Você está na página 1de 7

Universiteti “Ismail Qemali”

Fakulteti i Ekonomise dhe Drejtesise


Dega Administrim Biznes
---------------------------------------------------------------------------------------------------------
--

Programi i lendes
MENAXHIM STRATEGJIK

Miratoi: Shefe departamenti


MA.Luciana KOPRENCKA

Pedagoge e Lendes:
Enida Pulaj.MBA
MENAXHIM STRATEGJIK

Programi i lendes
Lenda “Menaxhim Strategjik” mbulon apo jep njohuri per biznesin dhe menaxhimin
strategjik te tij dhe ka funksionin e integrimit te te gjitha njohurive te fituara ne lendet e tjera.
Ajo percakton rolin dhe detyrat menaxherit ne nje firme, menyren e formulimit dhe zbatimit te
nje plani strategjik, llojet e strategjive qe do te perdoren, studimin e shanceve dhe kercenimeve
qe i ofrohen biznesit nga faktoret e jashtem si dhe kompetencat dalluese qe duhet te kete nje
biznes per te perballuar konkurrencen ne treg.
Kjo lende ka per qellim te krijoje nje vizion te se ardhmes se kompanise duke kerkuar ne te
njejten kohe te pershtate veprimtarine e organizates me mjedisin e saj.

Objektivat e kursit jane:

1.Te analizoje ne detaje procesin e planifikimit strategjik te nje biznesi nepermjet:


 Vleresimit te fuqive dhe dobesive.
 Studimit dhe parashikimit te mjedisit te jashtem te firmes dhe si rezultat percaktimin e
 shanceve dhe kercenimeve qe i vijne firmes nga mjedisi i jashtem.
 Hartimit te misionit, qellimeve dhe objektivave te firmes.
 Formulimit dhe zbatimit te planeve per arritjen e qellimeve dhe objektivave.

2. Te zhvilloje aftesite personale te studenteve per marrjen e vendimeve.

3. Te beje bashkerendimin e objektivave me vendimet e marra ne kuadrin e strategjise se


firmes.

4. T`i familjarizoje studentet me metodat e drejtimit te bizneseve, duke ilustruar teorine me


shembuj konkret nga praktika e bizneseve boterore.

5. Te njohim teorite organizacionale duke u fokusuar ne strukturen dhe kulturen e organizates.

6. Te njihemi me teknikat e nevojshme per analizat strategjike,duke perfshire skenaret,


planifikimin e bazuar ne supozimet, analizen SWOT etj.

7. Te njohim sfidat me te cilat ballafaqohen menaxheret .

Literatura qe do te perdoret:

Teksti baze:
“ Menaxhimi Strategjik” Vasilika Kume , Tirane , shtepia botuese “PEGI”

Tekste plotesuese
Ne te njejten kohe, studentet do te jene te detyruar te lexojne artikujt apo materialet te shkruara
qe do te shperndahen ne klase gjate semestrit.

Kerkesat e kursit dhe vleresimi:


Ky kurs do te mbeshtetet ne provime pjesore dhe ate perfundimtare si dhe mbeshtetet ne
diskutimet e shembujve ne grup, situata te zgjedhura nga realiteti shqiptar.

Vleresimi do te bazohet ne kriteret e meposhtme:

Puna ne grupe (analiza e shembujve) 15%


Pjesmarrja dhe frekuentimi 10%
Provim i pjesshem 20%
Punim i kursit 10%
Provim final 45%

Puna ne grupe(shembuj dhe analiza menaxheriale e kompanive qe shtrojne aktivitetin ne


vendin tone)
Per te pregatitur per diskutimin e nje shembulli ne klase, duhet te keni parasysh pyetjet e
meposhtme:
Cili eshte marresi i vendimeve dhe cilat jane objektivat e tyre?
Cilet jane lojtaret e tjere kyc dhe cilat jane objektivat e tyre?
Cili eshte mjedisi net e cilin po merren vendimet?
Cilat jane problemet kyce qe duhen zgjidhur ne menyre qe te merren vendimet?
Cfare une do te beja nese do te ndodhesha ne ate situate?

Per analizen e shembujve do te perdorim strukturen e meposhtme:

1.Misioni, vizioni, vlerat dhe stakeholders te organizates.


2.Kercenimet dhe shancet e mjedisit te jashtem.
 Kercenimet e mjedisit:
Perpiquni te merrni informacion lidhur me faktoret e mjedisit te jashtem te
organizates mbi te cilet menaxheret nuk kane mundesi kontrolli. Disa faktore qe ju
mund te studionit lidhen me mjedisin politik, ekonomik,social kulturor, teknologjik dhe
ekologjik.
 Shancet e mjedisit:
Te njejtin arsyetim si ne rastin e kercenimeve mund te perdorim edhe per shancet. Jo
cdo sinjal pozitiv i mjedisit te jashtem do te perbente nje shanc per organizaten tone.
Nese supozojme se eshte prodhuar nje makineri e ri e cila ndihmon per te ulur koston e
prodhimit te produkteve por gjendja financiare nuk premton per blerjen e kesaj
makinerie, kjo nuk do te perbente shanc por kercenim per organizaten.

