Você está na página 1de 16

Mr.

Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

INTERPRETIMI I PASQYRAVE FINANCIARE


Analiza e Treguesve Financiar
Në botën kompetetive bashkëkohore të biznesit nuk mjafton
vetëm të jemi në gjendje të i kuptojmë pasqyrat finaciare.
Poashtu është e nevojshme të jemi të aftë të i interpretojmë ato
dhe të përgjegjemi në pyetje si vijon:

• A ka pasur biznesi im performancë më të mire se në vitin


e kaluar
• A është biznesi im më profitabil se sa i konkurrentëve të
mi
• Nese i prezentojë këto pasqyra finaciare menaxherit të
bankës sime a do të vazhdojë ai të më lejojë mundësi të
kreditimit
• A do të jenë të kënaqur autoritetet e shteti (inspeksioni )
me pasqyra të tilla

Ekziston mundësia e kalukulimit të shumë treguesëve


(koeficientëve), mirëpo ne do të përqendrohemi vetëm në
koeficientët më kryesor.

1. Profitabiliteti – A është firma jonë duke realizuar profit të


arsyeshëm për madhësinë e saj

2. Likuiditetit- A ka firma jonë resurse fianciare sufieciente


në mënurë që të paguajë borgjet e saj.

3. Efficienca (Treguesit e aktivitetit)- A ka firma kontroll të


të duhur mbi asetet e saj.

4. Efikasietit I Investimeve- Në qfarë kohe firma nmundet ti


kthejë invetimet e bëra

1
Mr. Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

Rasti Studimi:

Një ndërmarrje të vogël shërbyese "G CAMPEBELL" (Kafiteri) ka


raportuar këto pasqyrat financiare të cilat janë dhënë si në vijim:

BILANCI I GJENDJES SE KOMPANISE "G CAMPEBELL"

Euro Euro
Asetet fikse
Paisjet e instaluara 12,925
Automjetet 5,100
18,025

Asetet xhiruese
Stoqet 9,125
Borxhet 180
Parapagimet 365
Bilancet bankare 1,175
Para te gatshme 790
11,635

Obligimet vijuese
Kreditoret 5,480
Shpenzimet operuese 1,725
Bank overdraft 285
7,490

Asetet xhiruese neto 4,145

Assetet totale minus Obligimet


Vijuese 22,170

Krtedite bankare brenda nje viti 3,000


19,170

Kapitali
Bilanci ne fillim te vitit 18,190
Profiti neto per vitin 15,055
Terheqjet 14,075
980
19,170

2
Mr. Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

BILANCI I SUKSESIT (PROFITI DHE HUMBJA)

Euro Euro
Shitjet 142,240

Kostoja e shitjes
Stoqet fillestare 10,630
Blerjet (brenda nje viti) 72,460
83,090
Stoqet perfundimtar (ne fund te vitit) 9,125
73,965

Prfiti Bruto 68,275

Shpenzimet
Pagat 18,245
Qiraja 14,460
Paisjet muzikore 1,485
Shpenzimet e ngrohjes dhe ndriqimit 4,945
Shpenzimet per automjete 905
Riparimet dhe renovimet 1,665
Telefoni 385
Shpenzimet e zyres (prinitimit, letres
etj) 675
Ngarkesat nga banka 1,755
Kamatat per kredite 450
shpenzimet e kontabilitetit 1,900
Sigurimi 1,535
Mirembajtja e pastertise 680
Zbavitja 900
Borgjet e keqija (te parketueshme) 100
Amortizimi I automjeteve 1,700
amortizimi I pajisjeve 1,435

53,220

Profiti neto 15,055

3
Mr. Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

I. PROFITABILITETI
Pr ofiti Bruto
1. Margina (norma e profiti bruto)= Shitjet

Në rastin e firmë snë shqyrtim do të jetë:


68275
Norma e Profitit Pruto = x100 = 48%
142,240

Kjo shpreh profitin bruto si % të shitjeve.

