Você está na página 1de 18

GLOBAL WARMING

His institute plans to search for more new species in the Adriatic, as global warming is
expected to influence sea life further in the next ten years

For the transition countries of Southeast Europe, global warming poses the challenge of
reconciling environmental foresight with the quest for better living standards

On the environmental front, pollution, deforestation, extinction, and global warming threaten
future life on our planet

(See also Acid Rain; Biodiversity; Conservation; Deserts; Extinction; Forests; Global
Warming; International Expositions; Nature; Pollution)

It is believed by some that global warming may be affecting the Greenland and Antarctic ice
sheets.

One veteran meteorologist at Japan’s Meteorological Agency commented that global


warming has prevented temperatures from falling as low as before, and he expressed concern
that in Tokyo “a really cold winter” could soon become a thing of the past.

Global warming is making us enough money to make Solomon blush.

Global Warming —Is Planet Earth in Peril?

Global warming is just one of many environmental challenges facing mankind.

(See also Global Warming; Seasons [Weather]; Weather)

Skeptics of human-induced warming point out that earth’s temperature has undergone
substantial fluctuations in the past.

It is already hit by global warming.

(See also Air; Clouds; Global Warming; Greenhouse Effect; Pollution; Sky)
Time Asia points to “global warming, dams, deforestation and slash-and-burn farming” as
exacerbating factors in the natural disasters that have plagued South Asia.

According to a recent report of the UN-sponsored Intergovernmental Panel on Climate Change


(IPCC), global warming is “unequivocal,” or a fact; and “very likely,” mankind is largely to
blame.
Global warming seems to be much like a hurricane.
So we can say with a high degree of confidence that the severe Texas and Moscow
heatwaves were not natural; they were caused by global warming.
" Commercial fishing is definitely endangering some fish species, but pollution and global
warming are also contributing to the effect, " he said
How can humans deal with threats to the future of our planet, such as pollution and global
warming?

(See also Atmosphere; Climate; Ecology; Equator; Geology; Global Warming; Greenhouse
Effect; New Earth; World)
Global warming is making us enough money to make Solomon blush
In 2007, warming was also evident in the Northwest Passage, which was fully open for the
first time in recorded history.
At present, however, the international community cannot even agree on whether human
activities contribute to global warming, let alone how to manage it.
▪ GLOBAL WARMING.
Global warming is already affecting people.

Merkuri (Planet)
Mërkuri është planeti me i afert me Diellin dhe nje nga planetet me te nxehte dhe me te ftohte
njekohesisht dhe gjithashtu planeti më i vogël në Sistemin Diellor,[1] Mërkuri kryen orbitën rreth
Diellit një herë në 87.969 ditë duke kompletuar tre rrotullime rreth aksit në çdo dy orbita.
Teknikisht Mërkuri është një objekt shumë i shndritshëm, por ai ështe i vështirë të shihet sepse
dielli e pengon shumë dritën e tij të duket qartë. Mërkuri është i shndritshëm kur mund të
shihet nga Toka, me magnitudën e dukshmërisë nga -2.0 deri 5.5, por nuk shihet me lehtësi
për shkak se zakonisht gjendet shumë afër Diellit. Meqë Mërkuri zhduket në shkëlqimin e
diellit, në mos nuk ka eklips diellor, Mërkuri mund të shihet vetëm në mëngjes ose në muzgun
e mbrëmjes.

