Você está na página 1de 7

ALKIMISTI-THЁNJE

1. Kur Zoti flet gjuhёn e njerёzve, unё mund ta shpjegoj atё. Por nёse flet
gjuhёn e shpirtit tёnd, atёherё vetёm ti mund ta kuptosh.(27)
2. Kur takon gjithmonё tё njejtit njerёz, tё duket sikur ata bёjnё pjesё nё jetёn
tonё. Dhe mandej meqenёse bёjnё pjesё nё jetёn tonё, ata sё fundi rreken
ta ndryshojnё atё. Dhe po nuk qemё asdhtu si dёshirojnё tё na shohin, ata
shfryjnё. Sepse tё gjithё besojnё se e dinё saktёsisht se si duhet tё jetojmё,
por askush nuk e di kurrё si ta jetojё jetёn e vet. (30)
3. “Legjenda Vetjake”-ёshtё ajo qё gjithnjё ke dёshiruar tё bёsh. Secili nga ne
nё rininё e hershme, e di se cila ёshtё Legjenda e tij Vetjake. Nё atё moshё
gjithcka duket e qartё, e mundshme, dhe nuk ke frikё tё ёndёrrosh e tё
shpresosh gjithcka qё do tё dёshiroje tё bёje nё jetё. Gjithsesi, me kalimin e
kohёs, njё forcё e mistershme rreket tё provojё se ёshtё e pamundur tё
pёrmbushet Legjenda Vetjake.
Kёto forca duken tё kёqija, por nё tё vёrtetё tё mёsojnё si ta pёrmbushёsh
Legjendёn Vetjake. Ato e pёrgadisin shpirtin dhe vullnetin tёnd , sepse nё
kёtё botё ka njё tё vёtrtetё tё madhe: cilido qofsh dhe cfarёdo bёfsh, kur
dёshiron vёrtetё dicka, kjo dёshirё ёshtё e lindur nё Shpirtin e Gjithёsisё.
Ky ёshtё misioni qё ke nё Tokё.
4. Kur dёshiron dicka, e tёrё gjithёsia punon qё ta pёrmbushёsh dёshirёn qё
ke.(36)
5. Njerёzit e mёsojnё shumё herёt arsyen pse jetojnё. Mbase pёr kёtё arsye
dorёzohen kaq shpejt.
6. Po u nise duke premtuar atё qё nuk e ke ende, do humbasёsh dёshirёn pёr
ta patur.
7. Duhej tё vendoste,tё zgjidhte mes dickaje qё ish mёsuar dhe mes dickaje qё
dёshironte shumё ta kishte.
8. Djaloshi u bё ziliqar ndaj lirisё sё erёs dhe kuptoi se edhe ai mund tё ishte si
ajo. Asgjё nuk e pengonte, nё mos vetja.
9. Pёr tё mbёrritur te thesari, tё duhet tё tregohesh i kujdesshёm ndaj
shenjave. Zoti ka caktuar nё botё rrugёn qё duhet tё ndjekё secili nga ne.
10.E fshehta e lumturisё ёshtё kur vёshtron tё gjitha mrekullitё e botёs , por
pa harruar kurrё dy pikat e vajit nё lugё.
11.Do tё hidhёrohem edhe mё tepёr dhe nuk do t’i zё besё askujt sepse dikush
mё tradhtoi.
12.Po mёsonte plot gjёra tё reja. Gjёra qё i kish provuar mё parё por qё
gjithsesi kishin qenё tё reja sepse i kish hasur rruges pa i vёnё re. Dhe kjo
ngaqё ishte mёsuar me ato gjёra. (60)
13.Nё ia dalca tё kuptoj kёtё gjuhё qё s’ka nevojё pёr fjalё, do arrij tё kuptoj
botёn. (60)
14.Druhem ta pёrmbush ёndrrёn time se pastaj mos nuk mё mbetet asnjё
arsye pёr tё vazhduar jetёn.(73)
15.Ti pёr mua ke qenё bekim. Dhe ja, sot po kuptoj dicka: bekimi qё nuk
pranohet kthehet nё mallkim. Nuk pres mё gjё nga jeta. Dhe ti mё detyron
tё mё kapё syri pasuri dhe horizonte qё nuk i kisha menduar kurrё. (76)
16.Tani qё i di mundёsitё tepёr tё mёdha qё kam, do ndihem edhe mё keq se
mё parё, sepse e di se mund tё kem gjithcka, por nuk dua. (76)
17. Ishte gjuha e entuziazmit, e gjёrave qё bёn me dashuri, me pasion, pёr tё
arritur rezultatin e dёshiruar ose nё tё cilin beson. (83)
18.Tani kuptonte njё gjё tё rёndёsishme: qё vendimet paraqisnin vetёm
fillimin e dickaje. Kur dikush merrte njё vendim, ai zhytej, nё fakt, nё njё
rrjedhё tё vrullshme qё, ne castin kur kish marrё vendimin, e shpinte drejt
njё vendarritjeje tё paparё ndonjёherё, as nё ёndёrr. (90)
19. Po tё kisha mundёsi, do tё shkruaja njё enciklopedi shumё tё madhe mbi
fjalёt “fat” dhe “rastёsi”. Me kёto fjalё shkruhet Gjuha Universale. (92)
20. Sa mё tepёr i afrohesh ёndrrёs, aq mё tepёr Legjenda Vetjake bёhet
arsyeja e vёrtetё pёr tё jetuar. (95)
21. Por shkretёtira ёshtё e paanё, me horizonte aq tё largёta, sa ndihesh
shumё i vogёl dhe hesht. (96)
22. Sa herё qё kundronte detin ose zjarrin, mund tё rrinte me orё tё tёra pa
folur, i zhytur nё zemrёn e pafundёsisё sё fuqisё sё elementeve tё natyrёs.