Ky koeficinet tregon se për çdo €100 të shitjeve ne realizojmë


një profit prej €48.

Në praktikë mund të krahasohet kjo përqindje me atë të vitit


të kaluar. Nese ka ndrsyhime të konsiderueshme atherë ajo
shtron nevojën e për hulumtime të shtesë. Arsyet e këtyre
ndryshimev mund të jenë;

• Ka ndryshuar “miksi i shitjeve”. Për shembull në rstin


tone mund të ketë ndodhur të shitet më shumë ushqim
se sa pije alkoolike. Meqenëse këto dy produkte kanë
norma të ndryshme individuale të fitimit burto kjo do
ta ndryshojë edhe koeficinetin e përgjithsëm-
margjinën

• Mund të ketë ndodhur një rritje e kosts së mallrave të


shitura të cilat nuk janë bartur te konsumatorët. Nese
kjo ka qenë politkë për t’I mbajtur konsumatorët
atëherë lindin disa pyetje tjera. A është mbajtur
volumi i njejt i shitjes.
• Ka ndodhur një zbritje e çmimieve për disa mallra. Kjo
është bërë më qëllim të mbajtjes së volumit të shitjes.

4
Mr. Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

• Keqpërdorimet(vjedhjet) nga stafi ose konsumatorët. Ky


është një problem në çdo biznes mirëpo ndonjë
solucion afatgjatë nuk është gjetur.

Pr ofiti Neto
2. Përfitimi nga shitja= Shitjet
x100

Shpreh prfoitin neto si përqindje të shitjes. Në rastin konkret është


kalkuluar:
15 ,055
Përfitimi nga shitja= 142 ,240
x100 =10.58%

Kjo tregon se për çdo €100 të shitjeve ne realizojmë një profit


prej €10.58 pas që janë paguar të gjitha shpenzimet.

Ndërmarrja prap duhet të krahasojë rezultatet e këtij viti me


ato të vitit paraprak dhe të shohë nese kan ndodhur ndryshime
esenciale. Arsyet e ndryshimeve mund të jenë:

• Ndryshimi në normën e profitit bruto (margina)

• Një ndryshim i madh i një apo më shumë shpenzimeve.


Në rastin e kafiterisë sonë mund të ketë ndodhur
shpenzime përjashtimisht të mëdha të qirasë si rezultat i
rinegocimit.
Pr ofiti Neto
3. Përfitimi nga Kapitali i angazhuar= Kapitali i angazhuar
x100

5
Mr. Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

Kjo shpreh profitin neto si përqindje të shumës së parasë së


investuar (kapitalit të angazhuar). Kapitali i nagazhuar merret
nga bilanci fillesatar.
15 ,055
Përfitimi nga Kapitali i angazhuar= 18 ,190 x100 = 82 .76 %
Kjo tregon se në çdo €100 të fituar, pronari ka realizuar profit
prej €82.76. Kjo është një përqindje shumë e lartë e kthimit,
mirëpo duhet të kemi parasyh se profit i realziuar duhet të
mbështes kërkesat personale fiannciare të pronarit.

Një krahsim që mudn të bëhet është investimet opurtune në


ndonjë lëmi tjetër.

II. LIKUIDITETI
Asetet Xhiruese (Likuide)
1. Norma e Likuiditetit Vijues= Obligimet Vijuese

6
Mr. Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

Ky koeficient shpreh ndërlidhjen midis aseteve xhiruese dhe


obligimeve vijuese.
11,635
Koeficienti e Likuiditetit Vijues= 7,940 : 1 = 1.55 : 1
Për çdo €1 të obligimeve vijuese ndëramrrja ka €1.55 të
aseteve likiude.

