Você está na página 1de 7

NANOTEKNOLOGJIA SI SHKENCË E STUDIMIT TË

MATERIES DHE APLIKIMI I SAJ NË TEKNOLOGJI

ERSI AGO

Adresa e email-it: ersiago96@gmail.com

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS

FAKULTETI I INXHINIERISË ELEKTRIKE

PËRMBLEDHJE

Nanoteknologjia, e shkurtuar në " nanotech ", është studimi i kontrollit të materies në një shkallë atomike
dhe molekulare. Në përgjithësi, nanoteknologjia merret me struktura me madhësi 100 nanometra ose më
të vogla dhe përfshin zhvillimin e materialeve ose pajisjeve brenda asaj madhësie. Nanoteknologjia është
shumë e larmishme, duke filluar nga zgjerimet e fizikës së pajisjeve konvencionale, deri te përafrimet e
ditëve të fundit të bazuara në vetë-bashkimin molekular, në zhvillimin e materialeve të reja me përmasa në
nanoscale, madje edhe në spekulime nëse mund të kontrollojmë direkt materien në shkallën atomike. Në
një përkufizim tjetër themelor nanoteknologjia cilësohet si inxhinieri e sistemeve funksionale në shkallë
molekulare. Kjo përfshin si punën dhe studimet aktuale ashtu edhe konceptet që parashikohen për tu vënë
në zbatim në të ardhmen. Në kuptimin e saj origjinal, "nanoteknologjia" i referohet aftësisë për të projektuar
pajisje duke përdorur teknika dhe mjete që po zhvillohen sot për ti dhënë këtyre pajisjeve një performancë
të lartë dhe formë kompakte .Termi 'Nanoteknologji' gjithashtu gjen përcaktim për ndërtimin e makinave
dhe motorëve elektrikë në shkallën e molekulës si për shembull krahët e robotëve ,prodhimi i motorëve të
gjerë disa nanometër, madje edhe ndërtimi i një kompjuteri të plotë, shumë më i vogël se një qelizë.

1.HYRJE

Konceptet që i dhanë shtysë nanoteknologjisë u diskutuan për herë të parë në vitin 1959
nga një fjalim i mbajtur nga fizikanti i njohur Richard Feynman në të cilin ai përshkroi
mundësinë e sintezës nëpërmjet manipulimit të drejtpërdrejtë të atomeve. Termi "nano-
teknologji" u përdor për herë të parë nga shkencëtari japonez Norio Taniguchi në vitin
1974, megjithëse nuk ishte i njohur gjerësisht.
Një nanometer (nm) është një në një bilion, ose 10−9, një metër. Për krahasim, gjatësia
midis dy atomeve të karbonit në një molekulë, janë në diapazonin 0.12-0.15 nm ndërsa
një spirale e dyfishtë e AND-je ka një diametër rreth 2 nm. Nga ana tjetër, forma më e
vogël qelizore e jetës, bakteret e gjinisë Mycoplasma, kanë një gjatësi mesatare prej 200

1
(nm). Për të vendosur këtë shkallë në një kontekst tjetër, madhësia krahasuese e një
nanometri në një metër është e njëjtë me atë të një cope mermeri në madhësinë e
tokës.Dy metoda kryesore përdoren në nanoteknologji. Në metodën e parë e cila quhet
ndryshe edhe metoda e dizenjimit molekular ku materialet dhe pajisjet janë ndërtuar nga
komponentë molekularë që afrohen kimikisht me njëri-tjetrin nga parimet e tërheqjes
molekulare. Në metodën e dytë atë të funksionale,nano-objektet janë ndërtuar nga
entitete më të mëdha të cilat nuk i nënshtrohen kontrollit të nivelit atomik. Degët e fizikës
si nanoelektronika, nanomekanika dhe nanofotonika kanë evoluar gjatë dekadave të
fundit për të siguruar një themel shkencor shkencor të nanoteknologjisë.

2.DIZENJIMI MOLEKULAR

Kjo lloj metode synon të bashkojë komponentët e vegjël molekularë në struktura më të


mëdha.Nanoteknologjia e ADN-së shfrytëzon parimet e bashkimit molekular të Watson-
Crick për të ndërtuar struktura të përcaktuara mirë nga ADN-ja dhe acide të tjera nukleike.
Arritjet e deritanishme nga fusha e sintezës kimike "klasike" gjithashtu synojnë në
ndërtimin e molekulave me formë të rregullt.Në përgjithësi, vetë-bashkimi molekular
synon të përdorë konceptet e kimisë supramolekulare dhe njohjen e molekulave me
njëra-tjetrën në veçanti, për të bërë të mundur që komponentët e vecantë të molekulave
të arrijnë të bashkohen automatikisht midis tyre duke dhënë si rezultat një strukturë të
dobishme.Duke parë rezultatet e deritanishme kërkohet të krijohen pajisje më të mëdha
duke përdorur ato më të vogla për të komanduar bashkimin e tyre.

