, ne treg per shkak te cmimeve te tyre te ulta. Doganat represive: eshte nje mase e
cila aplikohet ne raste te rralla dhe ka te beje me marrjen e kundermasave te forta doganore ne pergjigje te
nje politike protektoniste te nje shteti , si psh ndaj produkteve “false” me prejardhje nga RP e Kines, apo
mbylljes se tregut japonez, ndaj produkteve te botes perendimore etj.

-Ka edhe grupime te tjera sipas,menyres se matjes se detyrimit tatimor(sipas vleses,specifike;te


perziera;reshqitese )

--menyres se nxjerrjes se dispozitave per detyrimin doganor(autonome, konvencionale )lartesise doganore


(diferenciale;preferenciale)

24-Tatimi i dyfishte
Tatimet e
dyfishta kane te bejne me te njejtin tatimpagues, i cili detyrohet ligjerisht te paguaje, te njejten takse
ne dy apo me shume shtete ne te njejten kohe dhe per te njejtin objekt tatimor. Pra, i njejti subjekt
detyrohet te paguaje dy here tatimin. Nga pikapamja ekonomiko-financiare tatimi i dyfishte kthehet ne nje
instrument pengues, frenues per zgjerimin e marredhenieve midis dy vendeve te ndryshme por edhe me
shume. Ndersa nga pikpamja social-politik, ky lloj tatimi nuk justifikon, diskriminimin qe i behet obliguesit
tatimor duke e detyruar te paguaje dy here, por edhe nga pikpamja e ndarjes se pabarabarte qe i behet
barres tatimore ne kete rast..Parimet e lidhjes se kombeve ,1923;konventa e gjeneves 1936;OKB 1948;
liberalizim i tregut; cojne ne shmangien e tatimeve te dyfishta.

25-Shpenezimet publike

Shpenzimet jane nje instrument teper i rendesishem financiar, ne duart e shtetit, me ane te te cilave, ai ne nje
mase te konsiderueshme konkretizon programet e ekonomike financiare te zhvillimit te hartuara, per ti
sherbyer te gjithe komunitetit. Me ane te shpenzimeve shtetit, gjiithashtu, siguron ne nje mase te
konsiderueshem, ndarjen dhe rishperndarjen e te ardhures kombetare.Shpenzimet jane menyra ligjore e
perdorimit te burimeve financiare ne njesine e kohes, ne funksion te realizimit te objektivave,
programeve dhe funksioneve shteterore.

26- Shpenzimet ne pergjithesi, ne menyre te thjeshte, mund ti klasifikojme ne shpenzime publike dhe
shpenzime private. Shpenzimet publike plotesojne, shpenzimet private aty ku ato nuk arrijne, me synim
krijimin e teresise se kushteve, per te kenaqur nevojat e publikut e kolektive, por edhe ato individuale, ne
momentin e prodhimit, shperndarjes dhe konsumit te te ardhurave e te pasurise kombetare. Nepermjet
veprimtarise se realizuar,me ndihmen e shpenzimeve publike, por gjithashtu, veprimtarise se organizimit te
arketimit te te hyrave publike, kryhet nje rishperndarje e pasurise dhe e te ardhurave te shtetasve midis tyre
(shtetasve). Duke marre ne konsiderate kompleksivitetin e shpenzimeve qe kryhen nga entet publike,
institucionet buxhetore, ato duhet te synojne, te realizojne maksimumin e mundeshme te dobise per te gjithe
komunitetin apo per pjesen derrmuese te tyre. Mbi kete baze, ceshtja e plotesimit maksimale te nevojave
kolektive e te pergjithshme, do te kerkoje nje zgjidhje optimale ne perdorimin e burimeve financiare apo
programit te shpenzimeve, zgjidhje te cilat duhet te mbeshteten ne kritere ekonomike. Zgjidhje duhet te jene te
tilla qe te kombinojne ne menyre racionale faktoret, kohe, vend, metode, cilesi shpenzimesh, ne menyre qe te
maksimizohet dobia, efektiviteti, c’ka perben problemin qendror mbi menaxhimin e shpenzimeve publike. Per
kete arsye programimi i shpenzimeve duhet te jete “ne ekuliber” te tille me objektivat e zhvillimit.Programimi
ne perputhje me objekiva konkrete, realiste eshte art me vehte dhe ceshtje e shtruar per zgjidhje.

