P. 1
Guxim Shqiptar Bruqi Flori 2008

Guxim Shqiptar Bruqi Flori 2008

|Views: 1.947|Likes:
Publicado porEndri Bida

More info:

Published by: Endri Bida on Sep 11, 2011
Direitos Autorais:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

12/05/2012

pdf

text

original

Mehmet Kajtazi lindi në vitin 1944 në Klodernicë të

Drenicës martire. Një kohë të gjatë punoi si gazetar
dhe redaktor i fejtonistikës në të përditshmen “Rilin-
dja” (më vonë “Bujku”) dhe së fundi deri në vdekje punoi si
redaktor profesional për prozë në Ndërmarrjen Botuese “Ril-
indja”, Prishtinë.

Mehmet Kajtazi vdiç në moshë shumë të re. Është autor i
shu më veprave në prozë.Po përmendim vetëm disa : ‘’Nata në
gur’’ (roman, 1984), ‘’Plaku dhe urat’’ (roman, 1986), ‘’Zemër
e thy er’’ (tregime, 1987), ‘’Fundi i legjendave’’ (roman, 1990),
‘’Shqiptarët në Goli Otok’’ (roman, 1991), ‘’Kodra e pajtimit’’
(tre gime, 1993), ‘’Ushtimë e Alboderit’’ (roman, 1993), ‘’Shote
Gal ica’’ (roman, 1995), ‘’Minatorët’’ (roman, 1995), ‘’Thikë në
por tokall” (roman, 1995),’’Gjeli i katedrales’’ (roman, 1996),
‘’Sa nta Ana’’ (roman, 1998), ‘’Guri i dallëndyshes’’ (roman,
1998), ‘’Lindja në qiell’’ (roman, 2000), ‘’Udha’’ (roman, 2000),
‘’Ndezja e shiut’’ (roman, 2001), ‘’Një diell tjetër’’ (roman, 2003).
Dy ro ma net e tij të fundit janë përkthyer në frëngjisht dhe janë
bo tuar në Zvicër. Trupa kombëtare e teatrit të Kosovës , mori
pje së shumë herë në festivalet ndërkombëtare me dramën e
Mehmet Kajtazit “Nata e fundit në Goli Otok”. Regjisor i dra-
mës në fjalë është artisti dhe regjisori i merituar nga Carra bre gu
i Deçanit, zoti Xhevat Qorraj. Artistët në dramën “Na ta e fu n dit
në Goli Otok” çdo herë lozin lojën e tyre të shkël qyer (Men tor
Zymberaj, Selman Tehaj dhe Asllan Hasaj).
Mehmet Kajtazi diti dhe nxori në pah vuajtjet shpirtërore

282

Flori Bruqi

të popullit të tij të vuajtur gjatë shekujve dhe kosovarët ishin
ata që gjakoseshin në kazamatet sllavokomuniste -në atë burgun
famëkeq të Goli Otokut.
Subjekti i kësaj drame të hidhur për shqiptarë dhe Mehmet
Kaj ta zin erudit është i thjeshtë, i dhimbshëm, por që mbart edhe
vlera artistike e humane.
Një kombi nuk mund t’i mohohet dëshira për të qenë i
li rë, dhe për t’iu larguar gjithnjë e më shumë robërisë.
Vuajtjet dhe gjendja e mjeruar e shqiptarëve kosovarë në
burgun e Goli Otokut në ish-Jugosllavi ka qenë edhe subjekti i
thjeshtë i kësaj drame, e cila në çdo detaj paraqet vërtetësinë e
madhe të jetës dhe dëshirën për të qenë i lirë dhe i pavarur.
Përfshirja dhe preokupimet e shqiptarëve për bashkëjetesë
është ana tjetër e këtij subjekti. Trupa kombëtare, më dramën
e shkrimtarit dhe atdhetarit Mehmet Kajtazi “Nata e fundit në
Go li Otok” është mirëpritur me sukses nga shikuesit shqiptarë
dhe të huaj hiq më pak se 350 herë.
Në vend të përkujtimit për z. Mehmet Kajtazi, po shkë pu-
sim shkrimin e tij më titull: “KULTURA BASHKON KOMBIN
EDHE NË LOZANË TË ZVICRËS”

Ilirët bulbërojnë për Arbërinë

Nuk ishim as “të majtë” e as “të djathtë “.Nuk ishim askushi, ma tha në
Hyzer Olluri, Bislim Hoxha dhe Arsim Ferizi. Ata kanë ardhur nga

anë të ndryshme të Kosovës (njëri nga Drenica, tjetri nga Dukagjini dhe i

treti nga Ferizaj) dhe askushi do të ngelim, thonë ata, nëse nuk e shohim
në harmoni popullin shqiptar në mërgim.
Biseda ka një forcë magjike, kur drejtohet nga vullneti i madh për
harmoni kombëtare. “Këtë nuk e bënë krerët politikë shqiptarë në Zvicër”,
thonë ata, “këtë po e bëjnë ‘Ilirët’, po e bën hapërimi i tyre që me kulturë
të bëhemi një. Kështu shprehet edhe Nadire Hoxha dhe tregon se vëllai
i saj nuk është vrarë nga dora serbe, pse ai luftoi në emër të kësaj apo të
asaj partie politike, por u vra nga ajo dorë gjakatare, sepse ai donte që
Kosova të jetë e lirë.

