Você está na página 1de 40

Prof.dr.

Eshref Ymeri

“Enciklopedia” e urrejtjes greke

Mes librave të parapëlqyer që mora me vete para se


të nisesha më 03 tetor 2009 për një vizitë te fëmijët në
SHBA, ishte edhe libri i zotit Nuri Dragoj me titull
“Grekët dhe shqiptarët. Realitete historike” (Shtëpia
Botuese “Weso”, Tiranë 2009). Ky libër doli nga shtypi
aty nga fundi i muajit korrik dhe autori ma bëri dhuratë
më 09 gusht. Është një libër kaq befasues, saqë të lë “pa
frymë” kur e lexon. E mora me vete sepse, sapo e
përfundova së lexuari në Tiranë, më lindi ideja për të
shkruar diçka për të gjatë kohës që do të qëndroja në
SHBA, meqenëse autori i nderuar, në këtë vepër, ka bërë
“skanerin” e urrejtjes greke kundër kombit shqiptar.
Prandaj e rilexova “me laps në dorë”. Libri hapet me një
parathënie të akademikut Beqir Meta dhe një ndërhyrje
“në vend të hyrjes” të autorit. Ai është i ndarë në tetë
pjesë: Pjesa e parë - Epiri, shqiptarët dhe grekët. Pjesa
e dytë - E vërteta mes prangash. Pjesa e tretë - Ballkani
lakuriq. Pjesa e katërt - Prapaskenat e teatrit
ballkanik. Pjesa e pestë - Çamëria është gjallë. Pjesa e
gjashtë - Idealistët dhe provokatorët. Pjesa e shtatë -

1


Himara dhe ndërrimi i kombësisë. Pjesa e tetë - Popujt
dhe qeveritë. Libri mbyllet me shtojcën Fajtorë dhe të
pafajshëm.
Historiografia jonë dhe, para së gjithash, Akademia e
Shkencave e Republikës së Shqiprisë, është fajtorja
kryesore që nuk ka zbardhur me kohë të vërtetat e
qëndrimit të shtetit shovinist grek dhe të kishës shoviniste
greke ndaj kombit shqiptar. Deri më sot ne nuk kemi
nëpër duar botime seriale shkencore, zyrtare, me të vërtetë
autoritare, të përkthyera edhe në gjuhë të huaja, me siglën
e kësaj akademie, për tragjeditë e rënda që i ka shkaktuar
popullit tonë ky shovinizëm i urryer, që asokohe kur
Greqia u bë shtet i pavarur, e sidomos pas shpalljes së
Megaliidesë në vitin 1844, e deri në ditët tona. Vetëm
autorë të veçantë, pa përkrahjen e Akademisë dhe të
shtetit shqiptarë, janë munduar, me sakrifica shumë të
mëdha, të nxjerrin në dritën e diellit natyrën agresive,
tejet armiqësore, që Athina zyrtare ka manifestuar në
qëndrimin ndaj vendit tonë. Një autor i tillë është
akademiku Beqir Meta, profesor-doktor, drejtor i Institutit
të Historisë, i cili, me dy libra shkencorë që ka botuar
(“Tensioni greko-shqiptar. 1939-1949”. Shtëpia Botuese
“GEER”. Tiranë, 2002. “Shqipëria dhe Greqia. 1949-
1990. Paqja e vështirë”. Shtëpia Botuese “Koçi”. Tiranë,

2


2004), që zënë një vëllim prej 1000 faqesh (të përkthyer
edhe në gjuhën angleze), ka zbuluar lakuriq, me
argumente shkencore, thelbin e politikës zyrtare greke,
një politikë kjo fund e krye armiqësore ndaj kombit
shqiptar. Në vazhdën e këtij botimi është edhe libri i zotit
Nuri Dragoj, i cili sot përfaqëson një penë mjaft të njohur
në lëmin e letrave shqipe, si gazetar, publicist dhe
shkrimtar. Por ajo që bie më shumë në sy në krijimtarinë
publicistike të zotit Dragoj, është formimi i tij nacionalist.
Për përgatitjen e kësaj vepre, zotit Dragoj i është
dashur të përballojë një punë hulumtuese të
jashtëzakonshme. Vetëm njerëz, të pajisur me një pasion
prej arkivisti, mund të jenë në gjendje të konsultohen me
një literaturë kaq të gjerë shkencore dhe publicistike, të
grumbullojnë një mori aq të pafund faktesh, për t’i
ballafaquar ato me detin e trillimeve mitologjike, mbi të
cilat është mbështetur dhe vazhdon të mbështetet
psikologjia obskurantiste e shovinizmit grekomadh dhe e
kishës shoviniste greke në pretendimet e veta për Epirin e
Veriut.
Çështjen e Epirit të Veriut, si një trevë e pastër
shqiptare, zoti Dragoj e ka trajtuar në dritën e të dhënave
shkencore të vetë autorëve grekë të lashtësisë, të cilat janë
mbështetur edhe nga mjaft dijetarë të huaj, deri edhe të

3


shek. XX. Në mjetet e informimit masiv, apo edhe në
publicistikën tonë, kur është fjala për qëndrime
antishqiptare nga ana e shovinizmit grekomadh, jo rrallë
përsëritet shprehja stereotipe “këto janë qëndrime të ca
qarqeve të caktuara greke”. Por zoti Dragoj, përmes
fakteve të pastra që ka qëmtuar me aq kujdes, e ka
zhvlerësuar tërësisht këtë shprehje tashmë bajate dhe
përmes “skanerit” të një publicisti objektiv, ka
argumentuar në një mënyrë tepër bindëse se planet
antishqiptare që thuren në Athinë, janë vepër jo e “ca
qarqeve të caktuara greke”, por e politikës zyrtare greke,
të përfaqësuar nga krerët më të lart të saj. Ishte pikërisht
Georges Papandreu, ish-kryeministër grek, i cili më 12
qershor 1960, deklaronte në Parlamentin grek:
“Pretendimet tona për Epirin e Veriu janë të shenjta dhe të
patundura” (f. 40). Këto pretendime të shovinizmit
grekomadh kanë vazhduar të shfaqen po me të njëjtin
intensitet deri në fund të shekullit që kaloi. Le të kujtojmë
për një çast deklaratën e ish-Kryeministrit Micotaqis, i cili
më 14 korrik 1993 deklaroi se atë që kërkon Shqipëria për
Kosovën, do të kërkojmë edhe ne për Vorio-Epirin. Me
ardhjen në Shqipëri të kreut të shovinizmit grekomadh,
Anastas Janullatosit, synimet e Athinës për aneksimin e
Shqipërisë së Jugut kanë ardhur duke marrë trajtat e një

4


agresioni “më të butë”, duke u shfaqur në formën e
greqizimit të saj hap pas hapi, të konkretizuar me ngritje
varrezash për ushtarë agresorë grekë, me ngritje
memorialesh dhe manastiresh, me ndërtime kishash me
simbolikë tërësisht greke dhe me kërkesa për vendosjen e
greqishtes si gjuhë të dytë zyrtare në Shqipëri dhe si gjuhë
të parë zyrtare në zonën e minoritetit.
Një problem tjetër që shtron në ketë vepër zoti
Dragoj është ai i lashtësisë së gjuhës shqipe, për të cilën e
kanë thënë fjalën e vet mjaft shkencëtarë të huaj, si
Hobhauz, Mayer, Catapano, Bue, Han, Pelegrini, Valois,
Borgia e shumë të tjerë. Pikërisht gjuhën shqipe, këtë
simbol të kombit shqiptar, kisha shoviniste greke e ka
vlerësuar si armikun kryesor të saj. Prandaj ajo dërgonte
në trojet shqiptare një emisar të vetin me emrin Kozma, të
veshur me petkun e “shenjtorit”, i cili mes shqiptarëve
kërkonte të bënte predikime paradoksale, si ai që citon
zoti Dragoj: “…Perëndia e quante veten të fyer kur
dëgjonte lutje me lavde në gjuhën shqipe” (f.64).
Urrejtja e shovinizmit grekomadh kundër gjuhës
shqipe ka qenë e thekshme edhe pas shpalljes së
pavarësisë së vendit tonë. Në një shkrim me titull
“Përpara me kryqin në njërën dorë dhe në tjetrën thikën”,
marrë nga “Revista-Kombi@yahoo.com (31 dhjetor