27- Klasifikimi i shpenzimeve

I.Rendesia e klasifikimit

Klasifikimi i shpenzimeve eshte teper i rendesishem per hartimin e politikave, ndarjes se fondeve publike sipas
sektoreve, por nga ana tjeter, klasifikimi i shpenzimeve, lehteson ushtrimin e kontrollit nga strukturat e
specializuara shteterore. E per me teper siguron kontrollin e ligjevenesit ndaj perdorimit te burimeve financiare
dhe efeiciences ne ekzekutimin e tyre .

Me ane te klasifikimit te shpenzimeve, behet e mundur sigurimi : (a) i perputhshmerise se ndarjes se fondeve
me legjislacionin perkates. ( ndarja e fondeve, alokimi, sipas percaktimit te realizuar nga ligjevenesi, gje e cila
materializohet ne ligjin vjetor te buxhetit)

(b)
krahasimit dhe
analizes se
realizimit te
shpenzimeve me natyre te njejte, duke i ofruar njekohesisht qeverise edhe mundesine:a) e rishikimit te
politikave te shpenzimeve dhe rishikimit te politikave buxhetore. b)klasifikimi i shpenzimeve, nga ana tjeter i
krijon mundesite enteve publike dhe institucioneve buxhetore(e vecanerisht Institucionit qe merret me financen,
Ministrise se Financave),per nje administrimi ditor te shpenzimeve

Shpenzimet publike efekt studimi por per me shume per arsye praktike, mund te klasifikohen ne disa grupime
si:

 shpenzime te zakonshme dhe te jashtezakoneshme ,


 shpenzime qendrore e lokale
 shpenzime prodhuese dhe joprodhuese,
 shpenzime materiale dhe personale

28- Klasifikimi buxhetor, mbeshtetet ne standartet e vendosura nga FMN, Organizata e kombeve te
Bashkuara, OECD (Organization for Europian Cooperation Development ). Si baze e klasifikimit sherben standartet
e vendosura nga Fondi Monetar Nderkombetar dhe qe njihet si Govermental Fiscal Statistic, GFS. Keto
standarte u adabtuan edhe ne vendin tone qe ne vitin 1999.

Nga nje kendveshtrim teknik ,klasifikimi buxhetor mbi te cilen operojne njesite dhe institucionet buxhetore
kondisderohet si tredimensional.Mbeshtetur ne nevojat per hartim te politikave, menaxhimit te buxhetit
shpenzimet buxhetore klasifikohen sipas kategorive te meposhteme:ekonomik;funksional; institucional

Klasifikimi ekonomik eshte shume i rendesishem pasi me ane te tij realizohen analiza analitike te realizimit te
shpenzimeve buxhetore sipas kategorive ekonomike si paga, sigurime shoqerore, shpenzime operative dhe
mirembajtje, sherbimet e borxhit transfertate brendeshme dhe te jashtme , shpenzime kapitale ose investimet
etj.

Klasifikimi funksional ka e beje me ndarjen e shpenzimeve sipas funksioneve kryesore te shtetit , te cilat jane :
Sherbimet e Pergjithshme Publike; Mbrojtja; Rendi dhe Siguria Publike; Ceshtjet Ekonomike; Mbrojtja e
Mjedisit; Strehimi dhe Komoditetet e Komunitetit; Shendetesia; Argetimi, Kultura dhe Ceshtjet Fetare; Arsimi;
Perkrahje Sociale; Shpenzime te tjera te paklasifikuara*

Klasifikimi institucional ka per qellim te indentifikoje pergjegjesite administrative per realizmin e shpenzimeve
publike, pergjegjesi qe shtrihen deri ne njesite buxhetore. Shpenzimet ndahen dhe realizohen ne njesi
buxhetore dhe monitorimi, kontrolli mbi ligjshmerine e kryerjes se tyre ka rendesi te jashtezakoneshme per
menaxhimin e shpenzimeve publike me efektivitet.