Mërkuri është planeti më i vogël dhe më të afërt i Diellit nga tetë planetet e Sistemit Diellor, me
periudhë orbitale rreth 88 ditë tokësore. Mërkuri lëviz në orbitën e tij për rreth 116 ditë, e cila
është shumë më shpejt se çdo planet tjetër. Kjo lëvizje e shpejtë mund të ketë lidhje me emrin
e hyjnisë romake Mërkurr (Hermes për grekët), i shpejtë, fluturues lajmëtari i perëndive.
Mërkurri nuk ka pothuajse fare atmosferë për të mbajtur nxehtësinë, sipërfaqja e Mërkurrit
përjeton ndryshimin më të madh të temperaturës nga të gjitha planetet, duke filluar nga -
170 °C gjatë natës deri në 430 °C gjatë ditës në disa rajone ekuatoriale. Polet janë
vazhdimisht nën -90 °C. Boshti i Mërkurrit ka animim më të vogël prej planetëve të sistemit
diellor. Në afel (pozicioni më i largët me diellin), Mërkuri është rreth 1.5 herë më larg nga Dielli
sa është në perihel (pozicioni më i afërt me diellin). Sipërfaqja e Mërkurrit ka shumë kratere
dhe të ngjashme në dukje me Hënën, duke treguar se ai ka qenë jo aktiv gjeologjikisht për
miliarda vjet. Mërkurri nuk ka stinë si planetet e tjera. Pozicioni i Mërkurrit pranë diellit e bën
atë të rrotullohet në një mënyrë që është unike në Sistemin Diellor. Siç shihet në krahasim me
yjet fikse, Mërkuri rrotullohet saktësisht tre herë për çdo dy rrotullime rreth orbitës së tij. Në një
kornizë referimi nga Mërkuri ai bën një rrotullim rreth vetes vetëm një herë në çdo dy vjet
Mërkurrian. Një vëzhgues në Mërkurr do të shohë vetëm një ditë çdo dy vjet. Për shkak se
orbita e Mërkurrit ndodhet shumë afër diellit (ashtu si Venusi), ai duket në qiellin e Tokës
vetëm në mëngjes ose në mbrëmje , por jo në mes të natës. Për vëzhguesit nga Toka,
Mërkurri nuk tregon një gamë të plotë të fazave sesi ai lëviz rreth orbitës së tij, ashtu si Venusi
dhe Hëna. Edhe pse Mërkurri mund të jetë një objekt shumë i ndritshëm, por afërsia e tij me
Diellin e bën atë më të vështirë për tu parë sesa Venusi.[2] Gjatë një viti (mërkurrian) kur Dielli
është nën horizont, temperatura e sipërfaqes është shumë e ulët. Gjatë vitit tjetër kur dielli
është mbi horizont, Dielli lëviz ngadalë në qiell nga ana lindore në anën perëndimore, ndërsa
planeti bën një rrotullim të plotë rreth Diellit, duke kaluar përmes dy pozicioneve perihel dhe
afel . Në perihel, intensiteti i dritës së diellit në sipërfaqen e planetit është më shumë se dy
herë i lartë në krahasim me afelin. Ka vende në sipërfaqen e Mërkurrit nga të cilat Dielli është i
dukshëm lartë në qiell çdo ditë në kohën e perihelit. Këto vende marrin rrezative intensive
diellore në atë kohë, dhe për këtë arsye bëhet shumë i nxehtë, ndërsa kur ndodhet në afel
gjatë ditës temperaturat janë më të ulta. Ky dallim (ndryshimi i temperaturës) mes perihelit dhe
afelit është i lidhur me ndryshimin e shpejtësisë së lëvizjes së dukshme të planetit me afërsinë
nga Dielli. Kur ai (Dielli) është afër në perihel, Mërkurri udhëton më shpejt rreth orbitës së tij
sesa në afel, sipas ligjit të dytë të Keplerit. Pranë perihelit, shpejtësia orbitale këndore e
Mërkurrit bëhet më e madhe përafërsisht e barabartë me shpejtësinë rrotulluese të tij, në lidhje
me yjet fikse. Përkohësisht, siç shihet nga Dielli, Mërkurri ngjan me Hënën si shihet nga Toka
(i palëvizshëm), me sa duket shpejtësia e lëvizjes rreth vetes dhe shpejtësia rrotulluese
këndore, në krahasim me yjet fikse, janë të barabartë. Prandaj, kur shihet nga Dielli në kohën
e perihelit, rrotullimi e planetit duket në pauzë, edhe siç shihet nga Mërkurri, lëvizja e Diellit
nëpër qiell gjithashtu duket në pauzë. Kjo zgjat dhe rrit ngrohjen diellore të vendeve ku dielli
shfaqet lart në qiellin e ditës mërkurriane të perihelit. E kundërta ndodh gjatë kohës kur
Mërkurri ndodhet në afel, Dielli lëviz më shpejt se zakonisht në qiellin Mërkurrian. Në çdo vend
të caktuar mbi sipërfaqen e planetit, ekziston një cikël i variacioneve të temperaturës që janë
të përsëritura çdo ditë. Këndet e ndryshme të lartësisë dhe shpejtësisë së dukshme të Diellit
në qiell ndërveprojnë me ndryshimin e intensitetit të dritës së diellit e shkaktuar nga ndryshimi i
distancës së Mërkurrit nga Dielli, në vende të ndryshme të gjatësisë dhe të gjerësisë
gjeografike përjetojmë modele të ndryshme të variacionit të temperaturës gjatë ciklit të
përditshëm mërkurrian.
SKËNDERBEU
Gjergj Kastrioti (l. 6 maj 1405 – v. 17 janar 1468), i njohur si Skënderbeu (nga osmanishtja: ‫اسکندر‬
‫ بگ‬İskender Bey), ishte një fisnik dhe udhëheqës ushtarak shqiptar. Skënderbeu gjithmonë e nënshkroi
veten si Zot i Arbërisë (latinisht: Dominus Albaniae)[1], dhe nuk pretendoi tituj të tjerë përveç tij në
dokumentet zyrtare.[2]
Një anëtar i familjes fisnike të Kastriotëve, ai u dërgua si peng në oborrin perandorak osman, ku u arsimua
dhe hyri në shërbim të sulltanit për njëzet vitet e ardhshme. Ai u ngrit sipas gradave, duke kulminuar në
emërimin si sanxhakbej i Sanxhakut të Dibrës në vitin 1440. Në vitin 1443, ai braktisi osmanët gjatë betejës
së Nishit dhe u bë sundimtar i Krujës, Sfetigradit dhe Modriçit. Në vitin 1444, ai u emërua prijës i Lidhjes së
Lezhës, që konsolidoi fisnikërinë në atë që sot është Shqipëri. Përkundër vlerës së tij ushtarake, ai nuk ishte
në gjendje të bënte më shumë se sa të mbante zotërimet e tij brenda një treve shumë të vogël në
Shqipërinë e veriut, ku ndodhën pothuajse të gjitha fitoret e tij kundër osmanëve.[3] Skënderbeu zhvilloi luftë
mbrojtëse,[4] dhe për 25 vjet, nga viti 1443 deri në vitin 1468, ushtria 10,000 anëtarëshe e tij luftoi e fitoi
kundër forcave osmane, të cilat ishin vazhdimisht më të mëdha dhe më të furnizuara.[5] Gjë për të cilën u
admirua.[6]
Në vitin 1451, nënshkroi një traktat me Alfonsin e Napolit për të siguruar një aleancë mbrojtëse, edhe pse ai
mbeti një sundimtar de facto i pavarur.[7] Në vitet 1460–61, ai mori pjesë në luftërat civile të Italisë në
mbështetje të Ferdinandit I të Napolit. Në vitin 1463, ai u bë komandanti kryesor i forcave kryqtare të papa
Piut II, por papa vdiq ndërsa ushtritë ende po mblidheshin. Së bashku me venedikasit ai luftoi kundër
osmanëve gjatë Luftës osmano–venedikase të viteve 1463–79, deri në vdekjen e tij në janar të vitit 1468.
Aftësitë ushtarake të Skënderbeut përbënin një pengesë të madhe për zgjerimin osman, dhe ai u konsiderua
nga shumë njerëz në Evropën Perëndimore si një model i rezistencës së krishterë ndaj myslimanë. Sot,
ndër shqiptarë, Skënderbeu njihet si heroi kombëtar i tyre, trashëgim e të cilit është e dukshme në të
gjithë trevat shqiptare.