Nuk ekziston një vlerë ideale e koeficientit. Megjithatë, për një


biznes të vogël me pakicë figura 2:1 ngajherë është cituar të
jetë adekuate. Mirëpo nese ndërramarja ka mbijetur le të
themi për 5 vite me të njejtën koeficient atëherë me siguri do të
vazhdon të mbijetojë edhe më tutje.
( Asetet Likuide - Stoqet)
2. Testi acidik (i shpejtë)= Obligimet Vijuese

Raporti i likuiditetit krahason aktivet likuide ose lehtë të


konvertueshme në likuide (para të gatshme ose para llogari)
që disponon ndërmarrja me obligimet që do ti ketë
ndërmarrja menjherë në muajt e ardhshëm.

(11 ,635 − 9,125 )


Testi acidik (i shpejtë)= 7,940
: 1 = 0.34 : 1

Ekziston një rregullë e përgjithëshme e cila sygjeron se vlera e


këtij raporti duhet të jetë 1:1.

• Nese është shumë më e ultë se sa kjo atëherë është një


rrezik që ndërmarrja nuk do të jetë në gjendje të i
paguajë borgjet me kohë.

7
Mr. Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

• Nëse është më shumë i lartë se 1:1 atëherë ndërmarrja


nuk është duke i shfrytëzuar si duhet resurset financiare.

Për rastin konkret (0.34) mund të jetë noramle për asrye se


biznesi është i bazuar në kesh (para të gatshme) kështu që
ndëramrrja është e mundshme që ti konvertojë aktivet me
kohë për të paguar borgjet. Nese ka dyshim në këtë atherë
duhet të shikohen alternativat tjera për të marrë mbitërheqje
nga banka.

III. EFICIENCA
Kostoja e Shitjes
1. Koeficienti i stoqeve= Stoqet Mesatare

(10 ,630 + 9,125 )


Stoqet Mesatare= 2
= 9,877

8
Mr. Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

Kjo tregon se sa herë në vit stoku “pastrohet” . Për rastin tonë


është:
73,965
Koeficienti i stoqeve= 9,877
= 7.49 herë

Kjo don të thotë se 7.5 herë në vit stoqet janë shitur dhe
zëvendësuar. Në praktikë gati asnjherë kafiteria nuk është
zbraztë sepse duhet të disponojë me pije dhe produkte tjera
për shërbim të konsumatorëve.

Kjo mund të shpreht edhe në ditë, javë,muaj:


Stoqet Mesatare
Koeficienti i stoqeve= Kostoja e Shitjes
x12 ose 52 ose 365

9,877
x52 = 6,94 javë
73 ,965

Kjo nënkupton se një artikull është mbajtur në stok


mesatarisht 7 javë.

• Çdo biznes do të dëshironte të ketë një koeficient të lartë


të qarkullimit të stoqeve, brenda limieve të caktuara. Sa
më i madh të jetë ky koeficient aq më shpejt ndëramrja
mund të realizojë profit më shpejt. .

• Nese kemi një rënie të koeficientit të qarkullimit të


stoqeve atherë kjo don të thotë se disa prdukte janë të
bllokuara ose ekziston një mungesë e kontrollit mbi
blerjen (furnizimin).

9
Mr. Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

Kjo është një indikacion se sa kohë paratë janë të lidhura për


stoqe.

Borgjet
2. Koeficienti (perioda) i arkëtimit të borgjeve= Shitje
x 365

Bizneset në industri të ndryshme kanë periudha të


ndryshme brenda të cilave borgjet janë paguar. Disa biznese
kanë 30, 60 ose 90 ditë.

Meqenëse në natyrën e biznesit të kafiterive është të shitet


me para të gatshme atëherë një koeficient i tillë është i
panevojshëm të llogaritet në këtë rast.

Kreditoret
3. Perioda e pagesës së kreditorëve= Blerjet me Kredi per nje vit
x 52 jave

• Kjo tregon sa mestarisht gjatë i nevojitet firmës për


ti paguar kreditorët e saj.

• Është e arsyeshme që firma nuk dëshiron ti paguajë


kreditorët më herët se sa është e nevojshme mirëpo
paoshtu nuk dëshiron t’i zhgënjejë furnitorët e saj.

