P. 1
Guxim Shqiptar Bruqi Flori 2008

Guxim Shqiptar Bruqi Flori 2008

|Views: 1.947|Likes:
Publicado porEndri Bida

More info:

Published by: Endri Bida on Sep 11, 2011
Direitos Autorais:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

12/05/2012

pdf

text

original

Greqia, respektivisht letërsia greke, kur ishte e ftuara

speciale e Panairit të librit në Frankfurt (2001), Shtë-
pitë Botuese perëndimore, si zakonisht, iu përveshën
organizimit të (ri)prodhimit industrial të veprave të vendit të

promovuar si mysafr të panairit. As kontributi grek, në këtë

drejtim, për të prezantuar letërsinë e vetë sa më dinjitetshëm,
nuk mungonte. Siç u shpreh edhe vetë shkrimtari Vassilis Vassi-

li kos (i cili mori famën me romanin dhe flmin e njohur “Z”),

gjatë një konference shtypi, në njërin nga sallonet e Panairit; “Po
duket se vendasit e mi më me kënaqësi sjellin në jetë libra se sa
fëmijë”. Dhe ai ka të drejtë në këtë konstatim, kur kihet pa ra-
sysh se në Greqi, vetëm brenda vitit të kaluar, u prodhuan më
se 8 mijë libra, një tendencë kontinuitive që nuk është patjetër
drejtpërdrejtë e lidhur me pjesëmarrjen greke në panairin gjer-
man të letrave. Ka vite që në terrenin grek vërehet një “bo om”
në industrinë dhe tregun e librit.

Palamas, Kavafs, Ritsos, Elitys

Përkundër faktit se autorët grekë kanë arritur të aktivizojnë
sensin, dëshirën dhe gatishmërinë e qytetarit të vetë për të lexuar,
me një fjalë kanë gjetur metodën se si të ngacmojnë interesin
e grekut të sotëm ndaj librit, ata nuk kanë arritur – përveç në
planin turistik – të shpërthejnë muret e izolimit të letërsisë së
tyre për të dalë jashtë stadiumit të tyre nacional. Pas romanit të
heraklitasit Nikos Kazantzakis “Alexis Sorbas” që u bë i njohur

254

Flori Bruqi

falë Holivudit dhe Antoni Quinn-it (1946) dhe çmimit Nobel që
iu dha poetit Odysseas Elytis nuk ka pasur ndonjë “rast” tjetër
që do të kishte shkaktuar interes jashtë vendit. Megjithëkëtë
me pjesëmarrjen dhe prezantimin e letërsisë së tyre krijuesit
grekë arritën që të mobilizojnë opinionin kritik mondan që ai
të ballafaqohet me letërsinë e tyre aktuale, kështu duke nxitur
një debat të ri në lidhje me identitetin, rolin dhe vlerat e letër-
sisë greke në gjirin e asaj botërores, gjë që në njëfarë mënyre,
pjesërisht edhe ia arritën, nëse jo si letërsi e tërë, pra si kolektiv,
atëherë nëpërmjet individëve – krijuesve të veçantë që sjellin
vërtet një frymë të veçantë në letërsinë artistike, madje sipas
një studiuesi të letërsisë greke; “kjo është mirë edhe për vetë
letrarët grekë, është njëlloj peshimi vlerash, tash ata shohin se
ku qëndrojnë”.

2. Tek dashnorët ose më saktë kritikët evropianë me një
nostalgji të theksuar homerike debati po udhëhiqet nga një eufori
referencash antike. Një numër i konsiderueshëm kritikësh, që
tubohen rreth disa mediumeve prominente euro-amerikane, të

cilët shoqëruan panairin me komente e refeksione pandërprerë,

që nga lajmi për pjesëmarrjen greke e deri në ditën e fundit,
“harruan” të merren me letërsinë e sotme greke, ose iu qasën
asaj vetëm në formë sipërfaqësore sa për të justifkuar paraq-
itjen, duke u zhytur sërish në stërinterpretimin e Mitologjisë
Home rike, rëndësinë e antikës së lavdishme greke për majat e
kulturës së sotme perëndimore e të ngjashme.
Në anën tjetër po aq e zjarrshme është edhe kritika që “ka