Emri
Forma origjinale latine e mbiemrit, Castrioti (gjithashti si Castriothi in 1408),[8] në historiografinë e sotme
shqiptare paraqitet si Kastrioti, ndërsa emri i tij si Gjergj.[2] Charles du Fresne (1610–1688), duke shkruar në
latinisht, përdori Georgius Castriotus Scanderbegus në veprën e tij.[9] C. C. Moorenë veprën biografike për
Skënderbeun (1850) përdori Castriot.[10] Mbiemeri rrjedh nga latinishtja castrum nëpërmjet
fjalës greke κάστρο (shqip: kështjellë).[11][12] Sipas Fan Nolit, mbiemri është një toponim, që rrjedh nga
fshati Kastriot në Shqipërinë e sotme verilindore.[13][14]
Osmanët i dhanë atij emrin ‫اسکندر بگ‬, İskender bey ose İskender beğ, që do të thotë "zoti Skënder" ose "zoti
Aleksandër", që në gjuhën shqipe paraqitet si Skënderbej ose Skënderbeu.[15] Në letrën e vitit 1450
dërguar Republikës së Raguzës nga Skënderbeu, ai u nënshkrua si Скедерь бегь ("Skeder beg"), dhe në
vitin 1459 si Скендьрь бегь ("Skender beg").[16] I latinizuar nga Barleti si Scanderbegi, ky emër është
supozuar të ketë qenë një krahasim i aftësive ushtarake të Skënderbeut me ata të Aleksandrit të
Madh.[17] Në vitin 1463, emri i tij u shkrua në latinisht si Zorzi Castrioti.[18][19]

