Escolar Documentos
Profissional Documentos
Cultura Documentos
AFERDITA
• AFERDITA ESHTE PLANETI I 2-TE ME AFER DIELLIT
DHE I 5-TI PER MADHESINE E TIJ.
• DISTANCA: 108.200.000 KM NGA DIELLI.
• DISTANCA: 41.842.944 FM NGA TOKA.
• DIAMETRI: 12.103,6 KM
• MASA: 4.869e24 KG
• RROTULLIMI RRETH VETES: 24 ORE
• RROTULLIMI RRETH DIELLIT: 225 DITE TE
PLANETIT TOKE.
• TEMPERATURA: +400 °C deri +480 °C
Venus për Greket Afërdita, për Babilonasit Ishtar është përendesha e
dashurisë dhe e bukurisë. Planeti është quajtur kështu për faktin se ka një
ndriçim të veçante dhe disa ngjyra tepër të veçanta.
Venus ka qene njohur, që në kohët e hershme. Pas Diellit dhe Hënës,
Venus është objekti më i ndritshëm në hapësire nga këndvështrimi i
tokës. Planeti është menduar të jetë si Merkuri, por në dy pjese trupi të
ndara : Eosphorus si Ylli i mëngjesit dhe Hesperus si Ylli Pasdites. Shfaqja
e Venus në mëngjes nganjëherë quhet dhe Lucifer.
Venus është cilësuar si planet inferior kur shihet me teleskop nga Toka.
Anija-Satelit e pare që vizitoi Venus ishte Mariner 2 në 1962. Venus u
vizitua nga shumë (Anije Satelit) të tjera mbi 20 duke përfshire Pionier
Venus dhe satelitin Rus Venera 7 e cila ishte Anije-Satelit, që u ul për herë
të parë në planetin tjetër, dhe Venera 9 që arriti të sjelle fotografitë e para
nga sipërfaqja e Venusit.
Një vit në Venus është 225 Dite ndaj 365 ditëve të Planetit Tone. Nëse në
Toke do peshonit 68 kg, në Venus do peshonit 61 kg, gjatë rrotullimit dhe
afrimit afër Tokës në orbite, Venus shfaq të njëjtën pjesë të sajën në
këndvështrimin nga Toka.
Venus për disa arsye njihet si planeti binjak me Tokën, për shkak të disa
gjerave të përbashkëta. Venus është me i vogël se planeti ynë. 95 % të
diametrit të Tokës, 80 % të (masës Pesha).
Të dhënat e radarit nga Sateliti Magellan tregon që shumica e sipërfaqes së Venusit
është e përbëre nga llava e ngrire, që ka ardhur si rrjedhoje e shpërthimeve
vullkanike. Venus ka disa mburoja vullkanike të mëdha, të cilat janë njësoj si ajo e
Hawait ose Olympus Mons.
Nuk ka kratere të vegjël në Venus. Duket që asteroidet e vegjël digjen në
atmosferën e Venusit para se të përplasen në siperfaqe.
Mendohet që dhe asteroide e mëdha ndahen sapo hyjnë në atmosferën e Venus
duke arritur në disa pjese të vogla, të cilat digjen nga atmosfera agresive e Venusit.
Terrenet e vjetra të sipërfaqes së Venus janë rreth 800 milion vjet. Vullkanet e
shumta të Venus kanë zhdukur shumë kratere të mëdhenj, të cilët janë të formuar
që në kohët e hershme të formimit të vet planetit Venus.
Imazhet që vijnë nga sateliti Magellan tregojnë disa pjese vullkanike të veçanta në
sipërfaqen e Venus duke zbuluar, që këto vullkane kanë një llave tepër të trashe.
Pjesa e brendshme e Venusit është shumë e ngjashme me atë të Tokës, me një
përbërje rreth 3000 km të hekurit dhe shkëmbinjve të shkrire në formë llave. Nga
informacionet e marra nga sateliti Magelan tregojnë, që korja e Venus është shumë
herë më e trashë dhe e fortë, se çka qenë herët në formimin e saj si Planet.
Venus nuk ka fushe magnetike për shkak të rrotullimit të saj të ngadalte. Venus nuk
ka Hëna ose objekte tjera shkëmbore, që rrotullohen rreth saj. Venus zakonisht
është e dukshme si objekt dhe pa përdorur teleskop. Venus nga një herë referohet si
Ylli mëngjesit gjithashtu dhe si ylli Pasdites.
FUSHA MAGNETIKE DHE BERTHAMA
• Mungesa e një fushe magnetike të brendshme në Venus është befasuese
duke pasur parasysh se Venusi është i ngjashëm me Tokën në madhësi,
dhe pritej gjithashtu të përmbante një dinamo në bërthamën e vet. Një
dinamo kërkon tri gjëra: një përcjellës të lëngshëm, rrotullimi, dhe
konveksioni (një lloj transporti i materies dhe energjisë që shkaktohet
nga presioni dhe tërheqja gravitacionale). Bërthama është menduar të
jetë elektrike dhe përçuese, edhe pse rrotullimi i bërthamës është
menduar shpesh që të jetë shumë i ngadaltë, simulimet tregojnë se
është e mjaftueshme për të prodhuar një efekt dinamo, por efekti
dinamo mungon për shkak të mungesës së konveksionit në bërthamën
Venusiane. Në Tokë, konveksioni ndodh në shtresën e jashtme të
lëngshme të bërthamës sepse shtresa e brendshme e lëngshme është
shumë e nxehtë. Në Venus, rishfaqja e një ngjarjeje globale mund të ketë
mbyllur pllakat tektonike dhe çuan në një fluks të reduktuar të
nxehtësisë nëpër kore. Kjo shkaktoi rritjen e temperaturës së mantelit,
duke ulur fluksin e nxehtësisë nga bërthamë. Si rezultat, nuk ka
gjeodinamo të brendshme për të drejtuar fushën magnetike. Në vend të
kësaj, nxehtësia nga bërthama është përdorur për të rinxehur koren.
Një mundësi tjetër është se Venusi nuk ka bërthamë të brendshme solide,
bërthama e tij nuk është aktualisht në ftohje dhe ka të njëjtën temperaturë.
Një tjetër mundësi është se bërthama e Venusit është plotësisht solide.
Gjendja e bërthamës është shumë e varur nga të përqëndrimi i squfurit, i cili
është i panjohur për momentin.
Magnetosfera e dobët përreth Venusit do të thotë se era diellore
ndërvepron drejtpërdrejt me atmosferën e tij të jashtme. Këtu, jonet e
hidrogjenit dhe oksigjenit janë krijuar nga shkëputja e molekulave neutrale
nga rrezatimi ultravjollcë. Era diellore që furnizon me energji i jep disa
joneve shpejtësi të mjaftueshme për të shpëtuar nga fusha gravitacionale e
Venusit. Ky proces erozioni rezulton në një humbje kostante të masës së
hidrogjenit, heliumit, dhe joneve të oksigjenit, ndërsa molekulat në masë të
lartë, të tilla si dioksidi i karbonit, kanë më shumë gjasa që të qëndrojnë.
Erozioni atmosferik nga era diellore ndoshta ka çuar në humbjen më të
madhe të ujit në Venus gjatë disa miliarda viteve të para pas formimit.
Erozioni ka rritur raportin e masës së madhe të deuteriumit të hidrogjenit
(hidrogjeni i rëndë) në atmosferën e sipërme me 150 herë në krahasim me
raportin në atmosferën e ulët.
ORBITA DHE RROTULLIMI