(96)
23. Atёherё munda tё dёgjoj fjalёn e Allahut: askush nuk duhet tё ketё frikё
nga e panjohura, sepse njeriu ёshtё i zoti tё arrijё atё qё dёshiron dhe qё i
nevojitet. (99)
24. Ne druhemi se mos humbasim atё qё kemi, qoftё jetёn, qoftё pronat. Por
kjo frikё zhduket kur kuptojmё se historia jonё dhe historia e botёs janё
shkruar nga e njёjta Dorё. (99)
25. Kur nuk kthehesh dot mbrapsht, duhet ta vrasёsh mendjen pёr tё gjetur
mёnyrёn mё tё mirё pёr tё shkuar pёrpara. (101)
26. – Duhet tu kushtoni mё tepёr vёmendje karvaneve, - i tha djaloshi anglezit,
pas largimit tё devexhiut. Ata bёjnё shumё kthesa, por gjithnjё drejtohen
nё tё njejtёn pikё. – Ndёrsa ju duhet tё lexoni mё shumё pёr botёn, - ia
ktheu anglezi. – Librat janё njёlloj si karvanet. (101)
27. Gjithcka qё ndodhet nёn a mbi tokё nuk rresht sё ndryshuari, sepse toka
ёshtё njё qenie e gjallё me shpirt. Ne jemi pjesё e kёtij shpirti dhe
rrallёherё e dimё qё ai punon gjithnjё nё tё mirёn tonё. (102)
28. Secili mёson sipas mёnyrёs sё vet, pёrsёriste me vete thellё nё shpirt. Ai ka
mёnyrёn e tij, unё kam timen. Por si njёri ashtu edhe tjetri, tё dy jemi nё
kёrkim tё Legjendёs Vetjake, prandaj e respektoj. (109)
29. Dhe kur ha, s’bёj gjё tjetёr vecse ha. Kur duhet tё eci, eci dhe kaq. Dhe
nёse njё ditё do tё duhet tё luftoj, c’rёndёsi ka nё c’ditё vdes kur tё gjitha
njёlloj janё. Sepse nuk jetoj as nё tё shkuarёn, as nё tё ardhmen. Kam
vetёm tё tashmen dhe kjo mё intereson. Nёse do kesh mundёsi tё
qёndrosh gjithnjё nё tё tashmen, do jesh njeri i lumtur. Do kuptosh se nё
shkretёtirё ka jetё, se qielli ka yje, dhe se luftёtarёt pёrleshen ngaqё kёshtu
ёshtё ndёrtuar jeta njerёzore. Atёherё, jeta do jetё njё festё, njё festival i
madh, sepse ajo ёshtё gjithmonё casti qё ne jemi duke jetuar dhe vetёm
kaq. (110)
30. Kur pa sytё e saj tё zinj, buzёt e saj qё ngurronin mes buzёqeshjes dhe
heshtjes, ai kuptoi pjesёn mё thelbёsore dhe mё tё mencur tё gjuhёs qё
fliste bota dhe qё tё gjitha qeniet e tokёs ishin tё afta ta dёgjonin nё
zemrёn e tyre. Dhe kjo quhej Dashuri, dicka mё e vjetёr se njerёzit dhe se
vetё shkretёtira. (120)
31. Gjithcka qё ai kuptonte nё atё cast, ishte se ndodhej paёrpara gruas sё
jetёs dhe pa pasur fare nevojё pёr fjalё, edhe ajo ishte e vetёdijshme pёr
kёtё. (120)
32. Gjithnjё nё botё ёshtё dikush qё pret dikё tjetёr, qoftё nё mes tё
shkretёtirёs apo nё zemёr tё qyteteve tё mёdhenj.
