Você está na página 1de 2

Artizanati Shqiptar

Artizanati

Artizanati

Artizanat nënkupton punimin dhe përpunimin e gjërave të artit si dhe formësimi i tyre, cilësia e
të cilave varet nga shkathtësia e prodhuesit

Artizanati Shqiptar Shqipëria është e njohur për një traditë tepër të pasur të artizanatit me vlera
të çmuara, të krijuar prej shekujsh nga mjeshtrat popullorë, në çdo krahinë të saj, sipas
karakteristikave dhe specifikave të zonave të ndryshme gjeografike, duke u spikatur me
shumllojshmërinë e saj, numrin e madh të ekzemplarëve dhe relikeve si dhe paraqitjen estetike e
objekteve të cilat arritën kulme të pandeshura më parë.

Spikatin veçanërisht punimet në dru, në hekur, bakër, alabastër, në materiale të çmuara ari dhe
argjendi, lëkure, leshi, etj. që veç të tjerash janë dëshmi edhe e identitetit tonë kombëtar. Këto
vlera, tashmë të kaluara brez pas brezi, ngjallin gjithnjë interes të madh tek vizitorët dhe
studiuesit vendas dhe të huaj, në shumë ekspozita të hapura si brenda dhe jashtë tij. Eshtë shtuar
dhe ripërtërirë në mënyrë të përsosur pazaret karakteristike sidomos në qytetet Krujë dhe
Shkodër, ku dallohen prodhimet artizanale të shumëllojshme dhe niveli i lartë utilitar dhe estetik
i tyre. Gjithashtu edhe qytete si Berati, Gjirokastra, Saranda kanë tashmë dyqanet e tyre me
prodhime artizanale të zonave përkatëse.

Tashmë janë shtuar së tepërmi edhe dyqanet karakteristike të mjeshtrave popullorë, të cilët me
një intuitë shëmbullore në aspektin e krijimit dhe ekspozimit i kanë kthyer këto mjedise në një
pasuri të vërtetë dhe mjaft tërheqëse për vizitorët vendas dhe të huaj, duke kuntribuar në shtimin
e turistëve vendas dhe të huaj pranë tyre.

Punimet në bakër, në hekur, në lesh, argjend, avlëmend, etj, vazhdojnë të tërheqin vemendjen e
vizitorëve. Aktualisht qyteti i Krujës është personifikimi i prodhimit të objekteve të kulturës
materiale popullore. Në Kavajë vazhdon tradita e prodhimit të objekteve prej balte, të cilat gjejnë
përdorim të gjerë nga vetë popullata e atjeshme por edhe ngjallin interes për vizitorët vendas dhe
të huaj. Në Kuçovë është gjallëruar artizanati që merret kryesisht me punimin e fletëve të arit. Në
Pukë vazhdon në mënyrë të pandërprerë veprimtaria e mjeshtrave të punimit të drurit, që
dallohen në veçanti për prodhimin e institrumentave popullorë si : sharkive, çiftelive, bilbilave,
pipëzave, etj. Në Gramdh, krahas mjeshtrave të njohur të drurit që realizojnë objekte të tilla : si,
lugë, farrashë, sergjenë, furka, fyej, etj. ka një zhvillim prodhimi i objekteve prej leshi, ku
shquhen sidomos qilima me xhufka e thekë, që po u përshtaten kërkesave të kohës. Në Përmet
vazhdon tradita e punimeve prej leshi, si qilima, rrugica, kënde, etj që gjejnë përdorim të gjerë
familjar por edhe interes për vizitorët vendas dhe të huaj.

Për mënyrën e punimit, ornamentet, vlerat utilitare e estetike, prodhimet e këtij lloji kanë ngjallur
interesimin e tregëtarëve të shtetit fqinj, Greqisë. Në Korçë e Përmet është zgjeruar tradita e
prodhimit të objekteve prej guri, hekuri dhe druri. Këtu mund të përmendim gdhëndjen në gur të
kuq të sofateve e çezmave nga mjeshtrat e Polenës, po kështu mund të thuhet edhe për prodhimin
e oxhaqeve dekorativë po gjejnë përdorim për zbukurimin mjedisor shtëpijak.

Tanimë mjeshtrat e hekurit po realizojnë punime dekorative të atij niveli që po gjejnë përdorim
jo vetëm në mjedise rrethuese, por edhe brenda lokaleve apo edhe brenda shtëpive.

Në Tiranë vazhdon prodhimtaria e herëshme e qelesheve, llullave, punimeve në gur-alabastër e


materialeve të çmuar, argjent si dhe në bakër. Biznesi më i suksesshëm sot realizohet nga
mjeshtrat e prodhimit të kostumeve popullore shqiptare për të rritur dhe fëmijë, ata të
prodhimeve të leshit si çanta, rrugica, e banda si dhe prodhimi i kutive prej ari e argjendi që
përdorin gratë e vajzat për mbajtjen e stolive, të unazave, vareseve ,etj. ata të të prodhimeve prej
ari e alabastër, të llullave prej druri shqope, etj.

Në Komunën e Antigonesë, në Gjirokastër në bashkëpunim me një fondacion holandez është


ngritur punishtja “Artizanet e Antigonesë” të cilët prodhojnë punime me avlemend, prej leshi,
etj. të cilat janë pritur mjaft mirë në tregun shqiptar dhe atë të huaj.

Nisur nga interesi që kanë jo vetëm për blerësit vendas por edhe të huaj, dhe zhvillimi që ka
marrë artizanati shqiptar, janë organizuar shumë panaire dhe ekspozita të këtij artizanati jashtë
shteti për promovimin e këtyre vlerave të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Gjithashtu janë ngritur edhe shumë shoqata të artizanëve të cilët organizojnë shumë veprimtari
promovuese si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Você também pode gostar