5


2009), zoti Abedin Rakipi thekson: “Në të përkohshmen
“Pàrnasos” të shkurtit 1916 shkruhej: “Më të shumtët e
ushtarëve tanë ndërmjet tyre flasin shqip me një mënyrë
që e bëjnë dëgjuesin të kujtojë se gjendet në ushtrinë e
mbretit të Shqipërisë, princ Vidit, e jo në ushtrinë e
mbretit të Greqisë, Kostandinit. . ..Ky është një zakon i
keq...që duhet çrrënjosur me tërë masat e rrepta të
duhura””.
Dr. Margarit Gjoka, në studimin e vet me titull
“Teoria pellazgjike dhe indoevropiane e gjuhës shqipe”,
shkruan se shqiptarocentristët pohojnë se “shqipja është
nëna e gjuhës greke, ndonëse alfabeti i saj i takon
shekullit të 20-të, se Homeri është pellazgu paraardhës i
shqiptarëve të sotëm, ndonse shkrimet e para shqipe janë
të shek 16…” (citohet nga faqja e internetit).
Por, në burime, të cituara prej zotit Dragoj, thuhet se
autorë të huaj “japin argumente bindëse për mënyrën se si
janë shkatërruar të gjitha arkivat e primatisë ilire dhe të
gjitha pjesët përkatëse të marrëdhënieve kanonike, të cilat
ilirët i kishin pasur, deri në atë kohë, me Romën. Sipas
tyre, ka pasur dokumente të çmuara edhe në Manastirin e
Shën Naumit, të ndërtuar në shekullin XII, të cilat u
shkatërruan me urdhër të patrikut grek në vitin 1850 ose
1851. Në këtë rast, ata citojnë murgun Serafim, autor i

6


këtij akti vandalizmi, i cili, më 1856, i thoshte peshkopit
Popov dhe tre shokëve të tij (një dhjaku dhe dy
priftërinjve francezë): “…Sa më ka kushtuar për t’i
shkatërruar të gjitha këto! Por patriku më ka urdhëruar tri
herë radhazi. Më së fundi, ai më shkroi: “Është hera e
fundit që ne të urdhërojmë. Nëse në këtë kohë nuk janë
djegur të gjitha arkivat, ti do të zëvendësohesh dhe atë që
nuk do ta bësh ti, do ta bëjnë të tjerët’. Vetëm atëherë
arrita në përfundimin që të bëja një pirg me to para
manastirit dhe t’i vija flakën. Por sa keq më vinte”” (f.
49).
Dr. Musa Ahmeti shkruan: “Ne, duke ndjekur
gjurmët e studiuesve të mëhershëm, kishim fatin e mirë,
që në Arkivin Sekret të Vatikanit, të zbulonim një
dorëshkrim nga viti 1210, me autor Teodor Shkodranin.
Dorëshkrimi përbëhet nga 208 fletë. Është i shkruar në
pergamen dhe i tëri është në gjuhën shqipe. Ndahet në tri
tërësi: atë teologjike, filozofike dhe historike. I gjithë
teksti është autograf”. (“Gazeta Shqiptare”, 23 shtator
2002). Por fill pas këtij njoftimi, kundër dr. Ahmetit u
sulën të gjithë “antishqiptarocentristët”, duke u shprehur
me nota të ashpra në adresë të tij, madje duke e etiketuar
edhe me epitete që janë të huaja për etikën intelektuale.
Çuditërisht, asnjëri prej tyre, duke filluar që nga profesori

7


Kristo Frashëri e deri te studiues të rangjeve të tjera, nuk
u ndal e të gjykonte me gjakftohtësi, nëse në këtë mes
kishim të bënim me të vërtetë me një zbulim arkivor
befasues ose jo, duke kërkuar që të komunikonin më nga
afër edhe me autorin e këtij njoftimi, dr. Ahmetin. Por, një
tjetër shkencëtar, profesori hungarez Imre Toth, në një
libër të vetin që ua ka kushtuar Kirilit dhe Metodit, dy
krijuesve të alfabetit të sllavianishtes së vjetër, të botuar
në Sofje, në gjuhën bullgare, në vitin 1981, thekson se,
gjatë punës për krijimin e atij alfabeti, ata u mbështetën
në shtatë burime. Mes këtyre burimeve, burimi i tretë (f.
60 e librit në fjalë) ishte staro allbansko pismo (shkrimi i
vjetër shqip). Dihet që Kirili dhe Metodi e krijuan
alfabetin e sllavianishtes së vjetër në shek. IX (viti 860).
Ta quash shkrimin shqip të vjetër në shek. IX, do të thotë
që “mosha” e tij duhet të jetë mijëravjeçare dhe nuk besoj
se profesori Toth duhet të dyshohet për
“shqiptarocentrizëm”, as filologu Catapano që thotë se
ilirishtja është folur mëse 12000 vjet më parë, siç e citon
zoti Dragoj në faqen 60 të librit të vet. Por, dokumente të
shkruara të periudhës së Ilirisë, fatkeqësisht, nuk gjenden
se “kamillafi” grek i ka kërkuar pilë më pilë me pishë në
dorë, për t’i zhdukur nga faqja e dheut. Të mos harrojmë
këtu edhe rrënimin e kulturës mijëravjeçare iliro-epirote

8


nga ana e gjeneralit romak Paul Emile, i cili, në vitin 168
p.e.r. rrafshoi 70 qytete dhe shiti si skllevër 150 mijë
banorë vendës.
Një pjesë të konsiderueshme të librit të zotit Dragoj e
zënë përshkrimet mjaft të hollësishme të krimeve të rënda
që shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke ka
kryer kundër popullit shqiptar në Epirin e Jugut (Çamëri)
dhe në Epirin e Veriut (Shqipëri e Jugut), Duhet të kesh,
një durim prej hulumtuesi “të kuturisur”, duke sakrifikuar
madje edhe shëndetin tënd, që të arrish të grumbullosh aq
shumë fakte rrëqethëse për ato krime shtazarake dhe t’i
shpalosësh aq mjeshtërisht në faqet e një libri, të cilat
përbëjnë një “enciklopedi” më vete, por, fatkeqësisht,
“enciklopedinë” e një urrejtjeje të pashembullt që
shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke ka
ushqyer dhe vazhdon të ushqejë kundër kombit shqiptar.
Ndërkohë, dhuna dhe terrori i tyre nuk kanë qenë të pakta
edhe kundër identitetit kombëtar të arvanitasve.
Përkundër këtij qëndrimi, karakteristik për periudhën e
inkuizicionit, që shovinizmi grekomadh dhe kisha
shoviniste greke ka mbajtur edhe ndaj minoritetit
arvanitas, dr. Margarit Gjoka, në studimin e
lartpërmendur, shkruan: “Arvanitasit përbëjnë një
minoritet kulturor, por etnikisht të padallueshëm. Por

9


origjina e tyre ka ngelur deri ditët e sotme në ndërgjegjen
e tyre dhe Pangalos, ish-ministri i punëve të jashtme me
orgjinë arvanitase, do të deklaronte në ditët e pasndeshjes
Shqipëri - Greqi (është fjala për ndeshjen e 04 shtatorit
2004, në të cilën përfaqësuesja greke u mposht nga ajo
shqiptare me rezultatin 2:1, në Stadiumin Kombëtar
“Qemal Stafa” - E.Y.) se “shqiptarët dhe grekët janë si dy
vëllezër që zihen midis tyre””. Por zoti Nuri Dragoj na ka
dhënë një fakt shumë interesant në faqet e librit të vet,
fakt ky që vërteton se sa “etnikisht i padallueshëm” na
qenka ai minoriteti “kulturor” arvanitas në Greqi, duke na
zbuluar kësisoj një tjetër realitet që është krejtësisht i
përkundërt me atë që paraqet dr. Gjoka: “Kolë Boçari,
profesor historie në Universitetin e Kuislandit në Australi,
në vitin 1996 bëri një replikë me ministrin grek për
çështjet evropiane, në gazetën britanike “The
Europeans”, në të cilën u shpreh: “Mësova për deklaratën
tuaj, z. Ministër, në të cilën ju pohuat se në Greqinë e
sotme nuk ka minoritet. Ju ose e keni humbur lidhjen me
realitetin, ose ju ka verbuar fare nacionalizmi… Në Greqi
jo vetëm që ka minoritet, por atje ekziston një minoritet i
madh, mbi 2 milionë banorë, që kanë pushtuar
Peloponezin, Athinën, Thrakën, Livadhianë.., gjë të cilën
Greqia e ka mohuar gjithmonë… Unë dhe familja ime