alergji ndaj lavdisë greke”. Janë kritikët që zanafllat e lindjes

së kreativitetit shpirtëror e mendor human nuk i shohin pat-
jetër vetëm në epokën e Homerit, Eskilit, Euripidit, Sofokliut,
por edhe në botën paraantike, orientale, duke u kapur për
dokumen teve të para, shenjave të para të interesit human për
artin. Ca ashpërsojnë polemikën e tyre duke ftuar në ndihmë
faktet në lidhje me plagjiaturën që grekët kanë bërë në Antikë
duke vjedhur mitet dhe legjendat e kulturave të përmbysura e
të djegura nga vetë ata. Fakte kokëforta që injorohen nga “kori
i elozhistëve, për të cilët bota nis dhe mbaron me Homerin”,

255

Guxim shqiptar

siç shpre het një kritik amerikan.
Ndërsa, të rrallë janë ata që me një dozë të matur përfolën
kontri butin grek në zhvillimin e intelektit human – i cili assesi
nuk duhet përjashtuar – dhe me një përqendrim profesional,
kri tik e shkencor përpiqen të përballojnë euforinë që shkakton
Greqia me emrin e saj të lavdishëm historik, duke u përpjekur të
japin një vlerësim korrekt në lidhje me letërsinë e sotme greke
ose mbi letërsinë e re greke – nëse bazohemi në pretendimin
grek!

Pa mohuar argumentacionin e që të tri fronteve të kritikës
rreth rolit grek në zhvillimin human, pa u bërë varës i njërës
apo tjetrës teori si dhe pa hulumtuar rrethanat dhe origjinën e
vër tetë të një lulëzimi të tillë intelektual grekët janë krijuesit e

“Poetikës”, flozofsë, dhe shumë drejtimeve tjera të shkencave
humane. Duke flluar që nga parasokratikët e deri në shkollat e

fundit platonike nëpër trojet evropiane përulemi përballë faktit

rreth kontributit të një populli në përhapjen e flozofsë për

mendimin dhe shpirtin e lirë, i cili më vonë do të inspirojë të
gji tha etapat e zhvillimit të mendjes humane nëpër shekuj.
3. Ekziston një vakuum gati dymijë vjeçar në mes të
letër sisë antike greke dhe rishfaqjes së saj në shekullin XIX.
Letërsia e re greke, konkretisht, dokumentet e para postantike
letrare - duke përjashtuar veprat e Andreas Kalvos Ioannidis,
të shkruara në frëngjisht – datojnë me shkrimet e Dionysios
Solomos, sido mos me veprën e tij “Kretasi” ku bëhet fjalë për
ikjen e një ushta ri grek nga thonjtë e soldnerëve të Ali Pashës.
Poeti dhe rrëfyesi historik Solomos përpiqet që të shfrytëzojë
“trashëgi minë” e poetëve të lashtë grekë, mirëpo i ndikuar tej

mase nga letërsia e flozofa anglo ­ saksone, gjermanë e në

veçanti nga Gëte, Kant dhe Hegel nuk ia del të dëshmojë për
një stil tradi ci onal grek që do të lidhej me klasikët e antikës.
Megjithatë Solomo është sinonimi i kthimit të letërsisë
greke si dhe udhërrëfyesi i romantizmit grek, i cili, ashtu si tek
popujt tjerë bëhet epoka e një shpërthimi shpirtëror. Me kri-
jimin e shtetit të ri grek (1830), të frymëzuar nga Solomos (duke
ndje kur stilin dhe formën e tij të krijimit) në skenë paraqitet

256

Flori Bruqi

një gardë krijuesish (Papadiamantis, Xanthopoulos, Martelaos,
Dane lakis, Gouzelis etj.), të cilët me të drejtë konsiderohen si
pres tarët e parë të Letërsisë Kombëtare greke. Një letërsi me
barrën e pretendimit në shpinë për të konsistuar me historinë
e Odisesë, pra për të arritur statusin e trashëgimisë së Homerit
në letërsi. Pa sukses.