Biografia
Skënderbeu

Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve
dhe 5 vajzave.[20] Pasi u mor peng u dërgua në Edrene ku u edukua në shkollën e iç-ogllanëve.[21][22] Gjergji
kishte dhunti të veçanta, ishte shtatlartë, shpatullgjerë, mendjemprehtë dhe shumë i fuqishëm. Ishte i aftë në
përdorimin e armëve.[23] Iu vu emri mysliman Skënder dhe mori pjesë në fushata të ndryshme ushtarake në
Ballkan dhe në Azi të Vogël gjatë të cilave fitoi përvojë ushtarake. Gjatë kohës së qëndrimit larg atdheut,
mbajti lidhje të ngushta me famuljen e tij.[24] Në vitin 1438 përmendet si subash i Krujës. Pas vitit 1439,
sulltani e largoi nga ky post duke e emëruar me sa duket larg tokave shqiptare.[25]
Në vitin 1443 trupat hungareze të komanduara nga Janosh Huniadi u futën në thellësi të Ballkanit dhe në
nëntor u ndeshën me ushtrinë osmane duke e thyer. Këtë rast e shfrytëzoi Gjergj Kastrioti Skënderbeu për
tu kthyer në atdhe. Pasi çliroi Krujën me 28 nëntor 1443 ngriti flamurin e Kastriotëve, flamur të kuq me
shqiponjë të zezë dykrenore.[26][27] Para krutanëve mbajti një fjalim të zjarrtë. Pa humbur kohë hyri në
bisedime me fisnikët shqiptarë dhe me ndihmën e tyre çliroi edhe një varg kështjellash tjera. Në hapësirat e
çliruara ndodheshin zotërimet e shumë fisnikëve shqiptarë.[28] Çlirimi i vendit në vitin 1443 ishte fitore
historike, por Skënderbeu e kuptoi se për të mbrojtur territoret e çliruara duhej kapërcyer copëtimi politik dhe
duhej bashkuar. Prandaj mblodhi në Lezhë një kuvend të fisnikëve shqiptarë, një praktikë tradicionale e
shqiptarëve për të realizuar bashkimin dhe bashkëpunimin e tyre.[29] U formua Besëlidhja shqiptare e
Lezhës,[30][31][32][33] një aleancë politike dhe ushtarake kryetar i së cilës u zgjodh Skënderbeu. Ai u zgjodh edhe
komandant i përgjithshëm i ushtrisë së përbashkët e cila do të formohej.[34]
Në vitin 1444 forcat shqiptare të komanduara nga Skënderbeu thyen ushtrinë osmane në Betejën e
Torviollit.[35] Me 10 tetor 1445 një ushtri osmane prej 9,000–15,000 vetësh[36] nën komandën e Firuz Pashës u
nis drejt Shqipërisë nga ana e Prizrenit. Këto lëvizje nuk i shpëtuan Skënderbeut. Osmanët në luginën e
Mokrës ndërsa Skënderbeu i sulmoi dhe i shpartalloi me 3500 luftëtarë.[37] Vitin passues ai theu osmanët
edhe dy herë tjera, një herë forcat osmane nga Ohri,[38] dhe prapë në Betejën e Otonetës me 27 Shtator
1446.[39][40]
Në vitin 1450 sulltan Murati II erdhi në Shqipëri me një ushtri të madhe dhe rrethoi Krujën. Ushtria osmane
sipas një bashkëkohësi kudo ku kalonte " dogji duke i vënë zjarrin çdo gjëjë që takonte". Skënderbeu
qëndroi jashtë kështjellës bashkë me luftëtarët e tij dhe godiste ushtrinë osmane papritur dhe pandërprerë
nga drejtime të ndryshme. Duke parë humbjet sulltani urdhëroi asgjësimin e trupave të Skënderbeut duke i
ndjekur kudo, por këto ekspedita u kushtuan osmanëve shumë humbje. Gjendja e osmanëve filloi të
keqësohej nga mungesa e ushqimeve për shkak se shqiptarët sulmonin karvanet e furnizimeve.Pas disa
muajsh rrethimi të pasuksesshëm, Murati humbi shpresat se mund ta merrte Krujën prandaj me fillimin e
stinës së shirave e ndërpreu fushatën ushtarake. Lufta për mbrojtjen e Krujës ishte një ndër fitoret më të
rëndësishme të Skënderbeut.[41]
Më 1451, u martua me Donikën, të bijën e Gjergj Arianitit.[42] Skënderbeu u përpoq të siguronte ndihma për
të çliruar territore tjera që ishin nën osmanët. Atë vit Skënderbeu dhe Alfonsi V i Napolit nënshkruan disa
marrëveshje bashkëpunimi si dy zotër të barabartë.[43][44] Në vitin 1452 sulltani i ri Mehmeti II dërgoi dy ushtri
në Shqipëri të cilat u thyen njëra pas tjetrës nga Skënderbeu.[45]
Në vitin 1455 ushtria shqiptare rrethoi Beratin. Skënderbeu dhe Gjergj Arianiti ishin larguar kur u njoftuan
për sulmin e papritur të ushtrisë osmane. Kur arritën në fushbetejë çdo gjë kishte përfunduar.[46] Pas Betejës
së Beratit gjendja e brendshme poltike në Shqipëri u keqësua, duke shkaktuar lëkundje te fisnikët shqiptarë.
Moisi Golemi i trembur kaloi në anën e osmanëve të cilët në vitin 1456 e dërguan në krye të një ushtrie
osmane në Shqipëri por ushtria e Skënderbeut e theu keqas.[47] Në vitin 1456 Gjergj Stres Balsha, u shiti
osmanëve kështjellën e Modriçit për 30,000 aspra argjendi. Ai u mundua ta fshehë këtë; megjithatë tradhëtia
e tij u zbulua, dhe ai u burgos në Napoli.[48] Më 1456 Gjergjit i lindi djalë.[49] Hamza Kastrioti, nipi i
Skënderbeut, humbi shpresat se do të trashëgonte principatën pas vdekjes së Skënderbeut dhe iu bashkua
osmanëve.[49] Më 27 qershor 1458, Alfonsi V vdiq në Napoli dhe Skanderbegu dërgoi eimsarë te i biri
Ferdinandi.[50]
Pas pesë betejave të ashpra që u zhvilluan në vitin 1465 mes ushtrisë shqiptare dhe ushtrive osmane të
drejtuara nga Ballaban Pasha, ku shqiptarët dolën fitimtarë, sulltan Mehmeti II mendoi se kishte ardhur koha
për një goditje vendimtare të të gjitha forcave ushtarake të Perandorisë Osmane. Në pranverën e vitit 1466
sulltani u nis në krye të gjithë ushtrisë osmane për të rrethuar Krujën. [51] Pasi dy muaj luftimesh të ashpra ai
u bind se Kruja nuk pushtohej me forcën e armëve prandaj vendosi ta mbante nën një rrethim të
vazhdueshëm derisa mbrojtësit e Krujës të dorëzoheshin nga uria. Këtë detyrë ia ngarkoi Ballaban Pashës
duke ia lënë drejtimin e ushtrisë osmane në Shqipëri. Krahas rrethimit, forcat e tij do të ushtonin presion të
vazhdueshëm në viset e lira shqiptare. [52]
Në prill 1467, Skënderbeu u kthye në atdhe ku me përkrahjen e popullit riorganizoi një ushtri të fuqishme
dhe me 19 prill shpartalloi plotësisht ushtrinë osmane të komanduar nga vëllai i Ballabanit, Jonima, të cilin e
zuri rob. Më 23 prill ushtria shqiptare së bashku me mbrojtësit e Krujës sulmuan dhe shpartalluan ushtrinë e
Ballabanit duke e lënë këtë të fundit të vdekur.[53]
Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të
ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 janar 1468 në Lezhë. U varros në Katedralen e Shën Kollit në
Lezhë, po në atë vend ku u mbajt Kuvendi i Lezhës. Vdekja e tij shkaktoi pikëllim të thellë në gjithë popullin
shqiptar.[54]
Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigruan,
sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali.
Figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut dhe lufta e shqiptarëve nën udhëheqjen e tij kundër pushtuesve
osmanë ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar
shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet
historiografia shqiptare.[55] Marin Barleti shkroi “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, të cilën e
botoi italisht në Romë rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër njohu shumë ribotime në gjuhë e në vende të
ndryshme të Evropës.[56] Vepër tjetër me rëndësi është edhe vepra e shkruar nga Dhimiter
Frângu "Komentar për punët e turqve dhe të zotit Gjergj Skënderbe, princ i Epirit".[57] Një vepër tjetër e
rëndësishme për të njohur shoqërinë shqiptarë të shek. XV është “Historia dhe gjenealogjia e shtëpisë së
Muzakajve”, shkruar në italisht më 1510 nga bashkëluftëtari i Skënderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti në
dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për historinë mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. të XIX më të drejtë e
ka cilësuar atë si një “margaritar”.[58]