10


jemi një nga viktimat e këtij represioni shekullor… Ju na
ndaluat me forcë, që ne, arvanitasit, ta ushtronim meshën
në gjuhën shqipe, të flisnim publikisht në gjuhën e nënës,
madje na përgjonit që të mos flisnim lirisht edhe në
shtëpi… Për këtë shkak, kemi ikur nga fshati i lindjes në
Peloponez, për të gjetur lirinë këtu, në Australi…”
(f.326). Kjo deklaratë e profesor Boçarit, si ish-qytetar
grek me kombësi shqiptare, ua nxjerr bojën keq jo vetëm
shovinizmit grekomadh dhe kishës shoviniste greke, por
edhe gjithë atyre që, në Shqipëri, u bëjnë fresk nga
dëshira ose nga zori. Sa për deklaratën e Pangalosit, se
grekët dhe shqiptarët na qenkan, demek, si dy vëllëzër që
zihen midis tyre, unë mund t’i shtroj atij pyetjen: “po si na
qenka e mundur që shqiptarët dhe grekët t’u ngjakan dy
vëllezërve, njëri nga të cilët vazhdon të mbetet kriminel
shekullor, kurse tjetri vazhdon të mbetet përherë në rolin e
viktimës shekullore? Do të ishte mirë që këtë përrallë, si
ato të natës së shënëndreut, zoti Pangalos t’ua shiste atyre
të azilit të madh të të çmendurve, siç e karakterizonte
Greqinë ish-presidenti Karamanlis në vitin 1981 (Robert
D. Kaplan. Greqia: Dashnorja e Perëndimit, Gruaja e
Lindjes, f. 40).
Problemin e Kishës Autoqefale Ortodokse të
Shqipërisë zoti Dragoj e ka trajtuar me mjaft

11


profesionalizëm. Duke e lidhur ngushtë veprimtarinë e
ketij institucioni fetar me çështjen kombëtare shqiptare, ai
i ka nisur hulumtimet e veta që nga përpjekjet e para të
Fan Nolit për përkthimin e teksteve liturgjike, mbajtja e
meshës së parë në gjuhën shqipe në Kishën e Bostonit,
Kongresi i Parë Kishtar i Beratit (11 shtator 1922), krijimi
i Sinodit të Shenjtë (18 shkurt 1929), Kongresi i Dytë
Panortodoks (Korçë, 19 qershor 1929) që aprovoi Statutin
e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë, deri te
njohja kanonike e autoqefalisë së saj prej Patrikanës së
Stambollit më 17 prill 1937. Ajo që vlen të theksohet në
tërë këtë punë kërkimore të zotit Dragoj, është fakti që ai
ka nxjerrë në pah me shumë të drejtë tërë përpjekjet e
pareshtura të qeverisë së Zogut për konsolidimin e
pavarësisë së Kishës Ortodokse Shqiptare, veprimtaria e
së cilës, po të kemi parasysh qëndrimin armiqësor të
shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke
ndaj pavarësimit të saj, merrte një rëndësi të
jashtëzakonshme në kuadrin e mbrojtjes së çështjes
kombëtare shqiptare. Prandaj jo më kot zoti Dragoj, gati
një të pestën e librit të vet ia ka kushtuar pikërisht
trajtimit të çështjes së Kishës Ortodokse Shqiptare, duke
arritur deri te analiza e hollësishme e veprimtarisë së
uzurpatorit Janullatos.

12


Lidhut me shfaqjen “e beftë” të Janullatosit në
kryeskenën e Kishës Ortodokse Shqiptare (nuk po
përmend fjalën “autoqefale”, meqenëse që kur shkeli
këmba e Janullatosit në derën e saj, ajo e tillë nuk mund të
quhet më), zoti Dragoj citon fjalët e zotit Sabri Godo:
“Fillimisht, pëlqimin për nisjen e veprimtarisë së
Janullatosit në Shqipëri e ka dhënë ish-Presidenti i asaj
kohe, Ramiz Alia… Por mbetet e paqartë se në çfarë
rruge është bërë emërimi i tij. Kjo është kaluar në heshtje
nga Ramiz Alia” (f. 410).
Po kush është ky Ramiz Alia, i cili, një ditë të bukur,
duke shkelur Statutin e Kishës Autoqefale Ortodokse
Shqiptare, pranoi të vihet në krye të saj një grek, një
armik i betuar i autoqefalisë së saj? Përgjigjen e kësaj
pyetjeje e gjejmë te karakterizimi i shkëlqyer që zoti
Xhelil Gjoni i ka bërë figurës së këtij njeriu pa identitet.
“Ramiz Alia, - thotë ai, - është një figurë e dyzuar.
Natyrisht, është një figurë e rritur nën hije. Njësoj si bima
nën hije. E zbehtë, pa kurajë për të vendosur dhe me një
marifet për t’i thënë gjërat me dy kuptime... Në një
kuptim, kur ia do puna që ta ketë thënë në ndonjë formë
deklaratën, thotë e kam thënë kështu, por edhe ndryshe.
Pra, i lë fjalët me disa kuptime për të qenë i mbrojtur. Kjo
është një nga cilësitë e tij, për mendimin tim, cilësi e

13


keqe. Ai nuk kishte kurajë për t’i thënë gjërat, por edhe
për t’i zbatuar. Në rast se nuk i realizon, ato mbeten në
kuadrin e fjalëve dhe s’ke bërë asgjë, vetëm nëse ke folur,
dhe aq më keq me disa kuptime… Ramizi ishte një njeri
që ishte rritur si bima nën hije dhe e zënë nga bryma. Ai
ishte rritur si figurë nën hijen e Enverit, nën hijen e
Mehmetit dhe nën hijen e Hysni Kapos”. (Intervistë,
dhënë gazetares Luljeta Progni. “Gazeta Shqiptare”, 21
janar 2009). Pra, pikërisht ky Ramiz Alia, ky njeri pa
“klorofil” politik, është shkaktari kryesor i pushtimit të
Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë prej Anastas
Janullatosit.
Nga faqja e internetit “Peshku pa ujë” (04-05 nëntor
2009) mësojmë ca gjëra interesante. Aty njihemi me
faktin se Janullatosi paska ardhur në Shqipëri më 16
korrik 1991, pas një kompromisi të bërë në Korfuz, më 2
korrik 1991, midis ministrit të punëve të jashtme të
Shqipërisë, zotit Muhamet Kapllani, dhe ministrit të
punëve të jashtme të Greqisë, zotit Antonios Samaras.
Sigurisht që zoti Kapllani atë kompromis nuk e bëri me
kokën e vet, e bëri me urdhër të Ramiz Alisë. Disa javë
para ardhjes, më 3 qershor 1991, Janullatosi i paska
dërguar Ramiz Alisë këtë letër: “Shkëlqesia juaj! Do të
doja t’ju paraqisja juve, shkëlqesi, çështjen e Kishës

14


Autoqefale Ortodokse Shqiptare dhe të zhvillimit të saj në
kontekstin e ndryshimeve institucionale.…Dihet mirë se
Kisha Ortodokse e Shqipërisë është një institucion në
shkallë botërore me traditën dhe rregullat e saj të pranuara
universalisht dhe asnjë kishë ortodokse nuk mund të
ekzistojë dhe më tepër të organizohet, pa një peshkop që
të ketë pasues apostolik. Përderisa në të gjithë botën sot
nuk ka një peshkop ortodoks për të marrë përgjegjësinë e
riorganizimit të kishës në Shqipëri, Patrikana Ekumenike
e Kostandinopojës, që është froni i parë i njohur zyrtarisht
nga të gjitha kishat ortodokse që i përkasin institucionit në
shkallë botërore të ortodoksisë (ruse, serbe, rumune,
bullgare, greke, shqiptare), mori iniciativën e emërimit
tim për të ardhur në vendin tuaj si një patriark eksark.
1.Të komunikoj me autoritetet e duhura të qeverisë
shqiptare dhe me pëlqimin e tyre dhe ku të jetë nevoja, me
bashkëpunimin e tyre, të hyj në kontakt me priftërinjtë
ordodoksë atje, pavarësisht nga origjina dhe gjuha amtare.
2. Të merrem me punë organizative kishtare në
nivelin primar, mbas zhvillimeve të fundit dhe vendimit
për t’i dhënë liri fetare Shqipërisë.
3. Të merrem me krijimin e kushteve, në një kohë sa
më të shpejtë, që Kisha Ortodokse Autoqefale e
Shqipërisë të vetëdrejtohet, me bindjen se riorganizimi i