29-. Zhvillimi i shpenzimeve publike

Shpenzimet publike, gjithmone tentojne ne rritje dhe kjo eshte e vertete ne cdo vend te botes. Tendenca ne
rritje e shpenzimeve eshte rrjedhoje ne radhe :a) e zgjerimit te funksioneve dhe sherbimeve te shtetit .b)nga
rritja e kerkesave te publikut te gjere per sherbime te reja dhe standart me te mire jetese. c)-rritja e
shpenzimeve publike ka edhe arsye te tjera, qe vijne si pasoje e zhvillimeve nderkombetare dhe gjeopolitike
sic mund te permendim vecanerisht luften kunder terrorizmit dhe krimit te organizuar dhe patjeter qe lufta e
bashkrenduar kunder terrorizmit, kerkon me shume shpenzime. d)pervec te tjerash,ne teresi shpenzimet rriten
edhe si rrjedhoje e rritjes apo shtimit te popullsise.Rritje intensive dhe ekstensive.Ne kete rast ka rritje te
shpenzimeve vecanerisht ne sektoret e arsimit, te mbrojtjes se shendetit publik, te politikave sociale, ne luften
kunder
varferise.
30-
Reforma ne menaxhimin e shpenzimeve publike ne vendin tone

Refoma ne menaxhimin e shpenzimeve publike eshte nje komponent teper i rendesishem i Reformes se
Administrates Publike dhe si e tille ka qene dhe eshte ne qender te vemendjes se punes se Ministrise se
Financave si dhe te Qeverise Shqiptare.

Synimi kryesori kesaj reforme ka qene :

Sigurimi qendrushmeri makroekonomike dhe fiskale,


Alokimi i burimeve sipas strategjive dhe objektivave ,
Rritja e efektivitetit te perdorimit te burimeve financiare me ane te zhvillimi te metejshme te
procedurave te pergatitjes, miratimit,zbatimit dhe kontrollit mbi shpenzimet publike, nepermjet krijimit te
nje sistemi te integruar kontrolli te brendshem financiar mbeshtetur ne standartet nderkombetare e
vecanersisht ato te BE-se.
Reforma ne Menaxhimin e Shpenzimeve Publike, duhet te perqendrohet ne tre momente te rendesishme :

1. Permiresimin e akteve ligjore dhe nenligjore qe rregullojne procesin e pergatitjes dhe ekzekutimit te
buxhetit te shtetit
2. Permiresime strukturore.
3. Rritjen dhe forcimin e kapaciteteve te administrates publike

31-Borxhi(huaja)

Huamarrja perfaqeson, marredhenie kontraktuale, qe lidhen per nje afat te caktuar, ku huamarresi angazhohet
te shlyeje detyrimin, hua-ne, ne nje afat te caktuar, duke i paguar huadhenesit, nje interes, qe caktohet (ne
perqindje), ne varesi me kushtet e tregut. Kur huaja e marre nuk shlyhet ne afatet e caktuara, ajo perben borxh.

Mbeshtetur ne perkufizimin e mesiperm shteti paraqitet si huamarres ndersa bankat, institucionet financiare,
institutet e sigurimeve, shoqerite tregtare apo edhe popullata,paraqiten ne poziten e huadhenesit.
Marredheniet midis huandhenesit dhe huamarresit, paraqiten si marredhenie kontraktuale financiare dhe kane
disa karakteristika :1-Ato jane te kthyeshme,cka dote thote qe shteti ne pozicionin e huamarresit, duhet,
medoemos, te ktheje shumen tek huadhenesi.2-Ne keto marredhenie, jane percaktuar gjithashtu afatet
kohore, per kthimin e huase.3-Hua-ja ne pergjithesi eshte e kushtezuar edhe nga pagesat e interesave,
te cilat jane te percaktuara ne marreveshje.Hua-te duke u bere pjese ne grupin e te hyrave publike, dallojne
nga tatimet apo edhe taksat pasi hua-ja nuk permban elemente te detyrimit, ndersa tatimet dhe
taksat(pagesa te detyrueshme me ligj), perbajne elementin e detyrimit.