Skënderbeu - Hero Kombëtar


Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (6 maj 1405–17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori
emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën
udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një
kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë. Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më
konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së
shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të
Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë.
Skënderbeu i kushtoi kujdes ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta.
Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të
zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale. Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi
vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre
viseve.[59]
Skënderbeu dëshmoi edhe tolerancë fetare. Skënderbeu dëshmoi aftësitë e tij si burrë shteti edhe në
marrëdhëniet me vendet e tjera. I vetëdijshëm se për t'i bërë ballë fuqisë osmane kërkohej bashkim,
Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të
përbashkët.[60] Skënderbeu ishte udhëheqës ushtarak i talentuar. Ai u mbështet mbi një ushtri të armatosur
lehtë, me lëvizshmëri të madhe dhe aftësi goditëse të lartë. Ai dallonte shumë nga princërit dhe mbretërit e
kohës, veprimtaria ushtarake e të cilëve bazohej mbi trupat mercenare të armatosura rëndë.[61]
Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët
edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta
popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.[62]

Vepra për Skënderbeun pikturë, letërsi, muzikë


Skënderbeu mblodhi mjaft reputacion një postum në Evropën Perëndimore në shekujt e 16 dhe 17. Me
shumë e Ballkanit nën sundimin otoman dhe me turqit në portat e Vjenës në 1683, asgjë nuk mund të ketë
lexues të mahnitur në Perëndim më tepër se një përrallë plot aksion e rezistencës heroike të krishterë për të
"një luzmë mysliman".
Libra mbi princin shqiptar filluan të shfaqen në Evropën Perëndimore në fillim të shekullit 16. Një nga më të
hershme të këtyre historive që kanë qarkulluar në Evropën Perëndimore në lidhje me veprat heroike e
Skënderbeut ishte Historia de Vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis (ca Romë. 1508-1510), botoi
një katër dekada vetëm pas vdekjes së Skënderbeut. Kjo Historia e jetës dhe veprave të Skënderbeut,
Princi i Epirote është shkruar nga historiani shqiptar Scodrensis Marinus Barletit, i njohur në gjuhën shqipe
si Marin Barleti, të cilët pas përjetuar pushtimin turk të Shkodrës tij të lindjes nga eksperienca personale, u
vendos në Padua ku ai u bë rektor i kishës famullitare të Shën Stefan. Barleti dedikon punën e tij për të
Donferrante Kastrioti, (nip i Skënderbeut), dhe të pasardhësve. Libri është botuar së pari në latinisht.
Në shekujt e gjashtëmbëdhjetë dhe të shtatëmbëdhjetë libri Barleti ishte përkthyer në një numër të
versioneve të gjuhëve të huaja : në gjuhën gjermane të Johan Pincianus (1533), në italisht nga Pietro Rocca
(1554, 1560), në portugalisht nga Francisco D'Andrade (1567), në Polonisht nga Ciprian Bazylik (1569), në
frëngjisht nga Jaques De Lavardin, zot feodal Plessis du-Bourrot (frëngjisht: Histoire de Georges Castriot
Surnomé Skenderbeu, Roy d'Albanie, 1576), dhe në spanjisht nga Juan Ochoa de la Salde (1582) . Versioni
në anglisht ishte një përkthim nga një frëngjisht nga De Lavardin dhe të bëra nga një Zoterinj Zachary
Jones. Ajo është botuar në fund të shekullit 16, nën titullin, Historiku i George Castriot, i mbiquajtur
Skenderbej, Mbret i Shqipërisë; përmbajnë Actes famshme të tij, Deedes Fisnik e tij e Armës dhe fitoret
paharrueshëm kundër Turkes për Besimi i Krishtit. Gibbon nuk ishte i pari që e vënë re se Barleti është
nganjëherë i pasaktë në favor të heroit të tij, për shembull, Barleti pohon se Sulltani i kishte ngordhur nga
sëmundja nën muret e Krujës. Portreti i Skenderbeut, ca. Biografia e 1648. Kastrioti 's ishte shkruar edhe
nga Franciscus Blancus, një peshkop katolik i lindur në Shqipëri. Libri i tij "Georgius Castriotus, Epirensis
vulgo Scanderbegh, Epirotarum Princeps Fortissimus" është botuar në latinisht në vitin 1636.
Voltaire nis kapitullin e tij "Marrja e Konstandinopojës" me frazën : "Sikur Perandoret grek ka vepruar si
Skenderbeu, Perandoria e Lindjes ende mund të ketë qenë ruajtur."

