Você está na página 1de 6

FLALORTH PËR TERMAT ISLAMIKE

Azze ue xhel-le- Krenari dhe i Larti

Akide- besim

Ahiret- bota e ardhme, jeta tjetër pas vdekjes

Ahlak- moral, vyrtit

Avret- pjesët e turpshme të njeriut, të cilat nuk lejohet të zbulohen para të tjerëve

Adet- traditë

As' habë- çdokush që e takoi Muhammedin alejhis selam gjatë jetës së tij, i besoi dhe vdiq si
besimtar.

Bidat- fjalë apo vepër e shpikur në fenë Islame pa argumente nga Kur'ani apo Tradita e të
Dërguarit, ndërsa personi që i bën ato quhet bidatçi

Besmele- të thënit:Bismilahirr rrahmanirr rrahim (Me emrin e Allahut, Gjithmëshirshmit,


Mëshirëplotit)

Dave, davet- thirrje islame

Delalet- lajthitje, humbje, gjë e kotë

Dunja- kjo botë

DH

Dhikër- përmendja, lavdërimi, madhërimi, falënderimi dhe lutja e Allahut

Ehlu Sunne uel Xhemaa- Pasuesit e traditës të të Dërguarit të Allahut dhe bashkësisë së
muslimanëve, grupi më i drejtë dhe më i madh i muslimanëve

Elhamdulilah- falënderimi i takon Allahut

Ehlul Kitab- hebrenjtë dhe të krishterët që besojnë në librat e shpallura para Kur'anit (Tevrat dhe
Inxhil)

Estagfirullah- kërkoj falje nga Allahu


F

Farz- detyrim, detyrë e dorës së parë, nëse e kryen shpërblehesh në të kundërtën meriton dënimin

Fetva- Përgjigje fetare rreth ndonjë çështje

Gajb- gjërat të fshehta, të cilat i di vetëm Allahu

Gusëll- pastrimi i tërë trupit me ujë

Halif- kryetar i shtetit Islam

Hallall- e lejuar

Haram- e ndaluar

Hadith- fjalët dhe veprat e të Dërguarit të Allahut

Hajmali- send i vogël që e mbajnë disa njerëz, me besimin se ajo sjell shërim apo mbron prej
sëmundjeve, syrit të keq, sihrit, etj

Hyrije- gratë e Xhennetit

Hajr- mirësi, mirë

Hixhret- shpërngulja prej vendit joislam në vend islam

Hajz- menstruacione

Hutbe- ligjërimi që mbahet nga minberi ditën e Premte

Hafiz- njeri, i cili e di përmendësh Kur'anin

Hatme- përfundim i leximit të Kur'anit

Hisab- llogari

Hamdi- falënderimi i cili i bëhet vetëm Allahut dhe askujt tjetër

Hukëm, hukmi- vendim, dispozitë

Iblis- djalli, shejtani

Imam- personi, hoxha që drejton namazin e besimtarëve në xhami


Iman- besim, bindja në Allahun

Insha Allahu- në dashtë Allahu

Ikamet- thirrja për të filluar faljen e namazit farz

Ibadet- adhurim

Kabe- tempulli i shenjtë, Bejtullah- shtëpia e Allahut në Mekke

Kafir- jobesimtar, mohues, mbulues, femohues

Kufër- mosbesim, mohim

Kurban- bagëti që therret në shenjë adhurimi ndaj Allahut subhanehu we teala

Kiamet- dita e shkatërrimit, mbarimi, fundi i kësaj bote

Kible- të kthyerit e muslimanit kah Kabja, Meka, gjatë faljes së namazit

MashaAllah- çka do Allahu bëhet

Mesxhid- xhami, faltore, vend për të bërë sexhde

Melek, melaqe- engjull

Mushrik- politeist, besim në shumë zotra

Medhheb- çdo mendim apo qëndrim i një dijetari, shkollë juridike islame, drejtim

Muhaxhir- shpërngulës, përdoret për ata që u shpërngulën me të Dërguarin e Allahut prej Mekes
në Medine

Minber- vendi ku hypë hoxha ditën e xhuma për të ligjëruar

Muezin- personi që e thërret ezanin

Muhaddith- ai që merret me shkencën e hadithit

Mustehab- e pëlqyer

Mekruh- e urrejtur

Murtedd- renegat, njeri i cili e braktis islamin, pasi që ka qenë musliman, tradhtar