Dhe kur kёta dy njerёz takohen, dhe kur vёshtrimet e tyre kryqёzohen, e
gjithё e shkuara dhe e ardhmja tashmё s’kanё asnjё vlerё. (120)
33. Ja pёrse nuk kam frikё nga asgjё, sepse janё ato shenja qё tё prunё tek
unё. Dhe unё bёj pjesё nё ёndrrёn tёnde, nё Legjendёn tёnde Vetjake, sic e
quan shpesh.
Nёse jam pjesё e Legjendёs tёnde, ti do tё kthehesh njё ditё. (124)
34. Dunat ndёrrojnё formё nga era, por shkretёtira mbetet gjithmonё po ajo.
Kёshtu do tё ndodhё edhe me dashurinё tonё. (124)
35. Kur dashuron, gjёrat kanё edhe mё tepёr kuptim. (126)
36. E ardhmja ishte shkruar nga Allahu dhe, cfarёdo qё Ai kish shkruar, ishte
pёr tё mirёn e njerёzve. (128)
37. Tё fshehtat gjenden te e tashmja. Po t’i kushtosh vёmendje tё tashmes,
mund ta pёrmisosh atё. Dhe po e pёrmisove, gjithcka qё do tё pasojё do tё
jetё gjithashtu mё e mirё.
Harroje tё ardhmen dhe jeto cdo ditё tё jetёs nё pёrputhje me mёsimet e
Ligjit. (129)
38. Devexhiu deshi tё dinte se nё c’rrethana tё jashtёzakonshme Zoti lejonte
tё shihej e ardhmja:
“Kjo kur e zbulon vetё Ai. Por Zoti e zbulon rrallёherё, dhe kjo pёr njё arsye
tё vetme: ёshtё njё e ardhme qё ёshtё shkruar pёr tu ndryshuar.” (130)
39. Cdo ditё ishte krijuar pёr ta krijuar ose pёr t’i thёnё lamtumirё kёsaj bote.
Gjithcka varej nga njё fjalё e vetme: “Mektub!” (135)
40. Kujdes nga parashikimet. Kur gjёrat janё tё shkruara, nuk bёhet fjalё t’i
shmangёsh. (137)
41. Dashuria nё asnjё rast nuk e pengon njeriun tё ndjekё Legjendёn Vetjake.
Nё ndodhtё ndryshe, atёherё s’paskemi tё bёjmё me dashuri tё vёrtetё qё
flet Gjuhёn e Botёs. (147)
42. Tё dua sepse Gjithёsia bёri cmos qё tё vija te ti. (150)
43. Vetё ekzistenca e kёsaj bote ёshtё garanci se ekziston njё botё tjetёr mё e
pёrkryer. Zoti e krijoi me qёllim qё, nёpёrmjet sendeve tё dukshme,
njerёzit tё mund tё kuptojnё mёsimet e Tij shpirtёrore dhe mrekullitё e
urtёsisё sё tij. (155)
44. S’ke nevojё aspak tё kuptosh shkretёtirёn: mjafton tё kёqyrёsh njё grimcё
rёre dhe do shohёsh tek ajo tё gjitha mrekullitё e Krijimit. (155)
45. Ёshtё e natyrshme qё tё kesh frikё tё kёmbesh me njё ёndёrr gjithcka qё
tanimё ke mundur tё fitosh. (157)
46. –Zemra ёshtё tradhtare.
– Atёherё, pёrse duhet ta dёgjoj zemrёn?
-Sepse nuk do t’ia dalёsh kurrё qё ta bёsh tё heshtё. Edhe po u shtire sikur
nuk dёgjon c’tё thotё, ajo aty do tё jetё, nё kraharor, dhe nuk do reshtё sё
thёni c’mendon pёr jetёn dhe botёn.
-Edhe duke qenё tradhtare?