15


Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë duhet të
përfundohet në bashkëpunim me ortodoksët e interesuar.
Unë tashmë kam kontaktuar me Lartësinë e tij
Metropolitanin Theudosiun, Primati i Kishës Ortodokse
në Amerikë, dhe me rev. Artur Liolin, kancelar i
Kryedioqezës Shqiptare në Amerikë, dhe ne ramë dakord
plotësisht të bashkëpunojmë, në kuadrin e objektivave të
lartpërmendura, për të mirën e ortodoksisë në Shqipëri
dhe të të gjithë qytetarëve të saj.
Si një peshkop ortodoks, dua t’ju siguroj ju,
shkëlqesi, në mënyrën më të dukshme, se misioni i
patriarkut eksark në Shqipëri kërkon ekskluzivisht t’i
shërbesh me sinqeritet popullit të dashur shqiptar në këtë
kohë kritike dhe të ndihmohet për të çuar përpara çështjen
e paqes dhe të mirëkuptimit vëllazëror në Evropë dhe në
botë”.
Në çfarë përfundimesh mund të vijë lexuesi kur
njihet me përmbajtjen e letrës së sapocituar të
Janullatosit?
Së pari, që në fillim të kësaj letre, Janullatosi shfaqet
jo fort i çiltër kur deklaron se, demek, në të gjithë botën
nuk u gjendkej dot një peshkop ortodoks që të merrte
përsipër riorganizimin e Kishës Ortodokse në Shqipëri.
Nga ç’burime na qenkësh informuar Janullatosi se një

16


peshkop i tillë na paskësh qenë e pamundur të gjendej?
Ne nuk dime gjë, që Shqipëria ta kishte autorizuar
paraprakisht Janullatosin që ta bridhte botën cep më cep
për të gjetur një peshkop eksark për kishën tonë
ortodokse? Veç kësaj, presidentit Alia duhej t’i drejtohej
fillimisht Patrikana Ekumenike e Stambollit me kërkesën
për emërimin e një peshkopi eksark në Kishën Autoqefale
Ortodokse të Shqipërisë, pa përmendur paraprakisht
ndonjë emër konkret. Por, “çuditërisht”, Janullatosi, para
se t’i drejtohej presidentit Alia me letrën e mësipërme,
zanafilltas na qenka vënë në dijeni prej Patrikanës
Ekumenike të Stambollit se prej saj na qenkësh marrë
nisma për emërimin e tij si peshkop eksark në Kishën
Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë! Së këtejmi, vetvetiu,
vjen përfundimi se, së pari, letra e Janullatosit për
presidentin Alia përbën një formalitet të kulluar, për të
mos thënë tallje ditën për diell, dhe, së dyti, në praktikën e
punës së Patrikanës Ekumenike të Stambollit, bishti na
qenka më i rëndë se sqepari: një peshkop eksark na dalka
mbi autoritetin më të lartë të ortodoksisë botërore, duke iu
drejtuar presidentit të një vendi të huaj me një letër të
tillë, para se ajo t’i drejtohej vetë presidentit në fjalë.
Së dyti, Janullatosi e prezanton veten si një njeri i
pabesë, kur deklaron se Patrikana Ekumenike e emëruakej

17


atë patriark eksark (demek, këshilltar) në Kishën
Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë. Por sa mbushi një
vit, si gjoja këshilltar i kishës sonë, në kundërshtim me
premtimin që kishte bërë në letrën e mësipërme dhe me
Rregulloren e KAOSH-it, ai kërkoi të vetëshpallet
kryepeshkop. Por meqenëse këtë qëllim prej të pabesi
s’arriti ta realizonte dot në mjediset e Kishës Autoqefale
Ortodokse të Shqipërisë, për shkak të protestave të
fuqishme që shpërthyen atje kundër tij, u vetemërua
kryepeshkop në mjediset e Tirana International Hotel, i
shoqëruar nga një skotë sahanlëpirësish të tij, paçka se
deri asokohe shqiptarët s’dinin gjë që në adresë të ish-
Presidentit Berisha të kishte ardhur ndonjë kërkesë me
shkrim nga Patrikana Ekumenike e Stambollit për
emërimin e Janullatosit në këtë post.
Ky qëndrim prej të pabesi që mbajti Janullatosi ndaj
kishës sonë, vërteton pa as më të voglin dyshim se ata që
planifikuan dhe realizuan dërgimin e tij në Shqipëri ishin
shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke, të
cilët, me vendosjen e pluralizmit në Shqipëri, krijuan
bindjen e plotë se, derisa me luftë gjatë një shekulli të tërë
nuk patën arritur dot gjë, tani u paskej ardhur dita për të
shtënë në dorë dhe për të greqizuar në mënyrë “të butë”
Shqipërinë e Jugut.

18


Nuk çuditemi pse Ramiz Alia, në cilësinë e
Presidentit të vendit, pranoi ardhjen e Janullatosit si
këshilltar i kishës sonë. Si pjesëtar i klikës komuniste, që
ushtroi shtypjen më të egër në Evropë kundër popullit
shqiptar të Shqipërisë Londineze, ai ia kishte shitur
shpirtin ortodoksisë shoviniste serbogreke dhe s’e pati për
gjë që të lejonte pushtimin e kishës sonë nga një armik i
betuar i kombit shqiptar, të cilit kisha shoviniste greke i
kishte ngarkuar si detyrë rolin e pararojës së shovinizmit
grekomadh në Tiranë. Po të mos kishte qenë roli prej
lakeu i asaj klike në shërbim të kishës shoviniste
serbogreke, pas spastrimit etnik të Çamërisë, në jug të
Shqipërisë nuk do të vdisnin nga uria dhe sëmundjet
2755 çamë (Prof.dr. Beqir Meta. “Tensioni greko-
shqiptar. 1939-1949”, f. 185), ndërkohë që nga radhët e
partizanëve të frontit komunist grekë që strehoheshin në
vendin tonë gjatë luftës civile në Greqi, nuk u shënua
asnjë i vdekur nga sëmundjet ose nga uria.
Po ish-presidenti Berisha pse pranoi të dekretonte
emërimin e Janullatosit si kryepeshkop të kishës sonë?
Nga interneti mësojmë se kur zotin Berisha e paskan
pyetur se pse e bëri një gjë të tillë, ai qenka përgjigjur:
“Po ku i dija unë rregulat e KAOSH-it”. Sa e çuditshme,
aq edhe e pabesueshme. Zoti Berisha, një njeri i pajisur

19


me një kulturë të gjerë, nuk paska pasur dijeni për
përmbajtjen e Statutit të Kishës Autoqefale Ortodokse të
Shqipërisë! Po për luftën e egër që kisha shoviniste greke
ka zhvilluar kundër vendit tone zoti Berisha nuk paska
pasur dijeni? Por për atdhetarët e shquar të kombit tonë, të
vrarë dhe të masakruar egërsisht nga kisha shoviniste
greke, si Papa Kristo Negovani, Naum Veqilharxhi, Koto
Hoxhi, Petro Nini Luarasi, atë Stath Melani etj., zoti
Berisha nuk paska pasur dijeni? Nuk e paska ditur ai se
çfarë vlerësimesh të shkëlqyera na ka lënë Fan Noli për
priftërinjtë grekë, për kishën shoviniste greke dhe për
kryqin e saj, i cili, sipas tij, meriton të varet në qafën e
gomarit? (Vepra, vëll. 2, f. 95). Vallë të mos i kujtohen
thua zotit Berisha fjalët e mikeshës së shquar të popullit
shqiptar Edit Durham, e cila në veprën e vet me titull
“Brenga e Ballkanit”, shkruante se tek udhëtonte nëpër
Shqipërinë e Jugut, gjithandej dëgjonte thirrjen “…na
shpëtoni nga prifti grek!” (citohet sipas librit në fjalë të
zotit Nuri Dragoj, f. 215).
Së treti, Janullatosi i deklaron Ramiz Alisë se ai do
t’u merrkej “me krijimin e kushteve, në një kohë sa më të
shpejtë, që Kisha Autoqefale Ortodokse e Shqipërisë të
vetëdrejtohet…”. Faktikisht po mbushen gati 20 vjet që
nga koha e ardhjes së Janullatosit në Tiranë, por zvarritja

20


e krijimit të kushteve janullatiste, në një kohë sa më të
shpejtë për vetëdrejtimin e kishës sonë, nuk paska të
mbaruar! Për 20 vjet njeriu mund të përfundojë katër ose
pesë universitete, kurse Janullatosit kaq vite iu dukkan të
pamjaftueshme! Sigurisht që Janullatosit nuk i mjaftojnë
20 vjet për zhdukjen e fesë myslimane nga Shqipëria dhe
greqizimin e Shqipërisë së Jugut. Prandaj zvarritjen e
“krijimit” të këtyre kushteve ai e ka shndërruar në “perin
e Penellopës”.
Së katërti, Janullatosi, në letrën drejtuar Ramiz
Alisë, deklaron se “misioni i patriarkut eksark në Shqipëri
kërkon t’i shërbesh ekskluzivisht me sinqeritet popullit të
dashur shqiptar”. Por, si njeri i pabesë që është, ai s’e ka
për gjë që këtë deklaratë ta shkelë me të dyja këmbët në
një intervistë që i ka dhënë gazetarit të mirënjohur
amerikan Fred Reed. Në atë intervistë Janullatosi e
prezanton veten si një hipokrit i sinqertë në qëndrimin
ndaj popullit “të dashur” shqiptar. Kështu, në emisionin e
datës 4 dhjetor 2004 të zonjës Rudina Xhunga në “Top
channel”, zoti Petrit Bidoshi, Kryetar i Komitetit për
Mbrojtjen e Autoqefalisë, deklaroi: “Dua t’ju citoj një
frazë nga libri i një historiani të njohur grek, Nikolas
Stavros, me titull: “Grekët dhe ballkanasit e rinj”. Në këtë
libër ai shprehet: “Futja në dorë e kishës shqiptare është