Fig.1 Modelimi dhe simulimi i materialeve në shkallë nanometrike

Shumica e teknologjive që rrjedhin nga metodat konvencionale të elementit


gjysëmperçues të silikonit për fabrikimin e mikroprocesorëve janë tani në gjendje të
krijojnë pajisje më të vogla se 100 nm, që bëjnë pjesë në përkufizimin e nanoteknologjisë.
Disqet e ngurta gjigante të bazuara në magnetoresistencë të cilët nodhen tashmë në treg
i përshtaten këtij përshkrimi, ashtu si dhe teknikat e depozitimit të shtresave
atomike.Peter Grünberg dhe Albert Fert morën çmimin Nobel në Fizikë për zbulimin e

2
magneto-rezistorëve gjigantë dhe kontributet në fushën e spineve1 në vitin 2007. Teknikat
e quajtura “Teknika të Gjëndjes së Ngurtë” mund të përdoren gjithashtu për të krijuar
pajisje të njohura si sisteme nano-elektromekanike të cilat janë të lidhura me mikro-
elektromekanikën e sistemeve.Të dhënat e marra nga mikroskopët të cilët punojne në
një shkallë atomike mund të përdoren si një shkrim në shkallë nanometrike për të
depozituar një element kimik mbi sipërfaqen e një disku në çfarëdolloj modeli të dëshiruar
me anë të një procesi të quajtur nanolithography2.Goditja me rreze jonike të përqëndruara
mund të largojë drejtpërdrejt materialin, madje edhe ta depozitojë direkt atë duke aplikuar
në të njëjtën kohë gazra të para-fabrikuar. Për shembull, kjo teknikë përdoret zakonisht
për të krijuar seksione nën-100 nm të materialit i cili merret për tu analizuar më tej në
mikroskopin e transmetimit të elektroneve.

3.METODAT FUNKSIONALE

Këto lloj metodash synojnë të zhvillojnë komponentët e një funksioni apo strukture të
dëshiruar pa marrë parasysh mënyrën se si ndodh procesi i bashkimit të këtyre
kompontentëve.Elektronika molekulare kërkon të zhvillojë molekula me veti të dobishme
elektronike. Këto pastaj mund të përdoren si komponente molekulare të veçanta në një
pajisje nanoelektrike.Një shembull i kësaj metode është struktura e quajtur rotaxane , një
arkitekturë molekulare e ndërlidhur mekanikisht e përbërë nga një molekula në formë
shtange të ndërprerë përmes një "makrocycle". Emri rrjedh nga latinishtja për rota (rrotull)
dhe axe (boshtin). Dy komponentët e kësaj strukture janë bllokuar kinetikisht pasi që
skajet e kapëseve janë më të mëdha se diametri i brendshëm i unazës dhe parandalojnë
shkëputjen e komponentëve çka do të rezultonte në një shtrembërim të konsiderueshëm
të lidhjeve kovalente.
Pjesa më e madhe e hulumtimeve në lidhje me rotaxane-t dhe arkitekturat e tjera
molekulare të ndërlidhura mekanikisht ,janë përqendruar në sintezën e tyre efikase ose
në përdorimin e tyre si makina artificiale molekulare.Metodat kimike sintetike mund të
përdoren gjithashtu për të krijuar atë që fizika i quan “motorët molekulare sintetike 2 ”, të
cilat janë aplikuar në të ashtuquajturën nano-makinë.Si për mjaft fusha të tjera të
teknologjisë në nivel molekular edhe këto nënfusha janë përballur më spekulime të cilat
kërkojnë të parashikojnë se çfarë shpikje mund të japë nanoteknologjia.Këto spekulime
shpesh marrin një pamje përgjithësuese të nanoteknologjisë, me më shumë theks në
implikimet e kësaj shkence në aspektin social sesa në detajet se si mund të krijohen në
të vërtetë shpikje të tilla.
Nanoteknologjia molekulare është një teknologji e propozuar që përfshin manipulimin e
molekulave të veçanta në mënyrë të kontrolluar dhe determinante. Kjo është më shumë
teorike sesa nënfushat e tjera dhe është përtej aftësive aktuale. Qendrat e nanorobotikës
kanë arritur të krijojnë makina të cilat janë të afta të kryejnë funksione në shkallë
nanometrike.Ekzistojnë mundësitë për ti aplikuar këta nanorobotë në mjekësi, por mund