Kopertina e "Historia e jetës dhe veprave të Skënderbeut, princit të Epirit

Skënderbeu është protagonist i tri tragjedive 18-shekullit britanik, Skenderbeu William Havard-së, një
tragjedi (1733), George Lillo's Hero i krishterë (1735), dhe Skënderbeu Thomas Whincop-së, Ose, Dashuria
dhe Liberty (1747). Një numër i poetë dhe kompozitorë gjithashtu kanë tërhequr frymëzim nga karrierën e tij
ushtarake. Frëngjisht poeti i shekullit të 16 Ronsard shkroi një poemë rreth tij, ashtu si edhe të shekullit të 19
poeti amerikan Henry Wadsworth Longfellow. Për Gibbon, "John Huniades dhe Skënderbeut... janë të dyja
të drejtë për njoftim tonë, që nga profesioni i tyre i Osmane armëve vonuar rrënojat e perandorisë greke."
Në 1855, Camille Paganel ka shkruajtur Histoire de Scanderbeg, i frymëzuar nga Krime të Luftës.
Në haxhit e gjatë poetike përrallë Çajld Harold's (1812-1819), që Bajroni filloi të shkruajë, ndërsa në
Shqipëri, Skënderbeu dhe populli i tij luftëtar janë përshkruar në kushtet e mëposhtme : "Toka e Shqipërisë !
ku Iskander rose, Theme e rinj, dhe fener i urtë, dhe ai adash e tij, të cilit All-habitur armiqve të zvogëluar
nga veprat e tij të emprize kalorësiak : Toka e Shqipërisë ! më lejoni të bëj sytë e minave Në ty, ti infermiere
i thyer i papërsëritshëm ushtarak Thënë shkurt ! Kryq zbret, minaret e tua dalin, Dhe shkëlqen zbehtë hënë
në lugore, Përmes zabel shumë një selvi brenda ken çdo qytetit. "Canto II, XXXVIII." Ashpra janë fëmijët e
Shqipërisë, por ato nuk mungojnë virtytet, ishin ato virtyte më të pjekur . Ku është armiku që ndonjëherë e
panë prapa tyre? Kush mund të mundohem ashtu edhe të luftës duroj? tyre amtare fastnesses nuk më të
sigurt se ata në kohën e trazuar të dyshimta duhet : zemërimin e tyre si vdekjeprurës ! Miqësia e tyre por i
sigurt, Kur Mirënjohjes ose ofertat e tyre rrjedh gjak trimëri palëkundur nxiton mbi where'er shefi i tyre mund
të çojë. " Canto II, LXV.George Castriot, i mbiquajtur Skenderbe, Mbret i Shqipërisë.
Ludvig Holberg, një shkrimtar danez dhe filozof, pohoi se Skënderbeu është një nga gjeneralët më të
mëdhenjë në histori.[69] Sir William Temple konsiderohet Skënderbeu të jetë një nga të shtatë krerët më të
madh pa një kurorë, së bashku me Belisarius, Flavius Aetius, Gjon Huniadi, Gonzalo Fernández de
Cordoba, Farnese Aleksandër, dhe William Heshtur.
Barok kompozitorit italian Antonio Vivaldi përbërë një opere me titull Skënderbeu (e parë e interpretuar
1718). Një tjetër opera me titull Skënderbeu ishte i përbërë nga shekulli 18 frëngjisht kompozitorit François
Francœur (e parë e interpretuar 1763).
Tema e cila trajtohet në këtë projekt hulumtues është: “Përhapja e Islamit në trojet shqiptare gjatë shek. XVI”.
Studimi i kulturës dhe historisë islame në përgjithësi, dhe përhapjes së Islamit ndër shqiptarët në veçanti
paraqet një orvatje dhe punë komplekse e serioze. Shkrimet e deritanishme nga ky rrafsh janë të mangëta
edhe në sasi edhe në cilësi dhe nuk plotësojnë as nevojat elementare shkencore. Disa përpjekje në këtë
drejtim kohëve të fundit japin shpresë për një të nesërme më të mirë, përkundër paragjykimeve etnocentriste,
evrocentriste dhe tendencave nacional-romantike në pjesën dërmuese të literaturës ndër ne.
Shumica e studiuesve shqiptarë prezencën e Islamit dhe muslimanëve nuk e shohin para shek. XV, kurse disa
te tjerë mendojnë se kontaktet e Islamit me truallin shqiptar janë shumë me të vjetra. Pushteti qendror dhe
provincial osman e nxiti dhe përkrahu përhapjen e Islamit, por nuk e detyroi asnjë të krishterë të pranonte atë,
për arsye se kjo binte ndesh me parimet Islame.
Përhapja e islamit në trojet shqiptare u zhvillua me ritme të ngadalshme duke pasur parasysh kohën dhe
rrethanat politike.
Në shek. XV, muslimanët në trojet shqiptare nuk ishin tjetër vetëm se disa ishuj të vegjël në detin e krishterë.
Islami fillimisht u përqafua nga popullsia qytetare, ndoshta për shkak të kontakteve të përditshme të
administratës osmane me esnafet dhe aristokracinë vendase.
Në shek. XVI, përhapja e Islamit tregoi ritme te shpejta, sidomos në Shqiperinë e Mesme dhe në Kosovë.
Arsyet e pranimit të Islamit dhe ndikimi i tij në jetën e shqiptarëve, duhet të shihen nga më shumë
këndveshtrime, sado që një këndvështrim te duket i kompletuar, ai eshtë i paradënuar të jetë i gabuar.

Ç’është Islami dhe Islami zyrtar

Fjala Islam (‫ )ٳﺴﻻﻢ‬eshtë fjalë arabe që do të thotë “ t’i dorëzohesh, të vihesh nën kontrollin e”. Në terminologjinë
fetare ajo do të thotë “t’i dorëzohesh, t’i nënshtrohesh Zotit dhe vullnetit të Tij”. Në kuptimin me të gjerë Islam
do të thotë “nënshtrim ndaj Zotit” si fakt i pamohueshëm i ekzistencës.
Nënshtrimi (Islami) nuk eshtë i njëtë si besimi (Imami), meqenëse nënshtrimi nënkupton bindje ndaj Zotit dhe
Pejgamberit kurse besimi eshtë diçka me thellë, që ka të bejë me dijen dhe përkushtimin.(1)
Me fjalën Islami zyrtar nënkuptohet vendi që kishte Islami në ideologjinë shtetërore të Perandorisë Osmane
dhe më pas imazhi që ai pati në burokracinë qendrore ashtu edhe provinciale dhe së fundmi rolin që Islami
luajti në politikën e jashtme dhe të brendshme të Perandorisë.
Procesi i politizimit të Islamit në Perandorinë Osmane eshtë shumë i rendësishëm për të kuptuar çështje të
shumta të historisë osmane.(2)
Prezenca e Islamit në truallin shqiptar para shek. XIV-XV.