21


fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX”. Pra,
vetë deklarata e historianit grek zbulon fytyrën e vërtetë të
shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke në
raport me Shqipërinë, duke e zhveshur lakuriq në sytë e
opinionit publik shqiptar edhe pararojën e tyre në
Shqipëri, Anastas Janullatosin. Dhe më poshtë zoti
Bidoshi vazhdoi: “Dua t’ju rrëfej një tjetër bisedë që një
gazetar amerikan, Fred Reed, ka pasur me Janullatosin
dhe që padashur këtij i nxjerr sytë. Ai ka shkruar një libër
[është fjala për librin "Salonica Terminus" (Talonbooks,
1996 - E.Y.)], ku në faqen 118 tregon se gjatë një vizite
në Tiranë kishte takuar Janullatosin dhe ky i fundit i ishte
afruar duke thënë: “Zoti Reed, ju jeni një gazetar i shquar
dhe fjala juaj peshon. Ndaj, ju lutem shumë, sensibilizoni
se këtu duan të krijojnë një shtet fundamentalist islamik
dhe kanë si qëllim të shtypin ortodoksinë”. Këta dy
shembuj janë domethënës se pse Janullatosi është dërguar
qëllimisht. Le të vinte një bullgar, një rumun, por kurrë
një grek” (Gazeta “Shqip”, 6 dhjetor 2004, f. 6). Për më
tepër, në vitin 1999, gjatë kohës që Serbia po
bombardohej nga aviacioni i NATO-s, qëlloi që ky
Janullatosi të ndodhej për një vizitë në Moskë. Gjatë asaj
vizite, ai i deklaroi agjencisë ruse Itar-Tass se, demek, po
u derdhkej gjak “i pafajshëm” serb. Harronte qëllimisht

22


ky shovinist i përbetuar që populli shqiptar i Kosovës po
notonte në një det të vërtetë gjaku nga krimet që po
kryente atje shovinizmi serbomadh dhe kisha shoviniste
serbe.
Por fytyrën e vërtetë të Janullatosit, si kreu politik i
shovinizmit grekomadh dhe i kishës shoviniste greke në
Shqipëri, zoti Dragoj na e zbulon deri në imtësi në faqet e
librit të tij (396-397). Le të flasim më konkretisht.
Së pari, Janullatosi takohet me ministra grekë dhe
bisedon me ta për problemet e minoritetit, ndërkohë që në
Shqipëri është një parti politike që merret me problemet e
minoritetit në fjalë, çka dëshmon se ai është dërguar në
Shqipëri jo për rimëkëmbjen e Kishës Ortodokse
Shqiptare, por për të tjera qëllime që nuk kanë lidhje me
fenë.
Së dyti, Janullatosi, në gazetën “Katerinimis” paska
deklaruar: “Nuk e kuptoj idenë e shqiptarëve që feja e
shqiptarit është shqiptaria. Këtë tezë, - thotë ai, - do ta
luftojmë, duke dalë hapur kundër Rilindjes Kombëtare
Shqiptare”.
Së treti, siç u përmend edhe më lart, ai është
shprehur kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë,
rrjedhimisht, ka marrë anën e serbëve për masakrimin e
popullit shqiptar të Kosovës.

23


Së katërti, ka kërkuar që Bashkimi Evropian të jetë
një bashkim politik i krishterë, ku, sigurisht, të mos marrë
pjesë Shqipëria që shumicën e popullsisë e ka të fesë
islame.
Së pesti, në intervistën që i ka dhënë gazetarit Fred
Reed thotë: “Njerëzit në Perëndim duhet ta kuptojnë se
islamizmi është, në thelb, një fe politike, duke
anashkaluar në një mënyrë cinike faktin që feja në Greqi
drejton shtetin.
Së gjashti, po në intervistën e sipërpërmendur të vitit
1996, kur president i vendit ishte zoti Berisha, Janullatosi
ka deklaruar: “Agjenci të rëndësishme të qeverisë
shqiptare janë në duar të fundamentalistëve myslimanë.
Forca të fuqishme antiortodokse duan të krijojnë
republikën e parë islamike në Evropë, pikërisht këtu, një
Shqipëri të Madhe që do të përfshijë Kosovën dhe një
pjesë të Maqedonisë”. Ky armik i betuar i kombit shqiptar
që ndihet i shqetësuar, siç thotë zoti Dragoj, për humbjen
nga Greqia të bregdetit lindor të Egjeut dhe të Qipros
Veriore, ngrihet kundër aspiratës për bashkimin e trojeve
etnike shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar.
Nga këto fakte që zoti Dragoj ka renditur në librin e
vet, rezulton se misioni i Janullatosit në Shqipëri, siç u
theksua edhe më sipër, nuk është aspak fetar, ai është një

24


mision i pastër politik që atij ia ka ngarkuar shovinizmi
grekomadh dhe kisha shoviniste greke, në dëm të
interesave jetike të kombit shqiptar. Prandaj ne nuk mund
të mos e besojmë shqiptaro-amerikanin e shquar, zotin
Gary Kokalari, i cili ka deklaruar se Janullatosi është
kolonel i shërbimit sekret grek (Gazeta “Shekulli”, 06
qershor 2006).
Ja kjo është fytyra e vërtetë e Janullatosit, e këtij
armiku të urryer të popullit shqiptar, të cilin, nga njëra anë
e quan “popull të dashur”, kurse në të vërtetë, para një
gazetari amerikan, e akuzon për popull fundamentalist që
kërkuaka të shtypë ortodoksinë. Harron ky armik i urryer
që harmonia fetare ka qenë, është dhe do të mbetet në
themel të unitetit të popullit dhe të mbarë kombit shqiptar,
që feja ortodokse, siç thekson me shumë të drejtë Fan
Noli, është pasuri shpirtërore jo vetëm e ortodoksve, por e
mbarë popullit shqiptar. Me deklaratën e mësipërme,
Janullatosi vetëdemaskohet si kreu i shovinizmit
grekomadh dhe i kishës shoviniste greke në Shqipëri, të
cilët kanë pasur, kanë dhe do të vazhdojnë të kenë për
mision të përhershëm përçarjen fetare në vendin tonë,
zhdukjen e fesë myslimane dhe greqizimin e jugut të
Shqipërisë. Faktet e sipërcituara dëshmojnë fare shkoqur
se Janullatosi në krye të kishës shqiptare, sipas fjalëve të

25


arta të atë Nikolla Markut, përfaqëson në vetvete një
simbiozë të përsosur të Jagos me Tartufin.
Po përmes faqes së sipërpërmendur të internetit,
njihemi edhe me përshëndetjen e presidentit Bamir Topi
me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Janullatosit:
“Fortlumturia Juaj Anastas,
Është një kënaqësi e veçantë që në këtë 80-vjetor të
ditëlindjes suaj të përfitoj nga rasti për t’ju uruar jetë të
gjatë, shëndet të mbarë, forcë dhe energji në kryerjen e
misionit tuaj të shenjtë në drejtimin e Kishës Ortodokse
Autoqefale të Shqipërisë. Duke pasur parasysh
veprimtarinë tuaj të gjatë e të vyer në shërbim të Zotit dhe
të mësimeve të shenjta për ruajtjen dhe pasurimin e
mëtejshëm të vlerave dhe virtyteve shpirtërore, do të
dëshiroja që në këtë ditë të veçantë për ju, të shpreh dhe
një herë vlerësimin tim të lartë për kontributin dhe
veprimtarinë tuaj në drejtim të Kishës Ortodokse
Autoqefale të Shqipërisë, në ringjalljen e besimit fetar dhe
shpresës njerëzore për një jetë të ardhme sa më të begatë
dhe në konsolidimin e mëtejshëm të harmonisë dhe
bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri. Edhe një herë,
Fortlumturia juaj, edhe njëqind dhe Zoti ju bekoftë, ju
dhëntë një jetë të gjatë e të frytshme në të mirë të Kishës
Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”.