“Unë lirinë e Kosovës e shoh edhe në sytë e birit të tij që ka emrin
Nëntor, në nëntor më kanë vrarë vëllanë gjakatarët serbë”.

283

Guxim shqiptar

Është rregull i përgjithshëm i shteteve të Perëndimit që ardhësit në
tokat e tyre të mos zhvillojnë aktivitete politike, por, nëse ka njerëz të
tillë që pandehin se identitetin e tyre mund ta ruajnë dhe ta kultivojnë në
korniza politike, këtë edhe ua mundësojnë shtetet mikpritëse, por gjithnjë
në pajtim me ligjet e shteteve ku ata kanë emigruar.
Shqiptarët, që nga koha e krijimit të pluralizmit politik në atdhe,
tërë energjinë e tyre e shpenzuan në politikë: krijuan parti të ndryshme
politike, ligjet e shteteve mikpritëse nuk lejuan që ato parti të regjistrohen
si parti, por krerët e atyre partive shumë të zhdërvjellët dhe në të njëjtën
kohë edhe gënjeshtarë, nxituan që partitë e tyre t’i regjistrojnë në organet
përkatëse jo si parti politike, por si shoqata me emra të ndryshëm. Kështu
vepruan edhe në Zvicër.

Gënjeshtarët mund të gënjejnë veten, por jo edhe shtetet me përvojë

shtatëqindvjeçare si shtet, siç është Zvicra. Zvicra mirëflli e dinte se krerët

e ndryshëm politikë të këtyre partive po harxhojnë kot së koti energji, u
tërhiqnin vërejtjen për këtë, por shqiptarët kur vendosin të merren me
politikë, janë më ujqër së ujqërit, i prejnë hekurat e të gjitha kafazeve.
Si rezultat i një qëndrimi të tillë kobzi, në të gjitha shtetet e Perën-
dimit, duke përfshirë edhe Zvicrën, shqiptarëve iu servir në pjata një racion,
që nuk kishte emër tjetër pos – PËRÇARJE.
Nga avulli plot xëc i këtij racioni shqiptarët nisën të akuzojnë

shoqi-shonë si majtistë e djathtistë, e Atdheu rënkonte në robëri, se nuk

punonte as dora e majtë, as dora e djathtë, do të thotë që nga mëngjesi
merrte teposhtëzën rruga jonë. E themi kështu, ngase për t’u larë mirë
fytyra në mëngjes, duhet të përdoren që të dyja duart.
Atdheu, jo vetëm që rënkonte në robëri, por symbylltas ecte drejt
greminës. Këtë tragjedi ndër të parët e kishte hetuar Jusuf Gërvalla, andaj
me nxitim e vrau Jugosllavia, siç e kishte vrarë tërë Kosovën që nga dita
kur e kishte ndarë Kosovën nga Shqipëria. Këtë tragjedi të madhe ia kishte
sjellë kryesatrapi i Ballkanit, komunisti Tito. Krerët politikë shqiptarë,

duke e njollosur njëri-tjetrin, kishin krijuar mjegull të dendur para syve

të tyre dhe fare nuk e shihnin vrasësin.
Ai tashmë ishte diku në një varr, por e kishte lënë prapa birin e
vet, Slobodan Milosheviqin, i cili dredhinë e Titos nuk e kishte përsosur –
kishte zgjedhur vrasjen si mjet të vetëm për zhdukjen e shqiptarëve. Krerët
e partive politike, edhe kur vritej aq brutalisht Kosova nga “njeriu” që

284

Flori Bruqi
kishte kultivuar deri në shkallë ndërkombëtare fashizmin serb, merreshin
në mes vete, duke i këputur herë njërit, herë tjetrit dorën e majtë ose dorën
e djathtë.