Nga pikpamja juridike–financiare hua-ja, gjen shprehjen e vete ne nje marreveshje apo kontrate midis
huadhenesit dhe huamarresit, ne te cilen, parashikohen detyrimet, drejtat, interesat e huamarresit ndaj
huadhenesit dhe afatet .

Por,per te vendosur keto lloj marredheniesh, sigurisht, qe duhet te ekzistojne ambjenti i favorshem apo disa
kushtet ekonomike dhe juridike, te caktuara si :

a) te ekzistoje, nje sasi mjetesh financiare te lira ose te ekzistoje kapitali i lire.
b) te ekzistoje, nevoja per keto kapitale, nga pala e interesuar e cila kerkon te investoje.
c) te ekzistoje, interesi reciprok per bashkepunim, pra huamarresi te kete interes per te realizuar

investime dhe huadhenesi te kete fitim nga kjo mardhenie apo proces i huadhenies.
d) te
ekzistojne, medoemos te gjithe garancite. qe huamarrsi apo huaja te kthehet 100 perqind, ne
kohen e duhur + interesat e paracaktuar ne marreveshje apo kontrate. Garancia eshte kusht themelor
per dhenien e hua-se, nuk besoj se pa garanci, mund ti jepet rruge, ndonje marredhenie apo
marreveshje huadhenie .

Lidhja e deficitit dhe borxhin

Deficitet kumulative te buxhetit (shuma e deficiteve per disa vite qe financohet nepermjet borxhit) perbejne, borxhin
publik, qe dallon nga huamarrja dhe nga deficit buxhetor. Borxhi publik perfaqeson, nje “stok i
pandryshueshem”, i matur ne nje moment kohe, kurse, deficiti dhe suficiti buxhetor jane “variabel te
ndryshueshem”,(te matur gjate nje periudhe kohore). Huamarrja e shtetit, borxhi publik, deficiti buxhetor, nuk
perfaqesojne nje ceshtje thjesht kontabile, thjesht financiare. Perkundrazi kane nje permbajtje te caktuar, jo
vetem financiare, por edhe ekonomike, sociale e politike.

Si konkluzion mund te themi se ekziston nje lidhje e drejte per drejte, midis deficiti buxhetor dhe efektivitetit te
perdorimit te shpenzimeve publike. Cdo thellim i deficit tej normave te lejuara pengon investimet publike, rritjen
ekonomike, punesimin, me pasoja te menjehereshme ne stabilitetin makroekonomik.Por cilat jane rruget per
reduktimin i deficitit:Se pari:Duke pakesuar shpenzimet joprodhuese, jo te domosdoshme, jo rentabel.Se
dyti:Duke marre masa efektive, per te rritur te ardhurat, vecanerisht nepermjet uljes se evazionit fiskal,
nepermjet zbatimit me korrektesi te ligjit e te forcimit te disiplines financiaro-buxhetore

Klasifikimi i Huave

Klasifikimi i huave behte duke patur parasysh karakteristikat e perbashketa. Nisur nga karakteristikat e
perbashketa 3 jane grupet kryesore:

I.sipas afatit te kthimit

a) hua afat shkurter – jepen per nje periudhe 1 vjecare dhe paraqiten ne formen e bonove te thesarit, por
mund te kete edhe bono thesari apo hua edhe tremujore dhe gjashte mujore

b) hua afatmesem – zakonisht, kjo forme eshte e vlefshme,per nje periudhe mbi nje vjecare, zakonisht 2
vjecare dhe paraqiten ne formen e obligacioneve 2 dhe 3 vjecare. Kjo forme e huase eshte aplikuar per here
te pare ne vendin tone ne vitin 2004.

c) hua afategjate qe paraqiten ne formen e obligacioneve mbi 3 vjecare . si huate afatemesem dhe afategjate
jane titull te kredit publik.