Palamas dhe Kavafs, edhe pse Kostis Palamas me veprën

e tij “Këngët e atdheut tim” bëri një jehonë të efektshme jo vet-
ëm në Greqi nga pjesa dërrmuese e teoricienëve që merren me
Letërsinë e Re greke nuk e konsiderojnë atë si krijuesin e liri kës

moderne greke, por Konstatin Kavafsin e lindur katër vjet pas

tij. Me plotë të drejtë. Palamas nuk arrin të çajë rrethin e krijuar
stilistik, gjuhësor e përmbajtjesor të romantikut Solomos.

Ndërsa Konstantinos Kavafs (1863­1933) në poezinë
e tij arrin në mënyrë mjeshtërore, me një fnesë origjinale; t’i

përshtatet ndërtimit modern të poezisë në aspektin stilistik; të
shfrytëzojë (deri sot asnjë krijues grek nuk ik dot këtij segmenti)
Mitologjinë greke aq të preferueshme nga mendësia evropiane

me një perfditet të lehtë; duke i dhënë letërsisë greke një ngjyrë

krejt tjetër nga ajo antike, pra një pamje reale, domethënë një
imazh bizantin e ortodoks. Kjo nuk do të thotë me çdo kusht

që Kavafs nuk ka rënë (dhe atë në fllim e në fund të jetës së tij

bindshëm) në grackë të lirikës historike e romantike, sidomos në
përmbledhjen “Gota e ngjyrosur” vërehet një kurs labil në këtë
kontekst, mirëpo ato poezi nuk i dhanë atij famën e një poeti
të përmasave universale, por vjershat mbi dashurinë, vjer shat
homoerotike që hapën një horizont të ri në lirikën greke dhe i
thanë fund sundimit të vetëm e absolut të tragjikes, dramati kes
mbi jetën e një letërsie në krizë identiteti. Vizioni për t’iu afruar
të së Bukurës pa i vënë asaj parakushte dramatike shpëtu an jo

vetëm Kavafsin, por edhe mbarë letërsinë që s’kapërcente dot
kufjtë e një epoke mijëra vjet të perënduar e që s’imitohej.

Ritsos dhe Odysseas ElytisJani Ritsos (1909 – 1990),

njëri nga poetët, të cilit, për dallim nga Kavafs, nuk mund

t’i mëveshët asnjë grimë historiciteti, keqpërdorim të namit
antik grek për të depërtuar në botën e letërsisë u bë viktimë e

257

Guxim shqiptar

ideologjisë së tij. Rit sos në jetën politike, krahas asaj letrare, ishte
një militant i majtë që në njërin bllok ngrihej në kulm e në anën
tjetër mallkohej si diletant. Një “diletant” letrar, poet e prozator,
artit të të cilit nuk i ndalej dot fuqia ndikimit në gjeneratat e reja,
segment që vërehet dukshëm tek krijuesit e rinj. Kundërshtarët
e tij – në skenën letrare greke – nuk e mohojnë dot faktin se
nga poetët e pasluftës Ritsos mbetet më i lexuari. Ritsos dallo-
het kryesisht për nga rebelizmi për një çlirim politik dhe të një
kriji mi, një gjuhe krejt apolitike. Paradoks që në krijimtarinë e
Rit sos e humb domethënien themelore të kuptimit.
Odysseas Elytis (1911-1996) është bartësi i vetëm i çmimit
prestigjioz Nobel për letërsi (1979). Elegjisti Elytis me veprën e
tij “Oxópetra – në perëndim të pikëllimit”, poetikë që konsid-
erohet si “dialogu mistik me vdekjen”, është letrari i parë grek
(deri më tani edhe i fundit) që u njoh se i takon gjenit homerik,
përkundër përdorimit të terminologjisë mitologjike greke –
tashmë të banalizuar – në një masë të tepruar, ai dialogun e vetë
e bën me kohën e tashme, ose më mirë thënë ai bashkë bi se dimin
e bën (me plotë dashuri) me vdekjen e pakohë.

You're Reading a Free Preview

Descarregar
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->