3.Dobesite dhe fuqite e brendshme:


- Organizacional
- Marketing
- Financiar
- Operacional
Duhet te jete e qarte se identifikimi i fuqive dhe dobesive duhet bere pasi te kemi bere
analizen e industrise ku organizata operon. Kjo per faktin se fuqite dhe dobesite e
organizates tone duhet te krahasohen me ato te organizatave te tjera te industrise.

4. Alternativat dhe zgjedhjet strategjike.


Qellimi kryesor i shembullit qe ju studioni eshte zgjedhja e strategjive efektive per
organizaten, mbeshtetur ne fuqite dhe shancet dhe ne perpjekjet per te minimizuar
kercenimet dhe dobesite. Ofroni alternativa strategjike, rendisni avantazhet dhe
disavantazhet e seciles alternative dhe zgjidhni ate, qe ju besoni se do te rritin eficencen e
organizates.

5. Zbatimi dhe vleresimi.


Deklaroni veprimet kryesore qe duhet te ndermarre organizata per zbatimin e strategjise
duke fokusuar edhe njehere kater fushat funksionale: marketing, finance, operacionet
dhe asaj organizacionale. Ne kete menyre ju mund te percaktoni nese organizata eshte
ne gjendje te zbatoje strategjine e propozuar. Per shembull, tregu rezulton me rritje, por
kompania ka nje situate financiare te dobet. Ne kete rast ju duhet te zgjidhni nje
strategji tjeter.

Kriteret e vleresimit te shembujve:

Vleresimi do te bazohet ne :
- Aftesine per te zbatuar konceptet e marra gjate studimit te literatures se dhene.
- Koherenca dhe logjika e shpjegimeve te bera.
- Puna ne grup.

Vleresimi i analizes se shembujve do te bazohet ne kriteret e meposhtme:


 Kercenimet dhe shancet e mjedisit.
 Dobesite dhe fuqite e brendshme.
 Alternativat dhe zgjedhjet strategjike.
 Zbatimi.
 Menyra e te shkruarit dhe paraqitja.

Punimi i kursit
Per realizimin e punimit te kursit studentet mund te zgjedhin midis disa alternativave:

a. Do te zgjidhet nje organizate dhe do te studiohen fazat e procesit te menaxhimit


strategjik ne ate organizate.
Puna per analizen e ketij shembulli do te jete e ndare sipas struktures:

Analiza strategjike :
Misioni, vizioni, vlerat.
Burimet, fuqite dhe dobesite e organizates se marre ne analize.
Kompetencat dalluese.
Avantazhi konkurrues.
Mjedisi i jashtem:
Mjedisi i larget, Mjedisi konkurrues, Mjedisi i afert, Shancet dhe kercenimet.

Alternativat strategjike dhe analiza e tyre.


Zbatimi i tyre ne aspektin aorganizacional, marketing, finance dhe operacional.
Rekomandime

b.Punim konceptual.
Ky punim do te paraqes nje analize kritike te nje ose me shume koncepteve te
zhvilluara ne klase duke shfrytezuar materiale qe lidhen me lenden e menaxhimit
strategjik.

Politika qe duhen respektuar

 Pjesemarrja eshte e detyrueshme. Cdo student presupozohet te marre pjese aktive


me diskutime gjate seancave mesimore.

 Studentet do ti nenshtrohen dy provimeve, njeri prej te cileve do te zhvillohet ne


mesin e temave qe parashikohen te zhvillohen dhe tjetri ne fund te temave
mesimore.

 Studentet duhet te kene pergjegjesi individuale dhe ne grup.


Te lexojne materialet e kerkuara.
Te pergatisin shembujt, detyrat dhe temat e kursit ne kohen dhe formatin e
kerkuar.
Te marrin pjese ne diskutime dhe te frekuentojne rregullisht oret e mesimit.

Ne kete lende do te zhvillohen:

TEMA 1: NJE KENDVESHTRIM I MENAXHIMIT STRATEGJIK

Cfare e ben nje biznes te suksesshem? Historik i shkurter i menaxhimit. Cfare eshte
menaxhimi strategjik? Menaxhimi strategjik sot. Procesi i planifikimit organizacional.
Vlera e menaxhimit strategjik. Hartuesit e startegjise. Procesi i menaxhimit strategjik.
Menaxhimi strategjik ne lloje te ndryshme organizatash.