1
Gabor L. Hornyak, John J. Moore 2008 “Fundamentals of Nanotechnology” :87
2
Gabor L. Hornyak, John J. Moore 2008 “Fundamentals of Nanotechnology” :107

3
të mos jetë e lehtë për të bërë një gjë të tillë për shkak të disa pengesave që lidhen me
pajisje të tilla. Sidoqoftë, progresi në materialet dhe metodologjitë inovative është
demonstruar me disa patenta të dhëna për pajisjet e reja të nanometrimit për aplikimet e
ardhshme tregtare, të cilat gjithashtu ndihmojnë progresivisht në zhvillimin drejt
nanoroboteve me përdorimin e koncepteve nano-bioelektronike.Subjektet e
programueshme bazuar në atomet artificiale synojnë të dizenjojnë
materiale,karakteristikat e të cilave mund të kontrollohen lehtë.Për shkak të popullaritetit
dhe ekspozimit ndaj mediave të termit “nanoteknologji”, fjalët picotechnology 3 dhe
femtotechnology4 janë shpikur në analogji me të, edhe pse ato përdoren vetëm rrallë dhe
në mënyrë jo zyrtare.

4.NANOTEKNOLOGJIA NË ELEKTRONIKË
Nanoelektronika mban disa përgjigje për mënyrën se si ne mund të rrisim aftësitë e
pajisjeve elektronike duke zvogëluar peshën dhe konsumin e energjisë. Disa nga fushat
nanoelektrike në zhvillim, përfshijnë:
1.Përmirësimi i ekraneve në pajisjet elektronike çka përfshin reduktimin e konsumit të
energjisë duke ulur peshën dhe trashësinë e ekraneve.
2.Rritja e densitetit të çipave të memories ku hulumtuesit po zhvillojnë një lloj çipi-
memorieje me një dendësi të projektuar prej një terabajt memorie për një inç katror ose
më të madh.
3.Reduktimi i madhësisë së transistorëve që përdoren në qarqet e integruara lidhet
ngushtë me të ashtuquajturit “superkompjutera”.Këta lloj kompjuterash duke ju
nënshtruar teknologjisë së superpërcjellësave dhe nanoteknologjisë bëhet e mundut që
përmasat e tyre të reduktohen dhe si rrjedhojë të kontrollohen një sasi e madhe e tyre
nga një përdorues i vetëm.Me nanoteknologjinë, një grup i madh materialesh dhe

Fig.2 Ndërveprimet elektron-karbon ndikojnë në shpërndarjen e nxehtësisë në çipin kompjuterik

produktesh të përmirësuara mbështeten në një ndryshim në vetitë fizike ndërkohë që


madhësitë funksionale të tyre janë zvogëluar. Për shembull, nanogrimcat përfitojnë nga

