P. 1
Revista Alb Islam 24

Revista Alb Islam 24

|Views: 50|Likes:
Publicado porMuhamed Dolaku

More info:

Published by: Muhamed Dolaku on Jul 13, 2011
Direitos Autorais:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

07/13/2011

pdf

text

original

Emri i plotë: Quhet Muhammed ibën Mus-
lim ibën Ubejdullah ibën Abdullah ibën Harith
ibën Zehre Ebu Bekr El Kureshi, Ez Zuhri, El
Medeni dijetari i Medinës që banoi edhe në
tokat Shamit.

Ka lindur në vitin 56 H (në disa burime
përmenden vitet 50 H dhe 51 H) në Medine.
Fakti që ka lindur në periudhën e artë të
dijës i ndihmoi të përfiton nga shumë as’ha-
bë dhe shumë tabi’inë.
Prej tyre do t’i përmendim:
Ibën Umerin, Enes ibën Malikun, Sehl ibën
Sa’din, Es Saib Ibën Jezidi, Ebu Tufejl ibën
Vathile, të gjithë shokë të të Dërguarit, sal-
lallahu alejhi ve sel-leme, All-llahu qoftë i
kënaqur me ta.
Ka përfituar edhe prej Se’id ibën El Mu-
sejjebit të cilin e ka shoqëruar tetë vjet, si
dhe prej Alkame ibën Vekkasit, Urve ibën
Zubejrit, Ebu Idris El Haulanit, Salim Ibën
Abdullahit, Ebu Seleme ibën Abdur Rahma-
nit, Ubejdullah ibën Abdil-lah ibën Utbe, El
Kasim ibën Muhammedit, El Harixhe ibën
Zejdit dhe shumë tjerë.
Lëvdatat e dijetarëve për të:
El Lejth ibën Sa’di: Nuk kam parë dijetarë
më të përkryer se Ibën Shihabi. Kur lexonte
hadithe do thoje nuk din asgjë përveç hadi-
theve, e njëjta ndodhte dh kur fliste për ara-
bët dhe fiset tyre, për Kur’anin dhe këshillat.
Sufjan ibën Ujejne: Ibën Zuhriu ishte më i
dituri i Medinës.
Omer ibën Abdul Aziz: Askush si Zuhriu
nuk i recitonte hadithet.

Amër ibën Dinari: Dërhemët nuk kishin

vlerë për të.

Ahmed ibën Hanbel: Senedet dhe hadithet
e Zuhriut janë më të mirët.
Jahja ibën Se’id: Nuk ka mbetur dijetarë
me dije si Zuhriu.
Ejjub Es Sihtijani: Nuk kam parë njeri më
të ditur se Zuhriu. I thanë as Hasan El
Basriu? Tha: Më i dituri është Zuhriu. Të
njëjtën fjalë tre herë e ka përsëritur edhe
Shuajb ibën Ebi Hamze.
Ishte det i dijës tha S’id ibën Abdul Azizi.
Malik ibën Enes: Ibën Shihabi nuk kishte
konkurrent në dije.
Ali ibën El Medini: Katër veta jepnin fetva:
El Hakemi, Hammadi, Katadeja dhe Zuhriu.
Zuhriu ishte më i dituri prej tyre.
Dijen e Se’id ibën El Musejjebit, Urves dhe
Ubejdullah ibën Abdullah e tuboi Ibën
Shihabi.

Malik ibën Enes: Kur vinte Ibën Shihabi në
Medine grumbulloheshim para shtëpisë së
tij.

Salih ibën Kejsani rrëfen: Kërkonim dije
unë dhe Zuhriu dhe ai më tha: eja t’i shënoj-
më hadithet e të Dërguarit, sal-lallahu alejhi
ve sel-leme dhe ashtu e bëmë. Kur më tha
t’i shënojmë fjalët e as’habëve unë nuk pra-
nova, ndërkohë që ai vazhdoi punën. Ai
korri sukses e unë humba.
Malik ibën Enes: Ishte më bujari në mesin

tonë.

Disa fjalë të Zuhriut:
Ka thënë:

53

“Të kapurit për sunet është shpëtim.”
“Përsëritja e hadithit është më vështirë se
bartja e gurëve.”
“Shejtanët kanë hise në tubimin që zgjatë.”
“Njerëzit nuk do të pranojnë fjalën dijeta-
rit që nuk punon me dijen e tij si dhe punën
e atij që nuk din.”
“Besimi në kaderin është boshti i besimit
në All-llahun. Ai që njëson All-llahun dhe nuk
beson në kader e ka anuluar besimin e tij.”
“Transmetimi i hadithit pa sened është
si"kur hipja mbi kulm pa shkallë.”

“Senedi (transmetimi i hadithit duke i për-
mendur zinxhirin e transmetuesve) është
veçori dalluese e Ummetit Islam.”
Nga ky det i dijës përfituan shumë dijetarë si:
El Ata ibën Ebi Rebah, Umer ibën Abdul
Aziz, Amër ibën Dinar, Katade ibën Di’ame,
Zejd ibën Eslem, Ejjub Es Sihtijani, Ebu Zina-
di, Ibën Xhurejxh, El Euzai, Malik ibën Enes,
Sufjan ibën Ujejne, Ibën Is’hak dhe shumë
tjerë.

Ndërroi jetë në vitin 123 H (në disa
burime në vitin 124 H ose 125 H) All-llahu e
mëshiroftë me mëshirën e tij të gjerë.

Përshtati: Talha Kurtishi
Mexhdi Arefat,
10.6.2005

You're Reading a Free Preview

Descarregar
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->