Você está na página 1de 1

Artikulli

Dhuna në familje
Shpesh ne dëgjojmë apo shohim përsona të cilët dhunohen nga familjet e tyre.
Dhuna në familje është një fenomen i cili po përsëritet gjithnjë e më tepër në
Shqipëri. Ky fenomen paraqitet kryesisht si një problem familjar e privat dhe në
këtë mënyrë ka me mijëra raste të padenoncuara. Dhuna në familje përbën një
krim dhe shkel të drejtat e njeriut. Ky është një fenomen i cili ndodh pas dyerve të
mbyllura të shtëpive , prandaj është i vështirë trajnimi i tij. Ky është një fenomen i
cili prek të gjitha grupet e shoqërisë pa bërë dallim race , etnie , niveli ekonomik,
besimi fetar, moshe etj. Dhuna në familje, e kryesisht dhuna ndaj grave përbën një
pengesë në zhvillimin shoqëror shqipëtar.

Për të bërë të mundur zgjidhjen e këtij problemi duhet bërë ndërgjegjësimi i


popullsisë dhe qeveria duhet , që të marrë masa për të plotësuar dhe respektuar të
drejtat e secilit qytetar. Pavarsisht nga iniciativat e organizatave të ndryshme ,
veprimet e marra nga shteti vetëm kanë identifikuar dhe konsiliduar këto
fenomene , por jo parandaluar.

Por sipas të dhënave të fundit vetëm 5% e grave e kanë denoncuar dhunën ndaj
tyre. Mosdenoncimi i dhunës vjen edhe si shkak i paragjykimeve dhe steriotipeve
që ekzistojnë në shoqërinë shqiptare. Këto gra mund të dhunohen me vite me
rradhe , por ndihen të kërcënuara nga dhunuesit e tyre dhe për këtë arsye ato nuk e
denoncojnë këtë fenomen. Po ashtu, Shqipëria është një nga vendet e vetme në
botë , e cila nuk i bën publike ratet e dhunimit në familje.

Megjithate , sipas të dhënave të fundit në këto 6 muaj janë bërë rreth 801 raste të
identifikuara të dhunës në familje. Secili shqipëtar duhet të mbajë përgjejgësi për
veprimet e veta. Përsonat e dhunuar të bëjnë një hap përpara dhe të denoncojnë
rastet e dhunimit ndaj tyre dhe të fillojnë t'i besojnë ligjeve dhe drejtësisë.

Shpresojmë , që ky fenomen të zhduket dalë-ngadalëdhe shumë përsona të marrin


frymë lirshëm .

Punoi:Nikolida Dokaj

Você também pode gostar