-Tradhёtia ёshtё goditja tё cilёn nuk e pret. Nёse njeh mirё zemrёn tёnde,
ajo nuk do arrijё kurrё tё tё zёrё gafil. (157)
47. Djaloshi vazhdoi tё dёgjonte zemrёn. Arriti t’ia kuptonte hilet dhe
dredhitё, dhe sё fundi, ta pranonte ashtu sic ishte. Atёherё nuk pati mё
frikё dhe dёshirё pёr tu kthyer prapa sepse njё mbrёmje zemra i tha se
ishte i lumtur. (158)
48. Kanё frikё t’i pёrmbushin ёndrrat e mёdha, ngaqё mendojnё se nuk i
meritojnё ose nuk ia dalin dot mbanё. (158)
49. Ne, zemrat, vdesim nga frika kur mendojmё dashuritё qё shkuan e vanё,
castet qё mund tё ishin mё tё mrekullueshme, por qё nuk kanё qenё kurrё
tё tilla, thesaret qё mund tё qenё zbuluar por qё kanё mbetur gjithnjё tё
fshehura nёn rёrё. Sepse, pёr ta mbyllur, kur ndodh kёshtu, ne vuajmё
tmerrёsisht. (158)
50. –Zemra ime i druhet vuajtjes, - i tha djaloshi alkimistit, njё natё kur po
vёshtronin qiellin pa hёn.
-Thuaji qё frika nga vuatja ёshtё mё e keqe se vetё vuajtja. Dhe se asnjё
zemёr nuk ka vuajtur asnjёherё kur ka qenё nё ndjekje tё ёndrrave. (158)
51. Njeri i lumtur ёshtё ai qё ka brenda vetes Zotin. (159)
52.Kur kёrkoja thesarin, zbulova gjatё rrugёs gjёra qё nuk kisha ёndёrruar
kurrё se do t’i gjeja po tё mos kisha guxuar tё provoja. (159)
53. Cdo njeri mbi dhe ka njё thesar qё e pret. (159)
54. Fatkeqёsisht, pak njerёz ndjekin ёndrrёn e tyre dhe lumturinё. Shumica e
shohin botёn si dicka kёrcёnuese dhe pёr kёtё arsye, bota bёhet me tё
vёrtetё kёrcёnuese. Atёherё, ne zemrat, nisim tё flasim me zё pёrherё e
mё tё ulёt, por nuk heshtim kurrё. Dhe urojmё qё fjalёt tona tё mos
dёgjohen: nuk duam qё njerёzit tё vuajnё, ngaqё nuk kanё ndjekur udhёn
qё u kishim treguar. (159)
55. Para se tё pёrmbushёsh ёndrrёn, Shpirti i Botёs dёshiron tё vlerёsojё
gjithcka qё ke mёsuar gjatё rrugёs. Kёtё e bёn jo nga ligёsia ndaj teje, por
qё, bashkё me ёndrrёn, tё pёrvetёsojmё edhe mёsimet qё marrim duke
shkuar drejt saj. Dhe ky ёshtё casti kur shumica e njerёzve tёrhiqen.
Djaloshit iu kujtua njё proverbё e hershme e vendit tё tij, e cila thoshte se
errёsira ёshtё mё e thellё pikёrisht para se tё lindё dielli. (160)
56. Kur kemi thesare tё mёdha para syve, nuk i vёmё re kurrё. E di pёrse?
Sepse njerёzit nuk u zёnё besё thesareve. (162)
57. Sytё shprehin forcёn e shpirtit. (164)
58. Kur dicka ndryshon, gjithcka qё e rrethon ndryshon gjthashtu. (165)
59. Kush pёrzihet nё Legjendёn Vetjake tё tjetёrkujt, nuk do ta zbulojё kurrё tё
tijёn. (165)
60. Vetёm njё gjё e bёn ёndrrёn tё parealizueshme: frika nga dёshtimi. (169)
61. Kur dashuron, nuk ke aspak nevojё tё kuptosh se cfarё ndodh, sepse
gjithcka ndodh brenda nesh dhe njerёzit mund tё shndёrrohen nё erё.
(174)
62. Cdo njeri duhet tё kёrkojё thesarin e tij, ta gjejё dhe pastaj tё dёshirojё tё
bёhet edhe mё i mirё se mё parё. (177)
63. Kur dashurojmё, duam gjithnjё tё jemi mё tё mirё nga c’jemi. (178)
64. Ajo qё ndodh njё herё, ka tё ngjarё tё mos ndodhё kurrё mё. Por ajo qё
bёn dy herё vaki, sigurisht qё do tё pёrsёritet edhe njёherё tjetёr.(183)
65. Pavarёsisht nga bёmat e tij, cdo njeri mbi tokё luan gjithnjё rolin kryesor
nё historinё e botёs. Dhe zakonisht pa e ditur. (186)
66. C’i do paratё kur e di se do vdesёsh? Rrallёherё ndodh qё paraja tё
shpёtojё dikё nga vdekja. (190)

Você também pode gostar