P. 1
Guxim Shqiptar Bruqi Flori 2008

Guxim Shqiptar Bruqi Flori 2008

|Views: 1.947|Likes:
Publicado porEndri Bida

More info:

Published by: Endri Bida on Sep 11, 2011
Direitos Autorais:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

12/05/2012

pdf

text

original

Një aspekt tjetër i mungesës së kësaj kulture të vërtetë është
ai që do ta quaja: Jusuf Vrioni si “dëm”. Siç thashë, vakuumi
i lë në nga rënia e sistemit të vlerave socrealiste ka bërë që kri-
teri krye sor i vlerësimit të mbetet vlerësimi i bërë së jashtmi.
Kjo ka bërë që një pjesë e mirë e krijimtarisë të mos synojë t’i
drejtohet publikut shqiptar më së pari, por që të krijojë duke
pasur parasysh publikun e huaj dhe mundësinë e një suksesi
atje. (Këtu nuk duhet injoruar edhe aspekti komercial). Një ori-
entim i tillë, pas mendimit tim, sjell një motivim të mbrapshtë,
pseudokulturor; një tjetërsim të krijimtarisë, sepse deformon
si zgjedhjen e tematikës, ashtu edhe trajtimin e saj. (Mjafton të
kujtoj kërkesën e lexuesit perëndimor për ekzotiken shqiptare,
se sa shumë është trajtuar tema e gjakmarrjes p.sh. Apo edhe

223

Guxim shqiptar

superbollëkun e bunkerëve në krijimtarinë tonë si një çudi shq-
iptare.). Një aspekt i tjetërsimit që sjell ky orientim i shkrimtarit
apo krijuesit në përgjithësi drejt shkesit jashtë dhe autoriteti që
të jep ky sukses, është edhe tjetërsimi i rolit të krijuesit në sho-
qëri. Në vend se të shërbejë si një qenie më e ndjeshme, më e
mprehtë, që komunikon me publikun e tij përvojat, shqetësimet
dhe ndje sh mërinë e veta; një krijues që vështrohet nga publiku

si krenari identifkuese, shërben për t’i dhënë lexuesit atë që do

ta quaja identiteti i munguar individual. Një raport i tillë me kri-
juesin bën që lexuesi, në vend se të rritet nëpërmjet shkrimtarit,
mbetet në rolin e atij që William Reich e quan “njeri i vogël” i
cili “sa më pak i kupton gjërat aq më shumë i beson ato” e që
“krenohet me gjeneralët e vet dhe jo me veten e tij”. (Për të
ilustruar idenë, po tregoj një rast që ka të bëjë me një përvojë
timen. Para disa kohësh kërkoi të më takonte një person që
kishte qenë në një kurs post-universitar në Londër. Kërkoi të
më takonte sepse në një nga leksionet, profesoresha kishte hyrë
në klasë duke pyetur se kush ishte shqiptar mes tyre. Pasi ajo
ishte prezantuar si e vetmja shqiptare mes një morie studentësh,
ajo kishte thënë se atë leksion do ta mbante duke komentuar
një ese timin “Privatësia në totalitarizëm”, botuar në një revistë
amerikane, e cila, sipas saj, ishte një nga esetë më të bukura
që kishte lexuar mbi privatësinë në regjimet totalitare. I vetmi
koment që dëgjova unë nga studentja për atë moment ishte se
sa krenare ishte ndjerë ajo mes studentëve të tjerë të huaj në
ato çaste – dhe pa dyshim kjo më duket një gjë njerëzore - por
asgjë nuk dëgjova prej saj lidhur me ato që kisha shkruar në atë
tekst, e ishin komentuar – çka më duket se është vlera e parë dhe
kryesore e tekstit dhe kënaqësia më e madhe për një autor.)
Pse e lidha këtë çështje me fjalën “dëmi” Vrioni. Sepse
mendoj se modeli i suksesit dhe i autoritetit që ushtron Ka-
dareja, nisur nga suksesi i tij jashtë shtetit, ka çuar shumë tek
ky motivim pseudokulturor i krijuesve shqiptarë që lidhet edhe
me kërkesën e gjetjes së një përkthyesi për të pasur sukses jashtë
shtetit. Kup tohet, nuk dua të fajësoj Vrionin këtu, por nuk mund
të rri pa thënë se edhe fakti që këto takime kushtuar përkthimit

224

Flori Bruqi

marrin emrin Jusuf Vrioni, janë refektim i kësaj problematike.

Sepse është zgjedhur emri i një përkthyesi që ka përkthyer nga
shqipja në frëngjisht dhe jo nga gjuhët e huaja në shqip. Sipas
konceptit që u përpoqa të shtjelloj më lart, nëse do të organizo-
heshin takime dedikuar përkthimit, e do të duhej t’u vihej atyre
një emër, unë do t’i quaja takimet Lasgush Poradeci, Dhimitër
Pasko, Gjon Shllaku, Petro Zheji etj., etj.
Pra, duke venë emra përkthyesish që i kanë shërbyer më
shumë kulturës shqiptare nëpërmjet sjelljes në shqip të krye-
veprave të pavdekshme të letërsisë botërore, madje duke refu-
zuar të merren me krijimtarinë socrealiste.
Janë ata dhe vepra e tyre, sipas mendimit tim, që kanë
ndikuar më shumë se kushdo që njeriu shqiptar të mbijetojë
në diktaturë. Të gjithë, nëse mund të themi se kemi mbijetuar,
e që letrat shqipe të mund të mos mbeten sterile.

Botuar:02.05.2006.
http://www.shqip.dk/modules.php?name=News&fle=print&sid=667

225

Guxim shqiptar

You're Reading a Free Preview

Descarregar
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->