Ishin të gjitha sinjalet që shqiptarët po ngelnin pa duar. Këtë e hetuan

edhe të rinjtë shqiptarë në Lozanë të Zvicrës, të cilët më 1 nëntor 1994

krijuan shoqërinë kulturore, për të rritur e për të vegjël, krijuan gru pin e
valleve shqipe, e nxorën nga dheu rrënjën që po venitej pa diell dhe shpejt
e shpejt rrënja mori emrin e vet: ILIRËT.
Ata që e quanin veten të djathtë thanë se me urdhrin e politikës
sonë u krijua shoqëria kulturore artistike “Ilirët”, kështu thanë edhe
ata që pandehnin se i sjell diçka të mirë atdheut majtizmi shqiptar, që i
kishte rrënjët te thembra e këpucës së Titos dhe të komunistëve të tjerë më
të vegjël se ai edhe për nga pesha e trupit, edhe për nga prestigji, “Ilirët”
si ilirët: kishin vendosur t’u takonin të gjithë shqiptarëve. Këtë fjali po e
përsëris: të gjithë shqiptarëve
Ata ishin dhe janë të vetëdijshëm se kultura është mbretëreshë që i

bashkon shqiptarët, andaj ata edhe sot “marrin urdhra” nga kjo mbre-

tëreshë. Krerët politikë shqiptarë edhe sot janë të ndarë në Lozanë, e si
rezultat i kësaj të keqe ata ngulmojnë që Festa e Flamurit të mos festohet
bashkërisht, ata edhe përvjetorin e Jusuf Gërvallës e kremtojnë ndaras.

Po patën mundësi, ata një ditë edhe Diellin do ta ndanin. Shqiptarët

e rëndomtë e shikojnë këtë punë të tyre (tepër të ligë dhe tepër tragjike) me
skepticizëm dhe me përbuzje, por skepticizmi dhe përbuzja nuk mjaftojnë
që të venitet rrënja e përçarjes dhe të zhduket një herë përgjithmonë. Të
vetëdijshëm për këtë, “ILIRËT” edhe më shumë u mobilizuan që me
kulturë t’i bashkojnë shqiptarët.
Më 15 mars 2001, biseduam në Lozanë me disa shqiptarë të
përka të sive të ndryshme. “Ilirët” nga dita në ditë po i shtojnë radhët
me artistë të rinj, të talentuar dhe me plot zell që të krijojnë harmoni në
mesin e shqiptarëve në tërë Zvicrën. “Ilirët” dy herë zunë vendin e parë

në Festivalin e Bernës, ku u prezantuan 25 shoqëri kulturore-artistike

nga mbarë Zvicra.

“Shpesh kemi qenë në qendër të vëmendjes në shtypin qendror të
Zvicrës”, thotë njeriu më përgjegjës dhe më meritor në këtë shoqëri, Ilir
Bytyçi. Në Lozanë, ku e kemi selinë, por edhe në tërë Zvicrën, dhe në
shtetet e tjera, ne i kemi vënë vetes për detyrë parësore që të bulbërojmë pak

285

Guxim shqiptar
Arbëri edhe në mërgatë, andaj kur këndojmë para publikut ne e sjellim
në gjirma të zemrave të shqiptarëve Gjirokastrën dhe Preshevën, Tetovën
dhe Ulqinin, Prishtinën dhe Tiranën.
“Kur këndojnë ‘ilirët’”, thotë Arjeta Buzhala, “ne kthehemi në
Koso vë, sado që kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet që unë nuk kam
qenë në Kosovë”.

“Nuk kam qenë as unë”, thotë burri i saj, Afrimi, dhe tregon
se krerët politikë ”të djathtë” dhe “të majtë” nëpër tubime të ndryshme
bërtitnin dhe klithnin se nuk i nënshtrohemi dot Serbisë dhe detyrë juaja,
o bashkatdhetarë, është as ju mos të bëni asnjë hap për nënshtrim, pra as
ju mos shkoni në ambasadë të Serbisë për të marrë pasaporta dhe, kur
shkumonin mirë e mirë, bënin me dorë kah një kuti e madhe, bënin me
gisht drejt saj, e mërgimtarët e gjorë i mbushnin kutitë e mëdha me deviza
të shumta; pas një jave i shihnin krerët e partive politike shqiptare që
udhëtonin me limuzina të zeza drejt ambasadës jugosllave për të paguar
shuma të majme për t’u pajisur me pasaporta të shtetit jugosllav.
“Unë, si nusja ime, Arjeta, nuk deshëm të marrim pasaporta të
huaja, andaj edhe për mua kaluan më shumë se dhjetë vjet që nuk e kam
parë Kosovën. Unë në një mënyrë e shoh Kosovën përmes valleve të “Ilirëve”,

po presim që këto ditë të marrim pasaporta të Zvicrës, ose të UNMIK-ut

në Kosovë, nëse ngjet e kundërta, do të kthehemi përfundimisht në Kosovë:
në Atdhe le të punojnë partitë politike, se pa to nuk bën në atdhe, por në
mërgatë do të ishte mirë të shënohej fundi i tyre, se kështu do të shënohej
fundi i përçarjeve, harmonia në valle dhe në jetë do t’i gëzonte mërgimtarët”,
shkroi Mehmet KAJTAZI.

http://www.shqip.dk/modules.php?name=News&fle=print&sid=1266

286

Flori Bruqi

287

Guxim shqiptar

You're Reading a Free Preview

Descarregar
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->