II. Sipas medotes se perhapjes

a) hua mbi baza vullnetare, kjo perben formen me te perhapur te huave publike. Ne kete rast huadhenesi me
deshire dhe vullnet te lire i jep shtetit mjete financiare te lira per nje afate kohor te percaktuar dhe me interes
te paracaktuar.

b) huate e detyrueshme eshte forme e radhe dhe perdoret vetem ne raste emergjente apo te
jashtezakonshme. Kjo forme e huase eshte ne kuptimin figurative qendron midis formes se tatimit dhe huase,
pasi eshte i detyrueshem (karakteristike e tatimeve) por nga ana tjeter eshte e kthyeshme dhe me
interes(karakteristike e huase).
III. sipas
menyres se shpalljes

a). Hua mund te shpallen brenda vendit dhe quhen hua te brendeshme. Keto hua emetohen ne tregun e
brendshem dhe kane perparesi, pasi mobilizojne burimet financiare te lira, brenda vendi dhe normalisht, kane
kosto me te ulet se sa hua-te e huaja.

b). Hua-te e jashtme jane ato, hua qe emetohen ne tregua e jashtem. Kryesisht keto kredi paraqiten si
marredhenie nderqeveritare te vendosura, nepermjet marreveshjeve midis shteteve.

IV.sipas qellimit te perdorimit--hua produktive ---hua jo produktive

V. sipas formes---hua ne para ---hua ne mall

Elementet e huase

Vlera nominale e huase i cili perfaqson dhe shpreh shumen monetare te shpallur dhe te shenuar ne
obligación.

Kursi huase perfaqeson cmimin me te cilin shitet obligacioni i huase ne tregun e kapitaleve. Kursi mund te
jete i barabarte me vleren nominale, me i vogel kur kursi i obligacioneve ne tregun e letrave me vlere eshte me
e vogel se vlera nominale (psh vlera nominale eshte 100 njesi , ne burse apo ne tregun e letrave me vlere. kursi eshte
90 njesi) dhe me e madhe, kur ne treg vlera nominale shitet me shtrenjte. Kursi apo cmimi ne treg i
obligacioneve apo huase percaktohet si dhe per mallrat e tjere nga kerkesa dhe oferta.

E ardhura nominale e huase. Ky element perfaqeson perqindjen e interesit vjetor qe paguan shteti per huate
e shpalluar. Me te ardhur nominale do te kuptojme interesin qe do te paguaje shteti nominalisht.

Au to n o mia

A u to n o mi a p e rfa qe so n te dre j te n e ko mun i te ti t qe je to n n e n je te rri to ri te ca ktua r,


p e r te ve n d o su r pe r ce sh tj e t e ve ta , pe r t’ u qe ve ri su r, p e r te p u nu a r e ve p ru a r ne
me n yre te p a va ru r (re l a ti vi sh t), n e p e rmb u shj e n e fu n ksi on e ve d he de tyra ve e
ko mp e ten ca ve te pe rca ktu a ra me li g je .

Burimet financiare

1 . te ard h u ra ng a ta ksa t e ta ti me ve ven d o re

2 . te ard h u ra ng a ta ri fa t ven d o re

3 . te ard h u ra ng a a kti vi te ti e kon o mi k

4 . Tra n sfe rta e pa ku sh te zua r

5 . H ua -j a
TE
dr ej t at e qev er is j es v endo r e

Bazu ar ne k us hte tutr e , ak te li gj e , pe r zbati m i n, per kr ye r je n e f unk si one ve ,ushtri m i n e


k om pe te nc ave , Q V nxj e r r ur dhe re sa, ve ndi m e te ci l at j ane te zbatue shm e nga te gj i tha
s ubj ek te t fi zi ke dhe j ur i di ke ne n jur i di k si oni n e Or gani t te PV.

