Você está na página 1de 1

IRFAN ÇELA, NJË JETË NË

SHËRBIM TË PYJEVE
PERKUJTIMORE, NE 105 VJETORIN
I LINDJES.

Me emrin dhe veprimtarinë e tij është lidhur


ngushtë historia dhe zhvillimi i Shërbimit
Pyjor Shqiptar. Veprimtaria e tije ne pyje
eshte e gjate, per gadi 50 vite prej ku 20 vite
Drejtor i Pyjeve ne qarkun dhe rrethin e
Tiranes.
Irfan Çela lindi në 5 maj të vitit 1913. U nda
nga jeta ne moshen 81 vjecare me 17 dhjetor
2004. U lind ne fshatit Velçan – Mokër
(Pogradec), fëmijërinë e kaloi mes bukurisë
malore të vendlindjes, Si nxënës i shkëlqyer,
që ishte, ai u regjistrua në shkollën teknike
“Harry Fultz”, Tiranë, ku studioi për 4 vjet.
Në moshen 20 vjeçare, për bagazhin kulturor
që kishte dhe që zotëronte disa gjuhë të huaja, atij i jepet mundësia të vazhdonte një kurs austriak
për specialist e kontrollor pyjesh. Kështu, ai dhe pylli e gjetën njëri-tjetrin, për të mos u ndarë
kurrë. Filloi punë si inspektor pyjesh.
Mori pjesë aktive edhe në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, në radhët partizane.
Në janar të vitit 1953, u emërua inspektor i përgjithshëm i pyjeve dhe në vitin 1956 drejtor i
pyjeve të Tiranës, detyrë që e kreu me nder e dinjitet, me perkushtim, deri sa doli në pension, në
vitin 1976. Puna e tij si specialist, por edhe si drejtues, ka lenë mbresa te pashlyera tek ata qe
kane punuar me te. Irfan Çela nuk njihej vetem ne Tirane, por edhe ne Shkoder e Vlore, në Korçe
e Gjirokaster; kudo e nijnin dhe e respektonin. Ai, tërë jetën ua kushtoi pyjeve. I ruajti me mish e
me shpirt, aq sa dukej sikur kishte lindur për pyjet. Punoi gjithë jetën me drejtësi e thjeshtësi.
Miqtë e tij më të mirë ishin pylltarët. Me aftësitë komunikuese që kishte, ai bënte për vete shumë
miq e shokë. Me punën e tij e të kolegëve, ai bëri të mundur pyllëzimin e disa mijera ha me pyje
te objekteve te rendesishme si Kodrës së zhveshur pranë Senatoriumit të Tiranës, kodrës së
Priftit, gjelbërimin e anëve të Lanës, Parkut Rinia, etj.
Jeta dhe veprimtaria e tij paten edhe veshtiresi e pengesa. Ai ishte ndër specialistet qe u perball
hapur me politika që çuan ne shpyllezimet masive.
Dalja në pension nuk e ndërpreu punën e tij. Irfani ofronte ndihmesën e tij, kudo ku i kërkohej.
Ai ishte vizitor dhe konsulent i vazhdueshëm në DSHP ne DPPK, në të gjitha mjediset dhe
takimet per pyjet. Po ashtu, vlerësonte njaft organet e shtypit, ku trajtonte vazhdimisht probleme
që shqetësonin sektorin e pyjeve.
Irfan Çela nuk qe vetem pylltar i zoti e drejtues kompetent, por dhe njeri me kulture te gjere, të
cilen perpiqej ta transmetonte dhe tek te rinjte. Te gjithë ata që kanë pasur kontakte me të, kanë
ç’të kujtojne nga keshillat dhe mesazhet e tij, si njeri me bagazh të gjerë e kujtesë për ta patur
zili.
Me përkthimet dhe studimet në fushën e historisë, ai botoi librin “Ataturku, themelues i Turqisë
së re” (2002), krahas disa dispensave e studimeve të tjera.
Njerëz si Irfan Çela janë të rrallë. Ne, brezave që pasojmë, ai na ka lenë mesazhin e punes së
ndershme e me përkushtim për pyjet. Ai do kujtohet per kete thenje lapidare per te treguar
rendesine e pyjeve dhe detyrimet ndaj tyre “Pyjet janë dhurata e parë e natyrës për
njerëzimin” Irfan Çela ze nje vend nderi nder personalitet e pylltarinë shqiptare.

Pergatiti: Gjon Fierza

Você também pode gostar