Thuaj se asnjë studiues shqiptar praninë e Islamit në trojet iliro-shqiptare nuk e sheh para shek. XIV. Kulturën,
qytetërimin dhe praninë e muslimanëve e kemi të pranishme në viset bregdetare shqiptare që në shek. VIII.
Nga këto kontakte tregtare, ushtarake, diplomatike e religjioze kemi ndikime të mëdha reciproke.(3)
Rreth viteve 30-ta të shek. XIII. Kur Durrësi ishte nën pushtetin e Epirit, peshkopi i Durrësit i drejtohej superiorit
të vet, kanonistit Demetrius Komantianos, peshkop i Ohrit një pyetje e cila kishte të bënte me mënyrën e
trajtimit të pakicave fetare në Epir.
Peshkopi i Ohrit e këshilloi peshkopin e Durrësit që: “Grupet fetare, duke përfshirë çifutët dhe muslimanët
duhet të kenë liri të kufizuar… vendet e kultit nuk duhen toleruar jashtë vendbanimeve të tyre”.(4)
Konsiderohet se paraqitja e Sari Salltëkut dhe puna misionare e tij paraqesin një përiudhë shumë të
rendësishme për përhapjen e Islamit në Rumeli, e veçanerisht në trojet tona shqiptare, para ardhjes së
osmanëve. Historia nuk e ka dhenë fjalën e fundit për çështjen e Sari Salltëkut.(5)

Paragjykimet, e vërteta dhe laramanët

Vendosja e sundimit osman në tokat shqiptare u shoqërua me ndryshime të thella jo vetëm ne fushat politike,
ekonomike, shoqërore, por edhe në strukturën fetare të popullsisë. Përkatësia e krishterë e shqiptarëve
(katolikë dhe ortodoksë) filloi të cenohej në dobi të Islamit, fe zyrtare e Shtetit Osman.(6)
Kur një shkrimtar shqiptar paditi osmanët se kishin përdorur mjete nga me të turpshmet për shndërrimin e
shqiptarëve në muslimanë, përgjigjja zyrtare ishte kjo : ”Sikur Perandoria Osmane të kishte përdorur metoda të
tilla, do të kishte arritur të krijonte një unitet të plotë fetar. Megjithatë, feja Islame nuk lejon metoda të tilla”.
Osmanët shpeshherë thonin: “Për pesë shekuj më radhë kombet e Ballkanit jetuan nën sundimin osman dhe
askush nuk u detyrua ta ndërronte fenë dhe gjuhën, përveç atyre që dëshironin ta bënin këtë me vullnetin e
tyre”.(7)
Shek XV. Njihet si periudha e përhapjes së Islamit në trevat ballkanike, pavarësisht se ai në këtë kohë shfaqej i
izoluar. Nga 44 qendrat qytetare të Ballkanit, vetëm në 28 prej tyre kishte muslimanë. Depërtimi në shkallë të
gjerë i fesë Islame në radhët e popullit shqiptar gjeti shprehje pikësëpari në qytete. Me vendosjen e sundimit
osman, qytetet shqiptare filluan të funksionojnë si qendra administrative, ekonomike dhe kulturore të sistemit të
ri politik.
Në përshtatje me rolin e tyre ekonomik e shoqëror, në qytete u përqendrua jo vetëm shumica e personelit
administrativ e ushtarak, por edhe misionarët, ulematë e predikuesit Islamë, në fillim të ardhur e më vonë
vendas së bashku me institucionet e kultit (xhamitë, mejtepet) numri i të cilave gjithnjë ishte në rritje.(8)
Ndër shqiptarët ka qenë shumë i përhapur edhe i ashtuquajturi kriptokristianizëm. Ka pasur shqiptarë që
kundrejt zyrtarëve deklaroheshin si muslimanë, ndërsa në të vërtetë mbeteshin të krishterë. Ata vazhdonin si
më parë të ndiqnin meshën e krishterë, martoheshin në kishë, respektonin të kreshmet dhe të kremtet fetare.
Kjo ekzistencë e dyfishtë muslimano-krishterë praktikohej natyrisht në ato vise që nuk ndodheshin në afërsi të
qendrave administrative osmane. Të pazbuluar për një kohë të gjatë nga autoritetet, kriptokristianët (shqip:
laramanët) duroheshin në heshtje edhe nga kleri i dy konfesioneve të krishtera, edhe pse binte ndesh me
udhëzimet e peshkopatave.(9)

Ishujt e vegjël muslimanë në detin e krishterë

Në trevat shqiptare numri i përgjithshëm i vendbanimeve (fshatra, qytete) në shek. XV. ishte 3608, kurse ai i
shtëpive 82810. të dhëna për besimin fetar në tokat shqiptare, për këtë periudhë na japin defterët osmanë. Në
shek. XV, besimit të krishterë i takonin mbi 95% e popullsisë në trojet shqiptare. Popullsia e pakët muslimane
pothuaj se e gjitha jetonte nëpër qytete.(10)
Gjatë viteve 1421-1455, në Manastir kishte 2265 shtëpi(familje) gjithsej, prej të cilave 1390 ishin muslimane; në
Shkup jetonin 4275 familje, 2580 ishin muslimane; Tetova numëronte 1095 shtëpi, nga të cilat 300 ishin
muslimane; kurse Kërçova numëronte 930 shtëpi, vetëm 65 prej tyre ishin muslimane.(11)