Kr i j oj ne s tr uk tur at adm i ni str ati ve ,pe r r e ali zi m i n e funk si one ve dhe ushtr i mi n e
k om pe te nc ave - -- Kr i j oj ne nj e si te ek onom ik e dhe str uk tur at e var te si se se tyr e - -- Kr i j oj ne
k omi te te , bor de , k omi si one , per re al i zim i n e f unk si one ve te vec anta , - -- Kr i j oj ne
ne ndar j e adm i ni str ati ve – ter r i tor i ale ,br e nda j ur i di k si oni t me syni mi n e rr i tje s s e
e fi k as i te ti t,

E dr ej t a e pro nes is e; Nj e si te qe ve ri sje s ve ndor e k ane te dr e j te n e pr onesi se, ato m und te


fi toj ne , te s he s i n te j api n ne pe r dori m pr ona te pal ue j teshm e , te l uaj te shme si dhe te
us htr oj ne te dr e j ta te tj e r a, E dr ej ta e fi ti m i t te pr one s, ne pe r m j e t shpr one si m i t, E
dr e j ta pr one s i se ushtr ohe t nga k eshil li .

E dr ej t a per t e m bledh ur t e ar dhur a dhe kr y er j es s e s hpenz im ev e; T e r e a l i z o j n e t e


a r d h u r a d h e k r y e j n e s h p e n z i m e , Te ve ndosi n tak sa,tar i f a pe r she r bi m e te c ak tuar a me li gj
ne i nter e s te k om uni te ti t,H ar toj ne , m i r atoj ne dhe zbatoj ne buxhe te t

E dr ej t a e kr y er j es s e ak ti v it et ev e ek o no m ik e; Ne pe r m bushj e n e f unksi one ve te ve ta ,


ne i nter e s te publi k ut,Q V m und te ushtr oj ne ve pr i m tar i ek onom ik e , te ar dhur at qe
r e ali zoj ne ne ke te r ast pe r dor e n ne pje se n de r r m ue se pe r per m bushj e n dhe r e ali zi mi n e
f unk si one ve publi k e .

E dr ej t a e bas hk punim it ;; P e r k r y e r j e n e d i sa s h e r b i m e v e s p e c i fi k e d h e t e p e r b a s h k e t a , m u n d
te bashkepunojne ne fusha me interes reciprok dhe ne perputhje me legjislacionin dhe
f u n k s i o n e t l i g j o r e t e n j e s i v e t e q e v e r i s j e s v e n d o r e . B a sh k p u n i m i i n s ti t u c i o n a l i z o h e t , m e a n e t e
m a r r e v e sh j e , d y a p o sh u m e p a l e s h e , s i p a s r a s ti d h e “ g j e r e s i s e s e
b a s h k e p u n i m i t ” ; Bashk e punoj ne dhe li dhi n m ar r e dhe ni e me nj e si te qe ve ri sj e s ve ndor e me
ve nde t te tj e r a, si dhe m und te pe rf aqsohe n, m adj e e dhe ne or gani za ta nder k om be tar e ,
ne zbati m te l e gj i sl ac i oni t ne f uqi . ; Kane te dr ej te te or gani zohe n ne shoqata te
pe r bas hk e ta, s i shoqata e bashki ve e tj .

