P. 1
Revista Alb Islam 18

Revista Alb Islam 18

|Views: 47|Likes:
Publicado porMuhamed Dolaku

More info:

Published by: Muhamed Dolaku on Jul 13, 2011
Direitos Autorais:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

09/30/2012

pdf

text

original

Njëri prej hafidhëve të njohur që jetoi në
shekullin e ringjalljes së Sunnetin. Dijën e
tuboi në qendrat e ndryshme në botën Isla-
me dhe arriti gradën e hafidhit e cila sipas
Ibën Haxherit nënkupton që njeriu i cili titu-
llohet me këtë titull t’i plotëson këto kushte:
- Të dijnë përmendsh shumë hadithe
dhe transmetuesit e tyre
- Të jetë i njohur me kërkim të dijës
prej dijetarëve e jo prej librave
- Të njeh gjeneratat e transmetuesve
dhe shkallët e tyre
- Të njeh shkencën e xherh ve ta’dilit e
cila merret me vlerësimin e transmetues-

ve si dhe dallimet mes haditheve autenti-
kë dhe joautentikë.
Quhet Zekijjuddin Ebu Muhammed Abdul
Adhim ibën Abdul Kavijj ibën Abdil-lah ibën
Selame Ed Dimeshki El Misri El Mundhiri.
Fisi i tij prej Damaskut u shpërngul në
Egjipt ku jetoi dhe veproi El Mundhiriu.
Ka lindur në vitin 581 H dhe në fëmijëri
ka mësuar Kur’anin përmendsh.
Pasiqë ka mësuar shumë lëmi fetare i
përkushtohet studimit të hadithit në të ci-
lin arrinë nivel të lartë.
Gjatë kërkimit të dijës dëgjon ligjeratat
e muhadithëve të njohur në Medine, Da-

48

mask, Nexhran, Aleksandri, Kuds etj.
Mësues të tij ishin: Ebul Hasen Ali ibën
El Mufeddal El Makdisi, Hafidh Xha’fer El
Me’muni, El Mutahher ibën Ebi Bekr El
Bejhaki, Omer ibënTibrizda Muhammed
ibën Vehb Esh Sherif etj.
Pasiqë tuboi atë që All-llahu ia kishte cak-
tuar prej dijës angazhohet si ligjërues i ha-
dithit fillimisht në xhaminë Zafirij e më pas
në xhamin Kamilijj në Kairo. Pas njëzet vjet
angazhim largohet prej ligjërimit në xhami
dhe i përkushtohet përhapjes së dijës.
Nga ky dijetar mësuan shumë imamë të
hadithit siç ishin Hafidh Ed Dimjati, Ibën
Dekik El ‘Id, Isma’il ibën Asakiri dhe Esh
Sherif ibën Izzuddin.
Nga penda e këtij autori u shkruan shu-
më vepra të dobishme nga të cilat do t’i
përmendim:
Et Tergib Vet Terhib
Muhtesar Sahih Muslim

Muhtesar Sunen Ebi Davud
Sherhut-Tenbih li Ebi Is’hak Esh Shirazi
Erbe’une hadithen fi fadli istiina’il ma’rufi
El I’lam bi ahbari shejhil Buhari Muham-
med ibën Selam
Mu’xhemuSh-Shujuh
Amelul Jeumi vel Lejleti
Virtytet e tij:
Shumë burime biografike flasin për cilë-
sitë e tij, në veçanti për devotshmërinë e tij
me të cilën njihej. I njihte mirë dispozitat e
fikhut por në mënyrë superiore e njihte lë-
minë e hadithit dhe kështu arriti të titullo-
het hafidh i hadithit titull që ia dha hafidhi
tjetër i hadithit Edh Dhehebiu.
Njohuritë mbi këtë lëmi ishin shkak që
kur të përmendët emri i tij të thuhet imami
i fortë dhe i besueshëm hafidhi i hadithit.
Për virtytet e tij mjaft flasin edhe librat e tij.
Ndërroi jetë në vitin 656 H. All-llahu e
mëshiroftë me mëshirën e tij të gjërë.

Përgatiti: Talha Kurtishi

You're Reading a Free Preview

Descarregar
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->