3
Fahrner, Wolfgang (Ed.) 2008 “Nanotechnolgy and Nanoelectronics” :77

4
Studimi i materies në një shkallë prej 10−15 m

4
rritja dramatike e sipërfaqes në raport me vëllimin e tyre. Vetitë e tyre optike siç është
fluoreshenca, bëhen një funksion i diametrit të grimcave. Kur sillen në një material të
ngurtë dhe të plotë nanogrimcat mund të ndikojnë fort në vetitë mekanike të materialit, si
në ngurtësi ashtu edhe në elasticitet. Për shembull, polimeret tradicionalë që ne njohim
mund të përforcohen nga nanogrimcat dhe të rezultojnë në materiale të reja të cilat mund
të përdoren si zëvendësime për metalet e lehta. Materiale të tilla të ndryshuara nga
teknologjia do të mundësojnë reduktim të peshës të shoqëruar me një rritje të stabilitetit
dhe një funksionalitet të përmirësuar.
Përdorimi i nanomaterialeve pasivë të "gjeneratës së parë" që përfshin dioksidin e
titaniumit në pajisjet të cilat përdorin metodën e goditjes me rreze ultravjollcë, është një
arritje e madhe në fushën e elektronikës si dhe në teknologjinë e mikromaterialeve.
Firmat e mëdha si INTEC dhe Nantero janë duke zhvilluar një çip memorieje që përdor
nanotubet e karbonit.Deri tani kjo lloj metode është aplikuar në atë që ne e njohim kujtesa
e përkohshme e kompjuterit RAM.Por me zëvendësimin e çipave të silicit me nanotubat
e karbonit mund të arrihet të vendoset një memorie 50 hërë më e madhe se kapaciteti
aktual i kësaj memorieje.Hulumtuesit gjithashtu kanë zhvilluar një nanongjitës organik që
formon një shtresë prej 1 nanometer të trashë midis çipit të një kompjuteri dhe
shkëmbyesit të nxehtësisë.
Ata raportojnë se përdorimi i këtij nano-ngjitësi rrit ndjeshëm performancën termike midis
çipit kompjuterik dhe shkëmbyesit të nxehtësisë, gjë që mund të ndihmojë në ruajtjen në
një temperaturë të ulët të qarqeve të kompjuterit dhe komponentëve të tjerë.Një tjetër
kërkim ka arritur të nxjerrë në dritë një metodë për të printuar qarkun elektronik duke
përdorur printera standarde me bojë.Veçse në këtë rast përdoret bojë me nanogrimca
argjendi për të formuar linjat përçuese të nevojshme në bordet e qarkut.

5.ASPEKTET E SË ARDHMES.

Kur nanoteknologjia do të jetë në kulmin e zhvillimit të saj, është e sigurt se do të ketë


ndikimin e saj në pothuajse çdo industri të tokës pothuajse çdo fushë të shoqërisë nga
komunikimi në mjekësi, nga bujqësia në transport dhe gjithashtu deri tek rrjetat smart në
shtëpi. Dhe për shkak të këtyre implikimeve, vetëm nanoteknologjia quhet edhe si
teknologji me qëllim të përgjithshëm. Si një teknologji me qëllim të përgjithshëm, ajo do
të ketë përdorime të shumta jo vetëm në fushën e tregtisë, por edhe në fushën e
mbrojtjes, që do të përfshijë krijimin e armëve më të fuqishme dhe pajisjet për
këmbësorinë, forcën ajrore dhe marinën.
Duke ditur që nanoteknologjia ka të bëjë me ndërtimin e makinave në nivel molekular çka
mundëson në fushën e mjekësisë krijimin e makinave aq të vogla sa që mund të
udhëtojnë përmes sistemit tonë të transmetimit të gjakut. Nano-teknologjia do të lejojë
prodhimin e produkteve me cilësi të lartë me një kosto shumë të ulët dhe gjithashtu do të
mundësojë krijimin e nano-fabrikave të reja me të njëjtën kosto të ulët dhe me shpejtësi
të lartë prodhimi.Me kalimin e kohës, prodhimi i produkteve do të bëhet aq i lirë sa kopjimi
i dosjeve në një kompjuter. Për këto arsye nanoteknologjia ,shihet shpesh si revolucioni