E dr ej t a e per s o nit j ur idik : L i d h j a e k o n t r a t e s ; E dr e j ta e kr ij i mi t te pe r sonave te tje r e


j uri di k ; E dr e j te ngr i tje s se padi se c i vi le , E dr ej ta e m baj tj e s se ll ogar i ve ; E dr e j ta te tje r a
pe r us htr im i n e f unk si one ve ne baze te le gji sl ac i oni t.
Japi n ti tuj
nde ri dhe s ti m uj Ve ndosi n em e r ti m e te te r ri tor i t,obj ek te ve dhe i nsti tuci one ve ne n
te r ri tor i n, k u ato ushtr oj ne , sovr ani te ti n e tyr e

FU nk s ione t:

- Ne fushen e infrastruktures dhe te sherbimeve publike

-Sherbimet me karakter social , kulturor, sportiv

- Zhvillimi ekonomik vendor

- R e n d i d h e m b r o j t j a ci v i l e

- Funksionet e perbashketa

Ligji Nr.8652, datë 31.7.2000;;;PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISJES VENDORE

Funksionet e veta të komunës dhe bashkisë

1. Komuna dhe bashkia kanë kompetenca të plota administrative, shërbimi, investimi dhe rregullatore për funksionet e
veta të përcaktuara në këtë nen. Këto funksione ato i ushtrojnë në përputhje me afatet e përcaktuara në kreun XI të
këtij ligji.

2. Kompetencat për kryerjen e funksioneve të veta, komuna dhe bashkia i ushtrojnë duke respektuar politikat
kombëtare dhe rajonale. Për këto funksione, pushteti qendror mund të vendosë standarde e norma specifike
kombëtare me qëllim ruajtjen e interesave kombëtarë. Këto standarde e norma nuk mund të cenojnë ose kufizojnë
autonominë e komunave dhe bashkive në çështje me interes vendor. Në rastet kur komunat dhe bashkitë nuk zotërojnë
fondet ose mjetet e mjaftueshme për arritjen e standardeve dhe normave kombëtare, pushteti qendror u jep atyre
mbështetjen e nevojshme.

3. Komunat dhe bashkitë ushtrojnë këto funksione të veta:

I. Në fushën e infrastrukturës dhe të shërbimeve publike:

a) furnizimi me ujë të pijshëm;

b) funksionimi i sistemit të kanalizimeve të ujërave të bardha, të ujërave të zeza dhe kanaleve mbrojtëse të zonave të
banuara;

c) ndërtimi, rehabilitimi dhe mirëmbajtja e rrugëve me karakter vendor, trotuareve dhe shesheve publike;

ç) ndriçimi i mjediseve publike;

d) funksionimi i transportit publik urban;


dh)
administrimi i varrezave dhe garantimi i shërbimit të varrimit;

e) shërbimi i dekorit;

ë) administrimi i parqeve, lulishteve dhe zonave të gjelbëruara publike;

f) grumbullimi, largimi dhe përpunimi i mbeturinave;

g) planifikimi urban, menaxhimi i tokës dhe strehimi sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

II. Shërbimet me karakter social, kulturor e sportiv:

a) Ruajtja dhe zhvillimi i vlerave kulturore dhe historike vendore, organizimi i veprimtarive dhe administrimi i
institucioneve përkatëse;

b) organizimi I veprimtarive sportive, çlodhëse e argëtuese dhe administrimi i institucioneve përkatëse;

c) shërbimi social dhe administrimi i institucioneve si çerdhet, azilet, shtëpitë e fëmijëve, etj.

III. Zhvillimi ekonomik vendor:

a) përgatitja e programeve të zhvillimit ekonomik vendor;

b) ngritja dhe funksionimi i tregjeve publike dhe i rrjetit të tregtisë;

c) zhvillimi i biznesit të vogël, si dhe zhvillimi i veprimtarive nxitëse si panaire e reklama në vende publike;

ç) organizimi i shërbimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik vendor si informacioni, struktura dhe infrastruktura e
nevojshme;

d) shërbimi veterinar;

dh) ruajtja dhe zhvillimi i pyjeve, kullotave e burimeve natyrore me karakter vendor.

IV. Rendi dhe mbrojtja civile:

a) ruajtja e rendit publik për parandalimin e shkeljeve administrative dhe garantimi i zbatimit të akteve të komunës ose
bashkisë;

b) mbrojtja civile.

Você também pode gostar