26


Personalisht ndiej keqardhje të thellë që presidenti i
vendit tim shpreh gjithë ato konsiderata të larta për një
uzurpator të Kishës sonë fanoliane, veprimtarinë e të cilit
në Shqipëri zoti Nuri Dragoj e ka pasqyruar me një
vërtetësi befasuese. Presidenti i vendit nuk mund të mos
jetë në dijeni të amanetit të Nolit, i cili na ka porositur që
“t’i spastrojmë me mashë dhespotlerët grekë pa vonim
dhe të kërkojmë dhespotlerë shqiptarë” (Vepra, vëll. 2,
f.152).
Pas gjithë atyre deklaratave të mësipërme
antishqiptare të Janullatosit, që zoti Dragoj i përmend në
librin e vet, për të cilat presidenti i nderuar i vendit tonë
nuk mund të mos jetë në dijeni, është vështirë ta
përfytyrosh se si qenka e mundur që ai të shprehet me aq
entuziazëm për figurën e Janullatosit në krye të Kishës
Ortodokse Shqiptare! Presidenti ynë nuk mund të mos e
dijë që zhvarrimet e Kosinës janë vepër e Janullatosit, që
ndërtimi i kishave greke në jugun e Shqipërisë është vepër
e Janullatosit, që ndërtimi i kadetrales gjigante në qendër
të Tiranës, një sfidë e hapur kjo ndaj komunitetit
mysliman, a thua se Shqipëria na qenka një vend
ortodoks, është vepër e Janullatosit.
Besoj se presidenti ynë i nderuar duhet ta ketë lexuar
veprën në fjalë të zotit Dragoj, në të cilën argumentohet
me fakte se cili ka qenë roli i kishës shoviniste greke dhe i
priftërinjve grekë në mbajtjen ndezur edhe sot e gjithë
ditën të histerisë antishqiptare.

27


Por pjesën jo më pak tronditëse të librit të vet zoti
Dragoj ia kushton analizës së lëshimeve që klasa politike
shqiptare i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë shovinizmit
grekomadh dhe kishës shoviniste greke, në dëm të
interesave kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Me
formimin e vet të admirueshëm, si një intelektual
nacionalist, ai ngre me forcë zërin e protestës kundër
këtyre lëshimeve të klasës politike të Tiranës, të cilat nuk
mund të vlerësohen ndryshe, përveçse si tradhti
kombëtare. Prandaj ai shkruan: “Gjunjëzimi dhe heshtja
nuk kontribuojnë në marrëdhëniet mes dy shteteve, madje
i keqësojnë këto marrëdhënie, duke intensifikuar e
përhapur zemërimin e emigrantëve, zemërimin e opinionit
publik shqiptar. Në të kundërt, këto marrëdhënie diku do
të ngecin” (f492). Këto janë fjalë të arta të zotit Dragoj, të
cilat i bëjnë jehonë paralajmërimit që zoti Baleta i ka bërë
klasës politike të Tiranës që në mesin e viteve ’90 se
sulmi grek një ditë do të përballohet me një kosto shumë
të lartë. Me lëshimet e veta që i bën shovinizmit
grekomadh dhe kishës shoviniste greke, klasa politike e
Tiranës mund ta çojë vendin drejt një konflikti ndërfetar
apo edhe më tej. Prandaj jo më kot zoti Dragoj shpreh
shqetësimin e vet për faktin se pushtimi nga ana e
Janullatosit i Shtëpisë së Kulturës “Naim Frashëri” në
Përmet, ka bërë që Komuniteti Musliman atje t’u
drejtohet me një letër institucioneve shtetërore për t’i vënë
në dijeni se po nuk u lirua Shtëpia e Kulturës, ata do të
pushtojnë Pallatin e Sportit dhe gjimnazin e qytetit që
28


janë ngritur mbi pronën e këtij komuniteti. Ndërtimi i
kishave me simbolikë greke, madje edhe në ato zona ku
nuk ka besimtarë ortodoksë, është një tjetër karshillëk që i
bëhet komunitetit mysliman nga ana e Janullatosit, pas
lëshimeve që i ka bërë këtij klasa politike e Tiranës.
Paskëtaj kjo klasë politike a mund të japë dot garanci se
nesër-pasnesër mund të mos shpërthejë ndonjë revoltë në
radhët e besimtarëve myslimanë për fyerje të ndjenjave të
tyre fetare nga ana e Janullatosit me ndërtime kishash
greke në mjedise të pastra myslimane dhe që këto kisha
mund të mos pësojnë fatin e ca kishave serbe në Kosovë,
si më 17-18 mars 2004? Si rezultat i këtyre lëshimeve të
ulëta të klasës politike shqiptare dhe të “blerjes” së Selim
Muçës nga ana e Janullatosit, sot besimtarët myslimanë të
Tiranës mblidhen pranë xhamisë së Et-hem Beut dhe
falen në trotuarin e Bashkisë, se nuk i lejon kush ta
ndërtojnë faltoren e tyre të bollshme.
Lëshimet që klasa politike e Tiranës po i bën
shovinizmit grekomadh lidhur me çështjen e Himarës,
mund të shoqërohen me pasoja shumë të rrezikshme, për
shmangien e të cilave djemtë dhe burrat e Vlorës dhe të
Labërisë do të detyroheshin të zbrisnin vetë atje për t’i
bërë “terbiet” bollanistët dhe janullatistët që sillen si në
një vend pa zot dhe për t’u treguar se Himara është djep i
Labërisë. Këto janë përfundime që lexuesi i vëmendshëm
i nxjerr vetvetiu pas analizave që zoti Dragoj i bën frymës
së lëshimeve të Tiranës zyrtare në marrëdhëniet e saj me
shtetin dhe kishën greke, analiza këto që shërbejnë si
29


paralajmërim për klasën tonë politike që kjo t’i thërrasë
mendjes dhe të heq dorë nga servilizmi i shpëlarë që
manifeston ndaj Greqisë.
Unë e kuptoj që klasës Politike të Tiranës, shovinizmi
grekomadh ia ka zënë kokën me derë: emigrantët
shqiptarë i ka shdërruar në një lak që asaj ia ka hedhur në
qafë. Dhe sa herë që kërkon t’i bëhen lëshime nga Tirana
zyrtare, ai fillon e ia shtrëngon lakun ca nga ca: i përmend
operacionet “fshesa”. Veç asaj, ky shovinizmën i urryer
hodhi të tjera leqe në qafën e saj: nëshkrimin e MSA-së
dhe pranimin në NATO. Duke i shfrytëzuar këto dy
momente të rëndësishme për Shqipërinë, Athina zyrtare,
para autoriteteve shqiptare, shtroi me forcë kërkesën për
ngritjen e varrezave të ushtarëve agresorë grekë, si edhe të
memorialeve dhe të manastireve në territorin e Shqipërisë
së Jugut. Me këtë rast, zoti Dragoj përmend me shumë të
drejtë vizitën e beftë në Tiranë të ish-ministres greke të
punëve të jashtme, Dora Bakojanis, fill pas tragjedisë së
Gërdecit. Këtë vizitë ministrja në fjalë e ndërmori jo
vetëm fill pas tragjedisë së Gërdecit, por edhe dy javë
para diskutimit më 04 prill 2008 në Bukuresht të kërkesës
së Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO. Me këtë
vizitë ajo u linte të kuptonte autoriteteve shqiptare se
Shqipëria ende nuk ishte një vend i sigurt për t’u pranuar
në NATO, prandaj, që Athina të jepte miratimin e vet për
kërkesën zyrtare të Tiranës, kjo duhej t’i bënte lëshime
për ngritjen e atyre varrezave, memorialeve dhe
manastireve greke. Kur njihet me fakte të tilla, çdo qytetar
30


të thjeshtë fillon ta brejë njëfarë dyshimi: ai shpërthimi i
Gërdecit ka shumë gjasa që të ketë qenë vepër e shërbimit
sekret grek, pikërisht në prag të diskutimit të kërkesës së
Shqipërisë për t’u pranuar në NATO, në mënyrë që
Greqia ta shfrytëzonte për të kërkuar të tjera lëshime, si
ato që u përmendën më lart. Dhe klasa politike shqiptare,
për turpin e saj, filloi të tërhiqej zvarrë para Bakojanisit,
në vend që të ruante cipën e vet dhe të mos pranonte
ngritjen e varrezave, të memorialeve dhe të manastireve
greke në territorin shqiptar. Kjo klasë politike, e zhveshur
nga dinjiteti kombëtar, si do ta shpjegojë faktin që, siç vë
në dukje me ironi zoti Dragoj, “në Grykën e Këlcyrës
është ngritur një mauzole për ushtarët grekë të vrarë në
luftime, por varret e tij janë bosh dhe vetë projekti gjigant
qëndron si një parodi e luftës, ku muzika bie vazhdimisht,
por teksti i fjalëve mungon” (f. 11). Po kur të vijë koha
për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kjo
klasë politike çfarë lëshimesh të tjera do t’i bëjë
shovinizmit grekomadh? Me siguri që kemi për të qenë
dëshmitarë të një tjetër “teatri komik”, siç thotë zoti
Dragoj. Kam bindjen e plotë se brezave që do të vijnë do
t’u duhet të përballojnë sakrifica shumë të mëdha për të
pastruar ferrat e shovinizmit grekomadh dhe të kishës
shoviniste greke që do t’i kenë nëpër këmbë, si trashëgim
nga klasa e sotme politike në Shqipëri.
Çdo shqiptar i thjeshtë, me vetëdije dhe dinjitet
kombëtar, e ndien veten të fyer që klasa politike e Tiranës
e ka lidhur vendin tonë pas qerres së Greqisë. Kjo për
31