10
Mr. Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

5,480
Perioda e pagesës së kreditorëve= 72,460 x 52 = 3.9 jave

KUFIZIMET NË ANALIZËN E KOEFICIENTËVE


FINANCIAR

Kur bëjmë krahasimin e koeficientëve ose treguesëve


fiannciar në kohë të ndryshme duhet të kemi parasyh:

• Inflacioni

11
Mr. Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

• Ndryshimet në procedurat ose rregullat e


kontabilitetit (psh. Mënyra të ndryshme të
kalkulimit të amortizimit në firmatë ndrsyhme)

• Nryshimet në aktivitetet e biznesit të firmës

• Ndryshimet në ksuhtet e përgjithsme të biznesit


dhe në ambijentin ekonomik

IV. PIKA KRITIKE E RENTABILITETIT


(PKR)

Pika kritike e rentabilitetit është atherë kur ndërmarrja


nuk realizon as fitim as humbje. Pika ku të ardhurat
dhe shpenzimet janë të barabarta.

Kjo është e definuar me sa vijon:

12
Mr. Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

Shpenzimet Fikse
PKR= (Çmimi i shitjes - Shpenzimet Variabile për njësi)

Kjo na tregon se sa njësi të produkteve duhet të shiten


para se ndërmarrja të fiillojë të realizojë profit.

Ose në mënyrë alternative nese PKR shumëzohet me


njësi tregon se çfarë vlerë të shitjes duhet ndëramrrja të
ralizojë para se të fillojë të realizojë profit.

Shembulli në vijim është dhënë si pasqyrim:

Shembull :

• Supozoni një ndëramrrje që merret em prodhimin


e një produkti X që shpreson se do të shitet për €15

• Shpenzimet materiale për prodhimin e atij


produkti do të jenë €4.50 dhe shpenzimet e fuqisë
punëtore €5.50.

13
Mr. Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

Shpenzimet fikse janë €22,500.

• Shitjet maksimalejanë projektuar të jenë 6,000


njësi

Atëherë:

Shpenzimet e totale=materijali (lënda e parë)+shpenzimet e fuqisë punëtore


= €4.50 + €5.50 për njësi = €10.00 për njësi

22 ,500 njësi
PKR= (15 - 5) = 4,500 njësi në shembullim tonë

Nëse dëshirojmë ta gjejmë PKR shprehur në € vlerë


atëherë vlenë formula:

PKR € = PKR njësi x Çmimi Shitës për njësi


= 4,500 x €15 = €67,500

PARAQITJA GRAFIKE E PKR

Shpeshherë është e nevojëshme që të prezentohet pika kritike e


renatbilitetit përmes grafikut. Hapi i parë është të krijojmë një
tabelë me disa kalkulime si më poshtë:

Tabela 1:
Shpenzimet Shpenzimet Shpenzimet e Të ardhurat nga
Njësitë Variabile Fikse përgjithshme shitja (€15 për njësi)
€ € € €
- 22,50 22 -

14
Mr. Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

- 0 ,500
3 22,50 52
,000 30,000 0 ,500 45,000
6 22,50 82
,000 60,000 0 ,500 90,000

Duhet të kemi parasysh:

• Supozojmë se ekziston një ndërlidhje lineare ne


mes njësive dhe shitjes dhe njësive dhe
shpenzimeve.
• Prandaj, lakorja e shpenzimeve lineare dhe lakoraj
e shitjeve lineare shfaqen si lakore të drejta
• Është e nevojshme të paraqiten vetëm dy pika në
çdo lakore
• Nese pikat nuk janë në lakore të drejtë atëherë
është bërë gabim

Grafiku i Pikës Kritike të Renatbiliteti nga informatat e


mëposhtme do të dukej si vijon:

€ 000

90
Të ardhurat
80 nga shitja

70

15
Mr. Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

60
Shpenzimet
50 Totale

40

30

20 Shpenzimet Fikse

10

0 1000 2000 3000 4000 5000 6000

Njësitë e Prodhimit dhe të Shitjes

16

Você também pode gostar