5
i ardhshëm industrial. Materialet në shkallën nano përdoren në aplikacionet elektronike,
magnetike optoelektronike, biomjekësore, farmaceutike, kozmetike, energji, katalitike dhe
materiale.
Fjala nano për të cilën po flasim nuk është elementi më i vogël në planet apo në hapësirë.
Protoni, neuronet, kuarket, leptonet5 dhe neutronet konsiderohen si familja e elektroneve,
nga të cilat kuarket dhe leptonet janë grimcat më të vogla të njohura. Nanoteknologjia
është prodhimi i qarqeve elektronike dhe pajisjeve mekanike duke përdorur këto grimca,
që do të thotë të punosh në nivel molekular, duke marrë çdo grimcë, çdo molekulë dhe
çdo atom në fjalë.
Në këtë mënyrë shkencëtarët mund të përgatisin një strukturë dhe material që do të ketë
karakteristika dhe funksione absolutisht të reja duke hyrë kështu në histori si një teknologji
revolucionare, transformuese, e fuqishme dhe potencialisht shumë e rrezikshme ose e
dobishme e quajtur ndryshe edhe si teknologjia eksponenciale.
Në fakt, nuk do të ketë një industri të vetme që do të ndryshohet nga aplikimet
nanoteknologjike.Nanoteknologjia, në ditët e sotme po përparon drejt sistemit të
shpërndarjes së barnave kundër kancerit dhe njëkohësisht po hulumtohet zhvillimi i
nanofibrave që do të ndihmojnë në krijimin e enëve të gjakut të cilat ndihmojnë në trajtimin
e sëmundjeve vaskulare dhe në operacionet e zemrës.
Qëllimi i pajisjeve mjekësore dhe nanorobotëve që udhëtojnë nëpër trupin e njeriut është
në thelb një pozicion mjaft potent i kërkimit dhe shkatërrimit të grupeve të qelizave të
kancerit përpara se ato të përhapen. Shkencëtarët po punojnë gjithashtu në përgatitjen e
nanogrimcave të injektueshme që do të ndihmojnë si ilaçe për trajtimin e sëmundjeve nga
pijet alkolike dhe sëmundjeve të tjera të ngjashme. Për shkak të kësaj, ajo quhet edhe si
teknologji e së ardhmes.
Kjo lloj teknologjie mund t'i referohet matjes ose pamjes grafike të instrumentave analogë
dhe dixhitalë deri në shkallën 1-100 nanometra.Megjithatë një përfundim duket se po
formohet rreth idesë (të paraqitur nga Mike Roco i NNI (National Nanotechnology
Initiative) që konstaton se kontrolli dhe ristrukturimi i materies në shkallën nanometike
është një element i domosdoshëm.
Përkufizimi i insititutit të shkencëtarëve është pak më i saktë se kaq, duke ditur që puna
vazhdon përmes katër gjeneratave të nanoteknologjisë të cilat po çojnë në nanosistemin
molekular, i cili do të përfshijë prodhimin e molekulave.
Kjo lloj teknologjie ndonjëherë referohet si një teknologji me qëllim të përgjithshëm. Kjo
për shkak se në kulmin e zhvillimit që parashikohet, do të ketë ndikim të rëndësishëm në
pothuajse të gjitha industritë dhe në të gjitha fushat e shoqërisë. Ajo do të ofrojë produkte
të ndërtuara më mirë, me më shumë jetëgjatësi, më të pastra, më të sigurta dhe më të
përshtatshme për shtëpitë e individëve.

5
Ventra, Massimiliano, Evoy, Stephane, Heflin, James R. (Eds.) “Introduction to Nanoscale Science and
Technology” :156

6
PËRFUNDIME

1.Nanoteknologjia është një teknologji e re që sapo ka filluar, është një shkencë


revolucionare që do të ndryshojë studimin dhe projektimin në një shkallë nanometrike.

2.Një e ardhme e ndritur parashikohet për fushën e materialeve duke ditur se po punohet
për të manipuluar kombinimin e atomeve në një material dhe për ta kthyer atë në një
objekt më të fortë dhe më të qëndrueshëm se më parë, vetëm duke përdorur nanotubet
e karbonit që njihen të jenë njëqind herë më e fortë se çeliku dhe përveç kësaj ato janë
shumë fleksibël.

3.Përsa i përket fushës së mjekësisë nanoteknologjia u hap rrugë metodave të reja


revolucionare çka do të sjellë përmirësimin e kontrollit shëndetësor vetjak për shkak të
nanoroboteve që do të riparojnë çdo dëm që kemi në trupin tonë.

4. Në fushën e energjisë nanoteknologjia do të na sigurojë një masë të madhe


energjie,sepse ajo do të transformojë energjinë në mënyrë më efektive duke ulur
madhësinë e pjesëve përbërëse te pajisjeve,koston e tyre dhe si rrjedhojë një kosum
mjaft të ulët të energjisë.

5. Instituti i Shkencës, Inxhinierisë dhe i Nanoteknologjisë në botë duhet të formojë një


grup pune për të identifikuar kërkimet për Nanoteknologjinë, të koordinojë përpjekjet midis
NNI-së (National Nanotechnology Initiative) dhe qendrave të tjera si dhe të nxisë
investime dhe kërkime apo projekte më të mëdha në këtë teknologji të së ardhmes.

BIBLIOGRAFIA

1.Fahrner, Wolfgang (Ed.) 2008 “Nanotechnolgy and Nanoelectronics”


2.Gabor L. Hornyak, John J. Moore 2008 “Fundamentals of Nanotechnology”
3.Ventra, Massimiliano, Evoy, Stephane, Heflin, James R. (Eds.) “Introduction to
Nanoscale Science and Technology.
4. https://www.britannica.com/technology/nanotechnology Konsultuar më 27.05.2018
5. http://www.understandingnano.com Konsultuar më 27.05.2018

Você também pode gostar