Mus' haf- Kur'ani në formën e librit

Mahrem- Mashkull nga familja e një gruaja, me të cilin nuk i lejohet martesa, siç janë babai,
vëllai, axha, daja etj
Mesele- çështje

Munafik- dyftyrësh, hipokrit

Muxhize- vepër apo dukuri e jashtzakonshme, të cilat i bënin vetëm pejgamberët për të dëshmuar
pejgamberinë e tyre

Nijet- vendosje

Resulull llahu- i Dërguari i Allahut

Rizk- furnizim

Rija- puna sa për sy e faqe

Radijall-llahu anhu- Allahu qoftë i kënaqur me të

Sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të

Subhanehu ue teala- I Lavdëruari dhe I Larti

SubhanAllah- I Madhëruar qoftë Allahu

Selefi- Tri gjeneratat e para të arta të muslimanëve të cilat i lavdëroi Pejgamberi as

Sunet- 1.vendimi i sheriatit për një vepër, e cila nuk është e domosdoshme të veprohet, 2.praktika
e të Dërguarit të Allahut në përgjithësi

Sahabij, as' habë- shokët e të Dërguarit të Allahut

Sure- kaptinë e Kuranit

Sebep- shkak

Sihër- magji

Sadaka- lëmoshë

Salavate- lutjet për të Dërguarin e Allahut dhe familjen e tij

Sahih- autentik, i vërtetë

Selam- përshëndetje islame, shpëtim, paqe


SH

Sheriat- 1.sistem për qeverisjen e shtetit për të instalu në mesin e shoqërisë rend, begati,
komoditet sipas ligjeve të Kuranit dhe sunetit 2.çdo gjë që ka treguar Allahu apo i Dërguari i Tij

Sherr- fatkeqësi, keq

Shefat- ndërmjetësimi i të Dërguarit të Allahut në botën e ardhme

Shehid- dëshmorë

Shirk- politeizëm, paganizëm, besimi në shumë Zota, të përshkruarit shok Allahut të Lartësuar

Teuhid- njëshmëria e Allahut

Tabiin- quhet ajo gjeneratë, e cila u takua me shokët e të Dërguarit, por jo edhe me të Dërguarin

Tevekkul- mbështetja në Allahun

Tekbir- të thënit: Allahu Ekber

Teshehhud- ulja në namaz

Tavaf- rrotullimi rreth Qabesë, Kabes

Takvallëk- devotshmëri

Tesbih- lavdërim, falënderim dhe madhërim i Allahut, (të thënurit subhanallah, elhamdulilah dhe
Allahu Ekber)

Tespih- rruza me të cilat numrohet lavdërimi, falënderimi dhe madhërimi i Allahut

Teube- pendim

Ummet- të gjithë muslimanët, të gjithë pasuesit e ndonjë pejgamberi

Ulul azmi- pejgamberët e dalluar, Nuhu, Ibrahimi, Musai, Isai dhe Muhammedi, paqja dhe mëshira
e Allahut qoftë mbi ta

Vaxhib- vendim i sheriatit për një vepër, e cila domosdosmërisht duhet të veprohet

Vasijet- porosi
Vakëf- lërja e ndonjë pasurije për qëllime bamirësije

Vesvese- ngacmime, dyshime për çdo gjë

XH

Xhel-le she nuhu- Ai është I Lartë

Xhibrili- engjëlli nëpërmjet të cilit Muhammedit alejhis selam i ka ardhur shpallja e Allahut të
Lartësuar

Xhihad- lufta për hir të fesë së Allahut

Xhenaze- kufomë

Xhuma- 1.dita e premte, 2.namazi që falet në ditën e premte

Xhemat- grup besimtarësh, të cilët janë tubuar për të falur namazin

Xhunubllëk- papastërtia pas derdhjes së spermës apo mardhënieve intime, personi quhet xhunub

Xhin- krijesa, të cilat i ka krijuar Allahu prej Zjarrit, e padukshme, e mirë ose e keqe

Xhahilijet- injorancë, zakonisht përdoret për kohën para ardhjes së fesë islame

Zekat- detyrim islam, që jepet për pasurinë, një nga 5 shtyllat e islamit

Zina- mardhënie intime në mënyrë joligjore

Zullum- padrejtsi

Pregaditi Staffi i Radio-Pendimit


Fitim Ismaili

Você também pode gostar