TEMA 2: KRIJIMI I FILOZOFISE DHE MISIONIT TE KOMPANISE

Krijimi i vizionit te organizates. Perkufizimi i filozofis se organizates. Formulimi i misionit


te kompanise. Faktoret kyc te suksesit dhe kompetencat dalluese. Formulimi i misionit ne
segmentet e organizates. Pse ka rendesi misioni? Karakteristikat e nje misioni efektiv.
Qellimet e kompanise. Stakeholders te orgnizates. Etika e biznesit.

TEMA 3: STUDIMI DHE PARASHIKIMI I MJEDISIT, ANALIZA KONKURRUESE


Vleresimi i natyres se mjedisit. Njohja dhe parashikimi i influencave te mjedisit. Zgjedhja e
variablave kritike te mjedisit. Klasifikimi i mjedisit te larget dhe analiza PEST.
Parashikimi i mjedisit dhe metoda e skenareve.Analiza e riskut dhe planifikimi i rastit.
Mjedisi i industrise dhe analiza e sektorit. Mjedisi i afert i organizates.

TEMA 4:ANALIZA E MJEDISIT TE BRENDSHEM.

Struktura e organizates. Kultura e organizates.Burimet e organizates.Analiza SWOT.


Kompetencat dalluese. Avantazhet konkurruese. Kurba e eksperiences.

Provim semestral

TEMA 5: FORMULIMI I OBJEKTIVAVE DHE IDENTIFIKIMI I ALTERNATIVAVE


STRATEGJIKE

Objektivat e organizates. Llojet e strategjive. Strategjite e Miles dhe Snow. Strategjite


konkurruese. Strategjite konkurruese me baze tregun. Identifikimi i alternativave
strategjike. Metodat alternative per zhvillimin e strategjise. Strategjite qe duhen shmangur.

TEMA 6: ZGJEDHJA DHE VLERESIMI I ALTERNATIVAVE STRATEGJIKE.

Kriteret e vleresimit te strategjise. Zgjedhja e alternatives strategjike. Vleresimi dhe


zgjedhja e strategjise ne nivel biznesi. Mjedisi i industrise dhe zgjedhja strategjike. Perdor
teorine e lojes per te zgjedhur strategjine.

TEMA 7: ZBATIMI I STRATEGJISE

Struktura e organizates. Proceset e organizates. Sjellja e organizates. Hartimi i strategjive


funksionale.

TEMA 8: KONTROLLI I STRATEGJISE

Procesi i kontrollit strategjik. Matja e rezultatit te organizates. Matja e rezultatit te njesive


funksionale. Udhezime er nje kontroll me te sakte. Menaxhimi nxites strategjik.

TEMA 9: MENAXHIMI I NDRYSHIMEVE.

Fazat e perbashketa te nje ndryshimi te sukseshem. Arsyet e rezistences ndaj ndryshimit.


Taktikat per kapercimin e rezistences. Dhjete faktoret kyc te ndryshimit.

Prezantime te detyrave te kursit.

Provimi final
MGT 335, Menaxhim Strategjik , Viti i III

Instruktor: Enida Pulaj


Orari: H M P / 10:00 – 11:00 & 13:00 – 14:00

Literatura qe do te perdoret:
Teksti baze:
“ Menaxhimi Strategjik” Vasilika Kume , Tirane , shtepia botuese “PEGI”
Tekste plotesuese
Ne te njejten kohe, studentet do te jene te detyruar te lexojne artikujt apo materialet te shkruara
qe do te shperndahen ne klase gjate semestrit.

Menyra e vleresimit:

Vleresimi i njohurive do te behet me dy provime. provimi i pare do te kryhet pasi jane


perfunduar 4 temat e para dhe provimi i dyte do te kryhet kur te kete perfunduar programi i
lendes.
Shperndarja e pikeve eshte si vijon:

Puna ne grupe (analiza e shembujve) 15%


Pjesmarrja dhe frekuentimi 10%
Provim i pjesshem 20%
Punim i kursit 10%
Provim final 45%

Notat do te llogariten sipas formules se meposhtme:

S > 90%=10
80% < S < 90% = 9
70% < S < 80% = 8
60% < S < 70% = 7
50% < S < 60% = 6
40% < S < 50% = 5
30% < S < 40% = 4

Rregullat e kursit:

Pjesemarrja eshte e detyrueshme. Cdo student presupozohet te marre pjese aktive ne


diskutime gjate seancave mesimore.

Studentet duhet te kene pergjegjesi individuale dhe ne grup.


Te lexojne materialet e kerkuara.
Te pergatisin shembujt, detyrat dhe temat e kursit ne kohen dhe formatin e kerkua
Te marrin pjese ne diskutime dhe te frekuentojne rregullisht oret e mesimit.

Você também pode gostar