Përhapja e Islamit në shek. XVI

Në shek. XVI, tokat shqiptare bënin pjesë në elajetin e Rumelisë. Ato u ndanë në disa sanxhaqe. Numri,
shtrirja dhe emërtimi i tyre ka ndryshuar herë pas herë. Sanxhaqet ku bënin pjesë tokat shqiptare ishin :
Sanxhaku i Vlorës, Dukagjinit, Elbasanit, Ohrit, Shkodrës, Prizrenit, Vuçitërnës, Shkupit dhe Manastirit.(12)
Në regjistrimin e vitit 1506, sanxhaku i Vlorës, numëronte 41.753 shtëpi, prej të cilave vetëm 253 shtëpi
muslimane. Sanxhaku i Shkodrës, në vitet 1529-1536 numëronte 19.774 shtëpi, nga të cilat 372 shtëpi ishin
muslimane. Sipas burimeve të deritanishme të historiografisë shqiptare, në sanxhakun e Dukagjinit , gjatë
viteve 1529-1536 nuk ka jetuar asnjë shtëpi muslimane.(13)
Sanxhaku i Elbasanit, gjatë viteve 1529-1536 kishte 9.442 shtëpi gjithsej, 526 ishin muslimane. Sanxhaku i
Ohrit, gjatë viteve 1529-1536 kishte 33.271 shtëpi, prej të cilave 623 ishin muslimane. Sanxhaku i Prizrenit, në
vitet 1430-1431numëronte 13.918 shtëpi, vetëm 297 ishin muslimane. Në vitin 1530, në sanxhakun e
Vuçitërnës nga 22.612 gjithsej, 496 ishin muslimane. Situatë gati e njetë ishte edhe në sanxhakun e Korçës, i
cili numëronte 3.547 shtëpi, prej të cilave 211 ishin muslimane.(14)
Në gjysmën e parë të shek. XVI, tokat shqiptare ruanin pamjen e tyre të krishterë. Popullsia muslimane rritej në
menyrë të ngadalshme nëpërmjet pranimit të Islamit nga banorët vendas. Gjatë gjysmës së parë të shek. XVI.
përhapja e Islamit eci ngadalë. Kjo dëshmon se osmanët nuk e përdorën dhunën e drejtpërdrejtë për kthimin e
të krishterëve në muslimanë dhe se përhapja e Islamit nuk u krye përmes kolonializimit.
Në vazhdim do të japim disa të dhëna, për përhapjen e Islamit në trojet shqiptare gjatë pjesës së dytë të shek.
XVI. Gjatë viteve 1566-1574, në sanxhakun e Vuçitërnës nga 21.600 shtëpi gjithsej, 968 ishin muslimane. Në
vitin 1583, sanxhaku i Vlorës, numëronte 53.041 shtëpi, prej të cilave 4780 ishin muslimane. Sanxhaku i
Korçës, gjatë viteve 1568-1591 numëronte 14.652 shtëpi, 2.113 ishin muslimane.

Në vitin 1583, sanxhaku i Delvinës numëronte 23.364 shtëpi gjithsej, vetëm 202 shtëpi i takonin besimit Islam,
që përfaqësonte vetëm 0.8% të numrit të përgjithshëm të popullsisë. Në vitin 1583, në sanxhakun e Elbasanit
nga 17.424 shtëpi gjithsej, 3.043 ishin muslimane. Brenda gjysmë shekulli popullata muslimane në këtë
sanxhak ishte trefishuar.(15)
Sipas regjistrimit të vitit 1583, sanxhaku i Ohrit numëronte 28.700 shtëpi, prej të cilave 4.354 ishin muslimane.
Në vitin 1591, sanxhaku i Dukagjinit numëronte 7.847 shtëpi, prej të cilave 1.644 ishin muslimane, që
përfaqësonin jo më pak se 20% të numrit të përgjithshëm. Duhet rikujtuar, se në këtë sanxhak gjatë vitevev
1529-1536, nuk ka jetuar asnjë familje muslimane. Në vitin 1582, sanxhaku i Shkodrës numëronte 20.319
shtëpi gjithsej, prej të cilave 2.467 ishin muslimane. Sipas regjistrimit të vitit 1591, në sanxhakun e Prizrenit nga
12.020 shtëpi, 845 ishin muslimane.(16)
Në vitet 1519-1523 në Manastir jetonin 560 shtëpi, nga të cilat 50 ishin muslimane; në Shkup jetonin 4.820
shtëpi gjithsej, 3115 ishin muslimane; Tetova numëronte 1.295 shtëpi, prej të cilave 420 ishin muslimane;
Kërçova kishte 1205 shtëpi, 480 ishin muslimane. Në vitet 1566-1582, Manastiri numëronte 935 shtëpi gjithsej,
275 ishin muslimane; në këtë kohë Shkupi kishte dyfishuar numrin e popullsisë, prej 10.425 shtëpive sa
numëronte 7.425 ishin muslimane; Tetova kishte 2160 shtëpi, 1600 ishin muslimanë; Kërçova tashmë kishte
ngelur vetëm me 580 shtëpi, edhe atë 375 muslimane dhe 205 të krishtera.(17)
Përhapja e fesë Islame në fund të shek. XVI, kishte shënuar sukses të madh, sidomos në qytete të
rëndësishme, si: Shkodra (thuajse 100%); Peja (90%); Vuçitërna (80%); Elbasani (79%); Tetova (71%);
Kërçova (65.5%); Kruja (63%); Berati dhe Prishtina (me nga 60%); Prizreni (55.9%); Dibra (51%); Tepelena
(50%); Përmeti (41%); Novobërda (37%); Struga (24%); Vlora (23%); Korça dhe Trepça (me nga 21%);
Janjeva (14%); Delvina (4%) etj.(18)

Você também pode gostar