faktin se Greqia sot është “bishti i fshatit” në Bashkimin
Evropian. Greqia është i vetmi vend terrorist në Evropë.
U bënë disa dhjetëvjeçarë që atje veprojnë organizata
terroriste, por ato nuk zbulohen asnjëherë. Rrjedhimisht,
ato nuk mund të zbulohen dot se gëzojnë “licensën” e vet
shtetit grek. Veç kësaj, Greqia sot është një vend që
udhëhiqet nga një psikologji mesjetare, prej së cilës
shtetet perëndimore u çliruan që kur kisha katolike u
shkëput nga shteti. Greqia vazhdon të jetë nën pushtetin e
“kamillafit” dhe mbarë shoqëria greke e ndien veten
komode nën këtë pushtet. Për ta ilustruar këtë realitet
paradoksal, po mjaftohem vetëm me tre shembuj mjaft
domethënës.
Së pari, gazetari Ardit Bido shkruante para do
kohësh: “Të thuash në Greqi se Marko Boçari ishte
shqiptar, përbën një herezi, që mund të të kushtojë edhe
vendin e punës dhe një sulm masiv nga politika e vendit
fqinj. Më së miri këtë e provoi prezantuesi grek Ilias
Mamalaqis, që, pas dokumentarit të tij për "shqiptarin
krenar", siç e cilësonte Lord Bajroni, u gjend në mes të
një polemike politike dhe shoqërore” (Gazeta “Standard”,
04 gusht 2009). Pas transmetimit të këtij dokumentari në
kanalin televiziv shtetëror ET3, zoti Ilias Mamalaqis u
pushua nga puna.
Së dyti, “Në shumë raste, autoritetet shtetërore greke,
nuk ngurrojnë të tregojnë herezi ndaj veprimeve
proshqiptare që ndodhin aty, qoftë edhe kur këto janë
thjesht e vërteta. Përpara disa muajsh, një drejtore shkolle
32


u arrestua vetëm pse kishte lejuar që nxënësit shqiptarë të
shkollës së saj të mësonin gjuhën shqipe gjatë orëve kur
shkolla ishte e lirë.., duke u akuzuar për "abuzim me
detyrën", vetëm pse lejoi që shqiptarët të mësonin shqip”
(po aty).
Së treti, mësojmë se zoti Aleksandër Marku, përmes
internetit, njoftonte nga Greqia më 25 nëntor 2009: “Sipas
Kryetares së Këshillit të Qendrës së Hulumtimeve për
Çështjet e Barazisë, zonjës Elena Zenaku,.. shoqëria greke
është patriarkale, e cila, për fat të keq, zbaton ligjet e saj
të paligjshme akoma, edhe në fillim të shek. XXI”.
Këta tre shembuj të thjeshtë vërtetojnë fare qartë se
Greqia ka qenë, është dhe do të jetë për një kohë shumë të
gjatë shteti më paradoksal i Evropës. Dy shembujt e parw
tregojnë se urrejtjen ndaj çdo gjëje shqiptare, shovinizmi
grekomadh dhe kisha shoviniste greke, e kanë injektuar
në poret e çdo qytetari grek dhe vazhdojnë ta mbajnë të
ndezur orë e çast.
Nga faqja e lartpërmendur e internetit (“Peshku pa
ujë”), në vazhdën e lëshimeve të klasës politike të
Tiranës, njihemi me një tjetër fakt skandaloz: “Gjatë
vizitës së tij në Korçë, Patriarku i Aleksandrisë dhe i
gjithë Afrikës, Teodori i Dytë, ka inaguruar emërtimin e
një prej rrugëve të qytetit me emrin e Kryepeshkopit
Anastas Janullatos. Në ceremoninë e rastit morën pjesë
autoritetet lokale dhe të tjerë personalitete. Kreu i Kishës
Ortodokse Shqiptare e quajti të një rëndësie të veçantë

33


praninë e patriarkut të Aleksandrisë në Shqipëri. Për nder
të tij në qytetin e Korçës u organizuan disa aktivitete”.
Ja dhe komenti në internet: “Një prif i Afrikës i vë
emrin e një greku një rruge në një qytet shqiptar dhe
greku e falënderon këtë për gjestin. Të vetmit që s’pyeten
janë shqiptarët, qytetarët e qytetit nëse do të ishin dakord
me emrin e rrugës, por edhe qytetarët e Shqipërisë në
përgjithësi nëse janë dakord të kenë akoma një grek në
krye të tyre”. Nga të 117 komentet që lexova në internet,
shumica dërrmuese e tyre, emërtimin e asaj rruge e quanin
fyerje për komunitetin korçar, ndërkohë që Korça ka
shumë e shumë personalitete të shquara nga të gjitha
fushat e dijes, emrin e njërit prej të cilave mund ta merrte
pikërisht ajo rruga në fjalë, por kurrsesi emrin e
Janullatosit. Kur korçarët, si edhe gjithë shqiptarët e tjerë,
i fyen klasa politike që kanë në krye, ai Teodori i Dytë
nga Afrika, e bashkë me të edhe Janullatosi, s’e kanë për
gjë t’i fyejnë edhe ditën për diell. Në Shqipëri, vetëm
udhëheqësit e lartë komunistë e përjetësonin emrin e vet
përmes emërtimeve të uzinave apo institucioneve të
ndryshme. Këtë huq komunistësh Janullatosi e paska fort
për zemër.
Janullatosi, ky “Shën” Kozma i fundit të shek. XX
dhe i fillimit të shek. XXI, kërkon ta “balsamos” veten për
së gjalli në Shqipëri. Kjo vërtetohet nga një e dhënë
shumë interesante që zoti Dragoj e sjell në faqet e librit të
vet: “Në një artikull të saj, të botuar në “Ngjallja”, zonja
Donika Omari “deponon” qartë: “Tregojnë, në
34


Shënavlash, se besimtarët, me zë jo fort të lartë, thonë:
Janullatosi ka dashur që kishës së Shën Harallambit (një
nga dy kishat e Shënavlashit) t’i ndërrojnë emrin, nga
Kisha e Shënavlashit, në Kisha e Shën Anastasit, gjë që
nuk është pranuar prej tyre. Por Janullatosi ka lënë amanet
që, kur të vdesë, të varroset në Shënavlash. E kështu, në
vend të Manastirit të Shënavlashit do të kemi manastirin
grek të Shën Anastasit”” (f. 403).
E meriton zonja Omari të falënderohet posaçërisht
për këtë informacion të çmuar, por edhe zoti Dragoj për
këtë të dhënë që e ka qëmtuar me kujdes . Janullatosi një
ditë do të vdesë, si të gjithë njerëzit e tjerë që janë
kalimtarë në këtë botë. Por kur ai, që në gjallje të vet, na
kërkuaka që të varroset në Shënavlash, kjo do të thotë që
shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke, e
paskan harruar Shkumbinin, si “kufirin” verior të Epirit të
Veriut. Ata kërkuakan që ky “kufi” të shtyhet më në veri
të Durrësit, atje ku kërkuaka të varroset Janullatosi.
Kësisoj Janullatosi i bërtet së bijës ta dëgjojë e reja
(domethënë Tirana zyrtare). Prandaj jo më kot
sahanlëpirësi i shovinizmit grekomadh, me emrin Vasil
Bollano, para do kohësh deklaroi se Durrësi ka qenë tokë
greke që në lashtësi. Ja se si vjen e del në pah rrjeta e
merimangës që shovinizmi grekomadh dhe kisha
shoviniste greke ka endur dhe vazhdon ta endë nëpër
Shqipëri. Është urdhri i shovinizmit grekomadh dhe i
kishës shoviniste greke që Janullatosi, pas vdekjes, të
varroset në Shqipëri, duke u shpallur edhe “shenjtor”. Por
35


ata që do të lejojnë varrosjen e tij në tokën shqiptare, në
ballin e vet dhe të brezave të tyre do të mbajnë vulën e
pashlyeshme të tradhtisë kombëtare dhe emrat e tyre do të
renditen pranë emrave të tradhtarëve me damkë, si Esat
Toptani, Mihal P. Harito, Marko Lipe, Spiro Milo etj., të
cilët zoti Dragoj i stigmatizon si njerëz të urryer për
kombin shqiptar.
Nga faqet e librit tw zotit Dragoj mësojmë se ish-
Presidenti i vendit, zoti Sali Berisha, në vitin 1994, para
teleshikuesve, i paska thënë Janullatosit: “Ti je
Kryepeshkop provizor i KOASH-it” (f. 402). Por deri tani
kanë kaluar 16 vjet dhe Janullatosi këtë post vazhdon ta
mbajë ende!!!
Libri i zotit Dragoj mbyllet me pyetjen: “A do të
bëhet “Shqipëria?” Dhe ai, si një intelektual, i lidhur fort
me tokëm amtare, shpreh bindjen e vet të patundur se
Shqipëria do të bëhet. Por, në analizën e vet, për të gjetur
përgjigjen e kësaj pyetjeje, duke marrë parasysh edhe
pikëpamjet e disa personaliteteve botërore, si ish-ministri
i jashtëm anglez Robin Kuk që ka deklaruar se “po
zhbëjmë padrejtësitë që bëmë në shekullin e kaluar” (f.
542), apo gjenerali Uesli Klark, i cili gjatë një vizite në
Tiranë në vitin 2007 u shpreh se “ka ardhur momenti të
ndreqim një padrejtësi të madhe historike” (f. 539), zoti
Dragoj e shikon “bërjen” e Shqipërisë përmes bashkimit
të mbarë trojeve etnike në një shtet kombëtar. Fjalët e
këtyre dy personaliteteve të huaja - njëri nga fusha e
diplomacisë, kurse tjetri nga fusha e artit ushtarak -
36


lexuesin e librit të zotit Dragoj e futin në mendime të
thella: po si është e mundur vallë që asnjë përfaqësues i
klasës politike të Tiranës nuk ka guxuar të shprehet haptas
para opinionit publik evropian se ka ardhur koha që të
ndreqen padrejtësitë që iu bënë kombit shqiptar dhe trojet
e tij etnike të shkrihen në një shtet të unifikuar kombëtar?
Si është e mundur që një personalitet i shquar i letërsisë
shqiptare dhe evropiane, si zoti Kadare, aq më tepër kur
fjala e tij zë vend në qarqet e politikës evropiane, nuk e
ka ngritur zërin as edhe një herë të vetme për
domosdoshmërinë e bashkimit të trojeve tona etnike në
një shtet të përbashkët kombëtar, sepse vetëm kështu
Ballkani do ta gjejë qetësinë e vet një herë e mirë?
Çuditërisht, në një artikull të kohëve të fundit, të botuar
në Kosovë, zoti Kadare shkruan: “Shqiptarët, ashtu si
shumica e ballkanasve, duke përfshirë edhe serbët, i kanë
të gjitha arsyet të besojnë në të ardhmen evropiane. Njëra
prej rrugëve që çojnë drejt saj, më e detyrueshmja, është
krijimi i një "ndërballkanizmi" të ri: si ide, si ndjesi dhe si
vullnet i përbashkët për paqtim” (“Zemër Shqiptare”, 06
janar 2010). Por, për “ndërballkanizëm” nuk flasin as
grekët, as serbët, madje as malaziasit. Këta madje duhet të
flasin më shumë se janë “majmur” me territore etnikisht
shqiptare. Përkundrazi, për “ndërballkanizëm” flet një
intelektual i shquar shqiptar, kombi i të cilit vazhdon të
mbetet i copëtuar në pesë shtete! Dy personalitetet e huaja
që përmend zoti Dragoj, kërkojnë ndreqjen e padrejtësive
që janë bërë në kurriz të kombit shqiptar, por, për fat të
37


keq, fjalët e tyre zotit Kadare nuk i ngjallkan kurrfarë
emocioni dhe ai na shpik një term të ri -
“ndërballkanizëm”, një term ky që mund t’i vijë në osh
dikujt tjetër, por kurrsesi shqiptarëve në mbarë trojet e
veta etnike. Jam i bindur që kombi shqiptar do ta pranojë
“ndërballkanizmin” që propozon zoti Kadare, por vetëm
kur në Ballkan gjithsekush të ndodhet në “shtëpinë” e vet.
Mirë është që Zoti Kadare të mësojë nga filozofia e zotit
Pandi Konomi, një fshatar i thjeshtë ky devollit, 87-
vjeçar, nga fshati Ziçisht, i cili, gjatë një dialogu me zotin
Dragoj, të botuar në gazetën “Republika” më 11 janar
2009, ka deklaruar: “Ju nuk arrini ta kuptoni atë që duhet.
Ju ka rrëmbyer globalizmi dhe mendoni se do të shkoni në
Evropë pa identitet, pa kufij, pa kurrfarë gjëje. E keni
gabim. Në Evropë nuk keni për të shkuar pa identitet. Ose
do të shkojmë si shqiptarë, ose nuk do të ketë më
shqiptarë” (citohet sipas librit të zotit Dragoj, f. 470-471).
Ideja e zotit Konomi është fare e qartë: në Evropë
shqiptarët duhet të shkojmë me identitetin e tyre, të
bashkuar në një shtet kombëtar, jo të hallakatur nëpër
pesë shtete.
Është për të vënë duart në kokë që një takëmi
shqiptarësh kozmopolitë, të huajt u japin leksione për
nacionalizmin shqiptar. Është mirë që zoti Kadare të mos
i harrojë fjalët e një personaliteti politik francez, si Justin
Godard, të cilin zoti Dragoj e citon në faqet e librit të vet:
“E çliruar nga sundimi i Turqisë me gjakun dhe armët e
veta, Shqipëria është bërë pre për Fuqitë e Mëdha. Në
38


vend të betejave të ndershme, ballë për ballë, asaj i është
dashur të përballojë një luftë diplomatike tinëzare. Ajo ka
qenë lojë tratativash sekrete, allishverishesh të ulëta…
Epiri dhe Shqipëria, gjatë tërë kohëve janë marrë si
sinonime nga shumica e autorëve. Nuk ka dyshim se
etnikisht dhe historikisht, tërë Epiri është shqiptar… Ne
shikojmë se një pjesë e Epirit i është rrëmbyer kombit
shqiptar… Greqia përpiqet, e sidomos në krahinën e
Çamërisë, që ta fshijë, me të gjitha mjetet, karakterin
shqiptar të vendit. Është Shqipëria ajo që duhet të akuzojë
e t’u thotë kombeve të mëdha: ju më keni shtypur; ju më
keni rrënuar; ju më keni copëtuar; jeni ndeshur midis jush
për copëzat e truallit tim dhe ju paskeni guxim edhe të më
paditni?! Për Shqipërinë kombet e mëdha kanë për detyrë
të kryejnë një vepër të ndershme rregullimi. Ato janë,
moralisht, borxhli të saj” (f. 39-40). Këtë “leksion” të
shkëlqyer të kësaj figure politike franceze për
nacionalizmin shqiptar, duhet ta lexojë me shumë kujdes
tërë taborri i intelektualëve kozmopolitë shqiptarë që janë
të zhveshur nga dinjiteti kombëtar.
Personalitete të shquara në traditën e publicistikës
shqiptare në mbrojtje të nacionalizmit shqiptar, përballë
egërsisë së shovinizmit grekomadh dhe të kishës
shoviniste greke, mbeten Faik Konica, Fan Noli, Gjergj
Bubani etj. Ndërsa në publicistikën bashkëkohore zoti
Abdi Baleta zë kryet e vendit. Kjo vepër e zotit Nuri
Dragoj përbën një kontribut të jashtëzakonshëm në lëmin
e këtij zhanri të krijimtarisë. Prandaj ajo mund të radhitet
39


denjësisht pranë publicistikës së tyre. Ata që ndihmuan
për botimin e kësaj vepre në gjuhën shqipe, i kanë bërë
një shërbim shumë të madh kombit shqiptar, por
kontributi i tyre do të ishte edhe më i çmuar për çështjen
tonë kombëtare nëse do të përpiqen, bashkë edhe me
dashamirës të tjerë, të sigurojnë mjetet e duhura
financiare edhe për përkthimin dhe botimin e saj në
gjuhën angleze.
Mendoj se për stilin e bukur dhe sintaksën e përkryer
të shqipes në këtë libër, duhet falënderuar jo vetëm autori,
por edhe redaktorja letrare e talentuar , zonja Anila Salla.

18 janar 2010
Santa Barbara, Kaliforni
eymeri@yahoo.com

40


Você também pode gostar